{"id":73006,"date":"2019-03-08T16:23:40","date_gmt":"2019-03-08T15:23:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=73006"},"modified":"2019-03-08T16:23:40","modified_gmt":"2019-03-08T15:23:40","slug":"dw-pse-qeverite-e-ballkanit-demtojne-ambjentin-per-hec-et","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/dw-pse-qeverite-e-ballkanit-demtojne-ambjentin-per-hec-et\/","title":{"rendered":"DW: Pse qeverit\u00eb e Ballkanit d\u00ebmtojn\u00eb ambjentin p\u00ebr HEC-et"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb grupit t\u00eb s\u00eb Majt\u00ebs Evropiane dhe t\u00eb s\u00eb Gjelbr\u00ebs Nordike n\u00eb Parlamentin Evropian, t\u00eb enjten (07.03) n\u00eb Bruksel u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr agjend\u00ebn e tyre aktivist\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e lumenjve nga i gjith\u00eb Ballkani. Personazhe t\u00eb filmave dokumentar\u00eb dhe reportazheve televizive q\u00eb kan\u00eb mbuluar rezistenc\u00ebn popullore kund\u00ebr HEC-eve nga i t\u00ebr\u00eb Ballkani u bashkuan n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian. K\u00ebtu p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komuniteteve dhe gazetar\u00ebt b\u00ebnin foto s\u00eb bashku dhe k\u00ebmbenin p\u00ebrvojat e tyre n\u00eb ndaljen e HEC-eve n\u00eb vendet e veta.<\/p>\n<p>Maida Bilali q\u00ebndronte pran\u00eb flamurit shqiptar me pankart\u00ebn e saj nga Bosnja, ku shihej mbishkrimi i vendlindjes s\u00eb vet Krusica, fshati ku banor\u00ebt e ndal\u00ebn nd\u00ebrtimin e hidrocentralit me trupat e tyre. Bilali me bashk\u00ebvendaset e veta e bllokuan rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb pik\u00ebn e nd\u00ebrtimit 505 dit\u00eb me radh\u00eb, 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ato kishin ndalur nd\u00ebrtimin e HEC-eve ne fahstin e tyre. Mir\u00ebpo tregon Maida &#8220;beteja nuk ka p\u00ebrfunduar, pasi ende nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr kontrata e koncesionit\u201d.<\/p>\n<p>&#8220;K\u00ebtu kemi pasur nj\u00eb takim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me Komisionin Evropian, ku kemi p\u00ebrcjell\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes se resurseve natyrore, pasi vizioni im \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri ta ruaj p\u00ebr gjeneratat e ardhme\u201d, thot\u00eb ajo p\u00ebr DW .<\/p>\n<p>N\u00eb Bruksel \u00ebsht\u00eb edhe guida turistike dhe aktivisti ekologjik nga Shqip\u00ebria Alben Kola, i cili me vete kishte posterin ikonik t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb HEC-eve ne shtratin e lumit Lumbradh t\u00eb Pej\u00ebs. Posteri me grusht t\u00eb mbyllur, flamuri kuq e zi dhe simbolet boshnjake kishin mbuluar koridorin e Parlamentit Evropian. N\u00eb sall\u00eb u shfaq filmi dokumentar i Elton Baxhakut &#8220;Free Flow&#8221;, ku u shpjeguan detajisht shum\u00eb probleme q\u00eb jan\u00eb shkaktuar nga HEC-et dhe procesi i nd\u00ebrtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Pse qeverit\u00eb e Ballkanit ua japin burimet e veta t\u00eb tjer\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Pas filmit, eurodeputeti Thomas Waitz, nga t\u00eb Gjelbrit e Austris\u00eb tha se HEC-et sjellin p\u00ebrfitim p\u00ebr disa, por shkat\u00ebrrojn\u00eb potencialin p\u00ebr zhvillim t\u00eb turizmit p\u00ebr t\u00ebr\u00eb zon\u00ebn. &#8220;Pse p\u00ebr t\u00eb ardhurat e nj\u00eb kompanie energjetike austriake duhet t\u00eb shkat\u00ebrrohet nj\u00eb vend?\u201d, pyeti austriaku. &#8220;Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb qeverit\u00eb e vendeve si Bosnja e Hercegovina, Serbia, Shqip\u00ebria, Mali i Zi, Kosova jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb vendin e tyre p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve? \u00cbsht\u00eb korrupsion\u201d, tha Waitz.<\/p>\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb Dhoma Ekonomike e Austris\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb po lobon p\u00ebr k\u00ebto hidrocentrale. Un\u00eb kam biseduar me disa ambasador\u00eb t\u00eb Austris\u00eb dhe ata jan\u00eb mjaft kritik\u00eb p\u00ebr k\u00ebto praktika. Por \u00ebsht\u00eb edhe qeveria q\u00eb lobon p\u00ebr k\u00ebto kompani, pasi kompanit\u00eb jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrta me partit\u00eb n\u00eb pushtet\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjen n\u00ebse hidrocentralet mund t\u00eb ndalen dhe a ka shpres\u00eb, Waitz tha se &#8220;disa nga ato jan\u00eb ndalur\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kush i financon HEC-et<\/strong><\/p>\n<p>Igor Vejnoviq nga Bankwatch, nj\u00eb OJQ nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka hulumtuar se kush i financon k\u00ebto hidrocentrale dhe se kush p\u00ebrfiton prej tyre n\u00eb Ballkan. P\u00ebr ndryshim prej Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore ku kompanit\u00eb shtet\u00ebrore apo lokale i kan\u00eb nd\u00ebrtuar hidrocentralet, n\u00eb Ballkan t\u00eb gjitha projektet jan\u00eb t\u00eb b\u00ebra nga kompanit\u00eb e huaja.<\/p>\n<p>Ai tregoi m\u00eb tej se institucionet e BE-s\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr financimin e hidrocentraleve n\u00eb Balkan. Ai ve\u00e7oi Bank\u00ebn Evropiane p\u00ebr Zhvillim dhe Rind\u00ebrtim, Bank\u00ebn Evropiane p\u00ebr Investime si banka publike, t\u00eb cilat shpesh i financojn\u00eb k\u00ebto projekte p\u00ebrmes bankave lokale si Unikredit nga Italia dhe Erste nga Austria.<\/p>\n<p>Nga ana e tij Besar Likmeta, tregoi p\u00ebrvojat e tij si gazetar q\u00eb ka mbuluar \u00e7\u00ebshtjet e lidhura me HEC-et. Ai tregoi se n\u00eb Shqip\u00ebri opinioni publik \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht kund\u00ebr HEC-eve, mir\u00ebpo te to vazhdohet t\u00eb investohet, dhe arsye kryesore jan\u00eb parat\u00eb. P\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb vul\u00ebn se hidrocentralet nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me t\u00eb Gjelbr\u00ebn dhe mbrojtjen e ambjentit, p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e \u00ebF, Adria Irma Popovic-Dujmovic, tha: &#8220;K\u00ebto nuk jan\u00eb projekte t\u00eb gjelbra dhe nuk duhet t\u00eb financohen\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb debat u ky\u00e7\u00ebn edhe raportuesi p\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb nga Parlamenti Evropian, Ivan Jakovcic dhe Eduard Kukan nga EPP.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb grupit t\u00eb s\u00eb Majt\u00ebs Evropiane dhe t\u00eb s\u00eb Gjelbr\u00ebs Nordike n\u00eb Parlamentin Evropian, t\u00eb enjten (07.03) n\u00eb Bruksel u mblodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje p\u00ebr agjend\u00ebn e tyre aktivist\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e lumenjve nga i gjith\u00eb Ballkani. Personazhe t\u00eb filmave dokumentar\u00eb dhe reportazheve televizive q\u00eb kan\u00eb mbuluar rezistenc\u00ebn popullore kund\u00ebr HEC-eve nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-73006","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73006","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73006"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73006\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}