{"id":67186,"date":"2019-02-05T08:37:49","date_gmt":"2019-02-05T07:37:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=67186"},"modified":"2019-02-05T08:37:49","modified_gmt":"2019-02-05T07:37:49","slug":"prostitucioni-dhe-droga-ja-si-perdoren-femrat-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/prostitucioni-dhe-droga-ja-si-perdoren-femrat-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Prostitucioni dhe droga, ja si p\u00ebrdoren femrat n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Fenomeni i kultivimit, prodhimit dhe trafikimit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri ka prekur dhe grat\u00eb e vajzat. Ato z\u00ebn\u00eb afro 3% t\u00eb toalit t\u00eb pro\u00e7edimeve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb 5 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Gazetarja Mimoza Picari bisedoi n\u00eb insitucionin e ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale n\u00eb Tiran\u00eb, me disa prej 9 t\u00eb d\u00ebnuarave p\u00ebr k\u00ebto vepra penale, nga 60 q\u00eb vuajn\u00eb gjithsej d\u00ebnimin, dhe sjell d\u00ebshmi t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb trafik dhe kultivim.<\/p>\n<p>Shumica jan\u00eb vajza t\u00eb mosh\u00ebs 20-30 vje\u00e7. Kushtet e r\u00ebnda ekonomike, n\u00eb mjaft raste i kan\u00eb nxitur ato drejt fitimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb paligjsh\u00ebm, por disa prej tyre jan\u00eb p\u00ebrdorur nga trafikant\u00ebt edhe si mburoj\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt thon\u00eb se po marrin masa p\u00ebr t\u00eb parandaluar k\u00ebt\u00eb fenomen, duke ju dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi grave dhe vajzave n\u00eb zonat rurale, t\u00eb orientohen drejt projekteve sociale dhe programeve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e grave dhe vajzave n\u00eb fenomenin e kultivimit prodhimit dhe trafikimit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese. Statistikat e policis\u00eb tregojn\u00eb se n\u00eb 5 vitet e fundit jan\u00eb pro\u00e7eduar afro 240 gra dhe vajza ose rreth 3% e totalit.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale 325, vuajn\u00eb d\u00ebnimin 9 gra dhe vajza p\u00ebr veprat penale t\u00eb kultivimit prodhimit dhe trafikimit t\u00eb drog\u00ebs nga 60 q\u00eb jan\u00eb gjithsej. 27 vje\u00e7arja Rudina Hoxha \u00ebsht\u00eb nga P\u00ebrrenjasi.<\/p>\n<p>\u201cJam k\u00ebtu p\u00ebr drog\u00eb. Kam nj\u00eb goc\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, u mundova t\u2019i b\u00ebj nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, s\u2019na eci. Kisha kokain\u00eb, do kaloja dogan\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Greqi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKushtet ekonomike shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija me detyruan t\u00eb b\u00ebja k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale. Jetoja me n\u00ebn\u00ebn, ka nd\u00ebrruar jet\u00eb tani. Un\u00eb 7 rr\u00ebnj\u00eb mbolla, doja t\u00eb vizitoja n\u00ebn\u00ebn time. Vet\u00ebm p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e b\u00ebra\u201d, thot\u00eb nj\u00eb 47 vje\u00e7are q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb mbetej anonim.<\/p>\n<p>\u201c Para disa vitesh pata mamin s\u00ebmur\u00eb. K\u00ebrkoja pun\u00eb nuk gjeja. Isha 15 vje\u00e7. Spitali k\u00ebrkonte 3 mij\u00eb dollar\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb fillova t\u00eb merresha me shp\u00ebrndarje kokaine dhe heroine. Prap do ta b\u00ebja p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn time edhe po t\u00eb kthehej koha pas, sepse kemi qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr\u201d, thot\u00eb 30 vje\u00e7arja Sonila Dinoshi.<\/p>\n<p>Avokati Genc Gjokutaj jep nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gategori grash dhe vajzash t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafik dhe kultivim t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb mas\u00eb d\u00ebrrmuese k\u00ebto gra jan\u00eb t\u00eb papuna, pa mjete jetese, pa banes\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha pa shpres\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, drejtuese e task forc\u00ebs kund\u00ebr kultivimit, prodhimit dhe trafikimit t\u00eb drog\u00ebs, thot\u00eb se shifrat e pro\u00e7edimit t\u00eb grave dhe vajzave p\u00ebr k\u00ebto vepra penale jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto gra dhe vajza, t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet kriminal, jan\u00eb kategori e dob\u00ebt, por ka dhe vajza studente, \u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem shoq\u00ebror p\u00ebrfshirja e grave dhe vajzave n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari\u201d.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb denuarve \u00ebsht\u00eb edhe 23 vje\u00e7arja Redona Demolli.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn e lart\u00eb p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb huaj anglisht, fr\u00ebngjisht n\u00eb universitetin e Kor\u00e7\u00ebs. Jam zgjuar nj\u00eb m\u00ebngjes me gj\u00ebra t\u00eb tjera n\u00eb mendje dhe gj\u00ebja q\u00eb nuk m\u00eb kishte shkuar n\u00eb mendje, ishte q\u00eb un\u00eb do p\u00ebrfundoja n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ku jam sot, e denuar nga gjykata 6 vite p\u00ebr trafikim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb isha nisur n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Kroaci. Makina ku un\u00eb isha kishte l\u00ebnd\u00eb narkotike, kanabis. S\u2019kisha dijeni\u201d, thot\u00eb nj\u00eb 27 vje\u00e7are q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb mbetej anonim.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht jan\u00eb kapur shum\u00eb, por dhe nga trafikant\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur seksi fem\u00ebr, sepse dhe organet e ndjekjes dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit kan\u00eb dyshuar tek meshkujt, tek femrat nuk \u00ebsht\u00eb dyshuar. Femra fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb dhe protagoniste dhe viktim\u00eb. \u00cbsht\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb trafik. Shpesh b\u00ebhet marr\u00ebveshje, merre ti p\u00ebrsip\u00ebr se d\u00ebnohesh m\u00eb pak, un\u00eb dal dhe t\u00eb ndihmoj dhe ty t\u00eb dal\u00ebsh\u201d, sqaron avokati Gjokutaj.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb n\u00eb fillim e mohova. Nuk tregova q\u00eb isha me at\u00eb, thash\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e imja, sepse mendova se mund t\u2019ja hidhja m\u00eb leht\u00eb. Kur e pyet\u00ebn at\u00eb ai tha s\u2019di gj\u00eb. Un\u00eb, tha ai, nuk kam fare dijeni se \u00e7far\u00eb kishte kjo n\u00eb \u00e7ant\u00eb. Deri n\u00eb at\u00eb moment un\u00eb isha duke e mbajtur p\u00ebr vete fajin, duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e imja, m\u00eb pas e ktheva. \u00cbsht\u00eb e mija?!!! i thash\u00eb atij me nervoziz\u00ebm- dhe ti nuk dije asgj\u00eb!!!. Jo ti e dije i thash\u00eb un\u00eb dhe ti e kishe. Dhe aty pastaj u implikuam q\u00eb t\u00eb dy\u201d, thot\u00eb 23 vje\u00e7arja Redona Demolli.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb analiz\u00eb e statistikave vihet re se n\u00eb 5 vitet e fundit, numri i grave dhe vajzave \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn penale t\u00eb prodhimit t\u00eb bimeve narkotike, afro 140 t\u00eb pro\u00e7eduara. P\u00ebr avokatin Genc Gjokutaj kjo ka nj\u00eb shpjegim.<\/p>\n<p>\u201cKanabisi pushtoi vendin. U kthye si kultur\u00eb bujq\u00ebsore. Me kanabisin jan\u00eb p\u00ebrdorur gjer\u00ebsisht grat\u00eb. N\u00eb vjelje, ujitje prashitje, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bim\u00eb q\u00eb do sh\u00ebrbim dhe kan\u00eb jetuar me at\u00eb.Madje andej nga Fieri, ai q\u00eb kishte parcel\u00ebn u d\u00ebrgonte katering dhe ushqimin aty n\u00eb parcel\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Grat\u00eb dhe vajzat jan\u00eb par\u00eb si kategori vulnerab\u00ebl, leht\u00ebsisht e shfryt\u00ebzueshme m\u00eb pak e atakueshme, e parrezikuar ndoshta dhe kjo ka sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb gra n\u00eb prodhimin e drog\u00ebs\u201d, thot\u00eb Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda.<\/p>\n<p>Mungesa e shtetit sjell inkriminimin e shtetasit thot\u00eb avokat Gjokutaj. Nj\u00eb konstatim, q\u00eb zyrtar\u00ebt i p\u00ebrgjigjen me marrjen e masave p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb grave dhe vajzave n\u00eb kultivim prodhim dhe trafikim, duke ju dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi atyre t\u00eb mos p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb rrjete kriminale.<\/p>\n<p>\u201cJemi munduar me Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mirq\u00ebnies Sociale t\u00eb krijojm\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr grat\u00eb dhe vajzat q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb kategori e dobet, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb papuna, kryefamiljare. Kemi v\u00ebn\u00eb theksin dhe tek pjesa sociale e k\u00ebtij fenomeni. Po mundohemi t\u00eb shk\u00ebpusim k\u00ebt\u00eb iden\u00eb se tashm\u00eb mund t\u00eb mbillet kanabis\u201d, thot\u00eb Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda.<\/p>\n<p>Duket se kjo ide i ka rr\u00ebnj\u00ebt e forta, pasi shembujt se mbjella e kanabisit dhe shitja, ishin nj\u00ebsoj si e nj\u00eb kultur\u00eb bujq\u00ebsore, jan\u00eb servirur nga gra dhe para trupit gjykues pa asnj\u00eb ndroje, shpjegon avokati Genc Gjokutaj.<\/p>\n<p>\u201cKishte ndodhur nj\u00eb konflikt p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb borxhi dhe thirret d\u00ebshmitare gruaja e sht\u00ebpis\u00eb dhe i thon\u00eb na shpjego si ndodhi. Kjo i thot\u00eb se ai erdhi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar borxhin q\u00eb ne ja kishim shtyr\u00eb disa her\u00eb, nuk ja kishim dh\u00ebn\u00eb, dhe ne i tham\u00eb pritna dhe k\u00ebsaj rradhe sa t\u00eb shesim drog\u00ebn. Dhe kjo k\u00ebt\u00eb e thoshte n\u00eb Gjykat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha vajzat dhe grat\u00eb e d\u00ebnuara p\u00ebr kultivim prodhim dhe trafikim droge shohin p\u00ebrtej k\u00ebtyre mureve. T\u00eb pendurara, t\u00eb gjitha \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb liris\u00eb, por ka dhe nga ato q\u00eb nuk din\u00eb se \u00e7far\u00eb do b\u00ebjn\u00eb me lirin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAs vet\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb do b\u00ebj, si do ta nd\u00ebrtoj jet\u00ebn nga e para \u201d, thot\u00eb nj\u00eb e d\u00ebnuar q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb mbetej anonim.<\/p>\n<p>Dorina, nj\u00eb tjet\u00ebr e d\u00ebnuar shprehet: \u201cE ardhmja ime\u2026 E ardhmja ime do jet\u00eb, t\u00eb krijoj nj\u00eb familje. Nuk do jet\u00eb e leht\u00eb n\u00eb fakt pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve burg\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk dua t\u00eb jetoj n\u00eb Shqip\u00ebri, ska prespektiv\u00eb\u201d, thot\u00eb nj\u00eb e d\u00ebnuar q\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb mbetej anonim.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb ka vlejtur p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Q\u00eb nuk duhet t\u00eb b\u00ebj m\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra. Do marr vajz\u00ebn dhe do iki n\u00eb Greqi tek v\u00ebllez\u00ebrit, nuk ka m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr\u201d, thot\u00eb27 vje\u00e7arja Rudina Hoxha nga P\u00ebrrenjasi.<\/p>\n<p>\u201cE mendoj shum\u00eb shpesh at\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb dhe ajo gj\u00ebja q\u00eb mendoj m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk dua t\u00eb hipi n\u00eb asnj\u00eb makin\u00eb, vet\u00ebm dua q\u00eb t\u00eb ec, t\u00eb ec vet\u00eb t\u00eb vrapoj vet\u00eb aty jasht\u00eb. Dua q\u00eb t\u00eb shkoj tek sht\u00ebpia ime. T\u00eb jem un\u00eb mami dhe babi. Dua t\u00eb rri me ata t\u00eb dy se e di q\u00eb jam kthyer n\u00eb dhimbje p\u00ebr dy prind\u00ebrit\u201d, thot\u00eb23 vje\u00e7arja Redona Demolli. \/VOA<\/p>\n<div id=\"fb-root\"><\/div>\n<p><script async=\"1\" defer=\"1\" crossorigin=\"anonymous\" src=\"https:\/\/connect.facebook.net\/de_DE\/sdk.js#xfbml=1&amp;version=v8.0\" nonce=\"Ca721gsz\"><\/script><\/p>\n<div class=\"fb-video\" data-href=\"https:\/\/www.facebook.com\/zeriamerikes\/videos\/287489091941266\/\" data-width=\"696\">\n<blockquote cite=\"https:\/\/www.facebook.com\/zeriamerikes\/videos\/287489091941266\/\" class=\"fb-xfbml-parse-ignore\"><p><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/zeriamerikes\/videos\/287489091941266\/\">Grat\u00eb dhe droga n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a><\/p>\n<p>Kultivimi dhe trafkimi i drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri ka prekur edhe grat\u00eb e vajzat. Ato z\u00ebn\u00eb afro 3 p\u00ebr qind e totalit t\u00eb procedimeve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit. Gazetarja Mimoza Picari bisedoi n\u00eb Insitucionin e ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale n\u00eb Tiran\u00eb, me disa prej 9 t\u00eb d\u00ebnuarave dhe sjell d\u00ebshmi t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb trafik dhe kultivim. Shumica jan\u00eb vajza t\u00eb mosh\u00ebs 20-30 vje\u00e7 dhe disa prej tyre jan\u00eb p\u00ebrdorur nga trafikant\u00ebt edhe si mburoj\u00eb. Zyrtar\u00ebt thon\u00eb se po p\u00ebrpiqen p\u00ebr t&#039;u dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi grave dhe vajzave n\u00eb zona rurale t\u00eb orientohen drejt projekteve sociale dhe programeve bujq\u00ebsore<\/p>\n<p>Gepostet von <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/zeriamerikes\/\">VOA &#8211; Z\u00ebri i Amerik\u00ebs<\/a> am Montag, 4. Februar 2019<\/p><\/blockquote>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fenomeni i kultivimit, prodhimit dhe trafikimit t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri ka prekur dhe grat\u00eb e vajzat. Ato z\u00ebn\u00eb afro 3% t\u00eb toalit t\u00eb pro\u00e7edimeve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb 5 vitet e fundit. Gazetarja Mimoza Picari bisedoi n\u00eb insitucionin e ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale n\u00eb Tiran\u00eb, me disa prej 9 t\u00eb d\u00ebnuarave p\u00ebr k\u00ebto vepra penale, nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":13,"featured_media":67187,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-67186","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/13"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}