{"id":69623,"date":"2019-02-20T12:08:15","date_gmt":"2019-02-20T11:08:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=69623"},"modified":"2019-02-20T12:08:15","modified_gmt":"2019-02-20T11:08:15","slug":"meta-per-dw-opozita-te-beje-nje-hap-prapa-dy-maxhoranca","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-per-dw-opozita-te-beje-nje-hap-prapa-dy-maxhoranca\/","title":{"rendered":"Meta p\u00ebr DW: Opozita t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb hap prapa, dy maxhoranca"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cDeutche Welle\u201d n\u00eb Berlin ku ka komentuar edhe djegien e mandateve nga opozita shqiptare. N\u00eb intervist\u00eb, Meta shprehet se \u00e7do veprim ekstrem nuk i sh\u00ebrben jo vet\u00ebm demokracis\u00eb, por as forcimit t\u00eb institucioneve. Presidenti Meta k\u00ebrkon q\u00eb lidhje me rastin mazhoranca t\u00eb kuptoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr qeverisjen e vendit.<\/p>\n<div id=\"sticky-video--placeholder\">\u201cVler\u00ebsoj se \u00e7do veprim ekstrem nuk i sh\u00ebrben demokracis\u00eb, nuk i sh\u00ebrben forcimit t\u00eb institucioneve dhe nuk i sh\u00ebrben nj\u00ebkoh\u00ebsisht as integrimit europian t\u00eb vendit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e \u00e7do qytetari shqiptar. Dhe me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe shpresa p\u00ebr t\u00eb mos e shpopulluar m\u00eb tej vendin ton\u00eb, sidomos nga t\u00eb rinjt\u00eb dhe forcat m\u00eb krijuese t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb kemi nj\u00eb hap prapa nga opozita, por mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kryesore p\u00ebr qeverisjen e vendit jan\u00eb t\u00eb tyre.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb detyra e tyre t\u00eb japin shembullin t\u00eb par\u00ebt n\u00eb respektimin e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb kufijve q\u00eb Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i ka p\u00ebrcaktuar qeveris\u00eb\u201d, u shpreh Meta.<\/div>\n<div>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj se \u00e7do veprim ekstrem nuk i sh\u00ebrben demokracis\u00eb, nuk i sh\u00ebrben forcimit t\u00eb institucioneve dhe nuk i sh\u00ebrben nj\u00ebkoh\u00ebsisht as integrimit europian t\u00eb vendit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e \u00e7do qytetari shqiptar. Dhe me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe shpresa p\u00ebr t\u00eb mos e shpopulluar m\u00eb tej vendin ton\u00eb, sidomos nga t\u00eb rinjt\u00eb dhe forcat m\u00eb krijuese t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb kemi nj\u00eb hap prapa nga opozita, por mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kryesore p\u00ebr qeverisjen e vendit jan\u00eb t\u00eb tyre.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb detyra e tyre t\u00eb japin shembullin t\u00eb par\u00ebt n\u00eb respektimin e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb kufijve q\u00eb Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i ka p\u00ebrcaktuar qeveris\u00eb\u201d, u shpreh Meta.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=426&amp;loc=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2Fdjegia-e-mandateve-meta-per-deutche-welle-veprim-ekstrem%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fbalkanweb.com%2F&amp;cb=e3af0c00cc\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\">\n<div id=\"onetag-wrapper-3\" class=\"sovrn-onetag-ad\"><strong>Gazetarja (Deutsche Welle): Sot (dje) ju pat\u00ebt nj\u00eb takim me Presidentin e Gjermanis\u00eb, zotin Steinmeier. Cilat jan\u00eb sipas jush temat ku do t\u00eb vazhdoni bashk\u00ebpunimin mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Gjermanis\u00eb pas k\u00ebtij takimi?<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<p>Presidenti Meta: Presidenti Steinmeier ishte mjaft i k\u00ebnaqur q\u00eb un\u00eb kisha marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr t\u2019iu drejtuar sip\u00ebrmarrjes s\u00eb mesme dhe t\u00eb vog\u00ebl gjermane dhe p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit ekonomik midis dy vendeve.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ai mezi pret rastin q\u00eb t\u00eb raportohen sa m\u00eb shum\u00eb arritje, sa m\u00eb shum\u00eb suksese nga Shqip\u00ebria, apo nga vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb rasti i fundit dhe i Maqedonis\u00eb, q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palodhur t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb iden\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: Zoti President, para pak dit\u00ebsh kishte nj\u00eb protest\u00eb masive n\u00eb Shqip\u00ebri. Po protestohet p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar qeverin\u00eb \u201cRama\u201d. Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb vend?<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Meta: P\u00ebrshkall\u00ebzimi i protestave apo i politikave ndar\u00ebse, akoma m\u00eb keq konfrontuese, sidomos jasht\u00eb institucioneve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim i pad\u00ebshiruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbeten pak muaj q\u00eb vendet an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian t\u00eb shprehen edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e hapjes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb reflektuar t\u00eb gjitha pal\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb qasje tjet\u00ebr jasht\u00eb konfrontimeve t\u00eb pad\u00ebshiruara.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre q\u00eb that\u00eb duket se ka nj\u00eb acarim apo p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs q\u00eb vjen nga vendimi i opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar mandatet e deputet\u00ebve. A mund t\u00eb na thoni cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb institucionale?<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Meta: Vler\u00ebsoj se \u00e7do veprim ekstrem nuk i sh\u00ebrben demokracis\u00eb, nuk i sh\u00ebrben forcimit t\u00eb institucioneve dhe nuk i sh\u00ebrben nj\u00ebkoh\u00ebsisht as integrimit europian t\u00eb vendit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshira e \u00e7do qytetari shqiptar. Dhe me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe shpresa p\u00ebr t\u00eb mos e shpopulluar m\u00eb tej vendin ton\u00eb, sidomos nga t\u00eb rinjt\u00eb dhe forcat m\u00eb krijuese t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb kemi nj\u00eb hap prapa nga opozita, por mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb kemi edhe dy hapa pas nga mazhoranca, nga qeveria dhe nga Kryeministri, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb kryesore p\u00ebr qeverisjen e vendit jan\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyra e tyre t\u00eb japin shembullin t\u00eb par\u00ebt n\u00eb respektimin e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb kufijve q\u00eb Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i ka p\u00ebrcaktuar qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb respektojn\u00eb institucionet e pavarura, t\u00eb mos ndikojn\u00eb te krijimi i institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb japin shembullin t\u00eb par\u00ebt p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe p\u00ebr shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb tronditur opinionin publik, pasi n\u00eb fund fare asnj\u00eb justifikim nuk do t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm dhe i dobish\u00ebm p\u00ebr ask\u00ebnd n\u00eb rast se vendi do ta humbas\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsit\u00eb, sidomos pas arritjes t\u00eb marr\u00ebveshjes historike midis Maqedonis\u00eb dhe Greqis\u00eb, jan\u00eb mjaft t\u00eb konsiderueshme. Ndaj duke p\u00ebrfituar dhe nga ky sukses i Maqedonis\u00eb t\u00eb japim nj\u00eb mesazh pozitiv dhe nj\u00eb mund\u00ebsi Bashkimit Europian, q\u00eb t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb sinjal t\u00eb fort\u00eb shprese dhe inkurajimi p\u00ebr procesin e zgjerimit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb qershor.<\/p>\n<p><strong>Gazetarja: Opozita ka paralajm\u00ebruar se t\u00eb enjten do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr protest\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi juaj n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb protest\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Meta: \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb \u00e7do protest\u00eb t\u00eb jet\u00eb paq\u00ebsore dhe ata t\u00eb cil\u00ebt i organizojn\u00eb t\u00eb marrin t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tyre, ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb e turpshme q\u00eb protestat t\u00eb provokohen p\u00ebr \u00e7do lloj arsye.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi, ka nj\u00eb zem\u00ebrim dhe \u00ebsht\u00eb koha, jo p\u00ebr ta instrumentalizuar k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe zem\u00ebrim nga \u00e7do pal\u00eb, por p\u00ebr ta lexuar dhe p\u00ebr t\u00eb reflektuar gjithkush me p\u00ebrgjegj\u00ebsi se si kjo t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb energji pozitive p\u00ebr zhvillimin e vendit.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cDeutche Welle\u201d n\u00eb Berlin ku ka komentuar edhe djegien e mandateve nga opozita shqiptare. N\u00eb intervist\u00eb, Meta shprehet se \u00e7do veprim ekstrem nuk i sh\u00ebrben jo vet\u00ebm demokracis\u00eb, por as forcimit t\u00eb institucioneve. Presidenti Meta k\u00ebrkon q\u00eb lidhje me rastin mazhoranca t\u00eb kuptoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":69625,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-69623","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69623\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69625"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}