{"id":74794,"date":"2019-03-19T13:19:06","date_gmt":"2019-03-19T12:19:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=74794"},"modified":"2019-03-19T13:19:06","modified_gmt":"2019-03-19T12:19:06","slug":"gjyqi-ne-shba-deshmia-e-diverolit-pse-trillova-per-shkelzenin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gjyqi-ne-shba-deshmia-e-diverolit-pse-trillova-per-shkelzenin\/","title":{"rendered":"Gjyqi n\u00eb SHBA, d\u00ebshmia e Diverolit: Pse trillova p\u00ebr Shk\u00eblzenin"},"content":{"rendered":"<p>Efraim Diveroli, president dhe pronar i Kompanis\u00eb AEY, i angazhuar n\u00eb prokurimin e arm\u00ebve e municioneve n\u00eb SHBA, ka pranuar para Gjykat\u00ebs s\u00eb Florid\u00ebs se ka trilluar p\u00ebrfshirjen e Shk\u00eblzen Berish\u00ebs n\u00eb takimin e tij me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb MEIKO.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 7 maj t\u00eb vitit 2018, pranon se ka mashtruar n\u00eb librin e tij \u201cKur tregtoja arm\u00eb\u201d, p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e djalit t\u00eb ish-Kryeministrit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb avanconte me interesat e biznesit t\u00eb AEY. Q\u00ebllimi kryesor, si\u00e7 shprehet ai n\u00eb d\u00ebshmi, ishte q\u00eb Kosta Trebicka t\u00eb mos fliste. Gjithashtu, edhe p\u00ebr faktin se ishte n\u00eb dijeni q\u00eb nj\u00eb histori e till\u00eb mund t\u00eb ndihmonte kompanin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje nga Departamenti i Shtetit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes AEY dhe MEIKOs.<\/p>\n<p>Diveroli shpjegon se Trebicka e kishte shantazhuar p\u00ebr fishek\u00ebt kinez\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb raportonte pran\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit meqen\u00ebse kishte nj\u00eb klauzol\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb, q\u00eb nuk e lejonte blerjen e tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai kishte vendosur t\u00eb trillonte historin\u00eb me Shk\u00eblzen Berish\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb frik\u00ebsonte Trebick\u00ebn. Ai shprehet nd\u00ebr t\u00eb tjera se e ka par\u00eb fotografin\u00eb e Shk\u00eblzen Berish\u00ebs dhe asnj\u00ebri nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e takimit me MEIKO-n, ku ai ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nuk i ngjante.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrshkrimi im p\u00ebr Berish\u00ebn si nj\u00eb \u2018tip skandinav, me tipare t\u00eb zbehta\u2019 n\u00eb librin tim \u2018Kur tregtoja arm\u00eb\u2019, \u00ebsht\u00eb qartazi i gabuar. Berisha nuk ka tipare \u2018skandinave\u2019 apo \u2018t\u00eb zbehta\u2019\u201d, ka deklaruar Efraim Diveroli.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb sjellim t\u00eb plot\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb Diveroli ka dh\u00ebn\u00eb para Gjykat\u00ebs s\u00eb Florid\u00ebs n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p><strong>DEKLARAT\u00cb NGA EFRAIM DIVEROLI N\u00cb GJYKAT\u00cbN E FLORID\u00cbS, SHBA, M\u00cb 7 MAJ 2018<\/strong><br \/>\nUn\u00eb, Efraim Diveroli, n\u00eb p\u00ebrputhje me 28 U.S.C. \u00a7 1746, deklaroj si m\u00eb posht\u00eb: Un\u00eb e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb bazuar mbi njohurit\u00eb e mia personale. N\u00ebse thirrem si d\u00ebshmitar, un\u00eb mund t\u00eb, dhe do t\u00eb d\u00ebshmoja me kompetenc\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e shtruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb. AEY u krijua n\u00eb shtetin e Florid\u00ebs, me zyrat qendrore n\u00eb Miami Beach. N\u00eb 2006 dhe 2007, AEY \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb prokurimin e arm\u00ebve dhe municioneve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, un\u00eb kam qen\u00eb Presidenti dhe pronari i AEY dhe kam menaxhuar dhe drejtuar veprimtarin\u00eb e AEY. David Packouz ishte nj\u00eb konsulent dhe i referohej vetes si drejtor dhe zv.President i AEY. Alexander Podrizki ka qen\u00eb nj\u00eb agjent i AEY me vendndodhje n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri. M\u00eb 26 janar 2007, Komanda e Mbar\u00ebvajtjes s\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komponent i Departamentit t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sektor i Departamentit t\u00eb Mbrojtjes, zgjodhi AEY p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kontrat\u00ebn me num\u00ebr W52P1J-07-D0004 p\u00ebr gjetjen dhe d\u00ebrgimin e municioneve t\u00eb ndryshme n\u00eb Republik\u00ebn Islamike t\u00eb Afganistanit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu fishek\u00eb t\u00eb kalibrit 7.62x54mm dhe 7.62\u00d739 mm.<\/p>\n<p>Kontrata kishte nj\u00eb vler\u00eb prej 298,000,000 dollar\u00ebsh. Midis t\u00eb tjerave, kontrata p\u00ebrmbante nj\u00eb klauzol\u00eb q\u00eb nuk e lejonte AEY t\u00eb p\u00ebrmbushte k\u00ebrkesat e kontrat\u00ebs me municion t\u00eb bler\u00eb \u201cdirekt ose indirekt\u201d nga kompani ushtarake komuniste kineze. AEY n\u00ebnkontraktoi nj\u00eb kompani t\u00eb huaj, Evdin Ltd., p\u00ebr prokurimin e fishek\u00ebve me kalib\u00ebr 7.62x54mm dhe 7.62x39mm. N\u00ebnkontraktori i AEY i mori k\u00ebta fishek\u00eb nga Kompania p\u00ebr Import Eksportin Ushtarak n\u00eb Shqip\u00ebri (\u201cMEIKO\u201d). Fishek\u00ebt e MEIKO-s ishin prodhuar nga fabrika n\u00eb Republik\u00ebn e Kin\u00ebs, mes viteve 1958 dhe 1974.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<p>Fishek\u00ebt do t\u00eb d\u00ebrgoheshin nga Shqip\u00ebria n\u00eb Afganistan n\u00ebp\u00ebrmjet fluturimeve t\u00eb organizuara nga AEY. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kursenim kostot e transportit, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb AEY vendos\u00ebn t\u00eb \u00e7montonin arkat e drurit ku ishin depozituar kutit\u00eb e fishek\u00ebve. N\u00eb prill 2007, un\u00eb d\u00ebrgova Podrizkin n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb agjent u AEY p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur procesin e \u00e7montimit t\u00eb arkave t\u00eb drurit dhe ngarkimin e fishek\u00ebve n\u00eb avion\u00ebt transportues. Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, Podrizki zbuloi q\u00eb fishek\u00ebt e MEIKO-s ishin prodhuar n\u00eb Kin\u00eb.<\/p>\n<p>Packouz, Podrizki dhe un\u00eb kuptuam q\u00eb gjetja dhe d\u00ebrgimi i fishek\u00ebve t\u00eb prodhuar n\u00eb Kin\u00eb ishte nj\u00eb shkelje e klauzol\u00ebs kontraktuale q\u00eb ndalonte d\u00ebrges\u00ebn e fishek\u00ebve t\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte nga kompani ushtarake komuniste kineze. Natyrisht, Packouz, Podrizki dhe un\u00eb diskutuam me nj\u00ebri-tjetrin dhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb AEY p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb evitonim k\u00ebt\u00eb shkelje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga alternativat e propozuara ishte p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse Departamenti i Shtetit do t\u00eb lejonte AEY t\u00eb d\u00ebrgonte fishek\u00ebt e prodhuar n\u00eb Kin\u00eb. Un\u00eb pata korrespondenc\u00eb me Departamentin e Shtetit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00ebp\u00ebrmjet e-maileve q\u00eb shk\u00ebmbyem mes 20 dhe 24 prillit 2007. Departamenti i Shtetit na informoi q\u00eb AEY nuk lejohej t\u00eb d\u00ebrgonte fishek\u00ebt e prodhuar n\u00eb Kin\u00eb. Packouz, Podrizki un\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb tek AEY vendos\u00ebm q\u00eb t\u00eb fshihnim origjin\u00ebn e fishek\u00ebve, duke e hequr paketimin origjinal q\u00eb kishte shenjat kineze dhe letrat identifikuese n\u00eb gjuh\u00ebn kineze dhe duke i ripaketuar fishek\u00ebt n\u00eb kuti kartoni. AEY n\u00eb fillim pun\u00ebsoi \u2018Xhoi Shpk\u2019, nj\u00eb kompani shqiptare, p\u00ebr t\u00eb ripaketuar fishek\u00ebt n\u00eb kutit\u00eb e kartonit.<\/p>\n<p>Kontakti p\u00ebr AEY te \u2018Xhoi\u2019 ishte presidenti i \u2018Xhoit\u2019, Kosta Trebicka. Pasi AEY pun\u00ebsoi Trebick\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ripaketuar fishek\u00ebt, Podrizki m\u00eb informoi se Trebicka kishte filluar t\u00eb pyeste kontaktet e tij n\u00eb qeverin\u00eb shqiptare n\u00eb lidhje me kontratat e MEIKO-s me Evdin. Trebicka i tha Podrizkit dhe Podrizki m\u00eb pas m\u00eb tha mua, q\u00eb Evdin po e blinte municionin me nj\u00eb kosto prej 0.02 dollar\u00ebsh p\u00ebr \u00e7do fishek. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, AEY kishte r\u00ebn\u00eb dakord me Evdin q\u00eb t\u00eb paguante 0.035 dollar\u00eb p\u00ebr fishek.<\/p>\n<p>Kur m\u00ebsova \u00e7mimin q\u00eb Evdin po paguante MEIKO-n p\u00ebr fishek\u00ebt, vendosa q\u00eb AEY duhet t\u00eb rinegocionte marr\u00ebveshjen p\u00ebr shitblerjen e fishek\u00ebve direkt me zyrtar\u00ebt e MEIKO-s. Si rezultat, n\u00eb maj 2007 vendosa t\u00eb organizoj nj\u00eb takim personal me drejtorin e MEIKO-s, Ylli Pinarin. N\u00eb fund t\u00eb majit 2007 un\u00eb shkova n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb q\u00ebndrova n\u00eb Shqip\u00ebri, Podrizki dhe un\u00eb u takuam me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb MEIKO-s p\u00ebr t\u00eb negociuar nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ri p\u00ebr fishek\u00ebt.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e atij takimi ishin un\u00eb, Podrizki, Pinari, Mihal Delijorgji dhe individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb nuk e identifikuan veten. Gjat\u00eb k\u00ebtij takimi m\u00eb informuan q\u00eb AEY mund t\u2019i blinte fishek\u00ebt me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00ebse AEY do t\u00eb prishte marr\u00ebveshjen q\u00eb kishte me Trebick\u00ebn p\u00ebr ripaketimin e fishek\u00ebve. Trebicka m\u00eb kishte informuar q\u00eb, n\u00ebse AEY do t\u00eb p\u00ebrpiqej ta prishte kontrat\u00ebn me Trebick\u00ebn p\u00ebr ripaketimin e fishek\u00ebve, Trebicka do t\u00eb raportonte p\u00ebr aktivitetet e AEY n\u00eb agjenci dhe institucione t\u00eb ndryshme t\u00eb qeveris\u00eb amerikane, gj\u00eb q\u00eb ai n\u00eb fund e b\u00ebri.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptova q\u00eb Trebicka do t\u00eb reagonte keq p\u00ebr prishjen e kontrat\u00ebs dhe mund t\u00eb prishte pun\u00eb p\u00ebr AEY n\u00eb Shqip\u00ebri. U ndjeva i shantazhuar nga Trebicka dhe p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb t\u00eb mos fliste dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb reduktimin e \u00e7mimit t\u00eb fishek\u00ebve, un\u00eb, pa asnj\u00eb baz\u00eb faktike, vendosa t\u2019i them Trebick\u00ebs q\u00eb kontrata e fishek\u00ebve ishte n\u00ebn kontrollin e mafies shqiptare dhe q\u00eb djali i Kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte i p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Efraim Diveroli, president dhe pronar i Kompanis\u00eb AEY, i angazhuar n\u00eb prokurimin e arm\u00ebve e municioneve n\u00eb SHBA, ka pranuar para Gjykat\u00ebs s\u00eb Florid\u00ebs se ka trilluar p\u00ebrfshirjen e Shk\u00eblzen Berish\u00ebs n\u00eb takimin e tij me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb MEIKO. N\u00eb deklarat\u00ebn q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb 7 maj t\u00eb vitit 2018, pranon se ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-74794","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74794","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74794"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74794\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}