{"id":69402,"date":"2019-02-19T11:52:22","date_gmt":"2019-02-19T10:52:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=69402"},"modified":"2019-02-19T11:52:22","modified_gmt":"2019-02-19T10:52:22","slug":"dy-te-vrare-me-33-plumba-ne-vlore-si-shpetoi-i-plagosuri-cipuri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dy-te-vrare-me-33-plumba-ne-vlore-si-shpetoi-i-plagosuri-cipuri\/","title":{"rendered":"Dy t\u00eb vrar\u00eb me 33 plumba n\u00eb Vlor\u00eb, si shp\u00ebtoi i plagosuri \u201c\u00c7ipuri\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarja q\u00eb tronditi Vlor\u00ebn t\u00eb diel\u00ebn, nuk ka asnj\u00eb autor t\u00eb arrestuar por vet\u00ebm dyshime t\u00eb bazuara n\u00eb informacione operative se masakra lidhet me konfliktet e hapura mes dy bandave rivale n\u00eb Vlor\u00eb. Objektivi i atentatit Armando Sulejmani q\u00eb mbeti i plagosur me dy plumba \u00ebsht\u00eb i vetmi i ndaluar nga policia e Vlor\u00ebs p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cArm\u00ebmbajtjes pa lej\u00eb\u201d, pasi n\u00eb trup k\u00ebtij personi ju gjet nj\u00eb pistolet\u00eb pa leje. Ky \u00ebsht\u00eb atentati i dyt\u00eb brenda dy viteve q\u00eb Sulejmani i shp\u00ebton n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Sulejmani ose si\u00e7 njihet ndryshe n\u00eb Vlor\u00eb me nofk\u00ebn \u201c\u00c7ipuri\u201d, ka marr\u00eb vet\u00ebm dy plumba, nj\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, p\u00ebr shkak se dy viktimat Arjan Hasani dhe kunati i Sulejmanit, Orest Rexho, kan\u00eb sh\u00ebrbyer si mburoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Kjo pasi nga aktet e ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se Orest Rexho, ka marr\u00eb n\u00eb trup 19 plumba, nd\u00ebrsa 14 plumba automatiku ka marr\u00eb n\u00eb trup viktima tjet\u00ebr Arjan Hasani.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb rripit t\u00eb makin\u00ebs, ky i fundit ka mbetur pa l\u00ebvizur fare, nd\u00ebrkoh\u00eb Orest Rexho, ka mundur t\u00eb dal\u00eb nga makina dhe t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm disa metra m\u00eb larg.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb total 33 plumba n\u00eb trup kan\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm dy viktimat, nd\u00ebrsa personi q\u00eb mbijetoi Sulejmani duke q\u00ebndruar mbrapa n\u00eb makin\u00eb ka marr\u00eb dy plumba. Sulmi ndaj t\u00eb treve ka qen\u00eb shum\u00eb i shpejt\u00eb dhe personat q\u00eb ndodheshin brenda n\u00eb makin\u00eb s\u2019kan\u00eb pasur asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb reaguar, p\u00ebr shkak se e kan\u00eb gjetur veten befasisht p\u00ebrball\u00eb tre grykave zjarri automatike\u201d, tha nj\u00eb burim p\u00ebr \u201cShiptarja.com\u201d.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre burimeve, Sulejmani prej koh\u00ebsh q\u00ebndronte i fshehur dhe b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb mes Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe Vlor\u00ebs. Ai l\u00ebvizte gjithmon\u00eb i armatosur dhe shpesh her\u00eb p\u00ebrdorte kunatin e tij Orest Rexho, si taksist duke e transportuar nga nj\u00ebra baz\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Rexho p\u00ebr policin\u00eb kriminale n\u00eb Vlor\u00eb njihet si person q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me shitjen e drog\u00ebs, por jo i implikuar n\u00eb vrasje. Pritet q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim prokuroria t\u2019i komunikoj\u00eb Armando Sulejmanit mas\u00ebn e arrestit n\u00eb burg p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cArm\u00ebmbajtjes pa lej\u00eb\u201d.Atentati i fundit n\u00eb Vlor\u00eb, s\u00ebrish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serin\u00eb e vrasjeve. M\u00eb 14 janar t\u00eb vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej p\u00ebr lidhje me fisin Llanaj. S\u00ebrish policia gjeti vet\u00ebm nj\u00eb automjet t\u00eb djegur nd\u00ebrkoh\u00eb krijoi dyshime mbi disa persona. T\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara me atentate, me sa duket krahu tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb her\u00eb ka sulmuar duke prodhuar dy viktima dhe nj\u00eb t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb \u201c\u00c7ipuri\u201d\/ Ushtari i Gaxhait q\u00eb u kthye tmerri i Vlor\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Armando Sulejmani ose si\u00e7 njihet ndryshme me nofk\u00ebn \u201c\u00c7ipuri\u201d s\u00eb bashku me Sokol Sinomatin q\u00eb njihet me nofk\u00ebn \u201cBuzderi\u201d, kan\u00eb q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e band\u00ebs n\u00eb Gazmend Brak\u00ebs allias \u201cGaxhai\u201d n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb mars t\u00eb vitit 1997 si pasoj\u00eb e disa zhvillimeve shoq\u00ebrore e politike n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs jan\u00eb hapur depot e ushtris\u00eb dhe arm\u00ebt u mor\u00ebn nga civil\u00ebt. K\u00ebshtu, kur rendi dhe siguria publike nuk ekzistonin m\u00eb, n\u00eb qytet filluan t\u00eb krijohen grupimet e para t\u00eb personave t\u00eb armatosur. Si pasoj\u00eb edhe e hapjes s\u00eb burgjeve n\u00eb Shqip\u00ebri persona me precedent penal u lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe filluan q\u00eb t\u00eb organizoheshin n\u00eb grupe t\u00eb vogla kriminale q\u00eb m\u00eb pas nga fundi i muajit Mars 1997 n\u00eb Vlor\u00eb u grupuan n\u00eb banda t\u00eb armatosura dhe filluan t\u00eb ken\u00eb ndikimin e tyre kryesisht n\u00eb \u201cmbrojtjen\u201d e lagjeve apo t\u00eb zonave ku ata kryesisht banonin, duke krijuar k\u00ebshtu zonat e influenc\u00ebs se tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, filluan t\u00eb ushtrojn\u00eb aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. M\u00eb konkretisht grupi i Xhelitajve n\u00eb Lagjen \u201c\u00c7entrale\u201d, grupi i Zanit n\u00eb Lagjen \u201c\u00c7ole\u201d si dhe grupi i \u201cGaxhait\u201d. Gazmir Brakaj i njohur si \u201cGaxhai\u201d, s\u00eb bashku me an\u00ebtar\u00ebt e band\u00ebs Armando Sulejmani \u201c\u00c7ipuri\u201d, Sokol Sinomati \u201cBuzderi\u201d, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami) si dhe disa persona t\u00eb tjer\u00eb, tashm\u00eb t\u00eb vdekur apo t\u00eb paidentifikuar n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishin rivalitet t\u00eb hapur me Zani \u00c7aushin. Por koh\u00ebt evoluan dhe disa nga k\u00ebta emra mbet\u00ebn burgjeve disa t\u00eb tjer\u00eb mund\u00ebn t\u00eb dalin prej tyre, dhe t\u00eb marrin situat\u00ebn n\u00ebn kontroll. Kjo pasi n\u00eb shkurt 2014 gjyqtar\u00ebt e gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me relator Edmond Islamaj,vendos\u00ebn q\u00eb Sulejmani dhe Sinomati t\u00eb mos d\u00ebnohet si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb band\u00ebn e armatosur t\u00eb Gaxhait, por t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebrfundimisht me akuz\u00ebn e \u201cVjedhjes me dhun\u00eb\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim, duke u d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht me 16 vite burgim.Ky vendim solli lirimin e tyre nga qelia, edhe pse ishin t\u00eb akuzuar dhe d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr vrasje t\u00eb kryer n\u00eb Vlor\u00eb, n\u00eb vitin 2002 n\u00eb Skel\u00eb, ku i vdekur mbeti Elton Tato. Sokol Sinomati ose \u201cBuzderi\u201d sipas policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs jeton n\u00eb Belgjik\u00eb ku merret me aktivitet t\u00eb paligjsh\u00ebm, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00ebndron shoku i tij Armando Sulejmani, i cili koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb dyshuar p\u00ebr disa atentate me vrasje n\u00eb Durr\u00ebs dhe Vlor\u00eb, por policia dhe prokuroria asnj\u00ebher\u00eb s\u2019kan\u00eb patur fatin ta \u201cmb\u00ebrthejn\u00eb\u201d me prova.<\/p>\n<p><strong>Vrasja e Elton Tato e d\u00ebnimi me 2 vite burg<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi i Drejt\u00ebsis\u00eb me vendimet e marra hapur t\u00eb paligjshme ka favorizuar ndjesh\u00ebm eksponent\u00ebt kriminale n\u00eb Vlor\u00eb,duke sjell\u00eb riaktivizimin e aktiviteteve kriminale, me pasoja deri n\u00eb vdekje. Dy personat Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati jan\u00eb favorizuar ndjesh\u00ebm nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, gjat\u00eb gjykimit n\u00eb vrasjen e shtetasit Elton Tato n\u00eb Vlor\u00eb.\u00c7\u00ebshtja ndaj \u201c\u00c7ipurit\u201d dhe \u201cBuzderit\u201d\u00ebsht\u00eb zvarritur pa fund duke u rigjykuar disa her\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje Armando Sulejmani \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 2 vite burgim p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cMoskall\u00ebzimit t\u00eb krimit\u201d nd\u00ebrsa Sinomati me 20 vite burgim. Sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb vrasja e Elton Tato \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb26 qershor 2002, rreth or\u00ebs 15:00, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb ish-lokal \u201cZyrih\u201d-ut, n\u00eb lagjen \u201cSkel\u00eb\u201d t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, ka mbetur i vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri shtetasi Elton Tato. Dit\u00ebn e ngjarjes \u00ebsht\u00eb realizuar edhe k\u00ebqyrja e nj\u00eb kanali t\u00eb shkarkimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza q\u00eb kalon p\u00ebrmes lagjes \u201cPavar\u00ebsia\u201d dhe derdhet n\u00eb vendin e quajtur \u201cAulona\u201d ku \u00ebsht\u00eb gjetur dhe marr\u00eb me cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale nj\u00eb arm\u00eb zjarri automatik kallashnikov me qyt\u00eb t\u00eb prer\u00eb. Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomati p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konflikti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm me Elton Tato dhe Robert Boraku, u ka lindur mendimi kriminal p\u00ebr vrasjen e tyre. N\u00eb dat\u00ebn 26 qershor 2002, rreth or\u00ebs 15.00, t\u00eb pandehurit kan\u00eb pikasur se shtetasit Elton Tato e Robert Boraku ishin duke par\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli n\u00eb ish disko \u201cDelfini\u201d. Ky fakt i ka \u00e7uar ata n\u00eb marrjen e vendimit p\u00ebr vrasjen e tyre dhe me k\u00ebt\u00eb rast ata kan\u00eb parkuar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb ish lokal \u201cZyrihu\u201d (pran\u00eb ish disko \u201cDelfinit\u201d), n\u00eb drejtimin veriper\u00ebndimor t\u00eb tij makin\u00ebn tip \u201cTojota\u201d, pron\u00eb e Armandos, duke pritur mbarimin e ndeshjes dhe me k\u00ebt\u00eb rast daljen e Elton Tatos e Robert Borakut. Sokol Sinomati ka q\u00ebndruar brenda n\u00eb makin\u00eb, i ulur n\u00eb vendin e par\u00eb t\u00eb pasagjerit, nd\u00ebrsa Armando ka q\u00ebndruar n\u00eb sheshin p\u00ebrpara lokal \u201cZyrihut\u201d. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndeshjes, shtetasit Elton e Robert kan\u00eb dal\u00eb nga disko dhe pasi kan\u00eb hipur n\u00eb makin\u00ebn e tyre, kan\u00eb l\u00ebvizur para lokal \u201cZyrihut\u201d me drejtim p\u00ebr nga qendra e qytetit dhe kan\u00eb ndaluar p\u00ebrbri trotuarit ku q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i pandehuri Armando. Pasi kan\u00eb ndaluar automjetin Armando ka nisur t\u00eb bisedoj\u00eb me shtetasin Robert, i cili ka hapur der\u00ebn e makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Armando ju ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shkonin s\u00eb bashku deri t\u00eb makina e tij, e ndodhur e parkuar 30 m larg vendit ku zhvillohej biseda. T\u00eb dy shtetasit i kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb pandehurit q\u00eb t\u00eb vinte t\u00eb makina e tyre, por meqen\u00ebse ai nuk ka pranuar,at\u00ebher\u00eb i pari ka dal\u00eb nga makina shtetasi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarja q\u00eb tronditi Vlor\u00ebn t\u00eb diel\u00ebn, nuk ka asnj\u00eb autor t\u00eb arrestuar por vet\u00ebm dyshime t\u00eb bazuara n\u00eb informacione operative se masakra lidhet me konfliktet e hapura mes dy bandave rivale n\u00eb Vlor\u00eb. Objektivi i atentatit Armando Sulejmani q\u00eb mbeti i plagosur me dy plumba \u00ebsht\u00eb i vetmi i ndaluar nga policia e Vlor\u00ebs p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69404,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69402","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69402"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69402\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}