{"id":71259,"date":"2019-02-27T11:08:08","date_gmt":"2019-02-27T10:08:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=71259"},"modified":"2019-02-27T11:08:08","modified_gmt":"2019-02-27T10:08:08","slug":"sadije-agolli-gruaja-qe-nuk-u-mesua-kurre-me-ikjen-e-te-shoqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/sadije-agolli-gruaja-qe-nuk-u-mesua-kurre-me-ikjen-e-te-shoqit\/","title":{"rendered":"Sadije Agolli, gruaja q\u00eb nuk u m\u00ebsua kurr\u00eb me ikjen e t\u00eb shoqit"},"content":{"rendered":"<p>\u201cUn\u00eb e kam ndier\u00eb shum\u00eb munges\u00ebn e tij, do doja q\u00eb t\u00eb kisha mendimin e tij. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb un\u00eb flisja me t\u00eb\u201d. Vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb muajit, Sadije Agolli, e veja e shkrimtarit Drit\u00ebro Agolli fliste k\u00ebshtu p\u00ebr mallin 2-vje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb shoqin. N\u00eb p\u00ebrvjetorin e ikjes s\u00eb tij, ajo ndjente se kjo mund t\u00eb ishte intervista e saj e fundit dhe \u201clinte amanet\u201d, q\u00eb sht\u00ebpia e tij t\u00eb kthehej muze, si\u00e7 parashihte nj\u00eb projekt i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. I ishte dashur shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb pranonte q\u00eb ta linte k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi e ta jepte p\u00ebr muze. \u201cK\u00ebtu \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb jeta ime, t\u00eb gjitha kujtimet e mia. Un\u00eb nuk mund t\u00eb jetoj jasht\u00eb saj\u201d, qe shprehur ajo n\u00eb fillim kur iu propozua nga bashkia. Ju desh\u00ebn dy vite p\u00ebr ta pranuar q\u00eb sht\u00ebpia e saj, nuk mund t\u00eb ishte vet\u00ebm e saj dhe se shkrimtari duhej t\u2019u p\u00ebrkiste t\u00eb gjith\u00eb. Por bash kur e pranoi q\u00eb duhej t\u00eb linte sht\u00ebpin\u00eb, ajo iku n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme, duke l\u00ebn\u00eb pas sht\u00ebpin\u00eb, kujtimet, mallin dhe familjen. Iku pran\u00eb Drit\u00ebroit, me munges\u00ebn e t\u00eb cilit nuk u m\u00ebsua kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo u nda dje nga jeta tek Neurologjia n\u00eb QSUT, pas nj\u00eb hemorragjie cerebrale.\u00a0Ndon\u00ebse t\u00eb jepte imazhin e nj\u00eb gruaje t\u00eb fort\u00eb, si\u00e7 n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte, ajo u shua, pothuaj \u201cpapritur\u201d p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd.<\/p>\n<p>Ishte 76 vje\u00e7e dhe iku 2 vite pas t\u00eb shoqit, shokut t\u00eb saj t\u00eb jet\u00ebs, shkrimtarit t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb dashur, njeriut me t\u00eb cilin ndau jet\u00ebn dhe i qe redaktore.\u00a0 Lexuesja e par\u00eb e shkrimtarit, ajo kalonte net t\u00eb t\u00ebra mbi makin\u00ebn e shkrimit, p\u00ebr t\u00eb radhitur ato q\u00eb Drit\u00ebroi shkruante me shkrim dore n\u00ebp\u00ebr letra. Asaj iu kushtuan poezi pa fund dhe kushtime nga Drit\u00ebroi derisa ai mbylli syt\u00eb. Ajo i rrinte pran\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e drunjt\u00eb e priste e p\u00ebrcillte miqt\u00eb e tij devollit\u00eb, mbushte gotat e rakis\u00eb dhe ishte mendja e tij dyt\u00eb. Ishte, nj\u00eb dashuri e bukur 52-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Jetoi me kujtimet e tij, pa mundur ta pranonte ikjen, jetonte me porosit\u00eb e personazhet e t\u00eb shoqit.<br \/>\n\u201cK\u00ebtu ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebzit, kushdo q\u00eb vjen. \u00cbsht\u00eb jeta e tij, puna e tij, e pasqyruar n\u00eb vepra, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb shihni ju. Por edhe t\u00eb tjer\u00ebt mund ta m\u00ebsojn\u00eb jet\u00ebn e tij, si shkrimtar, si njeri edhe si artist. P\u00ebrve\u00e7 bibliotek\u00ebs q\u00eb e kemi shum\u00eb t\u00eb pasur, ka piktura edhe skulptura, secila prej tyre mbart nj\u00eb kujtim\u201d, thoshte Sadija p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb pallatin me kube.<\/p>\n<p>\u201cU prehsh n\u00eb paqe, Sadije Agolli, gruaja q\u00eb rrezatoi fisnik\u00ebri dhe dinjitet p\u00ebrkrah patriarkut t\u00eb letrave shqipe Drit\u00ebro Agolli, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb jo fort t\u00eb leht\u00eb, Sadija ish jo vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebshmitare dhe nj\u00ebherazi q\u00ebndrestare kurajoze, por edhe nj\u00eb kapitull me vler\u00eb i Historis\u00eb s\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe\u201d, tha dje studiuesi Ermir Nika.<\/p>\n<p><strong>NJOHJA E \u00c7IFTIT<\/strong><br \/>\n\u201cJemi takuar her\u00ebn e par\u00eb n\u00eb dasm\u00ebn e Elena dhe Ismail Kadares\u00eb, pastaj disa her\u00eb n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve. M\u00eb p\u00eblqeu ai njeri q\u00eb b\u00ebnte jet\u00eb boheme me pije, humor e shok\u00eb. K\u00ebshtu u miq\u00ebsuam. Shkova disa her\u00eb edhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, u njoha me prind\u00ebrit, derisa nj\u00eb nat\u00eb vendosa t\u00eb q\u00ebndroja aty dhe k\u00ebsisoj e ndava mendjen t\u00eb b\u00ebhesha gruaja e tij\u201d, pati rr\u00ebfyer vet\u00eb Sadija dikur. N\u00eb fillim prind\u00ebrit e saj nuk pranuan q\u00eb vajza e tyre 21-vje\u00e7are t\u00eb martohej me nj\u00eb 32-vje\u00e7ar, q\u00eb p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kish qen\u00eb nj\u00eb her\u00eb i martuar. Dikur ata u bind\u00ebn dhe Sadija mori dhe bekimin e tyre. U b\u00eb n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve, Elon\u00ebs dhe Artanit. N\u00eb p\u00ebrvjetorin e par\u00eb t\u00eb ndarjes nga jeta t\u00eb Drit\u00ebroit, Sadija botoi librin \u201cDashuri n\u00eb mosh\u00ebn e Krishtit\u201d. P\u00ebr dit\u00ebt me shi, p\u00ebr trishtimin e mbr\u00ebmjeve, p\u00ebr vetmin\u00eb e muajve t\u00eb gjat\u00eb, p\u00ebr mallin q\u00eb shtohej nga larg\u00ebsia, p\u00ebr palltot q\u00eb nuk i blinin, p\u00ebr tonet e ftohta, p\u00ebr xhelozin\u00eb q\u00eb dilte n\u00eb pah, p\u00ebr jet\u00ebn e pakuptimt\u00eb larg nj\u00ebri-tjetrit, p\u00ebr net\u00ebt q\u00eb nuk shtyheshin, p\u00ebr k\u00ebshillat e dimrit, p\u00ebr premtimet e s\u00eb ardhmes, p\u00ebr dashurin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grua; letrat jan\u00eb jeta e dy viteve kur shkrimtari asokohe n\u00eb mosh\u00ebn e Krishtit, 33 vje\u00e7, i shkruante t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb zemr\u00ebs. Sot, kur asnj\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, libri merr tjet\u00ebr pesh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>GRUAJA Q\u00cb NUK U M\u00cbSUA KURR\u00cb ME IKJEN<\/strong><br \/>\n\u201cLamtumir\u00eb Sadije! Pa ty s\u2019do kishim Drit\u00ebro! Kur rreth nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb ekranin e celularit mu shfaq emri i Sadije Agollit, hezitova nj\u00eb sekond\u00eb p\u00ebr ta hapur. Pas vdekjes s\u00eb Drit\u00ebroit, e merrja her\u00eb pas here, derisa besova se kishte nisur q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohej me munges\u00ebn. Por, kur bisedova nj\u00eb dit\u00eb me Elon\u00ebn, m\u00eb konfirmoi t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. At\u00ebher\u00eb mendova se kisha t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb kisha krijuar iden\u00eb se ishin nj\u00eb \u00e7ift i lidhur aq pazgjidhshm\u00ebrisht, sa prej shum\u00eb vitesh ishin b\u00ebr\u00eb \u2018v\u00eblla e mot\u00ebr siamez\u00eb\u2019. Jo vet\u00ebm q\u00eb kishin marr\u00eb tiparet, t\u00eb mirat dhe huqet e nj\u00ebri-tjetrit, por edhe frym\u00ebn me sa duket, e merrnin p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin\u201d, shkroi dje Alfred Peza. Kujtonte se pasi ngriti celularin, Sadija e v\u00ebrtetoi ngurrimin e tij. \u201cPasi mu \u2018ankua\u2019 miq\u00ebsisht si\u00e7 dinte ve\u00e7 ajo, p\u00ebr \u2018harres\u00ebn\u2019, m\u00eb k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb shkruaja kujtimet p\u00ebr Drit\u00ebroin, si pjes\u00eb t\u00eb projektit t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb ri, me miqt\u00eb e tij. Rrall\u00eb q\u00ebllon t\u00eb takosh nj\u00eb grua q\u00eb jeton p\u00ebr bashk\u00ebshortin, me p\u00ebrkushtimin e nj\u00eb n\u00ebne dhe \u2018engj\u00ebllit\u2019 t\u00eb tij mbrojt\u00ebs. Ikja brenda dy vjet\u00ebsh nga ai tregoi se dashuria e tyre si n\u00ebp\u00ebr filmat e neorealizmit italian, kishte n\u00eb ADN-n\u00eb e saj, pafund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjitha ngjyrave shqiptare. Ikja e \u00e7iftit Agolli na e varf\u00ebroi qytetin. Breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebsh u rrit\u00ebn e jetuan me librat dhe bisedat, p\u00ebr historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Lamtumir\u00eb Sadije!\u201d, shkruan Peza.<\/p>\n<p>Vajza e Feim Ibrahimit, Ertrita dhe nj\u00ebher\u00ebsh fqinje e familjes Agolli, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb \u201cFacebook\u201d, shkroi dje \u201cLamtumir\u00eb teta Sadije\u201d. Duke e cil\u00ebsuar se mike ideale t\u00eb \u201cxhaxhi Drit\u00ebroit\u201d dhe prind\u00ebrve t\u00eb saj, Ertrita e shihte Sadijen si nj\u00eb grua t\u00eb rrall\u00eb. \u201cJetove edhe pak p\u00ebr Lon\u00ebn, Tanin, nipat e mbesat e tua, por realisht ti doje t\u00eb shkoje menj\u00ebher\u00eb af\u00ebr xhaxhi Drit\u00ebroit dhe ja, tani e gjete momentin dhe shkove! M\u00eb kujtohet, kur t\u00eb takoja e m\u00eb thoshe q\u00eb nuk mund ta pranoj\u00eb q\u00eb ai kishte ikur, nd\u00ebrsa un\u00eb t\u00eb thosha q\u00eb duhej forc\u00eb sepse kishe f\u00ebmij\u00ebt\u201d, shkruan ajo. Kujton mandej se Sadije vendosi t\u00eb pranoj\u00eb ta jap\u00eb sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr muze, \u201cpor ndoshta nuk mundeshe ta lije at\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli, prandaj edhe zgjodhe t\u00eb ik\u00ebsh k\u00ebshtu pa zhurm\u00eb, pa dhimbje, duke i marr\u00eb t\u00eb gjitha kujtimet e tua me vete, pa l\u00ebn\u00eb asgj\u00eb dhe duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cUn\u00eb e kam ndier\u00eb shum\u00eb munges\u00ebn e tij, do doja q\u00eb t\u00eb kisha mendimin e tij. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb un\u00eb flisja me t\u00eb\u201d. Vet\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb muajit, Sadije Agolli, e veja e shkrimtarit Drit\u00ebro Agolli fliste k\u00ebshtu p\u00ebr mallin 2-vje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb shoqin. N\u00eb p\u00ebrvjetorin e ikjes s\u00eb tij, ajo ndjente se kjo mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71259","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71259"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71259\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}