{"id":72295,"date":"2019-03-04T16:19:21","date_gmt":"2019-03-04T15:19:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=72295"},"modified":"2019-03-04T16:19:21","modified_gmt":"2019-03-04T15:19:21","slug":"prokurorja-sevdari-leter-nderkombetareve-kam-arsye-te-forta-te-dyshoj-tek-vetingu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/prokurorja-sevdari-leter-nderkombetareve-kam-arsye-te-forta-te-dyshoj-tek-vetingu\/","title":{"rendered":"Prokurorja Sevdari let\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve: Kam arsye t\u00eb forta t\u00eb dyshoj tek vetingu"},"content":{"rendered":"<p>Pasi Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari, nj\u00ebher\u00ebsh an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, kjo e fundit i drejtohet me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur krer\u00ebve t\u00eb institucioneve n\u00eb vend, p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike dhe institucioneve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vettingun.<\/p>\n<p>Prokurorja shprehet e indinjuar p\u00ebr motivacionin e shkarkimit: \u201cPrej humbjes s\u00eb besimit t\u00eb publikut\u201d dhe ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb forta mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e vettingut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera Sevdari thot\u00eb se vettingu nuk po i sh\u00ebrben q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cilin u krijua, \u201cLargimi i prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb korruptuar dhe profesionalisht t\u00eb paaft\u00eb dhe sigurimi i kushteve q\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt me integritet dhe profesionalisht kompetent\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e saj, Sevdari thot\u00eb se vet\u00ebm p\u00ebr dy arsye mund t\u00eb jet\u00eb shkarkuar, nga paaft\u00ebsia e atyre q\u00eb e kan\u00eb gjykuar ose ka qen\u00eb e urdh\u00ebruar.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>E nderuar znj. Ambasadore n\u00eb detyr\u00eb e SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n<p>I nderuar z. Ambasador i Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar An\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur p\u00ebr Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit t\u00eb ligjit nr. 115\/2016, \u201cP\u00ebr Organet e Qeverisjes t\u00eb Sistemit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d<\/p>\n<p>I nderuar z. President i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>I nderuar z. Kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>E nderuar znj. Prokurore e P\u00ebrgjithshme e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>E nderuar znj. Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p>Ju drejtohem sot t\u00eb gjith\u00ebve Ju, forcave dhe aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb e t\u00eb interesuar p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb sistemi drejt\u00ebsie transparent, t\u00eb fuqish\u00ebm e t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb gjendje dhimbjeje e indinjimi t\u00eb thell\u00eb e, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shqet\u00ebsimi n\u00eb rritje p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebsaj drejt\u00ebsie q\u00eb procesi i Vettingut k\u00ebrkon t\u00eb vendos\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb 28 Shkurt 2019, un\u00eb, Antoneta Sevdari, deri at\u00eb dit\u00eb nj\u00eb prokurore prej mbi 16 vitesh n\u00eb detyr\u00eb, an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, u shkarkova nga detyra e prokurores, me vendim t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet qysh n\u00eb fillim t\u00eb pohoj se shpallja e vendimit m\u00eb shkaktoi t\u00eb till\u00eb gjendje tronditjeje, p\u00ebshtjellimi dhe zem\u00ebrimi mbyt\u00ebs, sa q\u00eb m\u2019u desh t\u00eb lija t\u00eb kalonin disa dit\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebja k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>E gjej t\u00eb nevojshme t\u00eb b\u00ebj publike, e jo p\u00ebr interesat e mija personale, ndjenj\u00ebn e pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar, kur d\u00ebgjova shprehjen \u201cShkarkohet p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb besimit t\u00eb publikut\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb publikut!<\/p>\n<p>T\u00eb atij publiku p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb kam punuar me \u00e7do qeliz\u00eb t\u00eb qenies sime gjat\u00eb gjith\u00eb 16 viteve t\u00eb pun\u00ebs sime si prokurore!<\/p>\n<p>T\u00eb atij publiku t\u00eb cilit un\u00eb i kam p\u00ebrkushtuar vite t\u00eb gjat\u00eb dit\u00eb-net\u00ebsh jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb nj\u00eb pune shum\u00eb serioze n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebja gjith\u00e7ka varej nga un\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosej drejt\u00ebsia!<\/p>\n<p>T\u00eb atij publiku t\u00eb cilin un\u00eb e mbaja brenda meje p\u00ebr t\u00eb m\u00eb dh\u00ebn\u00eb forc\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00eb t\u00eb gjitha betejat jasht\u00ebzakonisht sfiduese n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kriminel\u00ebve t\u00eb rreziksh\u00ebm!<\/p>\n<p>T\u00eb publikut, t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, interesin e t\u00eb cil\u00ebve kam respektuar, pa p\u00ebrjashtim, e nuk e kam shkelur kurr\u00eb, duke punuar ndeshm\u00ebrisht, pa u ndikuar nga interesat e kujdo, n\u00eb nj\u00eb vend si ky yni ku korrupsioni, fatkeq\u00ebsisht, mbret\u00ebron!<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrve e motrave t\u00eb mija, bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb mi t\u00eb zakonsh\u00ebm e t\u00eb thjesht\u00eb, mb\u00ebshtetja, konfirmimi e mir\u00ebnjohja e t\u00eb cil\u00ebve m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb \u00e7do dit\u00eb kurajo t\u00eb ndjek paluajtshm\u00ebrisht ligjin, e vet\u00ebm ligjin, p\u00ebr t\u00eb siguruar barazin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve para tij!<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, babait e n\u00ebn\u00ebs sime e bashk\u00ebfshatar\u00ebve t\u00eb tyre fermer\u00eb, puna e ndershme e t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb siguruar jetes\u00ebn e p\u00ebrditshme m\u00eb ka pajisur me nj\u00eb mburoj\u00eb t\u00eb padep\u00ebrtueshme nga n\u00ebnqeshjet, jo t\u00eb rralla, p\u00ebrreth meje p\u00ebr \u201cnaivitetin\u201d e \u201cpaaft\u00ebsin\u00eb\u201d time p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga \u201cbenefitet\u201d e profesionit dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb \u201cnatyrshmen\u201d, \u201cp\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve\u201d t\u00eb mija personale e familjes sime n\u00ebp\u00ebrmjet favoreve t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme t\u00eb fituara leht\u00eb!<\/p>\n<p>I nderuar publik! T\u00eb shum\u00ebnderuar Qytetar\u00eb Shqiptar\u00eb! T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb, Antoneta Sevdari, q\u00ebndroj sot k\u00ebtu p\u00ebrpara jush me dhimbje, indinjat\u00eb e shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb por, krenare dhe e vendosur!<\/p>\n<p>Kam luftuar fort! Kam sakrifikuar! Jam p\u00ebrplasur e i kam b\u00ebr\u00eb q\u00ebndres\u00eb kujtdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb m\u00eb pengoj\u00eb n\u00eb misionin tim kund\u00ebr kriminalitetit p\u00ebr sigurimin e paqes e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb! Nuk e kam shkelur premtimin e dh\u00ebn\u00eb! Nuk jam zmbrapsur! Nuk jam l\u00ebkundur!<\/p>\n<p>Ju kam sh\u00ebrbyer, ashtu si\u00e7 u betova solemnisht, me transparenc\u00eb, me ndershm\u00ebri, me profesionaliz\u00ebm t\u00eb lart\u00eb por, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, me devotshm\u00ebri dhe me ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie personale.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Zonja dhe Zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>Duke gjykuar nga rasti im, kam arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb dyshuar n\u00ebse procesi i Vetting-ut po i sh\u00ebrben q\u00ebllimit, i cili un\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb: \u201cLargimi i prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve t\u00eb korruptuar dhe profesionalisht t\u00eb paaft\u00eb dhe sigurimi i kushteve q\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt me integritet dhe profesionalisht kompetent\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani\u201d.<\/p>\n<p>Kur procesi i Vettingut filloi, un\u00eb, personalisht, u mbusha me shpres\u00eb, sepse besoja q\u00eb drejt\u00ebsia do t\u00eb vihej n\u00eb vend. N\u00eb rastin tim, faktkeq\u00ebsisht, nuk ndodhi k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Mos po shnd\u00ebrrohet edhe ky n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb korruptuar, n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb hakmarrjes prej kriminel\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, q\u00eb i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtij pro\u00e7esi, i kan\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Mos ndoshta po p\u00ebrdoret edhe ky proces, si nj\u00eb veg\u00ebl n\u00eb sh\u00ebrbim forcash politike t\u00eb cilat, jo rrall\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, u sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb tyre t\u00eb ngushta politike dhe jo interesave komb\u00ebtare?<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar Zonja dhe Zot\u00ebrinj!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve jam p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptoj nj\u00eb vendim t\u00eb pakuptuesh\u00ebm. N\u00eb analiz\u00ebn time t\u00eb fakteve dhe ngjarjeve kam arritur n\u00eb konkluzionin se shkarkimi im, u b\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga k\u00ebto dy arsye:<\/p>\n<p>Ose si rezultat i profesionalizmit t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb gjykim nga an\u00ebtar\u00ebt e trup\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelimit, q\u00eb votuan p\u00ebr shkarkimin; Ose (dhe ky rast \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb flagrant, sa i p\u00ebrket t\u00eb ardhmes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare) ai ishte nj\u00eb shkarkim i urdh\u00ebruar, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave me t\u00eb cilat un\u00eb n\u00eb pun\u00ebn time si prokurore jam p\u00ebrballur.<\/p>\n<p>Un\u00eb Ju ftoj t\u00eb investigoni dhe t\u00eb merni t\u00eb gjitha masat e mundshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb populli shqiptar t\u00eb mos zhg\u00ebnjehet edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb. Kjo do t\u00eb na kushtonte besimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb reformimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb proceset demokratike p\u00ebr zhvillimin e vendit drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb shqiptar\u00eb!<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk linda Prokurore. Un\u00eb zgjodha t\u00eb b\u00ebhem. Si e till\u00eb u kalita \u00e7do dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr betejat gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit si dhe n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit duke punuar q\u00eb paqja dhe siguria n\u00eb jet\u00ebt tona t\u00eb mos k\u00ebrc\u00ebnohen.<\/p>\n<p>Un\u00eb isha, jam dhe do t\u00eb mbetem nj\u00eb prokurore krenare. Beteja ime nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu. Un\u00eb jam betuar solemnisht t\u2019Ju sh\u00ebrbej dhe do ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, edhe m\u00eb e fuqishme, edhe m\u00eb e guximshme!<\/p>\n<p>Ju falenderoj p\u00ebr besimin dhe mb\u00ebshtetjen gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve dhe, n\u00eb ve\u00e7anti, gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Sinqerisht Juaja!<\/p>\n<p>Antoneta Sevdari<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari, nj\u00ebher\u00ebsh an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, kjo e fundit i drejtohet me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur krer\u00ebve t\u00eb institucioneve n\u00eb vend, p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike dhe institucioneve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vettingun. Prokurorja shprehet e indinjuar p\u00ebr motivacionin e shkarkimit: \u201cPrej humbjes s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":72296,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72295","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72295"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72295\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}