{"id":75481,"date":"2019-03-24T17:58:28","date_gmt":"2019-03-24T16:58:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=75481"},"modified":"2019-03-24T17:58:28","modified_gmt":"2019-03-24T16:58:28","slug":"rrefim-18-vite-dhune-mbi-nje-grua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rrefim-18-vite-dhune-mbi-nje-grua\/","title":{"rendered":"Rrefim\/ 18 vite dhun\u00eb mbi nj\u00eb grua"},"content":{"rendered":"<p>E vog\u00ebl Vera Camaj, si \u00ebndrra f\u00ebminore e \u00e7do vajze, d\u00ebshironte t\u00eb vishte fustanin e nus\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb martohej me njeriun q\u00eb do t\u2019i rr\u00ebmbente asaj zemr\u00ebn. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb kishte lexuar n\u00eb libra dhe imagjinuar teksa d\u00ebgjonte rr\u00ebfimet e gjyshit t\u00eb saj Martin Camaj. Edhe ajo vet\u00eb k\u00ebshtu d\u00ebshironte. Mezi priste t\u00eb mbushte mosh\u00ebn q\u00eb fati i jet\u00ebs t\u00eb trokiste q\u00eb edhe ajo t\u00eb krijonte familjen e saj t\u00eb re. N\u00eb vitin e 18-t\u00eb ishin prind\u00ebrit q\u00eb ia p\u00ebrcaktuan personin, me t\u00eb cilin e bija do t\u00eb lidhte kuror\u00eb. Nj\u00ebsoj si\u00e7 kishte ndodhur edhe me motrat dhe v\u00ebllez\u00ebrit e tjer\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb re, tashm\u00eb e martuar, fillon edhe kalvari i mundimeve\u00a0 t\u00eb Ver\u00ebs. Bashk\u00ebshorti i p\u00ebrzgjedhur nuk i p\u00ebrngjante aspak personit p\u00ebr t\u00eb cilin ajo kishte pritur e \u00ebnd\u00ebrruar.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb martes\u00ebs \u00e7do gj\u00eb shkonte shum\u00eb mir\u00eb. Ai po priste t\u00eb fillonte pun\u00eb diku n\u00eb nj\u00eb biznes privat. Por k\u00ebshtu kaluan n\u00eb fakt shum\u00eb koh\u00eb dhe po filloja t\u00eb kuptoja q\u00eb ai nuk kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb punonte, jo se nuk po mundte t\u00eb gjente dot nj\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar. K\u00ebshtu filloi \u00e7do nat\u00eb t\u00eb pinte alkool dhe t\u00eb luante bixhoz. Kur vinte n\u00eb sht\u00ebpi e bezdiste prania ime dhe vet\u00ebm mallkonte dit\u00ebn q\u00eb m\u00eb kishte k\u00ebrkuar dor\u00ebn. Nuk dinte \u00e7far\u00eb b\u00ebnte, vet\u00ebm gjuante pa kontrolluar forc\u00ebn edhe pse un\u00eb isha gruaja e tij. K\u00ebshtu kam duruar \u00e7do nat\u00eb p\u00ebr 18 vite. Nuk ka pasur dit\u00eb q\u00eb t\u00eb mos zgjohesha me frik\u00eb se \u00e7far\u00eb m\u00eb priste deri n\u00eb dark\u00eb kur ai kthehej\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e k\u00ebshillonin q\u00eb t\u00eb kishte durim, ndon\u00ebse plag\u00ebt tregonin se durimi i kishte tejkaluar t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNan\u00ebs von\u00eb i kam treguar, nd\u00ebrsa im v\u00eblla m\u00eb thonte rri aty se nuk ke ku shkon n\u00eb vend tjet\u00ebr. Prind\u00ebrit ishin t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, prisnin prej meje t\u00eb g\u00ebzoheshin me nip\u00ebr e mbesa. Nuk guxoja t\u00eb hapja goj\u00eb dhe t\u2019i tregoja \u00e7far\u00eb ndodhte me mua dhe burrin tim\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Dhuna e \u00e7do dite nuk ka munguar madje as kur Vera ishte n\u00eb pritje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb dyt\u00eb. P\u00ebrlotet teksa tregon se bashk\u00ebshorti i ka drejtuar edhe arm\u00ebn teksa ajo ishte n\u00eb muajin e pest\u00eb t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb. Djali i madh sapo kishte mbushur 2 vje\u00e7, kur erdhi n\u00eb jet\u00eb edhe bekimi i dyt\u00eb i tyre. Por as kjo nuk mundi ta qet\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb familje, torturat vazhdonin rregullisht. Deri nj\u00eb mbr\u00ebmje kur pas plag\u00ebve t\u00eb marra, si\u00e7 mund ta shihni edhe n\u00eb foto, Vera merr vendimin p\u00ebr t\u00eb braktisur gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb dhembte shpirti t\u00eb lija f\u00ebmij\u00ebt vet\u00ebm, por edhe trupin e kisha cop\u00eb nga plag\u00ebt. Nuk mundesha dot m\u00eb t\u00eb duroja dhimbjen. Edhe n\u00eb spital kisha frik\u00eb t\u00eb shkoja se mos m\u00eb gjente. K\u00ebshtu vendosa t\u2019u drejtohem motrave t\u00eb manastirit \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr. Ato jan\u00eb kujdesur p\u00ebr plag\u00ebt n\u00eb trup se as teshat nuk m\u00eb hiqeshin. Nuk kam l\u00ebvizur nga krevati p\u00ebr jav\u00eb me radh\u00eb. Madje nj\u00ebr\u00ebn nga brinj\u00ebt e kam pasur t\u00eb thyer, flija vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb krah, por n\u00eb spital nuk shkoja, e dija se m\u00eb gjen aty e m\u00eb merr prap\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/em><\/p>\n<p>Vendos t\u2019i drejtohet Policis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr mbrojtje, por edhe aty nuk gjen shp\u00ebtim nga makthi. Vera thot\u00eb se n\u00eb rajon e ka pritur nj\u00eb polic n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, i cili n\u00eb vend q\u00eb ta ndihmoj\u00eb p\u00ebr procedurat i k\u00ebrkon t\u00eb martohet me t\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cK\u00ebtu thash\u00eb se m\u2019u shemb mbi kok\u00eb \u00e7do gj\u00eb. Ndihesha krejt vet\u00ebm, pasi im v\u00eblla ma kishte th\u00ebn\u00eb qart\u00eb, tek ne nuk shkel m\u00eb se tani e ke burrin. Vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjigje kam mundur t\u2019i them: Ve\u00e7 po t\u00eb \u00e7ohet ai bab\u00eb nga varri, at\u00ebher\u00eb kthehem edhe un\u00eb te burri<\/em><strong>.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ruajtur nderin, familjar\u00ebt e k\u00ebshillonin \u00e7do dit\u00eb t\u00eb rikthehej te bashk\u00ebshorti, \u00e7ka do t\u00eb thoshte q\u00eb Vera t\u00eb rikthehej n\u00eb streh\u00ebn e dhun\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ajo vendos t\u00eb vij\u00eb n\u00eb kryeqytet larg \u00e7do kujtimi, duke hequr dor\u00eb edhe nga f\u00ebmij\u00ebt (t\u00eb cil\u00ebt burri edhe sot nuk ia lejon t\u2019i takoj\u00eb). Por edhe n\u00eb kryeqytet p\u00ebrndjekja prej tij vazhdon.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><em>\u201cUn\u00eb tani jetoj vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me qira q\u00eb ma paguajn\u00eb shoqatat e grave t\u00eb dhunuara. Por edhe k\u00ebtu nuk ka nat\u00eb q\u00eb t\u00eb fle e qet\u00eb. M\u00eb vijn\u00eb njer\u00ebz e m\u00eb trokasin n\u00eb der\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk i njoh. M\u00eb sjellin fjal\u00eb prej tij e pastaj largohen\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Pas shum\u00eb betejash gjyq\u00ebsore dhe k\u00ebrkesash n\u00eb polici Vera ka mundur t\u00eb marr\u00eb divorcin dhe urdhrin e mbrojtjes. F\u00ebmij\u00ebt megjithat\u00eb i takon shum\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong><em>Tin\u00ebz shkoj i takoj se nuk m\u00eb rri shpirti i qet\u00eb kur e di q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me at\u00eb njeri q\u00eb vet\u00ebm alkoolin njeh. Ai nuk do q\u00eb t\u2019i takoj, edhe pse djali i madh ka mbushur mosh\u00ebn 18 vje\u00e7 e vjen e m\u00eb sheh. Shkoj punoj diku, sa t\u00eb marr ca lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar rrug\u00ebn deri n\u00eb Shkod\u00ebr\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Sht\u00ebpia n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e modestis\u00eb. Vet\u00ebm disa orendi t\u00eb nevojshme dhe ato pak ushqime q\u00eb i blen me para t\u00eb marra borxh. Objektet m\u00eb t\u00eb shtrenjta jan\u00eb vet\u00ebm fotografit\u00eb e djemve q\u00eb i heqin sadopak mallin teksa i p\u00ebrk\u00ebdhel portretet. Net\u00ebve t\u00eb vona kur ndien edhe m\u00eb shum\u00eb vetmin\u00eb, Vera rr\u00ebfen mes lot\u00ebsh se nuk jan\u00eb t\u00eb pakta rastet kur ka tentuar edhe vet\u00ebvrasjen.<\/p>\n<p><em>\u201cKam provuar me i mbyll syt\u00eb e me ik nga kjo bot\u00eb, por vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb motivi q\u00eb ma mbajn\u00eb frym\u00ebn gjall\u00eb sot\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Kur ka humbur \u00e7do shpres\u00eb nga institucionet shqiptare, 42-vjecarja i ka kthyer syt\u00eb drejt ambasadave. K\u00ebrkesa e vetme \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb emigroj\u00eb sa m\u00eb larg Shqip\u00ebris\u00eb, duke braktisur \u00e7do kujtim q\u00eb i rikthen dhimbjen dhe lot\u00ebt. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb p\u00ebrndjekja, ankthi dhe \u00e7do frik\u00eb e tortur\u00ebs 18-vjecare. ( Nga Megi Fagu)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E vog\u00ebl Vera Camaj, si \u00ebndrra f\u00ebminore e \u00e7do vajze, d\u00ebshironte t\u00eb vishte fustanin e nus\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb martohej me njeriun q\u00eb do t\u2019i rr\u00ebmbente asaj zemr\u00ebn. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb kishte lexuar n\u00eb libra dhe imagjinuar teksa d\u00ebgjonte rr\u00ebfimet e gjyshit t\u00eb saj Martin Camaj. Edhe ajo vet\u00eb k\u00ebshtu d\u00ebshironte. Mezi priste t\u00eb mbushte mosh\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":56909,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,334],"tags":[],"class_list":{"0":"post-75481","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-histori"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75481\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}