{"id":67707,"date":"2019-02-09T12:31:30","date_gmt":"2019-02-09T11:31:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=67707"},"modified":"2019-02-09T12:31:30","modified_gmt":"2019-02-09T11:31:30","slug":"policia-e-shtetit-analiza-e-veprimtarise-se-kryer-pergjate-2018-es-ermonela-felaj-vleresoj-rritjen-e-performances","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/policia-e-shtetit-analiza-e-veprimtarise-se-kryer-pergjate-2018-es-ermonela-felaj-vleresoj-rritjen-e-performances\/","title":{"rendered":"Policia e Shtetit\/ Analiza e veprimtaris\u00eb s\u00eb kryer p\u00ebrgjat\u00eb 2018-\u00ebs, Ermonela Felaj : \u2018Vler\u00ebsoj rritjen e performanc\u00ebs\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit, zhvilloi analiz\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb kryer p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2018 p\u00ebr garantimin e rendit e t\u00eb siguris\u00eb publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm Ministri i Brendsh\u00ebm z. Sand\u00ebr Lleshaj, Kreu i Komisionit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare znj. Ermonela Felaj, Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Donika Prela, Drejtori i Gjyq\u00ebsorit n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme z. Adnan Xholi, si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<p>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb fjal\u00ebn e tij, prezantoi raportin vjetor t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb kryer nga strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<br \/>\nPolicia e Shtetit gjat\u00eb vitit 2018 ka p\u00ebrmbushur prioritetet dhe objektivat, n\u00eb drejtim t\u00eb parandalimit t\u00eb kultivimit t\u00eb kanabisit, trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, t\u00eb parandalimit t\u00eb kriminalitetit, t\u00eb rritjes s\u00eb parametrave t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb, t\u00eb rritjes s\u00eb performac\u00ebs s\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, duke sjell\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim m\u00eb cil\u00ebsor p\u00ebr komunitetin, si dhe t\u00eb forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit me agjencit\u00eb ligjzbatuese brenda dhe jasht\u00eb vendit. Viti 2018 \u00ebsht\u00eb viti m\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr kultivimit t\u00eb kanabisit, t\u00eb goditjes s\u00eb grupeve kriminale dhe krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb parandalimit t\u00eb krimit ku krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb kemi 1 vrasje m\u00eb pak duke sh\u00ebnuar numrin me t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb afro 30 vite, vjedhje me dhun\u00eb dhe arm\u00eb m\u00eb pak, si dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb koh\u00eb t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrshkall\u00ebzimit me pasoja t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb shum\u00eb konflikteve t\u00eb \u00e7astit.<br \/>\nN\u00eb fjal\u00ebn e saj Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda znj. Donika Prela, ka vler\u00ebsuar pun\u00ebn dhe rezultatet e arritura gjat\u00eb vitit 2018 nga Policia e Shtetit, bashk\u00ebpunimin mjaft t\u00eb mir\u00eb mes dy institucioneve n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe trafiqeve t\u00eb paligjshme. Znj Prela ka theksuar q\u00eb ky bashk\u00ebpunim t\u00eb forcohet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Kryetarja e Komisionit Parlamentar t\u00eb Siguris\u00eb znj. Ermonela Felaj, ka vler\u00ebsuar rritjen e performanc\u00ebs s\u00eb policis\u00eb, si brenda vendit ashtu edhe tek partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si dhe ka theksuar se tashm\u00eb mes Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb dhe Policis\u00eb s\u00eb Shtetit po aplikohet nj\u00eb form\u00eb re e komunikimit, ku Komisioni i Siguris\u00eb me plan kalendar po inspekton gjith\u00eb strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr t\u00eb njohur nga af\u00ebr rezultatet dhe problematikat.<br \/>\nMinistri i Brendsh\u00ebm Sand\u00ebr Lleshaj, n\u00eb fjal\u00ebn e tij k\u00ebrkoi q\u00eb hetimet proaktive, t\u00eb jen\u00eb anija q\u00eb prin t\u00eb gjith\u00eb flot\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit<\/p>\n<p><strong>Drejtor Veliu:<\/strong><br \/>\n&#8220;N\u00eb funksion t\u00eb kryerjes s\u00eb misionit t\u00eb saj, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrsosjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb treguesve t\u00eb performac\u00ebs policore dhe rritjes s\u00eb besimit t\u00eb publikut, Policia e Shtetit p\u00ebr vitin 2019 do t\u00eb ket\u00eb k\u00ebto objektiva kryesore:<br \/>\n\u2022 P\u00ebrafrimi i legjislacionit dhe standardeve me legjislacionin e BE-s\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet finalizimit t\u00eb procesit &#8220;Screening&#8221; p\u00ebr Kapitullin 24 dhe 23;<br \/>\n\u2022 Krijimi i nj\u00eb ambienti m\u00eb t\u00eb sigurt, n\u00eb t\u00eb cilin t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb garantuara nga Kushtetuta dhe ligjet, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet evropiane, si dhe t\u00eb siguroj\u00eb sh\u00ebrbime cil\u00ebsore ndaj qytetar\u00ebve;<br \/>\n\u2022 Goditja e krimit t\u00eb organizuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e grupeve kriminale, n\u00ebp\u00ebrmjet hetimeve dhe operacioneve bazuar n\u00eb analiz\u00ebn e informacionit kriminal dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb mjeteve speciale t\u00eb hetimit;<br \/>\n\u2022 Forcimi i zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr ngritjen e nivelit t\u00eb siguris\u00eb publike n\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr kontrollin e territorit, rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit ndaj qytetar\u00ebve dhe besimin e publikut tek policia;<br \/>\n\u2022 Parandalimi dhe reduktimi i aksidenteve rrugore me pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb policis\u00eb rrugore;<br \/>\n\u2022 Garantimi dhe sigurimi i rendit dhe qet\u00ebsis\u00eb publike gjat\u00eb procesit zgjedhor p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pushtetit vendor Qershor 2019;<br \/>\n\u2022 Parandalimi dhe goditja e veprimtaris\u00eb kriminale t\u00eb kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike, n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebpunimit m\u00eb institucionet e tjera ligjzbatuese, si dhe planifikimit, organizimit dhe kryerjes s\u00eb operacioneve policore p\u00ebr kontrollin e plot\u00eb t\u00eb territorit duke synuar n\u00eb reduktimin e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb kultivuara me bim\u00eb narkotike, asgj\u00ebsimin e bim\u00ebve narkotike dhe v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb autor\u00ebve.<br \/>\n\u2022 Garantimi dhe sigurimi i rendit publik, si dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, gjat\u00eb sezonit turistik veror 2019.&#8221;<\/p>\n<p><strong>Ministri Lleshaj:<\/strong><br \/>\n&#8220;Policia e Shtetit shqiptar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb polici e vog\u00ebl, por problematika jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl, ende vazhdon q\u00eb problematika t\u00eb jet\u00eb e madhe dhe p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb kompensojm\u00eb munges\u00ebn e numrave t\u00eb policis\u00eb, mbetet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bashk\u00ebpunimi me qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb jetike q\u00eb Policia e Shtetit t\u00eb forcoj\u00eb bashk\u00ebpunimin me qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb rrisin besimin tek policia e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb rritur besimin ka vet\u00ebm nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: ta fitosh at\u00eb p\u00ebrmes pun\u00ebs, p\u00ebrmes integritetit, p\u00ebrmes ndershm\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes p\u00ebrkushtimit, p\u00ebrmes angazhimit dhe p\u00ebrmes sakrific\u00ebs. Policia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me kriminel\u00ebt, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me t\u00eb keqen e vendit por nuk mjafton kjo. Duhet q\u00eb policia t\u00eb merret edhe m\u00eb t\u00eb keqen e vendit por t\u00eb merret edhe me qytetar\u00ebt.<br \/>\nLufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar mbetet prioriteti i prioriteteve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Sigurisht q\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb jan\u00eb ngritur struktura, Task &#8211; Forca Qendrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori suksesi, histori e cila duhet t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb thellohet n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim dhe n\u00eb detyrat q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb b\u00ebj publike p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit, p\u00ebr strukturat e tjera t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Do t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb koncepti i Task &#8211; Forc\u00ebs t\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. E gjith\u00eb Policia e Shtetit shqiptar do t\u00eb jet\u00eb Task &#8211; Forc\u00eb Qendrore p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Shtetit, zhvilloi analiz\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb kryer p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2018 p\u00ebr garantimin e rendit e t\u00eb siguris\u00eb publike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm Ministri i Brendsh\u00ebm z. Sand\u00ebr Lleshaj, Kreu i Komisionit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare znj. Ermonela Felaj, Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Donika Prela, Drejtori i Gjyq\u00ebsorit n\u00eb Prokurorin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":62179,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-67707","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67707","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=67707"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/67707\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62179"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=67707"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=67707"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=67707"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}