{"id":76074,"date":"2019-03-29T11:39:22","date_gmt":"2019-03-29T10:39:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=76074"},"modified":"2019-03-29T11:39:22","modified_gmt":"2019-03-29T10:39:22","slug":"ekspertja-per-ballkanin-ska-negociata-anetaresimi-ne-qershor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ekspertja-per-ballkanin-ska-negociata-anetaresimi-ne-qershor\/","title":{"rendered":"Ekspertja p\u00ebr Ballkanin: S\u2019ka negociata an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb qershor"},"content":{"rendered":"<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb politike. Por kursi konfrontues nuk \u00ebsht\u00eb i ri\u201d, thot\u00eb ekspertja p\u00ebr Ballkanin, Johanna Deimel. Edhe akuzat p\u00ebr blerjen e vot\u00ebs u ngrit\u00ebn q\u00eb pas zgjedhjeve 2017, por asgj\u00eb nuk u b\u00eb, v\u00ebren ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Welle.<\/p>\n<p><strong>Deutsche Welle: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb s\u00ebrish nga protestat, opozita k\u00ebrkon largimin e kryeministrit Rama, t\u00eb cilin e akuzon p\u00ebr lidhje me krimin, dhe qeveri tranzitore. Si e vler\u00ebsoni ju gjendjen aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><br \/>\n<strong>Johanna Deimel:\u00a0<\/strong>Sigurisht demonstratat paq\u00ebsore jan\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb baz\u00eb demokratike. P\u00ebr fat t\u00eb keq n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt n\u00eb Shqip\u00ebri demonstratat jan\u00eb organizuar gjithmon\u00eb nga opozita e radh\u00ebs, her\u00eb pas here ka pasur dhun\u00eb, ato jan\u00eb keqp\u00ebrdorur e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb kriza t\u00eb r\u00ebnda politike. Akuzat p\u00ebrs\u00ebriten: Kur ishin socialist\u00ebt n\u00eb opozit\u00eb, akuzohej Partia Demokratike p\u00ebr korrupsion e lidhje me struktura kriminale. Tani \u00ebsht\u00eb PD q\u00eb akuzon Edi Ram\u00ebn p\u00ebr lidhje t\u00eb tilla. P\u00ebr fat t\u00eb keq kursi konfrontues e karakterizon p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. E nuk mund t\u00eb jet\u00eb mjet i p\u00ebrballjes politike bllokimi i parlamentit dhe minimi i pun\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Por pik\u00ebrisht kjo ka ndodhur, deputet\u00ebt e opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar dogj\u00ebn mandatet si akt t\u00eb fundit ekstrem, ndoshta p\u00ebr t\u00eb zgjuar m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebr kauz\u00ebn e tyre, por nd\u00ebrkoh\u00eb po betohen deputet\u00eb t\u00eb rinj nga opozita. Si e shikoni k\u00ebt\u00eb hap, krijimin e nj\u00eb opozite t\u00eb re, le t\u00eb themi, brenda opozit\u00ebs?<\/strong><strong><br \/>\n<\/strong>Dor\u00ebzimi i mandateve t\u00eb 57 politikan\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs ka qen\u00eb i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr mendimin tim, jo vet\u00ebm kaq ai hedh drit\u00eb edhe p\u00ebr gjendjen e brendshme n\u00eb parti, ku me porosi nga lart t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb partis\u00eb u k\u00ebrkohet deputet\u00ebve t\u00eb len\u00eb mandatin. K\u00ebta deputet\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb zgjedhur nga populli e n\u00eb nj\u00eb demokraci parlamentare i detyrohen zgjedh\u00ebsve t\u00eb tyre. Nga ana tjet\u00ebr duket, se nuk doli llogaria e PD s\u00eb Bash\u00ebs dhe e LSI p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb paralizim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb jet\u00ebs parlamentare. Disa deputet\u00eb e kan\u00eb refuzuar k\u00ebt\u00eb porosi nga lart. Fakti q\u00eb pasuesit nga LSI apo nga PD apo ata q\u00eb duan t\u00eb marrin mandatin tani do t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga partia, tregon edhe nevoj\u00ebn urgjente p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt e partive duhen t\u00eb zgjidhen n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb hapur demokratik, e jo t\u00eb jen\u00eb thjesht formalisht mbush\u00ebs t\u00eb listave. Tani po tregohet, se sa e gabuar ishte ujdia p\u00ebr listat e mbyllura, p\u00ebr t\u00eb cilat ran\u00eb dakord Rama dhe Berisha n\u00eb vitin 2008. Me t\u00eb drejt\u00eb KQZ tani ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb list\u00ebn e partive p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb vitit 2017 e po plot\u00ebson vendet vakante me kandidat\u00eb pasues, p\u00ebr sa koh\u00eb k\u00ebta e duan mandatin. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e duhur dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb, q\u00eb KQZ po krijon nj\u00eb opozit\u00eb brenda opozit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb jen\u00eb k\u00ebta deputet\u00eb t\u00eb rinj zgjidhja apo kjo do t\u00eb \u00e7oj\u00eb kjo n\u00eb nj\u00eb ashp\u00ebrsim t\u00eb situat\u00ebs?<\/strong><br \/>\nDo t\u00eb shohim se \u00e7do t\u00eb ndodh\u00eb me \u201copozit\u00ebn e re\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar me rreth 7 deputet\u00eb t\u00eb PD. Ndoshta \u00ebsht\u00eb aty edhe b\u00ebrthama e nj\u00eb force t\u00eb re politike q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re e do t\u00eb thyej\u00eb sistemin bipolar konfrontues e paralizues. Ndoshta ajo mund t\u00eb jet\u00eb edhe fillimi i fundit t\u00eb Bash\u00ebs. N\u00ebse ia dilet me k\u00ebt\u00eb opozit\u00eb t\u00eb re t\u00eb rifilloj\u00eb puna parlamentare mes qeveris\u00eb e opozit\u00ebs, kjo vet\u00ebm mir\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Mosbesimi \u00ebsht\u00eb i thell\u00eb mes pal\u00ebve. Si PD edhe LSI ngren\u00eb akuza t\u00eb forta, duke u bazuar n\u00eb disa audiop\u00ebrgjime t\u00eb publikuara q\u00eb tregojn\u00eb lidhje t\u00eb politik\u00ebs me struktura kriminale p\u00ebr blerjen e vot\u00ebs. BE thot\u00eb q\u00eb akuzat e opozit\u00ebs duhet t\u2019i trajtoj\u00eb drejt\u00ebsia, opozita, thot\u00eb se prokuroria \u00ebsht\u00eb n\u00ebn ndikimin e Ram\u00ebs e disa dosje t\u00eb caktuara nuk ndiqen, gj\u00eb q\u00eb \u00e7oi edhe tek hapi ekstrem i djegies s\u00eb mandateve. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb pik\u00eb e vdekur?<br \/>\nAudiop\u00ebrgjimet q\u00eb u publikuan n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit nga Voice of America donin t\u00eb provonin blerjen e votave nga PS. P\u00ebr fat t\u00eb keq blerja e vot\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i njohur i zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare, edhe v\u00ebzhguesit e OSBE kan\u00eb raportuar p\u00ebr parregullsi p\u00ebrkat\u00ebse. Problemi \u00ebsht\u00eb, se pas k\u00ebsaj asgj\u00eb nuk ndodhi.<\/p>\n<p>Rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2017 e njoh\u00ebn t\u00eb gjitha partit\u00eb politike, edhe ne nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, e para s\u00eb gjithash edhe BE. Pra, parimisht \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb nga ana e BE thuhet q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u2019i jepet drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e duhur. Edhe n\u00ebse sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb ende nuk i p\u00ebrgjigjet kritereve europiane t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb dhe ndodhet n\u00ebn ndikimin e politik\u00ebs. Por po ashtu ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb, se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb qarta dhe n\u00eb raste shkeljesh Brukseli dhe Uashingtoni duhet t\u00eb tregojn\u00eb vijat e kuqe.<\/p>\n<p><strong>Jo vet\u00ebm problemet n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, blerjen e vot\u00ebs, por edhe korrupsioni jan\u00eb arsyet q\u00eb e kan\u00eb nxjerr\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb e duket se kjo do t\u00eb vazhdoj\u00eb. BE ka kritika p\u00ebr djegien e mandateve e k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebrballja t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb parlament. Si i shikoni k\u00ebto kritika?<\/strong><br \/>\nN\u00ebse opozita nuk ka mjet tjet\u00ebr ve\u00e7 rrug\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb prov\u00eb varf\u00ebrie e bot\u00ebkuptimit politik. E n\u00ebse k\u00ebsaj i shtohet edhe bojkotimi i zgjedhjeve lolake n\u00eb qershor, at\u00ebher\u00eb un\u00eb e shoh Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb regresion politik. Nocionin \u201cstabilokraci\u201d un\u00eb e kam p\u00ebrdorur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb tetor 2012. Ai p\u00ebrdoret sot gjer\u00ebsisht mes ekspert\u00ebve, por un\u00eb kam dashur t\u00eb p\u00ebrshkruaj nj\u00eb sistem gjithnj\u00eb e m\u00eb autokratik, q\u00eb tolerohet nga ana e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, si dhe BE gabimisht n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb stabiliteti. Besoj, se zhvillimet e sotme n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shkas p\u00ebr shqet\u00ebsim t\u00eb madh, sepse ky stabilitet nuk \u00ebsht\u00eb i garantuar m\u00eb. Duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb di\u00e7ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore. \u201cStabilokraci\u201d Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, m\u00eb shum\u00eb \u201cnj\u00eb destabilokraci\u201d, p\u00ebr ta variuar termin tim.<\/p>\n<p><strong>Por BE k\u00ebsaj here nuk duket shum\u00eb e interesuar p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim, mendoni se mund ta tejkaloj\u00eb vet\u00eb Shqip\u00ebria k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb?<\/strong><br \/>\nPo, e v\u00ebrtet\u00eb, se nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim nga ana e BE nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar k\u00ebt\u00eb her\u00eb. Megjithat\u00eb vizitat e r\u00ebnd\u00ebsishme politike nga Brukseli, nga SHBA, nga Berlini, tregojn\u00eb se gjendja merret seriozisht. Ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb, se BE vet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Brexit, zgjedhjeve t\u00eb pritshme europiane e Komisionit t\u00eb ri pasues nuk i ka v\u00ebrtet kapacitetet e nevojshme, t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb qershor 2019 edhe kur t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vendimin pro ose kund\u00ebr fillimit t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me BE.<\/p>\n<p><strong>Dometh\u00ebn\u00eb ta harroj\u00eb Shqip\u00ebria edhe k\u00ebt\u00eb qershor hapjen e negociatave\u2026<\/strong><br \/>\nMe gjendjen e tanishme nuk ka p\u00ebr t\u00eb pasur negociata an\u00ebtar\u00ebsimi. N\u00ebse do t\u00eb kishte nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, do t\u00eb kishim pasur prej koh\u00ebsh reform\u00ebn zgjedhore, edhe reforma n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb kishte ecur m\u00eb p\u00ebrpara. Do t\u00eb kishte pasur procese gjyq\u00ebsore t\u00eb mbyllura edhe n\u00eb nivele t\u00eb larta q\u00eb dyshohen p\u00ebr korrupsion apo lidhje me kriminalitetin, e jo vet\u00ebm kund\u00ebr peshqve t\u00eb vegj\u00ebl. Do t\u00eb kishim pasur edhe nj\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese funksionuese, p\u00ebr shembull.<\/p>\n<p><strong><em>Dr. Johanna Deimel, eksperte p\u00ebr Ballkanin, p\u00ebr vite me radh\u00eb ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb e Shoqat\u00ebs s\u00eb Europ\u00ebs Juglindore n\u00eb Gjermani.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb politike. Por kursi konfrontues nuk \u00ebsht\u00eb i ri\u201d, thot\u00eb ekspertja p\u00ebr Ballkanin, Johanna Deimel. Edhe akuzat p\u00ebr blerjen e vot\u00ebs u ngrit\u00ebn q\u00eb pas zgjedhjeve 2017, por asgj\u00eb nuk u b\u00eb, v\u00ebren ajo n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Welle. Deutsche Welle: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb s\u00ebrish nga protestat, opozita k\u00ebrkon largimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":76075,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-76074","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=76074"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/76074\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=76074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=76074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=76074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}