{"id":78816,"date":"2019-04-13T11:50:36","date_gmt":"2019-04-13T09:50:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=78816"},"modified":"2019-04-13T11:50:36","modified_gmt":"2019-04-13T09:50:36","slug":"rikthimi-i-vizave-tabaku-shqetesim-krimi-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rikthimi-i-vizave-tabaku-shqetesim-krimi-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"\u201cRikthimi i vizave\u201d, Tabaku: Shqet\u00ebsim, krimi nga Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku komenton diskutimet n\u00eb parlamentin holandez p\u00ebr rikthimin e vizave ne vendin ton\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Tabaku shkruan se trafiku i drog\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht ai i heroin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet kryesore q\u00eb fshihen pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ish-deputetja shkruan se n\u00ebse nuk merren masa kjo situat\u00eb do penalizoj\u00eb edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cRrezikojm\u00eb rikthimin e vizave dhe fatkeq\u00ebsisht po penalizojm\u00eb Kosov\u00ebn.<br \/>\nDje ka pasur diskutime shum\u00eb t\u00eb gjata n\u00eb parlamentin holandez. Krimi q\u00eb vjen nga Shqip\u00ebria, trafiku i drog\u00ebs dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb trafiku i heroin\u00ebs jan\u00eb kthyer n\u00eb problem n\u00eb Holand\u00eb prandaj institucionet dhe sh\u00ebrbimet holandeze kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsim.<br \/>\nJo m\u00eb larg se dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, dy Ministra holandez\u00eb ishin k\u00ebtu, ai i Drejt\u00ebsis\u00eb dhe ai p\u00ebr C\u00ebshtjet e Migracionit, p\u00ebr t\u00eb paralaj\u00ebmruar qeverin\u00eb shqiptare q\u00eb krimi dhe droga po b\u00ebhen penges\u00eb p\u00ebr procesin e integrimit dhe kthimin e vizave.<br \/>\nMinistri dje ka raportuar p\u00ebr vizit\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe tre partit\u00eb kryesore q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe mazhoranc\u00ebn atje n\u00eb parlament kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mjaftueshme paralajm\u00ebrimi i qeveris\u00eb se qeveria shqiptare e ka marr\u00eb paralajm\u00ebrimin. Ne duhet t\u00eb marrim masa m\u00eb t\u00eb forta sepse si\u00e7 thon\u00eb ata, korrupsioni n\u00eb qeveri e pengon t\u00eb luftohet krimi, trafiku i drog\u00ebs. Qeveria \u00ebsht\u00eb pal\u00eb me krimin, sot krimin e kemi n\u00eb pushtet. Deputet\u00ebt holandez\u00eb p\u00ebrgatitur pes\u00eb rezoluta, dy prej t\u00eb cilave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Rezoluta e par\u00eb p\u00ebr vendosjen e vizave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, rendit faktor\u00eb t\u00eb bazuar nga t\u00eb dh\u00ebnat e sh\u00ebrbimeve secrete holandeze, policis\u00eb dhe insttiucioneve t\u00eb tjera, ata flasin p\u00ebr p\u00ebr pastrim parash, mafien shqiptare, trafikun e heroin\u00ebs, krimin, \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me detyrat q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte qeveria shqiptare.<br \/>\nDhe rezoluta e dyt\u00eb q\u00eb flet p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe ngre shqet\u00ebsimin se k\u00ebto probleme q\u00eb ekzistojn\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri, nes\u00ebr mund t\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Shqip\u00ebria p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Shqip\u00ebria q\u00eb duhet t\u00eb ishte ndihm\u00eb, shpres\u00eb dhe mbrojtje p\u00ebr Kosov\u00ebn, sot b\u00ebhet problem p\u00ebr avancimin e Kosov\u00ebs dhe kjo \u00ebsht\u00eb akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.<br \/>\nJu e kujtoni se \u00e7ka ndodhur dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Shqip\u00ebria arriti t\u00eb siguronte liberalizimin e vizave me vendet e shengen n\u00eb BE. Shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb mbanin m\u00eb radh\u00eb t\u00eb gjata n\u00eb ambasada, sot pas 10 vitesh kjo \u00ebnd\u00ebrr po thyhet nga nj\u00eb qeveri e pap\u00ebrgjegjshme shqiptare. Nj\u00eb qeveri q\u00eb ngopet me lug\u00ebn bosh po I \u00e7on shqiptar\u00ebt edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e gjata p\u00ebrpara ambasadave p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb viz\u00eb.<br \/>\nNd\u00ebrsa nga kuvendi shqiptar\u00ebt g\u00ebnjehen sistematikisht p\u00ebr integrimin e vendit. Ju e mbani mend nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kryeministri na tha q\u00eb negociatat jan\u00eb hapur, nd\u00ebrsa sot sulmon opozit\u00ebn se p\u00ebrse k\u00ebto negociata nuk do t\u00eb happen. Nga shtatori e deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb konkrete n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb rekomandimeve. Shqip\u00ebris\u00eb i jan\u00eb vendosur 5+2 kushte, 2 kushte nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve lidhet me zgjedhjet dhe reform\u00ebn zgjedhore. Ka pasur munges\u00eb totale t\u00eb vullnetit politik p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb draft dhe kishte koh\u00eb mjaftuesh\u00ebm.Vullnetin politik nuk e jep opozita por e jep qeveria. Por mos harrojm\u00eb 5 kriteret tradicionale, krimi dhe korrupsioni, administrata publike, \u00e7\u00ebshtja e pronave. N\u00eb t\u00eb gjitha ka hapa pas dhe kjo jo e th\u00ebn\u00eb nga opozita por nga vendet an\u00ebtare.<br \/>\nNuk ka asnj\u00eb lidhje opozita n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte opozita n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces ishte votimi i atyre ligjeve q\u00eb ishin me shumic\u00eb t\u00eb cil\u00ebsuar q\u00eb pengonin procesin e integrimit, n\u00eb shtator t\u00eb 2016 miratuam ndryshimet kushtetuese p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Kaq ishte puna e opozit\u00ebs. \u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e qeveris\u00eb. Pse nuk ngrihet SPAK, Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit, pse nuk plot\u00ebsohen vendet bosh n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese?<br \/>\nShqipta\u00eb, sot jemi p\u00ebrpara nj\u00eb momenti t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Qeveria Rama po na kthen pas n\u00eb vitin 2005, ku shqiptar\u00ebt rreshtoheshin q\u00eb me m\u00ebngjes p\u00ebr nj\u00ebviz\u00eb n\u00eb vendet e BE. Senati holandez vazhdon t\u00eb mos besoj\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb Rama dhe me gjas\u00eb do t\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr kthimin e vizave. Po kthejm\u00eb rrot\u00ebn e historis\u00eb dhjet\u00eb vjet m\u00eb pas duke zhb\u00ebr\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb kemi arritur me shum\u00eb mund.<br \/>\nT\u00eb ngrihemi sot n\u00eb oren 18 p\u00ebrpara kryeministris\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb qeveri. ajo e cila do ta rikthej\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb radh\u00ebt e gjata t\u00eb vizave dhe ambasadave.\u201d-shkruan Tabaku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku komenton diskutimet n\u00eb parlamentin holandez p\u00ebr rikthimin e vizave ne vendin ton\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Tabaku shkruan se trafiku i drog\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht ai i heroin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet kryesore q\u00eb fshihen pas k\u00ebsaj k\u00ebrkese. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ish-deputetja shkruan se n\u00ebse nuk merren masa kjo situat\u00eb do penalizoj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78816","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78816"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78816\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}