{"id":77218,"date":"2019-04-04T13:41:44","date_gmt":"2019-04-04T11:41:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=77218"},"modified":"2019-04-04T13:41:44","modified_gmt":"2019-04-04T11:41:44","slug":"rektori-mynyr-koni-u-pergjigjet-akuzave-te-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rektori-mynyr-koni-u-pergjigjet-akuzave-te-rames\/","title":{"rendered":"Rektori Mynyr Koni u p\u00ebrgjigjet akuzave t\u00eb Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Let\u00ebr e hapur drejtuar pedagog\u00ebve dhe student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs<\/p>\n<p>Si dhe mbar\u00eb opinionin publik<\/p>\n<p>Lidhur me akuzat dhe sulmet e vazhdueshme, tendencioze, t\u00eb paprecedente t\u00eb Kryeministrit, z.Edi Rama, ndaj personit tim, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, ndjej detyrim moral t\u00eb sqaroj n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj letre t\u00eb hapur t\u00eb gjith\u00eb pedagog\u00ebt dhe student\u00ebt e Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe mbar\u00eb opinionin publik, sesa baz\u00eb kan\u00eb k\u00ebto akuza dhe sesi q\u00ebndron n\u00eb fakt e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Kur d\u00ebgjon dhe sheh Kryeministrin n\u00eb takime me lista t\u00eb porositura t\u00eb personave q\u00eb duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb to dhe me pyetje t\u00eb parap\u00ebrgatitura nga stafi i tij, dhe q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, merret, fyen dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do drejtim vet\u00ebm Rektorin e Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, vetvetiu t\u00eb lind pyetja:<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt q\u00ebllimi q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebria ka 12 universitete publike, sulmohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq tendecioze, t\u00eb parreshtur, pa u mb\u00ebshtetur n\u00eb asnj\u00eb fakt dhe n\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb konkrete vet\u00ebm Rektori i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs?&#8230;.Si \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt e v\u00ebrteta?????<\/p>\n<p><strong><em>Dhe ja si q\u00ebndron n\u00eb fakt e v\u00ebrteta:<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me kontrollin antiplagjiatur\u00eb t\u00eb dizertacioneve p\u00ebr fitimin e gradave apo titujve shkencore:<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kam rezervat e mia n\u00eb lidhje me VKM nr.777 dat\u00eb 26.12.2018 \u201cP\u00ebr kontrollinantiplagjiatur\u00eb t\u00eb dizertacioneve p\u00ebr fitimin e gradave shkencore\u201d dhe zbatimin e tij, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Rektorit t\u00eb UT, i\u2019u kam k\u00ebrkuar n\u00eb rrug\u00eb zyrtare t\u00eb gjitha nj\u00ebsive kryesore (fakultete\/institute) t\u00eb UT-s\u00eb, t\u00eb p\u00ebrcillnin list\u00ebn e personave q\u00eb kan\u00eb mbrojtur disertacionin dhe kan\u00eb fituar grada ose tituj shkencor\u00eb t\u00eb barazvlefsh\u00ebm me to (k\u00ebrkues dhebashk\u00ebpun\u00ebtor i vjet\u00ebr shkencor, etj) q\u00eb nga viti m\u00eb i hersh\u00ebm q\u00eb dispononin, duke p\u00ebrcaktuar edhe afatin kohor (data 11 Mars 2019). P\u00ebrjashtuar Dekanin e Fakultetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs, asnj\u00eb nga dekan\u00ebt e fakulteteve t\u00eb tjera t\u00eb UT-s\u00eb, deri m\u00eb tani, nuk kan\u00eb p\u00ebrcj\u00ebll\u00eb asnj\u00eb informacion n\u00eb lidhje me \u00e7far\u00eb ju \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Pra, kush e pengon zbatimine VKM -s\u00eb???? \u2026Rektori i UT apo dekan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, si\u00e7 edhe duhet t\u2019i keni par\u00eb, jan\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb rreshtin e par\u00eb n\u00eb takimet e zhvilluara nga Kryeministri dhe d\u00ebgjojn\u00eb akuzat e tij ndaj Rektorit dhe sigurisht as nuk reagojn\u00eb por vazhdojn\u00eb dhe nuk zbatojn\u00eb detyrimet e tyre ligjore si drejtues t\u00eb nj\u00ebsive kryesore q\u00eb i kan\u00eb zgjedhur \u2026.duke u b\u00ebr\u00eb penges\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb dhe ndaj \u00e7do gj\u00ebje.<\/p>\n<p><strong><em>N\u00eb lidhje me plagjiaturat:<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, kan\u00eb ardhur disa k\u00ebrkesa p\u00ebr verifikimin e akuzave p\u00ebr plagjiatur\u00eb p\u00ebr disa pedagog\u00eb t\u00eb Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb, apo p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbrojtur grad\u00ebn e tyre shkencore n\u00eb fakultete t\u00eb tjera t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme, n\u00eb zbatim t\u00eb detyrimeve ligjore, i kam k\u00ebrkuar Dekanit t\u00eb Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb, t\u00eb fillonj\u00eb procedurat ligjore t\u00eb verifikimit, por n\u00eb asnj\u00eb rast nga ky fakultet, nuk ka ardhur asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kam b\u00ebr\u00eb me dije edhe Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka fajin Rektori i UT ??????<\/p>\n<p><em><strong>Biblioteka elektronike<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Biblioteka Elektronike, do t\u00eb impelementohet nga Qendra Nd\u00ebrinstitucionale Rrjeti Akademik Shqiptar (RASH). Ky i fundit ka k\u00ebrkuar nga Universiteti i Tiran\u00ebs p\u00ebrcjelljen e listave t\u00eb student\u00ebve, t\u00eb pedagog\u00ebve dhe t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb universitetit q\u00eb merren me k\u00ebrkim\/m\u00ebsimdh\u00ebnie, t\u00eb shoq\u00ebruara me nr. matrikullimi, nr. personal (ID), email, etj. Nuk e kam penguar, por p\u00ebrkundrazi e kam mir\u00ebadministruar k\u00ebt\u00eb proces. P\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb student\u00ebve por edhe t\u00eb stafit t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, kam mbajtur korrespondenc\u00eb me Komisionerin p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale dhe me RASH. S\u00eb fundmi, kam k\u00ebrkuar nga t\u00eb gjitha Fakultetet e UT t\u00eb p\u00ebrcjellin sa m\u00eb par\u00eb listat e student\u00ebve dhe t\u00eb stafit q\u00eb do t\u00eb aktivizohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb, duke respektuar nenin 6 t\u00eb ligjit nr. 9887 dat\u00eb 10.03.2008 i ndryshuar \u201cP\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d dhe Kreut IV pika 3 t\u00eb Udh\u00ebzimit nr. 7 dat\u00eb 09.06.2010 \u201cP\u00ebr p\u00ebrpunimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale n\u00eb IAL, ndryshuar me Udh\u00ebzimin nr. 27 dat\u00eb 27.12.2012\u201d.<\/p>\n<p><em><strong>T\u00eb nderuar student\u00eb dhe koleg\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Implementimi i Bibliotek\u00ebs Elektronike nuk ka lidhje me sistemin informatik t\u00eb UT-s\u00eb. Biblioteka Elektronike do t\u00eb impelementohet nga RASH, ku secili p\u00ebrdorues do t\u00eb ket\u00eb llogarin\u00eb e tij personale. Megjith\u00ebse, shpreh keqardhjen p\u00ebr mosfunksionimin prej kaq koh\u00ebsh t\u00eb sistemit informatikp\u00ebr shkak t\u00eb bllokimit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb tij nga ana e ish-Kancelarit dhe e Administratorit, t\u00eb cil\u00ebt edhe pas k\u00ebrkesave t\u00eb mia t\u00eb nj\u00ebasnj\u00ebshme, nuk i filluan procedurat e tenderimit p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e k\u00ebtij sistemi. Kontrata p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sistemit informatik ka p\u00ebrfunduar q\u00eb n\u00eb muajin korrik 2017, dhe ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsia ish-Kancelarit dhe e Administratorit t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb kryer procedurat e prokurimit p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><em><strong>Rikonstruksioni i godinave t\u00eb Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb buxhetin e vitit 2018 ka qen\u00eb parashikuar nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u201cRikonstuksione nd\u00ebrtimore (sipas objeketeve dhe fakulteteve t\u00eb UT)\u201d. Megjith\u00ebs\u00eb i jam drejtuar me k\u00ebrkesa t\u00eb vazhdueshme Administratorit, ky i fundit nuk filloi asnj\u00eb procedur\u00eb prokurimi q\u00eb lidhej me rikonstruksionet e gadinave t\u00eb fakulteteve t\u00eb UT, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rikonstruksionin e Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb munges\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie t\u00eb Administratorit i jam drejtuar disa her\u00eb zyrtarisht Bordit t\u00eb Administrimit. Nga ana e k\u00ebtij t\u00eb fundit, si gjithmon\u00eb, nuk ka patur asnj\u00eb reagim apo veprim n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb misionit p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr moszhvillimin e procedurave t\u00eb prokurimit p\u00ebr rikonstruksioni i godinave t\u00eb Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb e ka fajin Rektori???<\/p>\n<p><em><strong>Pakti p\u00ebr Universitetin<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Duke e konsideruar nj\u00eb proces shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm implementimin me sukses t\u00eb \u201cDraftpaktit p\u00ebr Universitetin\u201d p\u00ebr Universitetin e Tiran\u00ebs, q\u00eb n\u00eb muajin janar 2019 j\u2019ua kam p\u00ebrcjell\u00eb fakulteteve, me q\u00ebllim konsultimin e tij n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb baz\u00eb dhe strukturat e fakultetit, duke k\u00ebrkuar plot\u00ebsimin e m\u00ebtejsh\u00ebm sipas nevojave t\u00eb tyre t\u00eb \u201cDraftpaktit p\u00ebr Universitetin\u201d, t\u00eb cilat m\u00eb pas do t\u2019i p\u00ebrcilleshin MASR-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse afati i vendosur p\u00ebr paraqitjen e mendimeve dhe sugjerimeve ishte data 15 Shkurt 2019, mendimet dhe sugjerimet si gjithmon\u00eb nuk erdh\u00ebn as nga Dekani i Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb, as nga Dekani i Fakulteti i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe as nga Dekani i Fakultetit t\u00eb Gjuh\u00ebve t\u00eb Huaja.<\/p>\n<p><em><strong>Raporti i vitit 2018 i mbajtur nga nj\u00eb grup pune i MASR.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs nuk ka patur auditim nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit Sportit dhe Rinis\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme e kam k\u00ebrkuar publikisht, dhe gjej rastin sot, ta artikuloj p\u00ebrs\u00ebri, se k\u00ebrkoj auditim t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr 10 vitet e fundit.Pse nuk b\u00ebhet auditim n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs? \u2026..Kush \u00ebsht\u00eb arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb? \u2026.Kush e pengon at\u00eb t\u00eb b\u00ebhet?????<\/p>\n<p>Raporti i MASR q\u00eb citohet e citohet nga t\u00eb gjith\u00eb dhe kudo, nuk \u00ebsht\u00eb raport auditimi por Raporti i nj\u00eb grupi pune t\u00eb MASR, i fabrikuar n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb parimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, t\u00eb paan\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb objektivitetit, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb legjitimuar veprimet dhe mosveprimet e ish-Kancelarit, Bordit t\u00eb Administrimit dhe Administratorit t\u00eb UT (veprime me p\u00ebrmbajtje penale t\u00eb cilat i kam kall\u00ebzuar n\u00eb prokurori q\u00eb prej muajit gusht 2017 e n\u00eb vazhdim).Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, n\u00eb mashtrim t\u00eb fakteve dhe n\u00eb spekullim me ligjin, ky grup pune (tre prej t\u00eb cil\u00ebve, edhe n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi p\u00ebr shkak t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb tyre si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb MASR n\u00eb Borde Administrimi t\u00eb Universiteteve t\u00eb tjera publike n\u00eb vend) ka denigruar figur\u00ebn time duke ngarkuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore t\u00eb paq\u00ebna veprimet mia, ligjshm\u00ebria dhe vlefshm\u00ebria e t\u00eb cilave, jan\u00eb t\u00eb konfirmuara tashm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb gjyqsore nga Gjykatat p\u00ebrkat\u00ebse. Shum\u00eb shpejt, hartuesit dhe skenarist\u00ebt e k\u00ebtij raporti do t\u00eb japin llogari dhe do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja q\u00eb MASR u ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre strukturave dhe ish-kast\u00ebs drejtuese t\u00eb UT, u konfirmua hapur edhe me \u201cqok\u00ebn\u201dm\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb b\u00ebri ish-Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinis\u00eb dit\u00ebn para se t\u00eb linte detyr\u00ebn, duke miratuar Statutin e UT-s\u00eb me shkelje ligjore, p\u00ebr t\u00eb cilat vet\u00eb ajo i kishte konstatuar dhe i kishte p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb UT p\u00ebr rishikim.<\/p>\n<p><em><strong>N\u00eb lidhje me pun\u00ebsimet n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs:<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Tre nga dekan\u00ebt e fakulteteve t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, konkretisht: Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula, n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb 80\/2015 (shiko nenin 64, pika 1); n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Statutit t\u00eb UT (shiko nenin 67, 80) dhe n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb Rregullores t\u00eb UT (shiko neni 25), shpallin vende pune dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb procedura t\u00eb paligjshme rekrutimesh t\u00eb personelit akademik dhe ndihm\u00ebs akademik n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb kryesore q\u00eb ata drejtojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto procedura t\u00eb paligjshme \u00ebsht\u00eb fjala kurakuzohem se \u201c\u2026. Rektori ka penguar rekutimet apo pun\u00ebsimet n\u00eb UT ????\u201d<\/p>\n<p>Ashtu sikurse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebp\u00ebrs\u00ebritur kam shprehur zyrtarisht q\u00ebndrimin tim n\u00eb lidhje me procedurat e paligjshme t\u00eb nd\u00ebrrmarra nga k\u00ebto dekan\u00eb, duke k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur prej tyre t\u2019i nd\u00ebrprisnin k\u00ebto procedura dhe t\u00eb zbatonin ligjin, gjej rastin t\u00eb deklaroj edhe nj\u00eb her\u00eb s\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast dhe p\u00ebr asnj\u00eb arsye, nuk do t\u00eb jem pjes\u00eb e k\u00ebtyre procedurave t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Pra leht\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e kuptueshme se kush e pengon n\u00eb fakt rekrutimin e personelit n\u00eb k\u00ebto fakultete&#8230; Pse n\u00eb fakultetet e tjera t\u00eb UT-s\u00eb, rekrutohen dhe pun\u00ebsohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, me procedura t\u00eb rregullta, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit, personel akademik dhe ndihm\u00ebs akademik, sipas nevojave konkrete t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>Dekan\u00ebt, Dhori Kule, Artan Hoxha dhe Artur Sula, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb hapur nga MASR, shkelin ligjin, e tjet\u00ebrsojn\u00eb at\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb gjitha format dhe m\u00ebnyrat e mundshme, shpikin, sajojn\u00eb, tjet\u00ebrsojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, si\u00e7 duket qart\u00eb edhe nga takimet e tyre t\u00eb fundit me Kryeministrin e vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e mia si Rektor i UT, disa her\u00eb kam k\u00ebrkuar takim me Kryeministrin, p\u00ebr t\u00eb sqaruar situat\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb UT, por n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, nuk ka patur as mund\u00ebsi dhe as koh\u00eb, \u2026..kur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente t\u00eb organizoj\u00eb takime me k\u00ebta dekan\u00eb fakultetesh, apo me ministrat e qeveris\u00eb s\u00eb tij\u2026 dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ftohet dhe nuk \u00ebsht\u00eb Rektori \u2026..A e di Kryeministri se Rektori \u00ebsht\u00eb titullari i institucionit? \u2026.A e di Kryeministri q\u00eb institucioni \u00ebsht\u00eb Universiteti i Tiran\u00ebs dhe jo fakultetet n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb tij ???\u2026 .. A ndodh kjo n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar apo n\u00eb Europ\u00ebn ku ky Kryeminist\u00ebr k\u00ebrkon t\u00eb na \u00e7oj\u00eb????&#8230;&#8230; N\u00eb fakt nuk ndodh, dhe nuk ka sesi t\u00eb ndodh\u00eb\u2026.<\/p>\n<p>Ja pra pse Dekan\u00ebt, shkelin hapur ligjin, nuk pranojn\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb asnj\u00eb procedur\u00eb ligjore, nuk p\u00ebrcjellin asnj\u00eb informacion,\u2026 dhe arsyeja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb, sepse n\u00eb t\u00eb gjitha rastet mb\u00ebshteten hapur nga MASR dhe sic u kuptua tashm\u00eb, edhe nga Kryeministri i vendit.<\/p>\n<p>T\u00eb vjen \u00e7udi, kur d\u00ebgjon Kryeministrin e vendit, me kaq shum\u00eb probleme dhe halle q\u00eb ka ky vend, t\u00eb artikuloj\u00eb fjali dhe akuza t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb k\u00ebtyre tre dekan\u00ebve? \u2026. dhe t\u00eb lind pyeta: \u2026\u2026Kush e ka m\u00ebsuar tjetrin???&#8230; Kush mbron tjetrin dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje???<\/p>\n<p>Nj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebto tre dekan\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb hapur nga Ministrja e Arsimit, \u00ebsht\u00eb edhe rasti i fundit n\u00eb lidhje me zgjedhjen e komisonit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb nivel nj\u00ebsie kryesore p\u00ebr promovimin egrad\u00ebs shkencore \u201cDoktor\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb detyrimeve dhe kompetencave ligjore, si dhe n\u00eb zbatim t\u00eb Statutit t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, me Urdh\u00ebrin e Brendsh\u00ebm nr.3 dat\u00eb 04.03.2019 t\u00eb Rektorit t\u00eb UT-s\u00eb, \u201cP\u00ebr fillimin e procesit zgjedhor dhe p\u00ebrcaktimin e dat\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve p\u00ebr disa autoritete dhe organe drejtuese n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs\u201d, urdh\u00ebrova fillimin e pro\u00e7esit zgjedhor p\u00ebr disa autoritete dhe organe drejtuese n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, duke specifikuar konkretisht 4(kat\u00ebr) autoritet drejtuese t\u00eb nj\u00ebsive baz\u00eb si dhe organin drejtues, Komisionin e p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien e grad\u00ebs shkencore \u201cDoktor\u201d n\u00eb \u00e7do nj\u00ebsi kryesore t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs dhe duke p\u00ebrcaktuar edhe dat\u00ebn 8 Prill 2019 si data e zhvillimit t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb Rregullores\u201cP\u00ebr organizimin e zgjedhjeve t\u00eb para p\u00ebr autoritetet dhe organet drejtuese n\u00eb institucionet publike t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, e miratuar nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinis\u00eb, me nr.prot.2459\/1 dat\u00eb 15.03.2016, ky Urdh\u00ebr ju p\u00ebrcoll edhe Komisionit Institucional t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb UT-s\u00eb ( KIZ), si organi q\u00eb drejton dhe kontrollon t\u00eb gjith\u00eb procesin zgjedhor, e p\u00ebrcaktuar kjo n\u00eb nenin 6, pika 2\/b t\u00eb Rregullores t\u00eb sip\u00ebrcituar.<\/p>\n<p>Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) i UT-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk zbaton Urdh\u00ebrin e Rektorit n\u00eb lidhje me fillimine procesit zgjedhor p\u00ebr Komisionin e p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien e grad\u00ebs shkencore \u201cDoktor\u201d n\u00eb \u00e7do nj\u00ebsi kryesore t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, si autoriteti q\u00eb ka miratuar Rregulloren e Zgjedhjeve, i kam k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin institucional dhe nd\u00ebrhyrjen e Ministres se Arsimit p\u00ebr qart\u00ebsimin e Komisionit Institucional t\u00eb Zgjedhjeve t\u00eb UT-s\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi p\u00ebr krijimin e komisionit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien e grad\u00ebs shkencore \u201cDoktor\u201d n\u00eb \u00e7do nj\u00ebsi kryesore t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb vazhdonte normalisht, duke p\u00ebrmbyllur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebt\u00eb proces mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr UT, sipas p\u00ebrcaktimeve dhe k\u00ebrkesave ligjore si dhe akteve n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Por sigurisht edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Ministrja e Arsimit nuk kthen asnj\u00eb p\u00ebrgjigje\u2026..<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb ndodh nga ana tjet\u00ebr?&#8230; Dhori Kule, Artur Sula, n\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb Rregullores s\u00eb Zgjedhjeve, i krijojn\u00eb vet\u00eb k\u00ebto komisione, q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb t\u00eb paligjshme dhe jolegjitime.<\/p>\n<p>Prandaj dhe Ministrja e Arsimit nuk kthen p\u00ebrgjigje dhe nuk shpreh q\u00ebndrimin e saj institucional n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr UT.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb e ka penguar Rektori i UT-s\u00eb??????<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me krijimin e Komisionit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb nivel institucioni p\u00ebr promovimin e titujve akademik\u00eb(Komision mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ky p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e universitetit dhe pun\u00ebn k\u00ebrkimore shkencore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flitet aq shum\u00eb).<\/p>\n<p>Pasi u hap thirrja e aplikimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komision dhe u kryen t\u00eb gjitha procedurat ligjore, \u00e7far\u00eb ndodh??? \u2026. Ndodh q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Senatit Akademik, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb fakulteteve q\u00eb drejtojn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta dekan\u00eb, nuk vijn\u00eb fare n\u00eb mbledhjen e caktuar t\u00eb Senatit Akademik, i cili ka p\u00ebr kompetenc\u00eb miratimin e k\u00ebtij komisioni,duke penguar hapur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb moskrijimin e Komisionit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb nivel institucioni p\u00ebr promovimin e titujve akademik\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb e ka penguar Rektori i UT-s\u00eb ??????<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar pedagog\u00eb , student\u00eb t\u00eb UT-s\u00eb apo dhe \u00e7dokush q\u00eb \u00ebsht\u00eb i interesuar,<\/p>\n<p>Dua t\u2019ju sqaroj se, q\u00eb nga marrja e detyr\u00ebs time si Rektor i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb muajin Maj 2016 dhe n\u00eb vazhdim, n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb pun\u00ebs time n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, jam sulmuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb permanente, t\u00eb paprecedente, t\u00eb pad\u00ebgjuar ndoshta ndonj\u00ebher\u00eb, jo vet\u00ebm nga MASR por edhe nga shum\u00eb institucione t\u00eb shtetit dhe, shpeshher\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nga disa prej tyre.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb shmanget p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr mosplot\u00ebsimin e pikave t\u00eb Paktit p\u00ebr Universitetin, duke tentuar t\u00eb devijosh indinjat\u00ebn e student\u00ebve dhe t\u00eb pedagog\u00ebve nga Qeveria tek Rektori i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, dua t\u2019ju garantoj t\u00eb gjith\u00ebve se do t\u00eb vazhdoj t\u00eb jem i pal\u00ebkundur n\u00eb mbrojtje t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb interesave t\u00eb tij, t\u00eb interesave t\u00eb personelit dhe t\u00eb student\u00ebve q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb punojn\u00eb dhe studjojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet; t\u00eb mbroj vlerat e pakrahasueshme t\u00eb UT-s\u00eb, si intitucioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, k\u00ebrkoj mb\u00ebshtetjen dhe mir\u00ebkuptimin tuaj t\u00eb nderuar koleg\u00eb, q\u00eb keni derdhur mundin dhe djers\u00ebn tuaj p\u00ebr t\u00eb; jeni rritur n\u00eb mosh\u00eb dhe profesionalisht bashk\u00eb me t\u00eb; pavar\u00ebsisht disa sharlatan\u00ebve, q\u00eb nuk ndalen para asgj\u00ebje se p\u00ebr ta nuk ka asnj\u00eb vler\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi, p\u00ebrve\u00e7 interesit t\u00eb tyre personal.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj mir\u00ebkuptimin e student\u00ebve t\u00eb Univerisitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb besuar p\u00ebr tu edukuar dhe formuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion, t\u00eb vazhdojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb, pavar\u00ebsisht v\u00ebshtir\u00ebsive dhe pengesave q\u00eb mund t\u00eb hasin ata, sepse vet\u00ebm s\u00eb bashku mund t\u2019i kalojm\u00eb; k\u00ebrkoj t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre p\u00ebr arsimim cil\u00ebsor dhe t\u00eb denoncojn\u00eb me forc\u00eb \u00e7do sjellje apo rast korrupsioni q\u00eb mund t\u00eb hasin dhe shohin n\u00eb auditore apo edhe m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb ambjentet e UT-s\u00eb, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Universiteti i Tiran\u00ebs do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb ai institucion q\u00eb vazhdon e vazhdon prej dekadash t\u00eb k\u00ebrkohet nga student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe nga pedagog\u00ebt m\u00eb cil\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Let\u00ebr e hapur drejtuar pedagog\u00ebve dhe student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs Si dhe mbar\u00eb opinionin publik Lidhur me akuzat dhe sulmet e vazhdueshme, tendencioze, t\u00eb paprecedente t\u00eb Kryeministrit, z.Edi Rama, ndaj personit tim, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Rektorit t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, ndjej detyrim moral t\u00eb sqaroj n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj letre t\u00eb hapur t\u00eb gjith\u00eb pedagog\u00ebt dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":77219,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77218","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77218"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77218\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77219"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}