{"id":77234,"date":"2019-04-04T14:54:20","date_gmt":"2019-04-04T12:54:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=77234"},"modified":"2019-04-04T14:54:20","modified_gmt":"2019-04-04T12:54:20","slug":"vokshi-dy-genjeshtrat-e-rames-per-mjeket-e-mesuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/vokshi-dy-genjeshtrat-e-rames-per-mjeket-e-mesuesit\/","title":{"rendered":"Vokshi: Dy g\u00ebnjeshtrat e Ram\u00ebs p\u00ebr mjek\u00ebt e m\u00ebsuesit"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Albana Vokshi p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate nga selia blu akuzoi kryeministrin Rama se i ka g\u00ebnjyer dy her\u00eb radhazi q\u00eb nga viti 2017-t\u00eb mjek\u00ebt e m\u00ebsuesit, duke iu premtuar rritje rrogash.<\/p>\n<p>\u201cEdi Rama mashtrues q\u00eb nuk njeh asnj\u00eb kufi p\u00ebr pushtetin e tij mashtrime me mjek\u00eb e m\u00ebsues p\u00ebr rritjen e pagave. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, 28 dhejtor 2017 deklaronte para mjek\u00ebve dhe m\u00ebsuesve: Rroga juaj do rritet cdo vit. Por as pagat e mjek\u00ebve, m\u00ebsuesve dhe administrat\u00ebs nuk u rrit asnj\u00eb qindark\u00eb. Njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm objekte elektorale, q\u00eb ose duhen bler\u00eb ose duhen mashtruar. M\u00eb 17 tetorti 2018 tha se rrogat do rriten m\u00eb 1 prill. Sot \u00ebsht\u00eb 4 prill, mj\u00ebk\u00eb e m\u00ebsues m\u00eb coj\u00ebn sms p\u00ebr mos mbajten e premtimeve nga Rama\u201d,- tha Vokshi.<\/p>\n<p>Sipas saj nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ndodh sepse, \u201cN\u00eb ark\u00eb nuk ka para. Muaji mars n\u00eb Tatime dhe Dogana \u00ebsht\u00eb mbyllur me minus. PD shpreh keqardhje p\u00ebr p\u00ebrdorimin e 35 mij\u00eb m\u00ebsuesve nga Rama\u201d.<\/p>\n<p><strong>DEKLARATA E PLOTE E ALBANA VOKSHIT<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto 6 vjet, mes shum\u00eb zhg\u00ebnjimeve nga qeveria e Edi Ram\u00ebs, shqiptar\u00ebt kan\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb mir\u00eb se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, se Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrues, i cili nuk njeh asnj\u00eb kufi p\u00ebr pushtetin e tij. Ai u ka premtuar m\u00ebsuesve dhe mjek\u00ebve disa her\u00eb rritje page, por asgj\u00eb nuk ka ndodhur. Mashtrimet jan\u00eb r\u00ebnduar edhe m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb kur mori t\u00eb gjith\u00eb tepsin\u00eb p\u00ebr vete.<\/p>\n<p>Ju ftoj t\u00eb ndiqni nj\u00eb nga mashtrimet e kryehajdutit t\u00eb qeveris\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrket fundit t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>EDI RAMA, 28 DHJETOR 2017 \u201cNuk mund t\u2019ju premtoj q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre 4 viteve paga juaj do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb af\u00ebr times, por mund t\u2019ju premtoj k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: q\u00eb e imja nuk do t\u00eb rritet, nd\u00ebrsa e juaja do t\u00eb rritet \u00e7do vit\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se Edi Rama g\u00ebnjeu. Vitin q\u00eb shkoi as pagat e m\u00ebsuesve, as t\u00eb mejk\u00ebve, as t\u00eb administrat\u00ebs, nuk u rrit\u00ebn asnj\u00eb qindark\u00eb. P\u00ebr ta nuk u dha asnj\u00eb shp\u00ebrblim, sepse mir\u00ebqenia dhe trajtimi dinjitoz i tyre nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e axhend\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Njer\u00ebzit p\u00ebr Edi Ram\u00ebn jan\u00eb vet\u00ebm objekte elektorale q\u00eb, ose duhen bler\u00eb, ose duhen mashtruar.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb par\u00eb, Edi Rama premtoi s\u00ebrish se pagat e m\u00ebsuesve, mjek\u00ebve, punonj\u00ebsve n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe ushtarak\u00ebve do t\u00eb rrit\u00ebn duke nisur nga 1 prilli. Ju ftoj t\u00eb ndiqni vet\u00eb premtimin e tij.<\/p>\n<p>EDI RAMA, 17 TETOR 2017 \u201cKemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb rritje duke nisur nga 1 Prilli p\u00ebr mjek\u00ebt, infermier\u00ebt, m\u00ebsuesit dhe p\u00ebr ushtarak\u00ebt\u201d<\/p>\n<p>Sot jemi m\u00eb 4 prill. Ne telefonin tim jan\u00eb me qindra mesazhe t\u00eb m\u00ebsuesve, mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve q\u00eb shprehin revolt\u00ebn e tyre p\u00ebr mosmbajtjen e premtimit nga Edi Rama.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e di shum\u00eb mir\u00eb se qeveria po fsheh gjendjen e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb financave t\u00eb shtetit, se kontrabanda dhe korrupsioni n\u00eb dogana e tatime g\u00eblojn\u00eb dhe n\u00eb ark\u00eb nuk ka para mjaftuesh\u00ebm, sepse muaji mars \u00ebsht\u00eb mbyllur me minus, por rreth 60 mij\u00eb m\u00ebsues, mjek\u00eb, infermier\u00eb, punonj\u00ebs t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ushtarak\u00eb dhe familjet e tyre, nuk kan\u00eb pse t\u00eb vuajn\u00eb pasojat e korrupsionit galopant t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>PD shpreh keqardhjen, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr p\u00ebrdorimin e rreth 35 mij\u00eb m\u00ebsuesve si objekte elektorale. M\u00ebsuesit, n\u00eb dor\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, meritojn\u00eb t\u00eb trajtohen me dinjitet dhe jo sipas llogarive p\u00ebr vota t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, paga e tyre ka p\u00ebsuar nj\u00eb rritje minimale n\u00eb 6 vjet, nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike paga e m\u00ebsuesve u mbidyfishua.<\/p>\n<p>Paga e mesuesve duhet t\u00eb rritet pa vones\u00eb dhe jo t\u00eb pritet afrimi i zgjedhjeve. Zgjidhja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: qeveria t\u00eb nxjerr\u00eb menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb vendim me fuqi prapavepruese, n\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb rritja modeste t\u00eb perfitohet q\u00eb prej dat\u00ebs 1 prill dhe asnj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesit, kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme. Ajo \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike. Ne e kemi t\u00eb qart\u00eb vizionin tone dhe kemi vullnetin politik p\u00ebr ta zbatuar at\u00eb: Mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr arsimin, shp\u00ebrblim dhe rritje e pagave p\u00ebr m\u00ebsuesit, investim p\u00ebr infrastruktur\u00eb moderne, subvencionim p\u00ebr tarifat e student\u00ebve, stazh t\u00eb paguar p\u00ebr 10 mij\u00eb student\u00eb \u00e7do vit.<\/p>\n<p>Partia Demokratike ka t\u00eb gjith\u00eb vullnetin p\u00ebr ta nxjerr\u00eb sistemin arsimor nga kriza dhe p\u00ebr t\u00eb shkuar me vendosm\u00ebri drejt zhvillimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Albana Vokshi p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate nga selia blu akuzoi kryeministrin Rama se i ka g\u00ebnjyer dy her\u00eb radhazi q\u00eb nga viti 2017-t\u00eb mjek\u00ebt e m\u00ebsuesit, duke iu premtuar rritje rrogash. \u201cEdi Rama mashtrues q\u00eb nuk njeh asnj\u00eb kufi p\u00ebr pushtetin e tij mashtrime me mjek\u00eb e m\u00ebsues p\u00ebr rritjen e pagave. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":52733,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77234","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77234"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77234\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}