{"id":78990,"date":"2019-04-13T19:22:15","date_gmt":"2019-04-13T17:22:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=78990"},"modified":"2019-04-13T19:22:15","modified_gmt":"2019-04-13T17:22:15","slug":"monika-kryemadhi-kjo-qeveri-ka-frike-eshte-ne-fundin-e-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/monika-kryemadhi-kjo-qeveri-ka-frike-eshte-ne-fundin-e-vet\/","title":{"rendered":"Monika Kryemadhi: Kjo qeveri ka frik\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fundin e vet"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat tha se sot rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs jan\u00eb plot me njer\u00ebz, sepse ata duan ndryshim. Kryemadhi u shpreh se kjo qeveri \u00ebsht\u00eb e r\u00ebn\u00eb dhe ndodhet n\u00eb fundin e vet.<\/p>\n<p><strong>Prononcimi p\u00ebr media i kryetares s\u00eb LSI Monika Kryemadhi<\/strong><\/p>\n<p>Orari nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e njer\u00ebzve n\u00eb \u00e7do moment. T\u00eb gjitha dit\u00ebt jan\u00eb dit\u00ebt e Zotit dhe t\u00eb gjitha or\u00ebt e dit\u00ebs jan\u00eb or\u00ebt e Zotit. As nuk na kusht\u00ebzon njeri dhe as nuk na detyron njeri.<\/p>\n<p>E r\u00ebnd\u00ebsishme nuk \u00ebsht\u00eb ora. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtja e asaj q\u00eb ndodh. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja e njer\u00ebzve. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7do protest\u00eb, \u00e7do dit\u00eb shtohet pjes\u00ebmarrja e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebse 16 shkurti quhej protesta m\u00eb e madhe e b\u00ebr\u00eb nga opozita ndonj\u00ebher\u00eb, 16 marsi dyfishimi i saj. Sot mjafton t\u00eb shikosh se si rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs jan\u00eb t\u00eb mbushura dhe bu\u00e7asin nga njer\u00ebzit, nga qytetar\u00ebt. Mjafton t\u00eb shikosh se si rrug\u00ebt hyr\u00ebse t\u00eb Tiran\u00ebs kan\u00eb pjes\u00ebmarrje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe mjafton t\u00eb d\u00ebgjosh se si taksidar\u00ebt apo kamzhik\u00ebt e Edi Ram\u00ebs gjobisin autobuzat, furgon\u00ebt me gjoba marramend\u00ebse, kur sot shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb buk\u00eb t\u00eb han\u00eb.<\/p>\n<p>Pra edhe ajo q\u00eb ia k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Tregon frik\u00ebn, tregon fundin. \u00c7do dhun\u00eb, \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnim, \u00e7do shantazh, \u00e7do mjet q\u00eb p\u00ebrdor sot qeveria n\u00eb ikje, e nj\u00eb Kryeministri n\u00eb ikje tashm\u00eb dhe t\u00eb mbaruar, nuk tregon gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se r\u00ebnie, tregon fundin dhe sa m\u00eb shum\u00eb e zgjat, ai zgjat vuajtjen e qytetar\u00ebve t\u00eb vendit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kjo tregon se hij\u00ebsia e tij p\u00ebr njer\u00ebzit dhe vendin ka marr\u00eb fund.<\/p>\n<p><strong>Znj. Kryemadhi, n\u00eb protest\u00ebn e fundit q\u00eb ju zhvilluar p\u00ebrpara Kryeministris\u00eb ju jeni shprehur se kryeministri Rama po p\u00ebrgatitet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, madje ka n\u00eb mendje edhe emrin e ri p\u00ebr Kryeminist\u00ebr\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00e7do kryeminist\u00ebr, \u00e7do person q\u00eb merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb vizit\u00ebn psikologjike dhe mjek\u00ebsore, p\u00ebr shum\u00eb arsye, sepse vendi nuk mund t\u00eb ngelet n\u00eb dor\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb peng i substancave sintetike, t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb peng t\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb tyre dhe nuk mund t\u00eb ngelet peng i atyre njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb peng t\u00eb maktheve t\u00eb tyre psikologjike. Z. Rama do t\u00eb ndryshoj\u00eb her\u00eb pas here, por nuk ka m\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, nuk ka m\u00eb shp\u00ebtim, por ka vet\u00ebm nj\u00eb drejtim dhe i vetmi drejtim \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u2019i kthehet legjitimiteti i Parlamentit, do t\u2019i kthehet legjitimiteti i politik\u00ebs. T\u00eb pastrojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb politik\u00ebn nga krimi i organizuar dhe njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb kapur, ta pastrojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb at\u00eb mentalitet t\u00eb k\u00ebtij tranzicioni q\u00eb politikan\u00ebt punojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr veten e tyre. Ne duhet t\u2019i sjellim shqiptar\u00ebve ata politikan\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. Djegia e mandateve t\u00eb opozit\u00ebs nuk ishte p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar opozit\u00ebn, as p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politike, por ishte interes publik, p\u00ebr t\u2019u kthyer shqiptar\u00ebve edhe nj\u00ebher\u00eb v\u00ebmendjen q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb sot do t\u00eb marrin vendimet dhe fatet e tyre n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Znj. Kryemadhi ju flisni p\u00ebr rikthimin e legjitimitetit kur n\u00eb fakt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb qeveri legjitime, madje edhe z. Palmer q\u00eb zhvilloi edhe nj\u00eb takim me ju\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, z. Palmer ndau t\u00eb nj\u00ebjtin mendim me opozit\u00ebn, t\u00eb pakt\u00ebn flas p\u00ebr grupin e LSI-s\u00eb. P\u00ebr sa i p\u00ebrket raportit t\u00eb DASH, n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs demokracia respektohet ashtu sikurse edhe kapja e shtetit nga krimi i organizuar nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm diktatur\u00eb dhe munges\u00eb demokracie, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. \u00cbsht\u00eb diktatura e krimit t\u00eb organizuar. Dhe ajo q\u00eb ne diskutuam dhe besoj se z.Palmer e tha dhe me gazetar\u00ebt e Ora Ne\u00ebsi-t kur tha \u201cAxhenda ime nuk ka t\u00eb planifikuar zgjidhjen e kriz\u00ebs. Axhenda ime ka qen\u00eb e planifikuar m\u00eb p\u00ebrpara dhe sigurisht q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb. Megjithat\u00eb un\u00eb dua tu them di\u00e7ka. Hallet e shqiptar\u00ebve i zgjidhin vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Nuk ka p\u00ebr ti zgjidhur asnj\u00eb tjet\u00ebr. Sigurisht q\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb strategjik si\u00e7 jan\u00eb SHBA dhe BE jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb dashamir\u00ebs ndaj Shqip\u00ebris\u00eb por ata do t\u00eb jen\u00eb dhe jan\u00eb pika orientuese e jona p\u00ebr t\u00eb integruar sa m\u00eb shpejt Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE dhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend euroatlantik. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb zgjedhjen ton\u00eb ne e kemi b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet 90, kur student\u00ebt p\u00ebrmbys\u00ebn sistemin komunist dhe i dhan\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe orientimin drejt BE. Pavar\u00ebsisht se tranzicioni dhe politika na vendosi n\u00eb k\u00ebto situate ku jemi sot. Dhe sot mbas 30 vitesh tranzicion, student\u00ebt ishin ata t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e filluan, vazhduan dhe t\u00eb tjer\u00eb dhe nuk kishte m\u00eb kuptim q\u00eb opozita dhe besoj dhe shum\u00eb politikan\u00eb dhe deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PS duhet t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb marrin vendime p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzve dhe e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sepse kjo protest\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb protest\u00eb politike. Kjo \u00ebsht\u00eb protest\u00eb e shqiptar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb protest\u00eb e grave shqiptare, e vajzave shqiptare. \u00cbsht\u00eb protest\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt mesazhi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb. Si\u00e7 lufton i zoti i sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe familjen e tij, ashtu edhe ne shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr familjen ton\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p><strong>Zonja Kryemadhi mendoni se \u00ebsht\u00eb cenuar siguria komb\u00ebtare me vjedhjen e 10 milion eurove n\u00eb aeroportin e Rinasit?<\/strong><\/p>\n<p>Siguria komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, q\u00eb kur parcelat mbilleshin me kanabis. Q\u00eb ku avion\u00ebt fluturonin me transportin e drograve t\u00eb ndryshme. Q\u00eb kur transportoheshin arm\u00eb n\u00eb vendet e Bashkimit Europian, apo edhe kalimin e terrorist\u00ebve ekstremist\u00eb q\u00eb vinin nga vende t\u00eb etiketuara si vende problematike, t\u00eb cil\u00ebt ishin si ur\u00eb kalimi drejt asaj.<\/p>\n<p>Grabitja\u00a0 n\u00eb aeroport \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e dukshme tashm\u00eb e cenimit ton\u00eb komb\u00ebtar. Cenimi yn\u00eb komb\u00ebtar ka filluar q\u00eb kur shteti \u00ebsht\u00eb kapur nga krimi i organizuar, \u00e7do gj\u00eb vjen nga kapja e shtetit. Kapja e shtetit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kapje nga nj\u00eb dor\u00eb njer\u00ebzish ideologjik\u00eb, por \u00ebsht\u00eb kapje e shtetit nga nj\u00eb dor\u00eb kriminale, e cila po grabit tashm\u00eb t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>A keni marr\u00eb \u00e7ad\u00ebr me vete sot, pasi edhe moti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favorin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb favorin ton\u00eb. Por shiu i sot\u00ebm tregon edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsisht \u00e7do lloj v\u00ebshtir\u00ebsie, kur shqiptar\u00ebt e ndajn\u00eb mendjen p\u00ebr ta realizuar at\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar do ta realizojn\u00eb. Dhe shqiptar\u00ebt, asnj\u00ebri nga ne k\u00ebtu nuk do t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr veten e tij. T\u00eb gjith\u00eb ne luftojm\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e shqiptar\u00ebve, q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Sht\u00ebpia e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria. Nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00eb vend tjet\u00ebr. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb dalin n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb si turist\u00eb, si t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre europian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb intershipe, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb angazhime, t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb, por jan\u00eb me dinjitet. Shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb ikin m\u00eb si refugjat\u00eb dhe si skllev\u00ebr n\u00eb vendet e tjera, por shqiptar\u00ebt do t\u00eb ecin dhe do t\u00eb l\u00ebvizin si qytetar\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr mediat tha se sot rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs jan\u00eb plot me njer\u00ebz, sepse ata duan ndryshim. Kryemadhi u shpreh se kjo qeveri \u00ebsht\u00eb e r\u00ebn\u00eb dhe ndodhet n\u00eb fundin e vet. Prononcimi p\u00ebr media i kryetares s\u00eb LSI Monika Kryemadhi Orari nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare. Ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":71942,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-78990","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78990\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71942"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}