{"id":77971,"date":"2019-04-08T16:38:50","date_gmt":"2019-04-08T14:38:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=77971"},"modified":"2019-04-08T16:38:50","modified_gmt":"2019-04-08T14:38:50","slug":"pd-salianji-nese-sot-behen-zgjedhjet-fitojme-80-mandate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pd-salianji-nese-sot-behen-zgjedhjet-fitojme-80-mandate\/","title":{"rendered":"PD, Salianji: N\u00ebse sot b\u00ebhen zgjedhjet, fitojm\u00eb 80 mandate"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PD-s\u00eb Ervin Salianji, ka bindjen e plot\u00eb se, n\u00ebse sot do t\u00eb kishte zgjedhje parlamentare, opozita do t\u00eb siguronte 80 mandate n\u00eb Kuvend. Por Salianji thot\u00eb p\u00ebr \u2018Gazeta Shqiptare\u2019 se opozita duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet edhe m\u00eb tep\u00ebr pasi sipas tij Edi Ram\u00ebs i kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe disa jav\u00eb n\u00eb karrigen e kryeministrit. Z.Salianji shprehet se Edi Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi i kriz\u00ebs aktuale n\u00eb vend ndaj ai mendon se opozita duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse n\u00eb sqarimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me gjithsecilin prej partnereve. Sipas ish deputetit t\u00eb PD-s\u00eb, kritikat e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve duhen marr\u00eb si kritika miq\u00ebsore dhe reflektive. Ervin Salianji ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje dhe p\u00ebr ata q\u00eb mendojn\u00eb se PD mund t\u00eb shkoj\u00eb drejt shkrirjes tashm\u00eb q\u00eb ndodhet jasht\u00eb institucioneve; \u201cn\u00eb situata radikalizmi opozita vet\u00ebm forcohet\u201d.<\/p>\n<p>Z.Salianji, opozita prej kohesh ka zbritur ne shesh, por cili \u00ebsht\u00eb efekti q\u00eb po japin protestat?<br \/>\nProtestat n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe \u00e7do moment jan\u00eb instrument i politik\u00ebs n\u00eb demokraci, por protestat e sotme jan\u00eb i vetmi mjet p\u00ebr mbrojtjen e demokracis\u00eb dhe rivendosjen e sundimit t\u00eb ligjit. Protestat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb efektin e pritur, kan\u00eb treguar mllefin e madh qytetar\u00eb ndaj Ram\u00ebs, mb\u00ebshtetjen ndaj kauzave t\u00eb opozit\u00ebs dhe kan\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar opinionin komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Nuk mbaj m\u00ebnd ndoshta prej me shum\u00eb se 20 vitesh Shqip\u00ebria nuk e ka pasur k\u00ebt\u00eb v\u00ebmendje nga mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb protesta \u00ebsht\u00eb mjeti i fundit p\u00ebr ruajtjen e demokracis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos lejuar tiranin\u00eb!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se opozita dor\u00ebzoi mandatet e deputeteve dhe nisi protestat, Edi Rama vazhdon t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr. Cili \u00ebsht\u00eb hapi tjet\u00ebr i opozit\u00ebs q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt largimit t\u00eb Ram\u00ebs nga qeveria?<br \/>\nDjegia e mandateve t\u00eb opozit\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb shkaku i kriz\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e kriz\u00ebs se gjithanshme q\u00eb ka krijuar Rama me keqqeverisjen e tij. Djegia e mandateve nuk ishte nj\u00eb hap i k\u00ebrkuar nga ne, por i vetmi akt q\u00eb na kishte mbetur p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb sistemi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps. Q\u00eb institucionet drejtohen nga nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, q\u00eb opozita parlamentare nuk ka asnj\u00eb garanci dhe nuk lufton dot me asnj\u00eb mjet as ligjor, as politik. Mjetet ligjore kan\u00eb r\u00ebn\u00eb kur Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb thuajse nuk ka, rrug\u00ebt p\u00ebr zgjidhje parlamentare nuk ka, sepse Rama nuk ka interesin publik dhe as interesohet p\u00ebr t\u00eb fituar betej\u00ebn me publikun n\u00ebp\u00ebrmjet debatit t\u00eb alternativave sepse n\u00eb fund zgjedhjet i vjedh. Ne k\u00ebt\u00eb kontekst ne dol\u00ebm nga parlamenti p\u00ebr t\u00eb treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e zhveshur, se ky sistem nuk i sh\u00ebrben qytetar\u00ebve dhe se Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi! Rama \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb \u201cAfoljo\u201d, kryeminist\u00ebr p\u00ebr inervi edhe disa jav\u00eb, q\u00eb sot Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb minoranc\u00eb sipas \u00e7do sondazhi!<\/p>\n<p>Pse kaq kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb huajt ndaj vendimit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebzimin e mandateve?<br \/>\nShoh q\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse, por, n\u00ebse flasim p\u00ebr partner\u00eb besoj q\u00eb ne i kemi d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje. \u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb q\u00eb t\u2019i shpjegojm\u00eb dhe t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb arsyet pse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka proces politik dhe se si Rama dhe shpura e tij e kan\u00eb personalizuar pushtetin n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit dhe t\u00eb qytetareve! Mendoj q\u00eb duhet t\u00eb jemi m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs n\u00eb sqarimin e tyre dhe ne komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me gjithsecilin prej partner\u00ebve. Jam i bindur q\u00eb me argumente secili prej tyre do t\u00eb bindet qe mandatet ishin pasoja e kriz\u00ebs. Shkaku i kriz\u00ebs \u00ebsht\u00eb qeverisja korruptive dhe pa u bazuar n\u00eb ligj. Ne do ta nd\u00ebrtojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Kritikat e tyre duhen marr\u00eb si kritika miq\u00ebsore dhe reflektive. Nga ana tjet\u00ebr mos t\u00eb harrojm\u00eb se Raporti i Departamentit t\u00eb Shtetit apo i \u00e7do kancelarie per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrues p\u00ebr qeverisjen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Aleat\u00ebt e PD-s\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb marr\u00ebveshje mes opozit\u00ebs dhe mazhoranc\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb dialog mes pal\u00ebve. \u00c7far\u00eb e ul opozit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me PS-n\u00eb?<br \/>\nDeri sot opozita \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb ka shtruar rrug\u00ebn p\u00ebr dialog. Ne kemi k\u00ebrkuar qeveri tranzitore pa Edi Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb zgjidhet kriza politike n\u00eb vend?<br \/>\nKriza zgjidhet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb qeverie tranzitore pa Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr, nj\u00eb qeveri q\u00eb ka mandat t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, q\u00eb ka mandat p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin dhe korrupsionin, q\u00eb nuk b\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb mos burgosur hajdut\u00ebt e zgjedhjeve, por q\u00eb \u00e7on para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb cilindo q\u00eb ka deformuar vullnetin e votuesve apo q\u00eb ka vjedhur Shqip\u00ebrin\u00eb. Qeveria tranzitore hap mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr reformim t\u00eb gjith\u00eb sistemit t\u00eb sot\u00ebm politik dhe b\u00ebn t\u00eb mundur mbylljen e nj\u00eb tranzicioni t\u00eb gjat\u00eb politik n\u00eb Shqip\u00ebri dhe hapjen e negociatave me BE.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb kushtet e PD-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri transitore? A do ta pranonte PD si kryeminist\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme p\u00ebr shembull Ben Blushin\u2026?<br \/>\nKushtet jan\u00eb ato q\u00eb thash\u00eb m\u00eb lart, kusht i panegociuesh\u00ebm p\u00ebr PD-n\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb Rama mos jet\u00eb kryeminist\u00ebr. Nuk e di dhe nuk mund t\u00eb them emra konkret\u00eb se ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces dhe cilido prej personaliteteve q\u00eb merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi mund t\u00eb jet\u00eb jo si garanci vet\u00ebm e emrit, por e parakushteve p\u00ebr t\u00eb shkuar tek emri.<\/p>\n<p>Edi Rama ka deklaruar se opozit\u00ebn do ta \u00e7oj\u00eb p\u00ebr skrap. A ja leht\u00ebson nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dalja e opozit\u00ebs jasht\u00eb parlamentit?<br \/>\nShprehje t\u00eb tilla tregojn\u00eb degradimin mendor, lajthitjen e Ram\u00ebs duke treguar urrejtjen ndaj kund\u00ebrshtarit politik. Agresiviteti i Edi Ram\u00ebs vjen pasi n\u00eb sondazhe ai e ka humbur mb\u00ebshtetjen popullore dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 10 pik\u00eb % n\u00eb raport me opozit\u00ebn. E sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb pas disa jav\u00ebsh qytetar\u00ebt do ta \u00e7ojn\u00eb Ram\u00ebn n\u00eb leshpunuese, sepse p\u00ebr skrap \u00e7ohen hekurat.<\/p>\n<p>A rrezikon PD-ja shkrirjen e saj tashm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb institucioneve?<br \/>\nKushdo q\u00eb e ndjek politik\u00ebn ose ka njohuri p\u00ebr t\u00eb e di q\u00eb n\u00eb situata radikalizmi opozita vet\u00ebm forcohet, dhe kushdo e di q\u00eb kur ke kauza t\u00eb drejta mb\u00ebshtetja vjen vet\u00ebm duke u rritur. PD nuk e ka k\u00ebt\u00eb risk, PD duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr programin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj.<br \/>\n\u00c7far\u00eb po i sugjerojn\u00eb PD mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj evropian\u00eb duke marr\u00eb parasysh disa vizita t\u00eb z.Basha s\u00eb fundmi n\u00eb Bruksel dhe Gjermani?<br \/>\nPartia Demokratike ka mb\u00ebshtetjen e partner\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Z.Basha foli p\u00ebr nj\u00eb model evropian t\u00eb zgjedhjes se kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb dhe kryetar\u00eb bashkish me m\u00ebnyr\u00ebn online. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se opozita po b\u00ebhet gati t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 30 qershorit? Apo PD ka sinjale se shum\u00eb shpejt do t\u00eb ket\u00eb dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme?<br \/>\nPartia Demokratike vazhdon gjith\u00eb aktivitetin e saj si parti politike dhe p\u00ebrgatitet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb alternativa qeveris\u00ebse. PD do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb zgjedhje kur t\u00eb garantoj\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt zgjedhje t\u00eb lira dhe te ndershme. Proceset nuk lidhen me data konkrete!<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb zgjedhjet e 30 qershorit mund t\u00eb b\u00ebhen dhe pa opozit\u00ebn\u2026?<br \/>\nN\u00ebse opozita nuk hyn n\u00eb zgjedhje nga vet\u00eb kuptimi i fjal\u00ebs, zgjedhje nuk ka. Zgjedhje do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb qytetari zgjedh t\u00eb votoj\u00eb mes dy ose m\u00eb shum\u00eb alternativave. Zgjedhje monopartiake si n\u00eb Koren\u00eb e Veriut nuk besoj se ka dhe jam i bindur q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare i ka antitrupat p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, a besoni se do t\u2019i fitoj\u00eb opozita n\u00eb situat\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb aktualisht\u2026?<br \/>\nOpozita paralelisht me protestat po punon me programin dhe me piketimin e personaliteteve, pa diskutim q\u00eb, n\u00ebse zgjedhjet do t\u00eb ishin sot opozita do t\u00eb ishte me m\u00eb shum\u00eb se 80 mandate, por pa diskutim q\u00eb opozita duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet edhe m\u00eb shum\u00eb duke u hapur, duke propozuar alternativen e saj.<\/p>\n<p>A besoni se ka ardhur koha e listave t\u00eb hapura p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb sistemit zgjedhor?<br \/>\n\u00c7do sistem \u00ebsht\u00eb demokratik. Problemi sot nuk \u00ebsht\u00eb ligji dhe sistemi n\u00eb vetvete, por mosrespektimi i ligjit. N\u00ebse diskutohet ndryshimi i sistemit, t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb debat serioz dhe nd\u00ebrhyrja t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar parimin check and balanc\u00eb t\u00eb kontrollit dhe balancimit t\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb po ndodh me \u00e7\u00ebshtjen \u2018Babale\u2019? \u00c7far\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb p\u00ebrgjimet e reja t\u00eb publikuara nga ju dhe cila \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia e tyre?<br \/>\nV\u00ebrtet\u00ebsia e p\u00ebrgjimeve \u00ebsht\u00eb 100%. Jan\u00eb p\u00ebrgjime zyrtare t\u00eb prokuroris\u00eb t\u00eb autorizuara me vendim gjykate. Sot nuk besoj se nuk ka qytetar q\u00eb nuk e ka kuptuar se gjith\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb banditi ordiner p\u00ebr t\u00eb sajuar aktor t\u00eb rrem\u00eb dhe d\u00ebshmi t\u00eb rreme, t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb d\u00ebgjuar se si drejtues policie vendosen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb banditit duke e paguar me lek\u00eb dhe duke ju lutur p\u00ebr takime. Mos harrojm\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjimeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PD-s\u00eb Ervin Salianji, ka bindjen e plot\u00eb se, n\u00ebse sot do t\u00eb kishte zgjedhje parlamentare, opozita do t\u00eb siguronte 80 mandate n\u00eb Kuvend. Por Salianji thot\u00eb p\u00ebr \u2018Gazeta Shqiptare\u2019 se opozita duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet edhe m\u00eb tep\u00ebr pasi sipas tij Edi Ram\u00ebs i kan\u00eb mbetur vet\u00ebm edhe disa jav\u00eb n\u00eb karrigen e kryeministrit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":52648,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-77971","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=77971"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/77971\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52648"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=77971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=77971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=77971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}