{"id":79175,"date":"2019-04-14T18:18:27","date_gmt":"2019-04-14T16:18:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=79175"},"modified":"2019-04-14T18:18:27","modified_gmt":"2019-04-14T16:18:27","slug":"reagon-avokati-i-popullit-gaz-lotsjelles-dhune-ndaj-gazetareve-dhe-arrestime-te-paligjshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reagon-avokati-i-popullit-gaz-lotsjelles-dhune-ndaj-gazetareve-dhe-arrestime-te-paligjshme\/","title":{"rendered":"Reagon Avokati i Popullit\/ Gaz lotsjell\u00ebs, dhun\u00eb ndaj gazetar\u00ebve dhe arrestime t\u00eb paligjshme"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar para kryeministris\u00eb dhe parlamentit, e cila u shoq\u00ebrua me dhun\u00eb nga Policia e Shtetit, p\u00ebrdorim t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs pa kriter dhe me ndalime e arrestime t\u00eb dhjet\u00ebra protestuesve, ka ardhur edhe reagimi i Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<p>\u201cInstitucioni i Avokatit t\u00eb Popullit ka v\u00ebzhguar me v\u00ebmendje edhe protest\u00ebn e mbr\u00ebmjes s\u00eb djeshme ashtu si edhe \u00e7do protest\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb m\u00ebparshme jav\u00ebt e fundit. Mandati i Avokatit t\u00eb Popullit shtrihet mbi veprimtarin\u00eb e autoriteteve shtet\u00ebrore e konkretisht t\u00eb forcave t\u00eb rendit p\u00ebr t\u00eb verifikuar zbatimin me rigorozitet prej tyre t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi e per te garantuar mbrojtjen e te drejtave te njeriut.<\/p>\n<p>Ekipe monitoruese t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb terren prej or\u00ebs 18.00 deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb protest\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe dokumentuar nga af\u00ebr \u00e7do zhvillim.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit ka konstatuar se protesta \u00ebsht\u00eb zhvilluar p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe se episodet e dhun\u00ebs apo t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb forcave t\u00eb policis\u00eb nga ana e protestuesve kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb menaxhueshme. Por pavar\u00ebsisht sa m\u00eb sip\u00ebr Avokati i Popullit nuk pajtohet me veprime t\u00eb dhunshme t\u00eb \u00e7far\u00ebdo shkalle apo natyre t\u00eb drejtuara ndaj individit, institucioneve shtet\u00ebrore apo pron\u00ebs private2, thuhet n\u00eb reagimin e AP-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Avokatit t\u00eb Popullit:<\/strong><\/p>\n<p>AVOKATI I POPULLIT RAPORTON MBI PROTEST\u00cbN E DIT\u00cbS S\u00cb DJESHME DHE ARRESTIMET PAS P\u00cbRFUNDIMIT T\u00cb SAJ<\/p>\n<p>Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit ka v\u00ebzhguar me v\u00ebmendje edhe protest\u00ebn e mbr\u00ebmjes s\u00eb djeshme ashtu si edhe \u00e7do protest\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb m\u00ebparshme jav\u00ebt e fundit. Mandati i Avokatit t\u00eb Popullit shtrihet mbi veprimtarin\u00eb e autoriteteve shtet\u00ebrore e konkretisht t\u00eb forcave t\u00eb rendit p\u00ebr t\u00eb verifikuar zbatimin me rigorozitet prej tyre t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi e per te garantuar mbrojtjen e te drejtave te njeriut.<\/p>\n<p>Ekipe monitoruese t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb terren prej or\u00ebs 18.00 deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb protest\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb dhe dokumentuar nga af\u00ebr \u00e7do zhvillim.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit ka konstatuar se protesta \u00ebsht\u00eb zhvilluar p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe se episodet e dhun\u00ebs apo t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb forcave t\u00eb policis\u00eb nga ana e protestuesve kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb menaxhueshme. Por pavar\u00ebsisht sa m\u00eb sip\u00ebr Avokati i Popullit nuk pajtohet me veprime t\u00eb dhunshme t\u00eb \u00e7far\u00ebdo shkalle apo natyre t\u00eb drejtuara ndaj individit, institucioneve shtet\u00ebrore apo pron\u00ebs private.<\/p>\n<p>Sikurse \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb protesta t\u00eb tjera edhe n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs, disa akte t\u00eb kufizuara por t\u00eb d\u00ebnueshme d\u00ebmtimesh jan\u00eb konstatuar n\u00eb disa godina isntitucionesh por edhe prona (makina apo qepena dyqanesh) t\u00eb individ\u00ebve privat\u00eb jasht\u00eb institucioneve ku po protestohej, nd\u00ebrsa u vu re se grupe qytetar\u00ebsh kan\u00eb \u00e7ar\u00eb kordonin policor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur shkall\u00ebt e godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb si tribun\u00eb p\u00ebr t\u00eb brohoritur.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit megjithat\u00eb, edhe k\u00ebsaj radhe gjen rastin t\u00eb b\u00ebj\u00eb thirrje ndaj autoriteteve shtet\u00ebrore q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr tubim paq\u00ebsor, pa e kufizuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, as t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e as t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Avokati i Popullit shpreh shqet\u00ebsimin q\u00eb sjelljet e jasht\u00ebligjshme apo t\u00eb d\u00ebnueshme t\u00eb individ\u00ebve apo grupimeve t\u00eb vogla e t\u00eb ve\u00e7uara, vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren si pretekst nga ana e institucioneve tona ligjzbatuese p\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr tubim, edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shkelje ligjore.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrdorimin e gazit lotsjell\u00ebs apo p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb irritues vazhdon te mos b\u00ebhet publik protokolli apo manuali i hetuesh\u00ebm i p\u00ebrdorimit, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit rregullohen specifikisht rastet kur ai mund t\u00eb p\u00ebrdoret, sasia, shpesht\u00ebsia, dend\u00ebsia dhe lloji i tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mbetet n\u00eb gjykimin subjektiv t\u00eb opinionit dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protesta, t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se p\u00ebrdorimi i gazit lotsjell\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb shp\u00ebrpjes\u00ebtim me shkall\u00ebn e rrezikshm\u00ebris\u00eb q\u00eb paraqet turma e protestuesve, por ai \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb preferuar p\u00ebr pengimin e vet\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr tubim paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi n\u00eb mas\u00eb i gazit lotsjell\u00ebs p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb konstatuar nga grupet n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb raportuar me shqet\u00ebsim edhe nga nj\u00eb num\u00ebr gazetar\u00ebsh dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesish t\u00eb pavarur t\u00eb medias, si kufizues p\u00ebr ushtrimin e detyr\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb raportimin e protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekipet e gazetar\u00ebve kan\u00eb raportuar se Policia e Shtetit n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka vazhduar t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb metoda t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u2019i dekurajuar apo shmangur ata nga pasqyrimi i ngjarjeve. N\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb raportuar se ekipet e p\u00ebrfaq\u00ebsueve t\u00eb medias jan\u00eb goditur edhe me uj\u00eb t\u00eb pompuar apo mjete t\u00eb tjera t\u00eb rezervuara p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb raste kur grupime t\u00eb dhunshme protestuesish k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb sigurin\u00eb publike.<\/p>\n<p>Trajtimi i medias dhe gazetar\u00ebve si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i siguris\u00eb publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si nj\u00eb nga sinjalet m\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb ku liria e shtypit \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit gjithashtu kan\u00eb mbledhur t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb lidhje me nj\u00eb num\u00ebr ndalimesh dhe shoq\u00ebrimesh t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb protest\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb saj. Ka informacione se disa nga shoq\u00ebrimet e qytetar\u00ebve jan\u00eb kryer pa ndonj\u00eb arsye t\u00eb posa\u00e7me duke krijuar nj\u00eb psikoz\u00eb se pjes\u00ebmarrja n\u00eb tubime \u00ebsht\u00eb e kundraligjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme, tre grupe t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit kan\u00eb marr\u00eb takime me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ndaluarit e ndodhur n\u00eb ambientet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe komisariateve nr.1, nr.2, nr.3 dhe nr.6.<\/p>\n<p>N\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb kontakt me 2 shtetas t\u00eb shoq\u00ebruar dhe 16 t\u00eb arrestuar. Asnj\u00eb nga k\u00ebta shtetas nuk ka pranuar t\u00eb ket\u00eb kryer veprime aktive gjat\u00eb protest\u00ebs apo t\u00eb ken\u00eb d\u00ebmtuar pasuri. N\u00eb deklarimet e tyre ata pohojn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb subjektit politik q\u00eb e organizon. Kryesisht t\u00eb arrestuarit jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, por ka edhe persona t\u00eb moshuar.<br \/>\nDy v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar nga Miloti deklarojn\u00eb se nuk u \u00ebsht\u00eb komunikuar arsyeja e shoq\u00ebrimit. Pas kontaktit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ata jan\u00eb shoq\u00ebruar fillimisht n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb nr.1 dhe m\u00eb pas jan\u00eb liruar.<\/p>\n<p>N\u00eb ambientet e ndalimit t\u00eb DVP Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re mes t\u00eb arrestuarve nj\u00eb shtetas 19 vje\u00e7ar, nga Fush\u00eb-Kruja, me probleme mendore. Nj\u00ebri nga t\u00eb arrestuarit ka k\u00ebrkuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb komunikonte me familjen e tij, pasi kishte tre f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, por kjo nuk u lejua nga Policia as pas nd\u00ebrmjet\u00ebsimit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit.<\/p>\n<p>N\u00eb ambientet e Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb nr.1 \u00ebsht\u00eb kontaktuar shtetasi A.G, i cili paraqitej me shenja t\u00eb dukshme dhune n\u00eb trup. \u00cbsht\u00eb marr\u00eb deklarimi i tij si dhe jan\u00eb dokumentuar shenjat e dhun\u00ebs. Sipas tij \u00ebsht\u00eb ushtruar dhune fizike nga disa efektiv\u00eb t\u00eb komisariateve t\u00eb Policis\u00eb nr.1 dhe nr.4. Po ashtu ai deklaron se i \u00ebsht\u00eb mohuar trajtimi ushqimor. Qytetari ankohet p\u00ebr dhembje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin dhe nga mjek\u00ebt i \u00ebsht\u00eb komunikuar se ka shembje.<br \/>\nShtetasi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar fillimisht n\u00eb komisariatin nr.4, pastaj po mbr\u00ebm\u00eb me insistimin e nj\u00eb mjeku \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb spitalin ushtarak, ku ai deklaron se \u00ebsht\u00eb mbajtur i lidhur me pranga nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb merrte trajtim mjek\u00ebsor. Pamje ky ky qytetar shfaqet i lidhur me pranga n\u00eb shtratin e spitalit jan\u00eb publikuar edhe n\u00eb disa rrjete sociale. Ky shtetas ka qen\u00eb me statusin e personit t\u00eb shoq\u00ebruar gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ndodhej n\u00eb spital dhe se vendimi i marrjes s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb arrestit n\u00eb flagranc\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb komunikuar vet\u00ebm n\u00eb or\u00ebn 2 pas mesnate.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit, n\u00eb linj\u00eb me q\u00ebndrimet dhe interpretimet q\u00eb Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut i b\u00ebn Konvent\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, konstatohet se mbajtja e t\u00eb d\u00ebnuarve (e aq m\u00eb pak e t\u00eb shoq\u00ebruarve) t\u00eb lidhur me pranga n\u00eb kushte spitalore p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast te trajtimit denigrues e \u00e7njer\u00ebzor n\u00eb kuptim t\u00eb k\u00ebsaj konvente dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb marrjen e masave energjike dhe t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr nxjerrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast pas rekomandimeve t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr raste t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme e t\u00eb b\u00ebra publike.<\/p>\n<p>Gjithashtu gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb spital p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Avokatit t\u00eb Popullit kan\u00eb kontaktuar qytetarin A.K. i cili shpjegoi se ishte t\u00ebrhequr zvarr\u00eb nga punonj\u00ebsit e FNSH 30-40 metra duke u ofenduar n\u00eb vazhdim\u00ebsi prej tyre. Ai deklaroi se ishte goditur me grushta, shkelma dhe me shkopinj n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit dhe ankohej edhe p\u00ebr dhimbje t\u00eb veshit t\u00eb djatht\u00eb. Avokati i Popullit ka marr\u00eb n\u00eb administrim foto t\u00eb d\u00ebmtuarit dhe t\u00eb kartel\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb Komisariatin nr.6 ishin t\u00eb arrestuar 5 persona s\u00eb bashku me shtetasin A.K ku ky i fundit ishte pyetur jo n\u00ebn hetim por si person q\u00eb kishte dijeni p\u00ebr ngjarjen. N\u00eb komisariatin nr.3 jan\u00eb konstatuar 8 persona t\u00eb arrestuar dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dokumentacioni. N\u00eb komisariatin nr.2 jan\u00eb konstatuar 4 persona t\u00eb arrestuar por nd\u00ebr ta ve\u00e7ohen 2 persona, nj\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt me prapambetje mendore dhe motorike nd\u00ebrsa tjetri me insuficienc\u00eb renale.<br \/>\nT\u00eb ndaluarit apo arrestuarit e tjer\u00eb nuk pat\u00ebn pretendime p\u00ebr trajtim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm prej forcave t\u00eb policis\u00eb ve\u00e7 disa raportimeve sporadike. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Avokatit t\u00eb Popullit kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb vihen n\u00eb kontakt edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb forcave t\u00eb rendit t\u00eb cil\u00ebt u raportuan t\u00eb l\u00ebnduar gjat\u00eb protest\u00ebs, por n\u00eb momentin e vizit\u00ebs n\u00eb spital nuk ishte i pranish\u00ebm asnj\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr jan\u00eb konstatime paraprake t\u00eb cilat do t\u00eb verifikohen gjat\u00eb hetimit e n\u00eb p\u00ebrfundim do t\u00eb paraqiten rekomandimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit mbetet i dedikuar q\u00eb t\u00eb raportoj\u00eb me paan\u00ebsi dhe rigorozitet profesional mbi marrdh\u00ebnien mes s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb tubime paq\u00ebsore dhe menaxhimit nga ana e institucioneve tona shtet\u00ebrore t\u00eb ruajtjes s\u00eb rendit publik pa e c\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb bashkuar para kryeministris\u00eb dhe parlamentit, e cila u shoq\u00ebrua me dhun\u00eb nga Policia e Shtetit, p\u00ebrdorim t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs pa kriter dhe me ndalime e arrestime t\u00eb dhjet\u00ebra protestuesve, ka ardhur edhe reagimi i Avokatit t\u00eb Popullit. \u201cInstitucioni i Avokatit t\u00eb Popullit ka v\u00ebzhguar me v\u00ebmendje edhe protest\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79175","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79175\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}