{"id":70999,"date":"2019-02-26T11:25:22","date_gmt":"2019-02-26T10:25:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=70999"},"modified":"2019-02-26T11:25:22","modified_gmt":"2019-02-26T10:25:22","slug":"eksperti-gjerman-opozita-dhe-qeveria-pergjegjesi-per-te-ardhmen-e-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/eksperti-gjerman-opozita-dhe-qeveria-pergjegjesi-per-te-ardhmen-e-vendit\/","title":{"rendered":"Eksperti gjerman: Opozita dhe qeveria, p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit"},"content":{"rendered":"<p>Eksperti i Fondacionit Konrad Adenauer p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Florian Feyerabend, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr DW, thot\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb tregohet e rezervuar n\u00eb zgjidhjen e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Deutsche Welle:<\/strong><em>\u00a0Zoti Feyerabend, fondacioni juaj e konsulton rregullisht Partin\u00eb Demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri. Deputet\u00ebt e k\u00ebsaj partie tashm\u00eb jan\u00eb larguar p\u00ebrfundimisht nga parlamenti dhe i kan\u00eb dor\u00ebzuar mandatet e tyre. A jeni dakord ju me k\u00ebt\u00eb hap?<\/em><\/p>\n<p><strong>Florian Feyerabend<\/strong>:\u00a0Shqip\u00ebria ka nisur shum\u00eb reforma gjat\u00eb viteve m\u00eb t\u00eb fundit. Por ka pasur dhe abuzime dhe shum\u00eb mang\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cilat opozita ka folur shpesh n\u00eb muajt e fundit, si\u00e7 jan\u00eb problemet me Krimin e Organizuar, skandalet me korrupsion, blerjen e votave, kufizimi i liris\u00eb s\u00eb medias, mosveprimet n\u00eb politikat arsimore dhe mosrespektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare. Qytetar\u00ebt dhe sidomos t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur dhe t\u00eb zhg\u00ebnjyer, si\u00e7 e d\u00ebshmuan edhe protestat studentore n\u00eb dhjetor. Opozita e sheh veten edhe si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj pak\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb p\u00ebrgjithshme, e cila u pasqyrua edhe n\u00eb numrin e madh t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protestat e 16 dhe 21 shkurtit. \u00a0Nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb gara politike duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr idet\u00eb m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr zgjidhjen e sfidave dhe problemeve. N\u00eb nj\u00eb demokraci parlamentare vendi i p\u00ebrballjes me probleme t\u00eb k\u00ebtij lloji duhet t\u00eb jet\u00eb parlamenti. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka asnj\u00eb dyshim. Por, nisur nga sfidat e m\u00ebdha q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb Shqip\u00ebria, nisur edhe nga \u00e7elja e mundshme e negociatave me BE-n\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb n\u00eb shtator, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb parlamenti t\u00eb jet\u00eb funksionues, e t\u00eb kryej\u00eb funksionin e tij kontrollues mbi qeverin\u00eb. Jo vet\u00ebm qeveria, por edhe opozita duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr Partin\u00eb Demokratike dhe partit\u00eb e tjera opozitare shtrohej pyetja se si mund ta ushtronin ato k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi parlamentare pa sh\u00ebrbyer si gjethe fiku demokratike p\u00ebr nj\u00eb qeveri, t\u00eb cil\u00ebn ato e akuzonin p\u00ebr manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p><strong><em>Shum\u00eb aktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e kan\u00eb kritikuar k\u00ebt\u00eb hap t\u00eb opozit\u00ebs. Por ka edhe shum\u00eb z\u00ebra n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb i akuzojn\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr mosnjohje t\u00eb situat\u00ebs, ose p\u00ebr mosinteresim, sepse nuk duan q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb rajon. Ka di\u00e7ka t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebtu?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Stabiliteti afatgjat\u00eb \u00a0dhe zhvillimi i q\u00ebndruesh\u00ebm realizohen vet\u00ebm me procese transformuese gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. T\u00eb mbyll\u00ebsh syt\u00eb para problemeve dhe mang\u00ebsive faktike do t\u00eb ishte e gabuar. Dhe pik\u00ebrisht kjo detyr\u00eb i takon sidomos opozit\u00ebs, si organ kontrollues i qeveris\u00eb. Por edhe ne, si fondacion politik krijojm\u00eb nj\u00eb tablo m\u00eb t\u00eb diferencuar duke shk\u00ebmbyer pik\u00ebpamjet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e politik\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb civile dhe duke i ndar\u00eb k\u00ebto p\u00ebrshtypje dhe vler\u00ebsime me Berlinin dhe Brukselin. Nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka vet\u00ebm e bardh\u00eb ose e zez\u00eb!<\/p>\n<p><strong><em>Besoni se duke pasur parasysh situat\u00ebn aktuale, grupi parlamentar i CDU \/ CSU-s\u00eb n\u00eb Bundestag do t\u00eb jap\u00eb drit\u00ebn e gjelb\u00ebr p\u00ebr hapjen e negociatave?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ne as nuk mund ta parashikojm\u00eb vendimin e grupit parlamentar t\u00eb CDU \/ CSU-s\u00eb e as nuk mund t\u00eb flasim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. \u00a0Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se grupi parlamentar do t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrparimit t\u00eb reformave t\u00eb b\u00ebra. Koh\u00ebt e fundit, grupi parlamentar \u2013 i cili ka ngritur enkas nj\u00eb grup pune p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor \u2013 zhvilloi n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb udh\u00ebtim p\u00ebr mbledhje faktesh. P\u00ebrs\u00ebri, rezultati nuk ishte i zi apo i bardh\u00eb, por gri e err\u00ebt: Me p\u00ebrjashtim t\u00eb vetting-ut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb realizuar ndonj\u00eb progres i duksh\u00ebm n\u00eb krahasim me qershorin e vitit 2018. \u00a0N\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb mbetet shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb! Jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur \u00e7eljen e negociatave me BE-n\u00eb, e cila do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm guri i par\u00eb i kilometrazhit n\u00eb procesin ambicioz t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit \u2013 por edhe sepse reformat jan\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Reformat nuk b\u00ebhen p\u00ebr hir t\u00eb reformave! Edhe n\u00ebse Bundestagu Gjerman \u2013 n\u00eb qershor, ose ndoshta n\u00eb shtator \u2013 do t\u00eb jap\u00eb drit\u00eb jeshile, ka ende 26 shtete t\u00eb tjera an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb duhen bindur. Qeveria aktuale duhet, pra, t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb me prova se po b\u00ebn p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr reformat. N\u00eb interes t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare, pra nuk ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur.<\/p>\n<p><strong><em>Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur koh\u00ebt e fundit p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve. Si v\u00ebzhgues gjerman, \u00e7far\u00eb kuptoni ju me k\u00ebt\u00eb dhe me \u00e7far\u00eb ndjenjash e shikoni k\u00ebt\u00eb zhvillim?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>\u00cbndrrat p\u00ebr mbret\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha etnike \u00a0\u2013 Shqip\u00ebria e Madhe ose Serbia e Madhe ose Kroacia e Madhe \u2013 n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb duhet t\u2019i takojn\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Se \u00e7far\u00eb d\u00ebmesh dhe pasojash negative mund t\u00eb shkaktojn\u00eb \u00ebndrra t\u00eb tilla, e kemi par\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb Ballkan kur n\u00eb vitet 1990 qindra mij\u00ebra njer\u00ebz i paguan ato me jet\u00ebn e tyre. Por kur p\u00ebr himera t\u00eb tilla jo vet\u00ebm \u00ebnd\u00ebrrohet, por edhe flitet seriozisht, at\u00ebher\u00eb ne k\u00ebt\u00eb e shohim me shqet\u00ebsim t\u00eb madh. Kund\u00ebrmodeli i politik\u00ebs etnonacionaliste \u00ebsht\u00eb projekti i p\u00ebrbashk\u00ebt i Bashkimit Evropian!<\/p>\n<p><strong><em>Diskutimi q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk kuptohet si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr nacionaliste kund\u00ebr popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rajonit, por p\u00ebr t\u00eb bashkuar di\u00e7ka q\u00eb \u2013 sipas shum\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 i takon t\u00eb jet\u00eb tok, ngjash\u00ebm me bashkimin e Gjermanis\u00eb n\u00eb vitin 1990. Nj\u00eb federat\u00eb e till\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, e cila do t\u00eb synonte patjet\u00ebr edhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, me afro pes\u00eb a gjasht\u00eb milion\u00eb banor\u00eb, nuk do t\u00eb ishte as shteti m\u00eb madh i rajonit. \u00c7far\u00eb do t\u00eb fliste kund\u00ebr k\u00ebsaj?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Krahasimi me ribashkimin gjerman n\u00eb vitin 1990 \u00e7alon n\u00eb shum\u00eb drejtime. Un\u00eb nuk dua t\u00eb b\u00ebj ndonj\u00eb analogji t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr shkak t\u00eb kontekstit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb historik, rajonal dhe politik. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: t\u00eb luash me iden\u00eb e ndryshimit t\u00eb kufijve n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb si t\u00eb luash me zjarrin, ve\u00e7an\u00ebrisht kur k\u00ebto ndryshime b\u00ebhen mbi baz\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike. Pasojat mbi balanc\u00ebn e pushtetit n\u00eb rajon, impakti mbi \u00a0shtet\u00ebsit\u00eb e fqinj\u00ebve dhe mbi bashk\u00ebjetes\u00ebn sociale t\u00eb k\u00ebtyre vendeve \u2013 \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte p\u00ebr shembull me shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni? \u2013 jan\u00eb t\u00eb paparashikueshme dhe ato do t\u00eb shtonin vetvetiu frik\u00ebrat historike nga nj\u00ebra an\u00eb dhe aspiratat etnonacionaliste n\u00eb vendet fqinj\u00eb, nga ana tjet\u00ebr. Do t\u00eb hapej Kutia e Pandor\u00ebs dhe do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb politik\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e viteve \u201990. Pasojat tragjike t\u00eb k\u00ebsaj politike jan\u00eb t\u00eb njohura. Un\u00eb gjithashtu nuk njoh ndonj\u00eb sondazh, prej nga del se qytetar\u00ebt i japin r\u00ebnd\u00ebsi krijimit t\u00eb mbret\u00ebrive t\u00eb m\u00ebdha etnike. Ajo q\u00eb njer\u00ebzit me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb presin nga politika nuk jan\u00eb loj\u00ebrat cinike me iluzione nacionaliste, por zgjidhja e problemeve konkrete n\u00eb vend \u2013 luftimi i korrupsionit dhe i krimit, hapja e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, e perspektivave t\u00eb \u00a0zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb dhe e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje evropiane. N\u00ebse kjo nuk realizohet, p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb ose munges\u00ebs s\u00eb vullnetit, at\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb votojn\u00eb me k\u00ebmb\u00eb, pra, duke u larguar dhe himerat e mbret\u00ebrive t\u00eb m\u00ebdha etnike do t\u00eb jen\u00eb vende pa popullsi.<\/p>\n<p><strong><em>Si e gjykoni ju rolin aktual t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs? \u00c7far\u00eb do t\u00eb prisnit nga Shqip\u00ebria tani q\u00eb dialogu \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Qarkullojn\u00eb shum\u00eb thashetheme, disa prej t\u00eb cilave ndoshta t\u00eb v\u00ebrteta, q\u00eb i atribuojn\u00eb kryeministrit shqiptar Edi Rama nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb diskutimin e shum\u00ebp\u00ebrfolur aktualisht mbi korrigjimin e kufijve ose nd\u00ebrrimin e territoreve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Dialogu i udh\u00ebhequr nga BE-ja midis shteteve sovrane Kosov\u00eb dhe Serbi ka si q\u00ebllim normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Shum\u00eb babo e mbytin f\u00ebmij\u00ebn, e nganj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb ca koh\u00eb derisa t\u00eb vij\u00eb momenti i p\u00ebrshtatsh\u00ebm. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb p\u00ebrfundimtare, do t\u00eb ishte m\u00eb e d\u00ebshirueshme sjellja e rezervuar, sesa ngutja e panevojshme.<\/p>\n<p><strong><em>Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u2019i anuloj\u00eb tarifat doganore ndaj prodhimeve \u00a0serbe vet\u00ebm n\u00ebse merr garancin\u00eb e njohjes nga Serbia. Serbia, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb gatshme p\u00ebr negociata vet\u00ebm pas heqjes s\u00eb tarifave doganore. Si mund t\u00eb dilet nga ky pat?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb kuptueshme frustrimi apo edhe zem\u00ebrimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr praktikat e politik\u00ebs s\u00eb jashtme serbe \u2013 pengimi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Interpol, presioni ndaj disa vendeve p\u00ebr t\u00eb anuluar njohjen e Kosov\u00ebs \u2013 vendosja e tarifave ka qen\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet e Procesit t\u00eb Berlinit, me Marr\u00ebveshjen e Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore dhe me frym\u00ebn e procesit t\u00eb normalizimit. Pjesa m\u00eb e madhe e shk\u00ebmbimeve ekonomike dhe bashk\u00ebpunimi mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar koh\u00ebt e fundit. Dhe embargoja tregtare \u2013 e cila vlen edhe p\u00ebr prodhimet nga Bosnja-Hercegovina \u2013 d\u00ebmton n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb popullsin\u00eb kosovare dhe sektorin privat.<\/p>\n<p><strong><em>Disa politikan\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje koh\u00ebt e fundit p\u00ebr nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb zgjidhjen e konfliktit midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. A e p\u00ebrkrahni ju k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Politika e jashtme gjermane \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e ng\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb evropiane. Dialogu i normalizimit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb udh\u00ebhiqet nga BE-ja. Sidoqoft\u00eb, nuk mund t\u00eb mos vihet re se dialogun nuk do ta d\u00ebmtonte pak m\u00eb shum\u00eb orientim, me qellim q\u00eb te mos p\u00ebrfundonte n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb qorre ose t\u00eb merrte tat\u00ebpjet\u00ebn. Qysh n\u00eb vitin 2011, kancelarja Angela Merkel mori p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e statusit. Ajo ende g\u00ebzon reputacion dhe adhurim shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Pozicionimet e Gjermanis\u00eb, si fjala vjen, refuzimi i ndryshimit t\u00eb kufijve, d\u00ebgjohen me v\u00ebmendje dhe kan\u00eb pesh\u00eb. Edhe fondacionet politike mund t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Dhe ne po e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe po e b\u00ebjm\u00eb duke nxitur k\u00ebmbimin politik n\u00eb nivel jo zyrtar dhe n\u00eb Serbi duke shoq\u00ebruar \u201cdialogun e brendsh\u00ebm\u201d, aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, t\u00eb nisur nga presidenti Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7. Sepse n\u00eb fund duhet t\u00eb dal\u00eb nj\u00eb zgjidhje, e cila do t\u00eb pranohet nga t\u00eb dy popujt, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe pranimin e ndonj\u00eb fakti t\u00eb dhimbsh\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_9e6888fece\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F02%2F26%2Feksperti-gjerman-opozita-dhe-qeveria-pergjegjesi-per-te-ardhmen-e-vendit%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=9e6888fece\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eksperti i Fondacionit Konrad Adenauer p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Florian Feyerabend, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr DW, thot\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb tregohet e rezervuar n\u00eb zgjidhjen e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs. Deutsche Welle:\u00a0Zoti Feyerabend, fondacioni juaj e konsulton rregullisht Partin\u00eb Demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri. Deputet\u00ebt e k\u00ebsaj partie tashm\u00eb jan\u00eb larguar p\u00ebrfundimisht nga parlamenti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-70999","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70999\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}