{"id":71678,"date":"2019-03-01T12:54:33","date_gmt":"2019-03-01T11:54:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=71678"},"modified":"2019-03-01T12:54:33","modified_gmt":"2019-03-01T11:54:33","slug":"rama-vjedh-edhe-me-diasporen-280-milion-per-nje-skenografi-dhe-stilolapsa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-vjedh-edhe-me-diasporen-280-milion-per-nje-skenografi-dhe-stilolapsa\/","title":{"rendered":"Rama vjedh edhe me diaspor\u00ebn\/ 280 milion p\u00ebr nj\u00eb skenografi dhe stilolapsa"},"content":{"rendered":"<p>Samiti i dyt\u00eb i diaspor\u00ebs shqiptare pritet t\u00eb hapet zyrtarisht t\u00eb enjten n\u00eb Tiran\u00eb me ceremonin\u00eb e mir\u00ebseardhjes n\u00eb pallatin e Brigadave. Eventi kryesor \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb zhvillohet m\u00eb 1 mars, ku do t\u00eb ket\u00eb kat\u00ebr panele t\u00eb ndryshme diskutimi, nd\u00ebrsa m\u00eb 2 mars, pjes\u00ebmarr\u00ebsit do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt Lezh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 575 vjetorin e Kuvendit t\u00eb Bes\u00eblidhjes.<\/p>\n<p>Petrit Ku\u00e7ana, drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i gazet\u00ebs \u201cThe Albanian\u201d me seli n\u00eb Lond\u00ebr q\u00eb prej vitit 2004 do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit, por gazetari shprehet dyshues p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb qeveria shqiptare po harxhon p\u00ebr nj\u00eb konference dy ditore. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ai n\u00ebnvizon se edhe samiti i par\u00eb nuk u ndoq me veprime q\u00eb adresojn\u00eb shqet\u00ebsimet e shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb atdheut.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sot e k\u00ebsaj dite askush nuk di \u00e7far\u00eb u arrit nga Samiti i Par\u00eb i organizuar tre vite m\u00eb par\u00eb,\u201d tha Ku\u00e7ana, duke shtuar se \u201cp\u00ebrtej fasad\u00ebs, nuk kemi par\u00eb asnj\u00eb adresim t\u00eb atyre k\u00ebrkesave apo shqet\u00ebsimeve t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<br \/>\n\u201cM\u00ebnyra sesi po organizohet samiti i dyt\u00eb nuk shihet q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb drit\u00eb shprese p\u00ebr pritshm\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha. Fatkeq\u00ebsisht, gjith\u00e7ka po mbetet brenda setit t\u00eb fotografive,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Qeveria ka vendosur t\u00eb shpenzoj\u00eb 67 milion\u00eb lek\u00eb nga buxheti i shtetit p\u00ebr konferenc\u00ebn dy ditore, nj\u00eb shif\u00ebr e p\u00ebraf\u00ebrt me buxhetin e Ministris\u00eb s\u00eb Diaspor\u00ebs gjat\u00eb nj\u00eb viti. Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb konsideruar e tejfryr\u00eb nga disa personalitete shqiptare q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, t\u00eb cil\u00ebt e kritikojn\u00eb kryeministrin Edi Rama dhe qeverin\u00eb e tij se po i p\u00ebrdor m\u00ebrgimtar\u00ebt p\u00ebr sho\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej kritikave, Ministria e Diaspor\u00ebs shprehet e k\u00ebnaqur me pjes\u00ebmarrjen dhe deklaroi se po punohej p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin me diaspor\u00ebn.<br \/>\n\u201cDeri t\u00eb premten jan\u00eb regjistruar n\u00eb portal mbi 1500 pjes\u00ebmarr\u00ebs\u201d, i tha BIRN nj\u00eb burim zyrtar pran\u00eb k\u00ebsaj ministrie. \u201cMinistria e Diaspor\u00ebs dhe t\u00eb gjitha strukturat e saj kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr t\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin dhe t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb diaspor\u00ebn,\u201d shtoi zyrtari i ministris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Buxheti i fryr\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Samiti i Par\u00eb i Diaspor\u00ebs u mbajt n\u00eb vitin 2016 dhe mblodhi n\u00eb Tiran\u00eb rreth 1000 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit shqiptar jasht\u00eb atdheut nga 40 shtete t\u00eb bot\u00ebs. Ai u konsiderua nj\u00eb sukses nga qeveria shqiptare. Por samiti i dyt\u00eb i k\u00ebtij lloji, i cili mblidhet n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb premten dhe t\u00eb shtun\u00ebn, i ka shqet\u00ebsuar disa nga an\u00ebtar\u00ebt e komuniteti shqiptar n\u00eb m\u00ebrgim p\u00ebr shpenzimet e tij ekstravagante.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb dat\u00ebs 9 janar, K\u00ebshilli i Ministrave i kaloi drejtoris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve qeveritare nj\u00eb shtes\u00eb fondi prej rreth 67 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja p\u00ebr organizimin e samitit. Por detajimet e buxhetit t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb z\u00ebra kan\u00eb sjell\u00eb dhe kritika ndaj eventit.<br \/>\nSkenografia e dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb konferenc\u00ebs do t\u00eb kushtoj\u00eb 18 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr qiran\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb aktivitet nga ora 09:00- 14:00, p\u00ebr sall\u00ebn me 800 persona n\u00eb ExpoCity \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb fond prej 10 milion\u00eb lek\u00ebsh, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe 9 dit\u00eb parap\u00ebrgatitore.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 mars, 800 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e diaspor\u00ebs do t\u00eb nisen drejt Lezh\u00ebs ku do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e 575 vjetorit t\u00eb Bes\u00eblidhjes s\u00eb Lezh\u00ebs. P\u00ebr transportin e tyre qeveria ka parashikuar nj\u00eb fond prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh, me nj\u00eb kosto prej 2500 lek\u00ebsh p\u00ebr \u00e7do person, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bileta vajtje-ardhje p\u00ebr Lezh\u00eb aktualisht, n\u00eb t\u00eb gjitha linjat q\u00eb e ofrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim kushton vet\u00ebm 500 lek\u00eb. Por edhe transporti nga Tirana drejt \u2018Expo City\u2019 nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak i kushtuesh\u00ebm. N\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb linj\u00eb qytetar\u00ebt paguajn\u00eb 100 lek\u00eb vajtje ardhje, transporti p\u00ebr 800 t\u00eb ardhurit nga diaspora do t\u00eb kushtoj\u00eb plot 1250 lek\u00eb p\u00ebr person.<\/p>\n<p>Qeveria \u00ebsht\u00eb treguar bujare edhe p\u00ebr kancelarin\u00eb dhe paket\u00ebn e aktiviteteve p\u00ebr 800 t\u00eb pranishmit e ardhur nga diaspora, pasi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb z\u00eb jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion 15 milion\u00eb lek\u00eb. Paketa kancelarike p\u00ebr \u00e7do person do t\u00eb kushtoj\u00eb plot 19 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Publikimi i shpenzimeve \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me kritika dhe disa nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb samitin e par\u00eb kan\u00eb vendosur ta bojkotojn\u00eb aktivitetin.<br \/>\n\u201cNuk ka nevoj\u00eb kaq shum\u00eb p\u00ebr skenografi, mbr\u00ebmje gala, \u00e7mimet, qira p\u00ebr dhjet\u00eb dit\u00eb p\u00ebr sall\u00ebn e cila do t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, zbukurim i rrug\u00ebs, \u2026p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk mund t\u00eb justifikoj 67 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dy dit\u00eb t\u00eb Samitit, kur buxheti i Agjencis\u00eb s\u00eb Diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak s\u00eb gjysma e k\u00ebsaj shume,\u201d shprehet ekonomisti Mark Kosmo, i cili ka qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb Samitin e par\u00eb. Kosmo mban postin e kryesuesit t\u00eb bordit t\u00eb shoqat\u00ebs s\u00eb diaspor\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u201cGermin\u201d, si dhe ka ngritur Fondacionin Shqiptar t\u00eb Filantropis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb cilin vend t\u00eb bot\u00ebs harxhohet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr dy dit\u00eb konferenc\u00eb, se sa ka buxheti vjetor i agjencis\u00eb apo ministris\u00eb,\u201d pyet Kosmo, i cili ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb pasur si konsulent i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe Jeta Kaziu, aktualisht drejtoresh\u00eb marketingu n\u00eb nj\u00eb kompani produktesh televizive \u2013 \u201cHarvest Direct LLC\u201d dhe po ashtu edhe n\u00ebnkryetare e shoqat\u00ebs \u201cMAAS Besa\u201d n\u00eb Masa\u00e7usets e ka refuzuar ftes\u00ebn nj\u00ebsoj si Kosmo.<br \/>\n\u201cKy event ka buxhet jasht\u00ebzakonisht t\u00eb patoleruesh\u00ebm! E them k\u00ebt\u00eb si ekonomiste dhe si drejtoresh\u00eb marketingu. Ishte arsyeja kryesore q\u00eb vendosa t\u00eb mos marr pjes\u00eb,\u201d tha Kaziu.<\/p>\n<p>\u201cKur nj\u00eb samiti dy ditor i \u00ebsht\u00eb bashkangjitur nj\u00eb shif\u00ebr shum\u00eb m\u00eb e madhe se sa i gjith\u00eb buxheti vjetor i Ministris\u00eb s\u00eb Diaspor\u00ebs, tregon se ata duan m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb \u201csho\u00eb\u201d dy ditor sesa nj\u00eb departament q\u00eb do t\u00eb krijoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie afatgjat\u00eb me diaspor\u00ebn,\u201d shtoi ajo.<br \/>\nKaziu \u00ebsht\u00eb e angazhuar edhe n\u00eb projektin Cure s\u00eb bashku me dr.Ina Fark\u00ebn nga Uashingtoni, q\u00eb po ndihmon spitalet shqiptare me pajisje aparaturash. Sipas saj, \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb miratojn\u00eb nj\u00eb buxhet kaq t\u00eb majm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb event, kur n\u00eb spitalet shqiptare ka nevoja bazike.<\/p>\n<p>\u201cKemi par\u00eb spitale dhe qendra sh\u00ebndet\u00ebsore pa aparatura baz\u00eb, personeli sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb punon n\u00eb ato situata \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Kur e shohim diferenc\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb 5 mij\u00eb dollar\u00eb, 10 mij\u00eb dollar\u00eb apo 20 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz kaq shum\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e mjerimit t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb mi. Nuk mund t\u00eb justifikoj 660 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sho\u00eb dy ditor,\u201d shtoi ajo.<br \/>\nPak investime p\u00ebr diaspor\u00ebn<\/p>\n<p>Aktualisht i gjith\u00eb buxheti p\u00ebr sh\u00ebrbime p\u00ebr diaspor\u00ebn p\u00ebr vitin 2019 \u00ebsht\u00eb 83 milion\u00eb lek\u00eb. Gjat\u00eb diskutimeve t\u00eb projektbuxhetit t\u00eb 2019-\u00ebs, Ministria p\u00ebr Diaspor\u00ebn k\u00ebrkoi q\u00eb Agjencia Komb\u00ebtare p\u00ebr Diaspor\u00ebn t\u00eb kishte nj\u00eb buxhet prej 165 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr vitin 2019, por Ministria e Financave i alokoi k\u00ebsaj agjencie vet\u00ebm 26.5 milion\u00eb lek\u00eb. Asokohe Minisitri i Diapor\u00ebs, Pandeli Majko e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb rrudhje me 84% t\u00eb buxhetit t\u00eb k\u00ebrkuar, duke u shprehur se duhej rishikuar.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka ministri p\u00ebr Diaspor\u00ebn q\u00eb prej vitit 2015, por komuniteti shqiptar jasht\u00eb atdheut shprehet se e ndjen veten t\u00eb braktisur dhe t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuar. Jeta Kaziu, e cila ka studiuar Ekonomik dhe Shkenca Politike n\u00eb universitetin e To\u00ebson n\u00eb Maryland dhe master n\u00eb Harvard p\u00ebr menaxhim Biznesi dhe Marketing, tregon se entuziazmi pas samitit t\u00eb par\u00eb iu shua shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb samitin e par\u00eb isha shum\u00eb entuziaste q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund qeveria shqiptare do t\u00eb d\u00ebgjonte k\u00ebrkesat tona, m\u00ebnyr\u00ebn e angazhimit q\u00eb donim me m\u00ebm\u00ebdheun. Fatkeq\u00ebsisht jo shum\u00eb u b\u00eb pas samitit t\u00eb par\u00eb dhe kur mor\u00ebm ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dytin, isha shum\u00eb dyshuese sepse m\u2019u duk nj\u00eb organizim komplet politik, pa organizim diaspore,\u201d tha Kaziu. \u201c<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm q\u00eb nuk jemi k\u00ebshilluar si diaspor\u00eb, por edhe sot akoma nuk kemi nj\u00eb axhend\u00eb konkrete t\u00eb samitit, kush jan\u00eb prezantuesit, cilat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb do t\u00eb diskutohen n\u00eb samit,\u201d shtoi ajo.<br \/>\nAjo tha se i referohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb komunitetit t\u00eb Bostonit n\u00eb SHBA, duke theksuar se qeveria shqiptare ishte fillimisht shum\u00eb e angazhuar me projektin q\u00eb kishin realizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim me Universitetin e Harvardit.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr Petrit Ku\u00e7an\u00ebn, mungesa e bashk\u00ebpunimit tregon se sa r\u00ebnd\u00ebsi i jep qeveria diaspor\u00ebs.<br \/>\n\u201cAbsolutisht deri m\u00eb sot nuk kemi par\u00eb ndonj\u00eb dalje jasht\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb fasad\u00ebs. I vetmi zhvillim mund t\u00eb quhet em\u00ebrimi i nj\u00eb Ministri Shteti p\u00ebr Diaspor\u00ebn, q\u00eb leht\u00ebsisht p\u00ebrkthehet si minist\u00ebr pa portofol, e mbase kjo flet shum\u00eb p\u00ebr qasjen q\u00eb qeveria ka p\u00ebr diaspor\u00ebn,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ku\u00e7ana, i cili p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit si gazetar i njeh me themel telashet me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shqiptar\u00ebt e Londr\u00ebs, ka nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh, q\u00eb sipas tij, qeveria shqiptare duhej t\u2019u jepte p\u00ebrgjigje n\u00eb k\u00ebt\u00eb samit. Edhe Mark Kosmo mendon se bashk\u00ebpunimi i qeveris\u00eb me komunitetin shqiptar jasht\u00eb vendit le p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>\u201cQeveria shqiptare nuk ka krijuar asnj\u00eb bashk\u00ebpunim formal me Diaspor\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet komiteteve apo grupeve t\u00eb pun\u00ebs. Bisedat ose takimet nuk mjaftojn\u00eb. Konferencat apo samitet kan\u00eb vler\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ka \u2018follo\u00eb-up\u2019 serioz,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht, kam pasur disa takime dhe kam d\u00ebrguar shum\u00eb ide p\u00ebr samitin, Strategjin\u00eb e Diaspor\u00ebs, etj\u2026por nuk kemi gjetur rrug\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim,\u201d p\u00ebrfundoi Kosmo<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Samiti i dyt\u00eb i diaspor\u00ebs shqiptare pritet t\u00eb hapet zyrtarisht t\u00eb enjten n\u00eb Tiran\u00eb me ceremonin\u00eb e mir\u00ebseardhjes n\u00eb pallatin e Brigadave. Eventi kryesor \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb zhvillohet m\u00eb 1 mars, ku do t\u00eb ket\u00eb kat\u00ebr panele t\u00eb ndryshme diskutimi, nd\u00ebrsa m\u00eb 2 mars, pjes\u00ebmarr\u00ebsit do t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt Lezh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar 575 vjetorin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":71659,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1],"tags":[],"class_list":{"0":"post-71678","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-uncategorized-sq"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71678","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71678"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71678\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71659"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71678"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71678"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71678"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}