{"id":72656,"date":"2019-03-06T12:48:44","date_gmt":"2019-03-06T11:48:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=72656"},"modified":"2019-03-06T12:48:44","modified_gmt":"2019-03-06T11:48:44","slug":"pse-edi-rama-nxitoi-drejt-rai-t-nje-reagim-ndaj-europes-se-dy-shpejtesive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pse-edi-rama-nxitoi-drejt-rai-t-nje-reagim-ndaj-europes-se-dy-shpejtesive\/","title":{"rendered":"Pse Edi Rama nxitoi drejt Rai-t (Nj\u00eb reagim ndaj Europ\u00ebs s\u00eb dy shpejt\u00ebsive)"},"content":{"rendered":"<p>Edi Rama e braktisi me shpejt\u00ebsi parlamentin t\u00eb mart\u00ebn paradite duke njoftuar se do t\u00eb udh\u00ebtonte drejt Italis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, tek fqinj\u00ebt, imazhin q\u00eb vendit po i prishin protestat e opozit\u00ebs. Ai u shfaq pak para mesnat\u00ebs n\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb \u00ab\u00a0Porta a Porta\u00a0\u00bb, te Bruno Vespa, me nj\u00eb format q\u00eb do ta kishin zili edhe emisionet m\u00eb servile t\u00eb Tiran\u00ebs. P\u00ebrball\u00eb pati nj\u00eb gazetar, Pietro Senaldi, q\u00eb merakosej p\u00ebr prishjen e stabilitetit shqiptar, si pasoj\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb fuqive antiperendimore, mikun e tij Igli Tare, q\u00eb i sjell falas \u00e7arterin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00eb stadium Kristiano Ronaldon dhe nj\u00eb investitor q\u00eb merret me biznesin spitalor n\u00eb Shqip\u00ebri, Mimmo Petrosillo.<\/p>\n<p>Sikur p\u00ebr pak \u00e7aste aty t\u00eb mos ishte shfaqur nj\u00eb intervist\u00eb me tone tejet kritike e Lulzim Bash\u00ebs, e gjitha do t\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb shijen e nj\u00eb propogande bajate, nga ato q\u00eb qeverit\u00eb e vendeve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb, i kontraktojn\u00eb me sektor\u00ebt e marketingut t\u00eb mediave t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>E gjitha ajo shfaqe e g\u00ebrditshme, me siguri nuk i ka ndihmuar, as italian\u00ebve, pjesa m\u00eb e madh e t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb at\u00eb or\u00eb gjendeshin n\u00eb gjum\u00eb, dhe as shqiptar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb tilla \u00ab\u00a0mis en scene \u00bb i shohin me boll\u00ebk n\u00eb ekranet e tyre.<\/p>\n<p>Por, ajo i ka volitur nj\u00eb njeriu, Edi Ram\u00ebs,\u00a0 q\u00eb me sa duket me receptor\u00ebt mjesht\u00ebrisht t\u00eb st\u00ebrvitur prej propogandisti, e ka nuhatur mir\u00eb rrezikun q\u00eb po i kanoset.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga protesta e opozit\u00ebs n\u00eb 16 shkurt dhe m\u00eb tej, pas vendimit radikal p\u00ebr djegjen e mandateve, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb v\u00ebmendjen e perendimor\u00ebve. Natyrisht, duhet th\u00ebn\u00eb hapur dhe qart\u00eb se nga kancelarit\u00eb euro- atlantike Edi Ram\u00ebs nuk i ka hyr\u00eb asnj\u00eb gjemb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb pothuajse nj\u00eb z\u00ebri kan\u00eb d\u00ebnuar aktet e dhun\u00ebs dhe sjelljen ekstremiste t\u00eb pakic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb braktisur kuvendin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, p\u00ebr pushtetin e rilindjes, situata duket ende roz\u00eb.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb v\u00ebzhgues i v\u00ebmendsh\u00ebm nuk mund t\u00eb mos kqyr\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje tektonike q\u00eb zhvillohet me sens t\u00eb kund\u00ebrt. Nj\u00eb mori mediash prestigjoze kan\u00eb rikthyer syt\u00eb nga Tirana. Sipas deviz\u00ebs s\u00eb njohur t\u00eb k\u00ebtij profesioni, se lajm \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm lajmi i keq, ato po p\u00ebrpiqen t\u00eb kuptojn\u00eb arsyet e asaj q\u00eb po ndodh n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe \u201cRai 2\u201d e dha verdiktin e tij\u00a0: trafikant\u00ebt e drog\u00ebs q\u00eb blejn\u00eb vota.<\/p>\n<p>Pas 16 shkurtit, francezja \u00ab\u00a0Liberation\u00a0\u00bb\u00a0i\u2019a atribuoi protestat, rrug\u00ebs q\u00eb po ngrihet kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit . \u00ab\u00a0France 24\u00a0\u00bb v\u00ebzhgonte se rinia shqiptare e sheh veten jasht\u00eb vendit\u00a0 nd\u00ebrsa pothuajse t\u00eb gjitha t\u00eb p\u00ebrditshmet e p\u00ebrtej Adriatikut soll\u00ebn korespondent\u00ebt e tyre n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kush e njeh mir\u00eb dinamik\u00ebn e krizave politike anemban\u00eb bot\u00ebs nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se zakonisht jan\u00eb mediat ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Jan\u00eb ato q\u00eb kapin sinjalet e para t\u00eb asaj q\u00eb po ndodh dhe t\u00eb v\u00ebrtetave q\u00eb burokrat\u00ebt dhe diplomat\u00ebt perendimor\u00eb arrijn\u00eb ti artikulojn\u00eb me shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vones\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo gar\u00eb e dy shpejt\u00ebsive, asaj t\u00eb zyrtar\u00ebve teknokrat\u00eb, t\u00eb ambasador\u00ebve lokal\u00eb, t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb vegjetojn\u00eb n\u00eb nivelet fundore t\u00eb administratave perendimore, q\u00eb e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shk\u00ebputen nga raportet q\u00eb u kan\u00eb hartuar epror\u00ebve prej viteve dhe nga politikat q\u00eb kan\u00eb vulosur pas diskutimesh t\u00eb pafundme, kjo gar\u00eb pra, mes tyre dhe nj\u00eb grupimi tjet\u00ebr, atij t\u00eb gazetar\u00ebve dhe reporter\u00ebve t\u00eb terenit, q\u00eb perceptojn\u00eb realitetin e momentin dhe prekin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn faktike, \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb m\u00ebse nj\u00eb rast edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<p>Ajo, ka treguar se t\u00eb par\u00ebt shpesh kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gabuar dhe t\u00eb vonuar dhe n\u00eb fund kan\u00eb adaptuar q\u00ebndrimet dhe pasqyrimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb media.<\/p>\n<p>Le t\u00eb sjellim vet\u00ebm nj\u00eb shembull nga periudha e qeverisjes s\u00eb Rilindjes. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ambasadori amerikan shpallte n\u00eb krah t\u00eb Saimir Tahirit, luft\u00ebn kund\u00ebr drog\u00ebs si nj\u00eb histori suksesi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Guardia di Fiananca dekretonte n\u00eb vjesht\u00ebn e 2016, kanabisin t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur nga Shqip\u00ebria, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rama krekosej n\u00eb parlament se \u00ab\u00a0po t\u00eb kishte hashash, nuk mund t\u00eb heshte Lu dhe Vlahutin\u00a0\u00bb, mediat dhe opozita filluan denoncimin e k\u00ebtij fenomeni q\u00eb po merrte p\u00ebrmasa maramend\u00ebse.<\/p>\n<p>Nuk vonoi shum\u00eb dhe kjo betej\u00eb dhemb p\u00ebr dh\u00ebmb, mes pushtetit q\u00eb ironizonte kazan\u00ebt gazetaresk\u00eb dhe makinerin\u00eb politike t\u00eb balt\u00ebs dhe fakteve t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb parcelave t\u00eb kanabisit, t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e shtypit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb pak muaj n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mbeti media prestigjoze pa shkelur dhe pa denoncuar hambarin e \u00ab\u00a0barit\u00a0\u00bb t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas k\u00ebsaj, pas kthimit n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb brend\u00ebshme, gazetat dhe TV perendimore kthyen syt\u00eb nga Tirana dhe u desh denoncimi i tyre q\u00eb t\u00eb shkunde nga letargjia diplomat\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe epror\u00ebt e tyre q\u00eb mbulojn\u00eb Ballkanin.<\/p>\n<p>K\u00ebto do t\u00eb b\u00ebnin q\u00eb Donald Lu, ti shkonte n\u00eb zyr\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar shkarkimin e ministrit t\u00eb brend\u00ebsh\u00ebm dhe q\u00eb europarlamentar\u00ebt dhe bundestagu gjerman t\u00eb ngrinin z\u00ebrin p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr kanabisit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tjera, kjo q\u00eb po ndodh tani, mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisi t\u00eb nj\u00ebjtin skenar. Provokimi i nj\u00eb krize nga opozita, dhuna, djegja e mandateve dhe braktisja e parlamentit ka krijuar premis\u00ebn p\u00ebr kthimin e syve nga Shqip\u00ebria. Mediat perendimore tashm\u00eb ia kan\u00eb behur dhe po v\u00ebn\u00eb gishtin mbi plag\u00eb. Ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb e larg\u00ebt dita kur t\u00eb v\u00ebrtetat e tyre do t\u00eb shkundin nga p\u00ebrgjumja dhe diplomat\u00ebt lokal\u00eb dhe kancelartit\u00eb e vendeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb loj\u00eb, at\u00eb t\u00eb per\u00ebndimit t\u00eb dy shpejt\u00ebsive, ku gazetar\u00ebt p\u00ebrshkruajn\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb trondit m\u00eb pas dhe burokrat\u00ebt, e ka kuptuar edhe Edi Rama. Si nj\u00eb noh\u00ebs i mir\u00eb i \u201cPR\u201d ai e ka ndjer\u00eb se \u00e7\u2019mund t\u00eb prodhoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen mekanizmi mediatik i v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje.<\/p>\n<p>Prandaj ai la parlamentin dhe nxitoi t\u00eb nxjer\u00eb kok\u00ebn, pak para mesnat\u00ebs n\u00eb \u00ab\u00a0Porta a porta\u00a0\u00bb. Prandaj ai ka lobuar me gjith\u00e7ka kishte mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb balancoj\u00eb val\u00ebn e artikujve dhe reportazheve p\u00ebr qeverisjen e tij, q\u00eb nuk po pushojn\u00eb n\u00eb mediat perendimore, q\u00eb prej 16 shkurtit.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u00eb v\u00ebr\u00eb bast se me sponsorizimin e shfaqeve t\u00eb neveritshme si ajo e s\u00eb mart\u00ebs n\u00eb mbr\u00ebmje, ai do t\u00eb arrij\u00eb ta realizoj\u00eb q\u00ebllimin e vet. Por, ama, asnjeri nuk mund t\u2019a akuzoj\u00eb, si miop, q\u00eb nuk e shikon se nga i vjen rreziku.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se p\u00ebr momentin e ka mb\u00ebshtetjen e kancelarive, ai tashm\u00eb e di se cili \u00ebsht\u00eb \u00ab\u00a0kazani\u00a0\u00bb q\u00eb mund t\u00eb shk\u00ebrmoq\u00eb fasad\u00ebn e shndritshme q\u00eb ka nd\u00ebrtuar duke nxitur nj\u00eb efekt domino. P\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb shkoi e ra n\u00eb gjunj\u00eb tek Bruno Vespa.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Rama e braktisi me shpejt\u00ebsi parlamentin t\u00eb mart\u00ebn paradite duke njoftuar se do t\u00eb udh\u00ebtonte drejt Italis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, tek fqinj\u00ebt, imazhin q\u00eb vendit po i prishin protestat e opozit\u00ebs. Ai u shfaq pak para mesnat\u00ebs n\u00eb pjes\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb \u00ab\u00a0Porta a Porta\u00a0\u00bb, te Bruno Vespa, me nj\u00eb format q\u00eb do ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-72656","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72656","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72656"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72656\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}