{"id":70739,"date":"2019-02-24T20:00:05","date_gmt":"2019-02-24T19:00:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=70739"},"modified":"2019-02-24T17:31:00","modified_gmt":"2019-02-24T16:31:00","slug":"marreveshja-kosove-serbi-ne-funksion-te-stabilitetit-ne-rajon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/marreveshja-kosove-serbi-ne-funksion-te-stabilitetit-ne-rajon\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja Kosov\u00eb \u2013 Serbi, n\u00eb funksion t\u00eb stabilitetit n\u00eb rajon"},"content":{"rendered":"<p>Arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paq\u00ebsore nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb gjat\u00eb vitit 2019, nga presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, \u00ebsht\u00eb konsideruar si e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar destabilizimin e rajonit.<\/p>\n<p>Gjendja n\u00eb rajon, konsiderohet fragjile, andaj edhe jan\u00eb shpeshtuar thirrjet edhe nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u00eb zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe obligative p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Presidenti Hashim Tha\u00e7i gjat\u00eb k\u00ebsaj jave tha se n\u00eb 12 muajt e fundit, n\u00eb raportet n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ka vet\u00ebm regres. \u201cNuk kam kurrfar\u00eb dyshimi q\u00eb n\u00ebse k\u00ebt\u00eb vit nuk do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb marr\u00ebveshje ligj\u00ebrisht detyruese n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb k\u00ebtyre raporteve q\u00eb mund ta destabilizojn\u00eb gjith\u00eb rajonin\u201d, deklaroi Tha\u00e7i. Nga ana tjet\u00ebr, edhe politikan\u00ebt nga partit\u00eb politike opozitare, konsiderojn\u00eb se situata politike jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb rajon nuk \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme. Lutfi Haziri, n\u00ebnkryetari i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, thot\u00eb se rajoni n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk mbahet mend t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb i trazuar sesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. \u201cTirana po vlon nga nj\u00eb sindrom\u00eb e re q\u00eb e ka prekur opozit\u00ebn atje, protestat dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb sociale. Beogradi, po ashtu, opozita po provon q\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb t\u2019i zgjedh n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebrmes protestave. Kemi nj\u00eb heshtje nderi ndoshta mortore nga opozitat n\u00eb Maqedoni karshi suksesit t\u00eb kryeministrit Zoran Zaev n\u00eb arritjen e marr\u00ebveshjes me Greqin\u00eb. Por, edhe atje situata \u00ebsht\u00eb n\u00eb ekzaltim t\u00eb k\u00ebtij suksesi\u2026 Por, pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb jan\u00eb gjithandej, pa p\u00ebrmendur Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebn, dhe gjendjen qe kemi n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d, thot\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Ai thekson se partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, qofshin ata n\u00eb Bashkimin Evropian, n\u00eb NATO apo n\u00eb Uashington, po e shohin k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb brisht\u00eb si t\u00eb rrezikshme, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsive sociale. \u201cDo t\u00eb jet\u00eb e pafalshme n\u00ebse Kosov\u00ebs i p\u00ebrs\u00ebritet ndonj\u00eb ngjarje e dhunshme. Do t\u00eb jet\u00eb e pafalshme n\u00ebse i p\u00ebrs\u00ebritet Shqip\u00ebris\u00eb viti \u201897 ose e pafalshme edhe p\u00ebr Serbin\u00eb, sepse edhe ata kan\u00eb kaluar n\u00eb procese t\u00eb r\u00ebnda, eedhe Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs. Krejt ky ambient k\u00ebrkon pjekuri t\u00eb madhe politike dhe unitet. Nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kaluar\u201d, thekson Haziri.<\/p>\n<p>Edhe analist\u00ebt politik\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebrejtjen p\u00ebr rrezikun q\u00eb mund t\u00eb vij\u00eb si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsive sociale n\u00eb vendet e rajonit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn. Sipas tyre, gjendje t\u00eb tilla jan\u00eb rezultat i keqqeverisjes. Analisti Artan Muhaxhiri, duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, pos tjerash thot\u00eb se nga p\u00ebrparimi i dialogut Kosov\u00eb \u2013 Serbi, varen edhe shum\u00eb zhvillime, jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, por edhe p\u00ebr rajonin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ai thot\u00eb se gjendja e status quo-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00ebt, Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb. Nd\u00ebrkaq, deklarat\u00ebn e presidentit Tha\u00e7i, p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e destabilizimit t\u00eb rajonit n\u00eb rast t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Muhaxhiri e sheh edhe si nj\u00eb lloj k\u00ebrc\u00ebnimi diplomatik.<\/p>\n<p>\u201cRaportet n\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht komplekse dhe kan\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb Ballkan, pra si n\u00eb aspektin pozitiv ashtu edhe negativ. Prandaj, edhe pesha politike \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe. Ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00ebse nuk arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje finale, at\u00ebher\u00eb forcat t\u00eb cilave u intereson destabilizimi,q\u00eb n\u00eb radhe t\u00eb par\u00eb dirigjohen nga Rusia, ta shfryt\u00ebzojn\u00eb vakuumin dhe t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb proceset politike dhe sociale\u201d, vler\u00ebson Muhaxhiri. Ai thot\u00eb, po ashtu, se derisa shihet nj\u00eb angazhim i faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb problemit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Rusia, sipas tij, m\u00eb tep\u00ebr do t\u00eb preferonte nj\u00eb gjendje kaosi n\u00eb Ballkan. \u201cNuk mund t\u00eb anashkalohen edhe trazirat edhe keqp\u00ebrdorimi dhe instrumentalizimi i situat\u00ebs s\u00eb amullis\u00eb\u201d, shton ai. Arritja e marr\u00ebveshjes paq\u00ebsore nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb po provohet p\u00ebrmes procesit t\u00eb negociatave, i cili sipas paralajm\u00ebrimeve n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd, po hyn n\u00eb faz\u00ebn finale. Aktualisht, mospajtimet q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb faktin se a duhet apo jo q\u00eb pjes\u00eb e negociatave t\u00eb jet\u00eb edhe opsioni i ndryshimit t\u00eb kufirit, p\u00ebr \u00e7ka ka dallime si brenda spektrit politik n\u00eb Prishtin\u00eb, ashtu edhe tek ai n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Instituti K\u00ebrkimor p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe t\u00eb Zhvillimit (RIDEA) gjat\u00eb jav\u00ebs q\u00eb po l\u00ebm\u00eb pas prezantoi nj\u00eb sondazh q\u00eb u jep p\u00ebrgjigje disa prej dilemave kryesore q\u00eb e karakterizojn\u00eb dialogun e faz\u00ebs finale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Nga gjetjet e prezantuara mes tjerash \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se 62 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve mb\u00ebshtesin vazhdimin e dialogut n\u00eb formatin aktual. Shk\u00ebmbimin e territoreve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes dhe an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB), e kan\u00eb mb\u00ebshtetur vet\u00ebm 30 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arritja e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paq\u00ebsore nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb gjat\u00eb vitit 2019, nga presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, \u00ebsht\u00eb konsideruar si e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar destabilizimin e rajonit. Gjendja n\u00eb rajon, konsiderohet fragjile, andaj edhe jan\u00eb shpeshtuar thirrjet edhe nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u00eb zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshjeje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-70739","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70739"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70739\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}