{"id":68408,"date":"2019-02-13T13:25:01","date_gmt":"2019-02-13T12:25:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=68408"},"modified":"2019-02-13T13:25:01","modified_gmt":"2019-02-13T12:25:01","slug":"kosova-dhe-shqiperia-ne-te-njejten-situate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kosova-dhe-shqiperia-ne-te-njejten-situate\/","title":{"rendered":"Kosova dhe Shqip\u00ebria n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kosova dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb. Presioni ruso-serb k\u00ebrkon destabilizim n\u00eb t\u00eb dy shtetet shqiptar\u00eb. Kurse korrupsioni i lart\u00eb politik n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur i gjith\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gazetare nga Ora News, nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse e politik\u00ebs ruse pyeti mbr\u00ebm\u00eb kryeministrin e Kosov\u00ebs, Haradinaj; dhe ky e b\u00ebri cop\u00eb. E talli gazetaren Ramush Haradinaj, dhe ajo mbeti si nj\u00eb misionare sterile q\u00eb nuk kuptonte me lig\u00ebsi se \u00e7far\u00eb \u00ebshr\u00eb nj\u00eb kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>l.<br \/>\nPresioni ruso-serb \u00ebsht\u00eb rritur m\u00eb shum\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri por edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Sot ky presion po mundohet q\u00eb t\u00eb influencoj\u00eb me t\u00eb gjitha mjetet duke u mb\u00ebshtetur te korrupsioni i t\u00eb dy shteteve shqiptar\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb presioni ruso-serb turbullon me nd\u00ebrrim territoresh me an\u00eb t\u00eb presidentit Tha\u00e7i dhe grupit t\u00eb tij, kurse n\u00eb Shqip\u00ebri me protestat e Saliut, ku k\u00ebrkohet nj\u00eb destabilizim t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb q\u00eb korrupsioni i lart\u00eb politik n\u00eb Tiran\u00eb mendon t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga goditja penale dhe nga aksionet e m\u00ebdha q\u00eb priten t\u00eb fillojn\u00eb me SPAK.<br \/>\nGjitj\u00e7ka, nga korrupsioni i lider\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, po trajtohet n\u00eb Shqip\u00ebri \u201csi shp\u00ebtim nga Rama\u201d, kurse n\u00eb Kosov\u00eb si \u201cnj\u00eb njohje t\u00ebr\u00ebsore e Kosov\u00ebs nga vet\u00eb Serbia\u201d. Q\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto jan\u00eb jasht\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Por a do ta p\u00ebrkrahin shqiptar\u00ebt k\u00ebt\u00eb loj\u00eb kaq antikomb\u00ebtare q\u00eb po b\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Kosov\u00eb korrupsioni politik shqiptar. Jo, asfare, do ta shihni q\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb asnj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr korrupsionin politik shqiptar, sepse opinioni publik shqiptar nuk i pranon.<\/p>\n<p>ll.<br \/>\nPor, \u00e7far\u00eb po k\u00ebrkohet t\u00eb arrihet dhe a do t\u00eb mundet korrupsioni n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb di\u00e7ka me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrrmarrje?<br \/>\nAjo q\u00eb duhet theksuar \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb korrupsioni opozit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb nuk po vuan nga Rama, por nga shtr\u00ebngimi i lakut t\u00eb antikorrupsionit. Kurse korrupsioni i Tha\u00e7it n\u00eb Prishtin\u00eb nuk po k\u00ebrkon njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia, por shp\u00ebtimin nga akuza ndaj Gjykat\u00ebs Speciale me an\u00eb t\u00eb politik\u00ebs serbe, duke i dh\u00ebn\u00eb Serbis\u00eb Mitrovic\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Por, a e din\u00eb shqiptar\u00ebt k\u00ebt\u00eb? Sigurisht q\u00eb e kan\u00eb kuptuar, prandaj dhe nuk po e p\u00ebrkrahin.<\/p>\n<p>Po Rama?<br \/>\nKy po luan me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb korrupsionin e tij, duke goditur veglat me t\u00eb cil\u00ebt ka zhvatur shtetin. Po me k\u00ebt\u00eb, a mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb? N\u00eb fakt po kuptohet se her\u00eb beson se mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb, dhe her\u00eb-her\u00eb, jo.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Rama e ka shpres\u00ebn te destabilizimi q\u00eb mund t\u00eb sjellin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb korruptuarit e opozit\u00ebs me protest\u00ebn e dat\u00ebs 16 shkurt. Por po kuptohet q\u00eb Rama shpreson edhe destabilizimin n\u00eb Kosov\u00eb me faktin e kryer t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb territoreve se dhe vet\u00eb, si nj\u00eb i pavler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb, u pozicionua edhe ky p\u00ebr nd\u00ebrrimin e kufijve, madje n\u00eb nj\u00eb form\u00eb paternale.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<p>lll.<br \/>\nPo n\u00eb Kosov\u00eb?<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb ndryshe se q\u00ebndresa e Kryeministrit Haradinaj shihet se e ka mundur plot\u00ebsisht grupin Tha\u00e7i. Kryeministri i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb po fiton terren dita-dit\u00ebs e dora-dor\u00ebs n\u00eb raport me Serbin\u00eb. Ai n\u00eb nj\u00eb krah bllokoi me q\u00ebndres\u00eb kushtetuese Tha\u00e7in, kurse n\u00eb krahun tjet\u00ebr po e shkat\u00ebrron pushtetin e Vu\u00e7i\u00e7it me taks\u00ebn 100 p\u00ebrqind t\u00eb eksporteve serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb tensioni n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb korrupsionin e lart\u00eb politik n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngritur. Por nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb sjell\u00eb destabilizimin Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ramush Haradinaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb dhe mbr\u00ebm\u00eb e futi t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb paraliz\u00eb gazetaren shqiptare kur i tha se \u201cshum\u00eb gazetar\u00eb e medja n\u00eb Tiran\u00eb paguhen nga Rusia\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb or\u00eb iu tha shqiptar\u00ebve se shqiptarizmi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i fort\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe shum\u00eb pozitive p\u00ebr momentin politik shqiptar.<br \/>\nPrandaj asgj\u00eb nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb me stabilitetin e t\u00eb dy vendeve as nga Berisha e as nga Tha\u00e7i.<br \/>\nPo politika amerikane, a do t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnohet Berish\u00ebs nj\u00eblloj si\u00e7 iu k\u00ebrc\u00ebnua p\u00ebr \u00c7adr\u00ebn n\u00eb vitin 2018?<br \/>\nSigurisht q\u00eb po. Dhe keni p\u00ebr t\u00eb par\u00eb presionin amerikan, dhe sesi vet\u00eb hordhit\u00eb e Saliut do t\u00eb humbasin n\u00ebn presionin e frik\u00ebs s\u00eb brend\u00ebshme q\u00eb do t\u00eb konstatoni te vet\u00eb Saliu.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk mund ta p\u00ebrkrahin korrupsionin e lart\u00eb politik as n\u00eb Shqip\u00ebri dhe as n\u00eb Kosov\u00eb, dhe k\u00ebto dit\u00eb ata do ta shohin vet\u00eb q\u00eb politika anerikane nuk ka ndryshuar asnj\u00eb grim\u00eb n\u00eb lidhje me p\u00ebrkrahjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 16 shkurt keni p\u00ebr t\u00eb par\u00eb realisht falimentimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb korrupsionit shqiptar t\u00eb t\u00eb dy krah\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb. Presioni ruso-serb k\u00ebrkon destabilizim n\u00eb t\u00eb dy shtetet shqiptar\u00eb. Kurse korrupsioni i lart\u00eb politik n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb hedhur i gjith\u00eb me t\u00eb. Nj\u00eb gazetare nga Ora News, nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse e politik\u00ebs ruse pyeti mbr\u00ebm\u00eb kryeministrin e Kosov\u00ebs, Haradinaj; dhe ky e b\u00ebri cop\u00eb. E [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":68409,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-68408","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=68408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/68408\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=68408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=68408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=68408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}