{"id":77745,"date":"2019-04-07T20:00:27","date_gmt":"2019-04-07T18:00:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=77745"},"modified":"2019-04-07T13:42:46","modified_gmt":"2019-04-07T11:42:46","slug":"kosova-pagat-me-te-larta-per-mjeket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kosova-pagat-me-te-larta-per-mjeket\/","title":{"rendered":"Kosova pagat m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr mjek\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, 857 mjek\u00eb jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria, kryesisht drejt Gjermanis\u00eb, por jo vet\u00ebm, p\u00ebr arsye q\u00eb lidhen me pagat e ul\u00ebta, denigrimin e figur\u00ebs s\u00eb mjekut, kriz\u00ebn e besimit t\u00eb publikuar ndaj tyre, q\u00eb ka degraduar deri n\u00eb dhun\u00eb, braktisjen nga ana e institucioneve p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj dhune, mbingarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, munges\u00ebn e pajisjeve dhe nj\u00eb mbrojtje m\u00eb e mir\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Reagimi i Qeveris\u00eb ndaj k\u00ebsaj situate, ka qen\u00eb deri tani, nj\u00eb deklarim p\u00ebr ashp\u00ebrsim t\u00eb masave n\u00eb Kodin Penal n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb ndaj mjek\u00ebve dhe asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, pa u futur fare n\u00eb thelbin e problemit e masat q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb merren p\u00ebr t\u00eb zgjidhur at\u00eb.<\/p>\n<p>E gjendur n\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs dyfishoi pagat e trup\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore k\u00ebt\u00eb vit, si nj\u00eb mas\u00eb par\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb frenuar largimin e mjek\u00ebve. Pra, tashm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb mjek\u00ebt marrin paga mbi 2-3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin rol n\u00eb sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Rezultati q\u00eb prekim \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb realitetin ton\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor \u00ebsht\u00eb se nd\u00ebrsa tregu europian po rrit k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mjek\u00eb, sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor shqiptar po zbrazet jo vet\u00ebm nga diferenca n\u00eb paga midis Shqip\u00ebris\u00eb e Bashkimit Europian, por edhe nga mungesa e trajtimit t\u00eb problemeve q\u00eb e nxisin k\u00ebt\u00eb eksod t\u00eb bluzave t\u00eb bardha<\/p>\n<p>Sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrjetuar nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb besimi te trupa e mjek\u00ebve, e cila koh\u00ebt e fundit ka shp\u00ebrthyer n\u00eb dhun\u00eb fizike ndaj tyre. Ky perceptim u v\u00ebrtetua pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga Indeksi Europian i Sh\u00ebndetit (ECHI), i cili e renditi Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e kuqe n\u00eb hart\u00ebn e Europ\u00ebs dhe t\u00eb fundit n\u00eb list\u00eb p\u00ebr vitin 2018, si vend me problematik\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Indeksi v\u00eb n\u00eb dukje se Shqip\u00ebria ka burime shum\u00eb t\u00eb kufizuara t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka barr\u00ebn e s\u00ebmundjeve m\u00eb t\u00eb lart\u00ebn n\u00eb rajon dhe numrin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr banor\u00eb. Por prisni, m\u00eb e keqja ende nuk ka kaluar. Punonj\u00ebsit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb jan\u00eb duke u larguar masivisht nga vendi, teksa stafet aktuale mjek\u00ebsore n\u00eb sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb po plaken dhe perspektiva e z\u00ebvend\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb e zymt\u00eb. Pagat n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb po rrin\u00eb n\u00eb vendnum\u00ebro dhe eficenca e p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve publike \u00ebsht\u00eb cenuar nga disa koncesione t\u00eb paprecedent\u00eb q\u00eb thithin fonde kritike q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb pagave t\u00eb sistemit, kurse nevojat p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb kujdesit ndaj sh\u00ebndetit jan\u00eb gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje, p\u00ebr shkak se popullsia e vendit po shkon drejt plakjes me hapa t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>Me masat e marra s\u00eb fundmi nga Qeveria Haradinaj, rrezikon q\u00eb edhe Kosova t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr graviteti p\u00ebr mjek\u00ebt shqiptar\u00eb pasi, qeveria atje dyfishoi pagat p\u00ebr sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb duke paguar me rreth 1.200 euro nj\u00eb mjek specialist dhe mbi 500 euro nj\u00eb infermier. Albatrit Matoshi, k\u00ebshilltar i ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb tha p\u00ebr Monitor se, rritja e pagave ndaj personelit mjek\u00ebsor, u aplikua p\u00ebr t\u00eb frenuar emigrimin e trup\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore drejt Gjermanis\u00eb. Ai tha se, pas rritjes s\u00eb pagave, largimi i mjek\u00ebve \u00ebsht\u00eb frenuar dhe tani Kosova renditet nd\u00ebr vendet e para n\u00eb rajon p\u00ebr nivelin e lart\u00eb t\u00eb pagave n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.\u00a0http:\/\/www.monitor.al\/pagat-u-rriten-per-te-frenuar-ikjen-e-mjekeve-ne-gjermani-2\/<\/p>\n<p><strong>Hendeku i pagave, Kosova ofron gati tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Shqip\u00ebria p\u00ebr mjek\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb mjek specialist n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb sh\u00ebrbimin spitalor paguhet me pag\u00eb neto rreth 527 euro. N\u00eb sh\u00ebrbimin par\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor, paga neto \u00ebsht\u00eb 408 euro sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria e Financave. Nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb nga ky vit, nj\u00eb mjek specialist n\u00eb spital dhe n\u00eb qendrat e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor paguhet me pag\u00eb neto 1195 euro n\u00eb muaj. Nj\u00eb mjek specialist n\u00eb Kosov\u00eb merr 2.5 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mjek nga Shqip\u00ebria. Rritja e pagave n\u00eb Kosov\u00eb mund ta shnd\u00ebrroj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb re graviteti p\u00ebr mjek\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb gjeografike, mund t\u00eb zgjedhin Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin e tyre.<\/p>\n<p>Me rritjen e fundit t\u00eb pagave q\u00eb Kosova ka aplikuar n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb infermier i par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb merr pag\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se nj\u00eb mjek specialist n\u00eb Shqip\u00ebri. Paga e nj\u00eb kryeinfermieri n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb 621 euro, nd\u00ebrsa paga e nj\u00eb infermieri n\u00eb spital, 537 euro. Vendet n\u00eb rajon kan\u00eb gjithashtu paga m\u00eb t\u00eb larta se Shqip\u00ebria n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Burimet zyrtare n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb pohuan se vet\u00ebm n\u00eb 2 vitet e fundit (2017-2019) qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pagave n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb me 17%.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat burime sqarojn\u00eb se p\u00ebr disa sh\u00ebrbime si Urgjenca, Reanimacioni etj., pagat p\u00ebr mjek\u00ebt jan\u00eb rritur deri n\u00eb 25% vet\u00ebm n\u00eb 2 vitet e fundit. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb lajm\u00ebron se, duke filluar nga muaji prill, nis rritja e pagave me 7% t\u00eb 18,416 punonj\u00ebsve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nga e cila do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb 4,650 mjek\u00eb dhe 13,765 infermier\u00eb, me nj\u00eb buxhet mbi 1 mld lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb dyfishuar masa e bonusit p\u00ebr mjek\u00ebt specialist\u00eb q\u00eb japin sh\u00ebrbim n\u00eb spitalet rajonale. Por duket se Kosova po tregohet m\u00eb e qart\u00eb n\u00eb politikat e saj kund\u00ebr emigrimit t\u00eb mjek\u00ebve.<\/p>\n<p>Pagat u dyfishuan pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye dhe fokusi \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs spitalore, duke investuar n\u00eb pajisje dhe teknologji, tha Matoshi nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Autoritetet e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk i shohin koncesionet me Partneritet Publik \u2013 Privat si nj\u00eb form\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar situat\u00ebn si n\u00eb sh\u00ebrbime dhe n\u00eb investime.<\/p>\n<p><strong>Pagat n\u00eb mjek\u00ebsi, 13% n\u00ebn mesataren e pagave n\u00eb shtet<\/strong><\/p>\n<p>Qeverit\u00eb shqiptare, nd\u00ebr vite, i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb der\u00eb t\u00eb hapur korrupsionit n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, duke mos i rritur pagat e mjek\u00ebve me t\u00eb nj\u00ebjtat nivele me sektorin publik. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb INSTAT, paga mesatare mujore bruto n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ishte 54,058 lek\u00eb n\u00eb vitin 2018. Paga mesatare mujore bruto n\u00eb sektorin shtet\u00ebror gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar ishte 61,023 lek\u00eb. P\u00ebrllogaritjet tregojn\u00eb se paga mesatare n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2018 ishte 12.8% m\u00eb e ul\u00ebt se n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>Politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit duket se i kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pagesat jo t\u00eb ligjshme nga qytetar\u00ebt p\u00ebr sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebrderisa e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb pag\u00ebn e mjek\u00ebve n\u00ebn mesataren e sektorit publik, ndaj edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb arsim. Paga mesatare n\u00eb sektorin e arsimit ishte 61,405 lek\u00eb n\u00eb vitin 2018, ose 11.9% m\u00eb e lart\u00eb se paga mesatare n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb referuar t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga INSTAT. Pagat n\u00eb sektorin sh\u00ebndet\u00ebsor pan\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb fort\u00eb pas vitit 2005. Por nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb shtet harxhon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr \u201cprodhimin\u201d e nj\u00eb mjeku se sa t\u00eb nj\u00eb m\u00ebsuesi.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitja e nj\u00eb mjeku specialist, sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, k\u00ebrkon 10 vite koh\u00eb. Kjo vlen edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ku nj\u00eb mjek specialist ka p\u00ebraf\u00ebrsisht 9-10 vite shkollim, nga ku 6 vite i p\u00ebrkasin studimeve t\u00eb larta dhe 3-4 vite specializimit n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb fush\u00ebs. Nd\u00ebrsa p\u00ebrgatitja e nj\u00eb m\u00ebsuesi k\u00ebrkon gjysm\u00ebn e viteve t\u00eb nj\u00eb mjeku, rreth 5 vite, 3 p\u00ebr studime bachelor dhe 2 vite studime master.<\/p>\n<p><strong>Pagat e ul\u00ebta, shkak kryesor p\u00ebr m\u00ebrgimin e mjek\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Paga mesatare bruto e nj\u00eb mjeku emigrant specialist n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 160 mij\u00eb euro n\u00eb vit, (13 mij\u00eb euro n\u00eb muaj) nd\u00ebrsa paga e nj\u00eb mjeku vendas atje \u00ebsht\u00eb gati 30% m\u00eb e lart\u00eb, sipas studimeve t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Niveli i pagave varion nga 4 mij\u00eb euro n\u00eb muaj p\u00ebr nj\u00eb mjek t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm pa p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb mbi 20 mij\u00eb euro ose edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebt e specialiteteve.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb futen n\u00eb profesionet me tendenc\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb emigrimit, p\u00ebr shkak se niveli i pagave dhe kushteve t\u00eb pun\u00ebs ka ndryshime drastike nga vendi n\u00eb vend. Sipas nj\u00eb ankete q\u00eb u zhvillua vitin e kaluar me financimet e Institutit Friedrich Ebert, rreth 78% e mjek\u00ebve shqiptar\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb drejt Gjermanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar profesionin e tyre. Nj\u00eb anket\u00eb e b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mjek\u00ebt vendas n\u00eb Gjermani dy vite m\u00eb par\u00eb evidentoi se, 30% e mjek\u00ebve kishin d\u00ebshir\u00eb t\u00eb largoheshin p\u00ebr t\u00eb punuar jasht\u00eb Gjermanis\u00eb, jo p\u00ebr pag\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por p\u00ebr kushte m\u00eb t\u00eb mira dhe nj\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt gjerman\u00eb synonin t\u00eb punonin n\u00eb Zeland\u00ebn e Re dhe Australi. N\u00eb Europ\u00eb, Gjermania dhe Britania e madhe aktualisht po shfaqin k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr mjek\u00eb t\u00eb huaj. N\u00eb Britani, kjo k\u00ebrkes\u00eb po plot\u00ebsohet nga indian\u00ebt m\u00eb s\u00eb shumti, nd\u00ebrsa n\u00eb Gjermani po plot\u00ebsohet nga vendet e Lindjes. N\u00eb vitin 2017, sipas statistikave zyrtare t\u00eb OECD, n\u00eb Gjermani u num\u00ebruan mbi 38 mij\u00eb mjek\u00eb t\u00eb huaj. Furnizimet e Gjermanis\u00eb po b\u00ebhen nga blloku i Lindjes, kryesisht vendet e Ballkanit, Hungaria, Rumania, Bullgaria etj.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb pes\u00eb vite, 875 mjek\u00eb u larguan nga vendi, ja t\u00eb gjitha shkaqet<\/strong><\/p>\n<p>Nga viti 2013 deri n\u00eb vitin 2018 jan\u00eb larguar nga vendi 875 mjek\u00eb. Kjo shif\u00ebr \u00ebsht\u00eb kalkuluar nga numri i certifikatave t\u00eb k\u00ebrkuara pran\u00eb Urdhrit t\u00eb Mjekut nga t\u00eb larguarit. Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2018 jan\u00eb larguar 164 mjek\u00eb dhe jan\u00eb diplomuar mbi 250 nga Fakulteti i Mjek\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat shihet se jan\u00eb larguar tre-kat\u00ebr \u201cgjenerata\u201d mjek\u00ebsh t\u00eb diplomuar. Nga statistikat evidentohet se largimet nis\u00ebn t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjek\u00ebve specialist\u00eb ishin m\u00eb shum\u00eb se 150 n\u00eb vit mesatarisht.<\/p>\n<p>Presidenti i Urdhrit t\u00eb Mjekut, dr. Fatmir Brahimaj, tha se emigrimi i mjek\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb nuk njihet vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb e theksuar n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Europ\u00ebs Lindore dhe Juglindore. Ai tha se arsyet e largimit t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb evidentuara nga Urdhri i Mjekut jan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb material dhe moral, degradimi i figur\u00ebs publike t\u00eb Mjekut, kriza morale dhe e besimit t\u00eb publikut q\u00eb po vuajn\u00eb k\u00ebtu, kushte m\u00eb t\u00eb mira kualifikimi; kushte m\u00eb t\u00eb mira pune (ngarkes\u00eb m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt n\u00eb pun\u00eb, teknologji t\u00eb p\u00ebrparuar dhe mjete m\u00eb t\u00eb shumta dhe m\u00eb t\u00eb mira si n\u00eb sfer\u00ebn diagnostike dhe n\u00eb at\u00eb teraupetike.<\/p>\n<p>Brahimaj vuri n\u00eb dukje se m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka, sektori publik i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb po vuan nga nj\u00eb kriz\u00eb morale dhe besimi nga shoq\u00ebria. Kjo kriz\u00eb po shfaqet n\u00eb format ekstreme t\u00eb saj, si\u00e7 ka qen\u00eb dhuna n\u00eb rastet e fundit. N\u00eb harkun e nj\u00eb muaji u dhunuan r\u00ebnd\u00eb tre mjek\u00eb, jeta e tyre u vu n\u00eb rrezik teksa po ushtronin detyr\u00ebn konform ligjit.<\/p>\n<p>Shoqata Together for Life, e mb\u00ebshtetur financiarisht nga Friedrich Ebert Foundation Tirana, ka realizuar nj\u00eb studim n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ku ka marr\u00eb n\u00eb pyetje 1000 mjek\u00eb, lidhur me shkaqet e largimit t\u00eb tyre nga Shqip\u00ebria. Gjetjet e k\u00ebtij studimi tregojn\u00eb se largimi i mjek\u00ebve mbetet nj\u00eb faktor shqet\u00ebsues, i cili p\u00ebrjetohet nga 78% e mjek\u00ebve (24% e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u larguar menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 54% do t\u00eb largoheshin po t\u2019u jepej mund\u00ebsia).<\/p>\n<p>Studimi v\u00ebren se situata m\u00eb problematike paraqitet n\u00eb qendrat universitare, ku mjek\u00ebt kan\u00eb edhe prirjen m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u2019u larguar menj\u00ebher\u00eb nga vendi (54%), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb e ul\u00ebta \u00ebsht\u00eb n\u00eb spitalet bashkiake (megjith\u00ebse kampioni n\u00eb k\u00ebto spitale \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl).<br \/>\nVihet re nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr largim e mjek\u00ebve me grad\u00eb shkencore, 40% e t\u00eb cil\u00ebve e konsiderojn\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm largimin e tyre nga Shqip\u00ebria. Nd\u00ebr shkaqet kryesore q\u00eb i nxisin mjek\u00ebt p\u00ebr t\u2019u larguar n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr jan\u00eb: serioziteti n\u00eb pun\u00eb, mb\u00ebshtetja financiare, si dhe kushtet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica e mjek\u00ebve ankohen se kan\u00eb mang\u00ebsi n\u00eb sh\u00ebrbime, 26% e t\u00eb cil\u00ebve pretendojn\u00eb mungesa n\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet dhe 60% n\u00eb disa prej sh\u00ebrbimeve. \u00cbsht\u00eb shqet\u00ebsues fakti se ata q\u00eb ankohen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mungesa jan\u00eb mjek\u00ebt e spitaleve universitare, 56% e t\u00eb cil\u00ebve pretendojn\u00eb mungesa n\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet. Mjek\u00ebt n\u00eb vend ndihen t\u00eb pak\u00ebnaqur, t\u00eb mbingarkuar me pun\u00eb, t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar dhe t\u00eb stresuar.<\/p>\n<p>Sipas studimit, financimi i sistemit, mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb menaxhimin e sistemit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe mungesa e siguris\u00eb financiare, rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shkaqet kryesore q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e mjek\u00ebve t\u00eb gjinis\u00eb mashkullore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mjek\u00ebt e gjinis\u00eb fem\u00ebrore konsiderojn\u00eb si m\u00eb problematike financimin e sektorit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe burokracit\u00eb e sistemit, si dhe munges\u00ebn e siguris\u00eb financiare (pagat mujore). N\u00eb fakt, 71% e mjek\u00ebve ankohen p\u00ebr faktin se mjek\u00ebt kritikohen m\u00eb shum\u00eb sesa duhet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Arsyet ekonomike dhe profesionale z\u00ebn\u00eb vendin e par\u00eb p\u00ebr mjek\u00ebt p\u00ebr largimin e tyre nga Shqip\u00ebria. Vet\u00ebm 1% e mjek\u00ebve shprehen se largohen p\u00ebr arsye gjyq\u00ebsore. Vihet re se numri i grave mjeke q\u00eb duan t\u00eb largohen p\u00ebr arsye ekonomike, profesionale dhe gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se ai i burrave. 50% e mjek\u00ebve mendojn\u00eb se e ardhmja n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt. T\u00eb pyetur se \u00e7far\u00eb ndikon n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre ndaj sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor (p\u00ebrgjigje me shum\u00eb alternativa), rezulton se 42% e mjek\u00ebve jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur nga financimi i sistemit, 37% t\u00eb pak\u00ebnaqur nga menaxhimi i dob\u00ebt i sistemit, 36% t\u00eb pak\u00ebnaqur nga mungesa e siguris\u00eb financiare dhe 33% e tyre jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur nga burokracit\u00eb e sistemit.<\/p>\n<p><strong>Nevojat p\u00ebr personel sh\u00ebndet\u00ebsor leht\u00ebsojn\u00eb l\u00ebvizjen e mjek\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Dr. Brahimaj thot\u00eb se l\u00ebvizja e mjek\u00ebve nga nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i ri dhe as shqiptar. Vitet e fundit, emigrimi \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsuar nga unifikimi i nivelit t\u00eb edukimit t\u00eb tyre n\u00eb shum\u00eb vende (1,000 or\u00eb m\u00ebsimi n\u00eb vit, p\u00ebr 6 vite t\u00eb universitetit). Gjithashtu, n\u00eb fush\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsuar edhe njohja e titujve nga marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe apo shum\u00ebpal\u00ebshe (brenda BE).<\/p>\n<p>Mjek\u00ebt duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mjek\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb e garantojn\u00eb kushtet e mira t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ofrohen. N\u00eb 2010, OBSH adoptoi praktik\u00ebn e rekrutimit t\u00eb personelit sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sot, l\u00ebvizja e tyre ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb, p.sh.: spitali i Zyrihut t\u00eb ket\u00eb 40% t\u00eb mjek\u00ebve t\u00eb rinj jan\u00eb t\u00eb huaj. Gjithashtu Gjermania, Britani, Belgjika po k\u00ebrkojn\u00eb personel t\u00eb huaj. Vendet e Lindjes kan\u00eb r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtij procesi, ku p\u00ebr shkak t\u00eb hendekut t\u00eb lart\u00eb t\u00eb pagave dhe kushteve t\u00eb pun\u00ebs, mjek\u00ebt po largohen drejt Per\u00ebndimit. Brahimaj tha se edhe Shqip\u00ebria ka r\u00ebn\u00eb pre e k\u00ebtij procesi, ndaj qeveria duhet t\u00eb marr\u00eb masa q\u00eb t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb pun\u00ebs dhe rritjen e pagave.<\/p>\n<p>Situata do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet me rritjen e numrit t\u00eb student\u00ebve n\u00eb Universitetet Mjek\u00ebsore dhe n\u00eb rritjen e kuotave p\u00ebr specializant\u00ebt, t\u00eb cilat ishin bllokuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe. Brahimaj tha se b\u00ebrja e specializimeve t\u00eb mjek\u00ebve duhet t\u00eb thjeshtohet dhe duhet marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb rekrutimi i mjek\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar. Brahimaj tha se gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar 35 mjek\u00eb t\u00eb huaj k\u00ebrkuan certifikat\u00eb nga Urdhri i Mjekut p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Shqip\u00ebri<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; N\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, 857 mjek\u00eb jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria, kryesisht drejt Gjermanis\u00eb, por jo vet\u00ebm, p\u00ebr arsye q\u00eb lidhen me pagat e ul\u00ebta, denigrimin e figur\u00ebs s\u00eb mjekut, kriz\u00ebn e besimit t\u00eb publikuar ndaj tyre, q\u00eb ka degraduar deri n\u00eb dhun\u00eb, braktisjen nga ana e institucioneve p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj dhune, mbingarkes\u00ebn n\u00eb pun\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":51154,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77745","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77745"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77745\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}