{"id":78655,"date":"2019-04-12T14:26:54","date_gmt":"2019-04-12T12:26:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=78655"},"modified":"2019-04-12T14:26:54","modified_gmt":"2019-04-12T12:26:54","slug":"kokedhima-qeveria-eshte-peng-i-grupimeve-oligarke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kokedhima-qeveria-eshte-peng-i-grupimeve-oligarke\/","title":{"rendered":"Kok\u00ebdhima: Qeveria \u00ebsht\u00eb peng i grupimeve oligarke"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb \u2018Zgjidhja\u2019 Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima ka reaguar pas urdh\u00ebrit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr vendosjen e ushtris\u00eb n\u00eb aeroportin e Rinasit.<\/p>\n<p>\u201cMe \u201c\u00e7lirimin\u201d e aeroportit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb vendit nga koncesionari, duke u detyruar q\u00eb t\u00eb fus\u00eb n\u00eb veprim ushtrin\u00eb, policin\u00eb dhe duke vendosur \u201cDe Facto\u201d Gjendjen e Jasht\u00ebzakonshme, u v\u00ebrtetua se kjo qeveri, q\u00eb n\u00eb krijimin e saj, \u00ebsht\u00eb peng i grupimeve oligarke t\u00eb veshura me pushtetin e \u201ckoncesionarit\u201d, \u201cPPP-ve\u201d, \u201cinvestitorit strategjik\u201d, etj\u201d, shkruan Kokdhima n\u00eb reagimin e tij .<\/p>\n<p>Ja reagimi i plot\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb \u2018Zgjidhja\u2019 p\u00ebr vendosjen e ushtris\u00eb n\u00eb aeroportin e Rinasit<\/p>\n<p>Ushtri p\u00ebr gjith\u00eb koncesionet dhe PPP-t\u00eb e Ram\u00ebs?!<\/p>\n<p>Kjo historia qesharake e masave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb mori qeveria e Edi Ram\u00ebs pas ngjarjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb aeroportin e Rinasit, p\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb t\u00eb tjerave, na tregoi edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00ebn drit\u00eb t\u00eb diellit se territori i Republik\u00ebs, pasurit\u00eb dhe objektet strategjike t\u00eb vendit nuk jan\u00eb m\u00eb aspak t\u00eb sigurta dhe as n\u00ebn kontrollin e institucioneve, q\u00eb votohen dhe paguhen nga populli shqiptar.<\/p>\n<p>Me \u201c\u00e7lirimin\u201d e aeroportit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb vendit nga koncesionari, duke u detyruar q\u00eb t\u00eb fus\u00eb n\u00eb veprim ushtrin\u00eb, policin\u00eb dhe duke vendosur \u201cDe Facto\u201d Gjendjen e Jasht\u00ebzakonshme, u v\u00ebrtetua se kjo qeveri, ashtu si\u00e7 ka denoncuar \u201cZGJIDHJA\u201d q\u00eb n\u00eb krijimin e saj, \u00ebsht\u00eb peng i grupimeve oligarke t\u00eb veshura me pushtetin e \u201ckoncesionarit\u201d, \u201cPPP-ve\u201d, \u201cinvestitorit strategjik\u201d, etj.<\/p>\n<p>U v\u00ebrtetua se shteti shqiptar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb segmentet e veta \u00ebsht\u00eb n\u00ebn urdhrat e k\u00ebtyre bizneseve. E gjith\u00eb kjo situat\u00eb, ngre disa pyetje.<br \/>\nP\u00ebrse institucionet shqiptare, nuk kan\u00eb fuqi p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre \u201cbizneseve\u201d?<\/p>\n<p>Kush i kontrollon dhe si \u00ebsht\u00eb situata me k\u00ebta koncesionar\u00eb e PPP, n\u00eb fusha t\u00eb tjera? P\u00ebrse nuk ka asnj\u00eb transparenc\u00eb?<br \/>\nSa t\u00eb sigurt\u00eb jan\u00eb Porti i Durr\u00ebsit dhe depozitat e hidrokarbureve aty, n\u00eb Porto Romano dhe n\u00eb Ballsh?<\/p>\n<p>Kush e kontrollon koncesionin e Checkup-it; sa reale jan\u00eb analizat e tij; sa njer\u00ebz jan\u00eb shp\u00ebtuar, apo sa t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb qaf\u00eb?<br \/>\nKush i kontrollon koncesionet e incenerator\u00ebve dhe landfill\u00ebve; me \u00e7far\u00eb teknologjie jan\u00eb b\u00ebr\u00eb e do t\u00eb b\u00ebhen; a jan\u00eb brenda parametrave t\u00eb BE-s\u00eb me teknologjin\u00eb e duhur q\u00eb minimizon rrezikun, p\u00ebr sh\u00ebndetin e banor\u00ebve?<\/p>\n<p>A mbik\u00ebqyren dhe si koncesionet dhe PPP-t\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe mir\u00ebmbajtjes t\u00eb rrug\u00ebve nacionale; me \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie po nd\u00ebrtohen dhe sa t\u00eb sigurta do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e qytetar\u00ebve?<br \/>\nFakti \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb prej k\u00ebtyre kompanive, nuk lejon dhe nuk i llogarit institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb shtetit, t\u00eb cilat, me ligj, p\u00ebrgjigjen p\u00ebr sigurin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebve q\u00eb kryejn\u00eb, duke thithur shumic\u00ebn e taksave t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo ndodh sepse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur direkt me kryeministrin dhe jan\u00eb pjes\u00eb e tepsis\u00eb s\u00eb tij. Mbajn\u00eb dhe kan\u00eb kapur nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Partia \u201cZgjidhja\u201d prej koh\u00ebsh ka ngritur alarmin se n\u00eb Shqip\u00ebri ka r\u00ebn\u00eb Shteti Ligjor dhe \u00ebsht\u00eb instaluar nj\u00eb trust kleptokratik q\u00eb grabit pasurit\u00eb e vendit pa m\u00ebshir\u00eb. Vet\u00ebm kur ndodhin ngjarje t\u00eb bujshme me jehon\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare si grabitja e fundit n\u00eb pist\u00ebn e Rinasit kuptohet se situata \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00eb dhe jasht\u00eb kontrollit. Se ngrehina e shteti ligjor \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb inekzistente, sa fjala e fundit i ngelet vet\u00ebm Forcave t\u00eb Armatosura, t\u00eb cilat kan\u00eb tjet\u00ebr mision. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb siguri i rreme. Siguria e v\u00ebrtet\u00eb e nj\u00eb populli buron nga liria dhe rendi i ligjit. Si mund t\u00eb prodhoj\u00eb siguri nj\u00eb qeveri q\u00eb ka shkat\u00ebrruar lirit\u00eb dhe rendin e ligjit n\u00eb vend? E pamundur!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb \u2018Zgjidhja\u2019 Ko\u00e7o Kok\u00ebdhima ka reaguar pas urdh\u00ebrit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr vendosjen e ushtris\u00eb n\u00eb aeroportin e Rinasit. \u201cMe \u201c\u00e7lirimin\u201d e aeroportit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb vendit nga koncesionari, duke u detyruar q\u00eb t\u00eb fus\u00eb n\u00eb veprim ushtrin\u00eb, policin\u00eb dhe duke vendosur \u201cDe Facto\u201d Gjendjen e Jasht\u00ebzakonshme, u v\u00ebrtetua se kjo qeveri, q\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78655","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78655","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78655"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78655\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}