{"id":79265,"date":"2019-04-15T16:43:07","date_gmt":"2019-04-15T14:43:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=79265"},"modified":"2019-04-15T16:43:07","modified_gmt":"2019-04-15T14:43:07","slug":"guvernatori-i-bsh-se-ristrukturimi-i-bankave-nxit-konkurrencen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/guvernatori-i-bsh-se-ristrukturimi-i-bankave-nxit-konkurrencen\/","title":{"rendered":"Guvernatori i BSH-s\u00eb: Ristrukturimi i bankave nxit konkurrenc\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ristrukturimi i sektorit bankar \u00ebsht\u00eb zhvillim pozitiv q\u00eb pritet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e konkurrenc\u00ebs dhe krijimin e kushteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr nxitjen e ritmit t\u00eb kreditimit n\u00eb vend. K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur kreu i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko n\u00eb mbledhjet e Pranver\u00ebs t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb Grupit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Sipas Sejkos, ky sektor p\u00ebrshkoi nj\u00eb faz\u00eb ristrukturimi me futjen e aktor\u00ebve t\u00eb rinj dhe bashkimin e disa bankave. Nd\u00ebrsa u ndal te rritja ekonomike, kreu i BSH-s\u00eb tha se ka vazhduar trendin pozitiv, mb\u00ebshtetur dhe nga politika monetare stimuluese e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr shtyp t\u00eb Komitetit Monetar Financiar t\u00eb FMN-s\u00eb vihet n\u00eb dukje se: \u201c\u2026Rritja globale po vazhdon, por me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ai i parashikuar n\u00eb tetor. Rritja parashikohet t\u00eb forcohet n\u00eb vitin 2020, por rreziqet mbeten n\u00eb kahun e posht\u00ebm. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb tensione tregtare, pasiguri politike, rreziqe gjeopolitike, dhe nj\u00eb shtr\u00ebngim t\u00eb papritur dhe t\u00eb theksuar t\u00eb kushteve financiare, n\u00eb nj\u00eb mjedis me hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb kufizuar p\u00ebr politik\u00ebn, nivele t\u00eb larta historike t\u00eb borxhit, dhe brisht\u00ebsi t\u00eb rritura financiare. Gjithashtu, sfida t\u00eb tjera vijojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb pranishme q\u00eb prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb Mbledhjet e Pranver\u00ebs t\u00eb FMN dhe BB-s\u00eb, Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me personalitete t\u00eb njohura t\u00eb fush\u00ebs financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\u00a0 Ve\u00e7ojm\u00eb k\u00ebtu takimet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e FMN:\u00a0 z. Tao Zhang, Z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Domenico Fanizza, Drejtor Ekzekutiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, z. Poul Thomsen, Drejtor i Departamentit Evropian, Jan Kees Martijn, Shef i Misionit t\u00eb FMN p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Departamentit t\u00eb Tregjeve Monetare dhe Kapitale: dhe takimet me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga grupi i BB-s\u00eb :\u00a0 me z. Cyril Muller, Z\u00ebvend\u00ebspresident i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Rajonin e Evrop\u00ebs dhe Azis\u00eb Qendrore, zj. Linda Van Gelder, Drejtore Rajonale p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor me qend\u00ebr n\u00eb Vjen\u00eb, z. Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, z. Mario Guadamillas, Menaxher pran\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Rajonin, etj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimeve n\u00eb fjal\u00eb, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit ekonomike n\u00eb vend, duke u ndalur n\u00eb perspektiv\u00ebn e rritjes ekonomike dhe n\u00eb zhvillimet e sektorit bankar.<\/p>\n<p>Rritja ekonomike e vendit ka vazhduar trendin pozitiv t\u00eb saj, mb\u00ebshtetur dhe nga politika monetare stimuluese e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ky stimul, i transmetuar n\u00ebp\u00ebrmjet normave t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb interesit dhe komunikimit t\u00eb kahut t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs monetare, ka qen\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr nxitjen e zhvillimit ekonomik, stabilitetin e tregjeve dhe p\u00ebr kthimin e inflacionit n\u00eb objektiv.<\/p>\n<p>Ruajtja e nivelit t\u00eb inflacionit n\u00eb 3% mbetet objektivi kryesor i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Guvernatori Sejko u shpreh se sipas parashikimeve t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, inflacioni pritet t\u00eb kthehet n\u00eb objektiv brenda vitit 2020. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb mbetet e gatshme t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb gjith\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr respektimin e objektivit t\u00eb saj kryesor. Politika monetare do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb mbetet stimuluese gjat\u00eb horizontit afatmes\u00ebm, por stimuli monetar do t\u00eb p\u00ebrshtatet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb rrezikut dhe zhvillimeve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Duke u ndalur n\u00eb zhvillimet e sektorit bankar, Guvernatori Sejko paraqiti masat e nd\u00ebrmarra nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb sektor bankar t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, likuid dhe t\u00eb mir\u00ebkapitalizuar. Aktualisht, ky sektor p\u00ebrshkoi nj\u00eb faz\u00eb ristrukturimi, me futjen e aktor\u00ebve t\u00eb rinj dhe bashkimin e disa bankave. Guvernatori n\u00ebnvizoi se k\u00ebto ndryshime jan\u00eb kryer n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin ligjor n\u00eb fuqi dhe Banka e Shqip\u00ebris\u00eb mbetet e angazhuar t\u00eb ushtroj\u00eb nj\u00eb mbik\u00ebqyrje t\u00eb kujdesshme p\u00ebr nj\u00eb veprimtari t\u00eb sh\u00ebndetshme bankare. Ristrukturimi i sektorit bankar \u00ebsht\u00eb zhvillim pozitiv, i cili pritet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e konkurrenc\u00ebs dhe krijimin e kushteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr nxitjen e ritmit t\u00eb kreditimit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb 2018, bilancet e bankave u p\u00ebrmir\u00ebsuan, veprimtaria bankare u zgjerua, niveli i kredive me probleme u reduktua, kreditimi vijoi trendin e tij rrit\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta tregues kan\u00eb kontribuar n\u00eb rritjen e m\u00ebtejshme t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb sektorit bankar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur rritjen ekonomike t\u00eb vendit dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar rreziqet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr e trajtuar nga Guvernatori ishte roli i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si Autoriteti i Nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Jasht\u00ebzakonshme, i cili po vijon t\u00eb marr\u00eb trajt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet zhvillimit t\u00eb kuadrit n\u00ebnligjor, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen dhe nd\u00ebrhyrjen e jasht\u00ebzakonshme\u201d. M\u00eb konkretisht, puna e Banka e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ka konsistuar n\u00eb hartimin e planeve t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, krijimin e burimeve t\u00eb reja t\u00eb financimit p\u00ebr menaxhimin e krizave financiare, si dhe identifikimin e t\u00eb gjith\u00eb elementeve t\u00eb nevojshme t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr zbutjen e tyre. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto hapa, s\u00eb bashku me skem\u00ebn e sigurimit t\u00eb depozitave, ndihmojn\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb rolin e saj n\u00eb garantimin e nj\u00eb sistemi financiar t\u00eb sigurt.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebtyre fushave, Guvernatori prezantoi dhe kontributin q\u00eb Banka e Shqip\u00ebris\u00eb jep si nj\u00eb institucion aktiv n\u00eb procesin e integrimit evropian t\u00eb vendit. Ky kontribut i qen\u00ebsish\u00ebm ka ndihmuar p\u00ebrafrimin me standardet evropiane t\u00eb fushave t\u00eb lidhura me veprimtarin\u00eb e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe ka mb\u00ebshtetur angazhimet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb\u00a0 takimeve, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrg\u00ebzuan Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr kontributin e saj n\u00eb zhvillimin makroekonomik t\u00eb vendit dhe stabilitetin financiar t\u00eb tij. Ata theksuan se Banka e Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb hapat e nd\u00ebrmarr\u00eb lidhur me planin e masave p\u00ebr reduktimin e kredive me probleme, nxitjen e kreditimit dhe stimulimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb monedh\u00ebs komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ambienti i jasht\u00ebm mbetet sfidues n\u00eb kushtet e nj\u00eb rritjeje m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ekonomike globale dhe ngushtimit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb kontributit t\u00eb politikave makroekonomike. Prandaj, vazhdimi i reformave strukturore dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i klim\u00ebs s\u00eb biznesit mbeten kontribuesit kryesor\u00eb n\u00eb perspektiv\u00ebn afatgjat\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e FMN-BB- s\u00eb theksuan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebrendimit n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb politik\u00ebs monetare me at\u00eb fiskale. Ky bashk\u00ebrendim ndihmon n\u00eb forcimin e stabilitetit makroekonomik t\u00eb vendit dhe rritjen ekonomike afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dyja pal\u00ebt u vler\u00ebsuan marr\u00ebdh\u00ebniet shum\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrmjet autoriteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe FMN-BB-s\u00eb. Guvernatori Sejko i shprehu fal\u00ebnderimet e tij p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve, p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe asistenc\u00ebn e ofruar n\u00eb vazhdim\u00ebsi ndaj Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, dhe institucioneve t\u00eb tjera n\u00eb vend. Asistenca dhe ekspertiza e ofruar ndaj Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kapaciteteve profesionale t\u00eb saj dhe p\u00ebrballimin e sfidave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre mbledhjeve, Guvernatori Sejko mori pjes\u00eb edhe n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb Komitetit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Monetar dhe Financiar t\u00eb FMN-s\u00eb, Forumin Ekzekutiv t\u00eb organizuar nga Banka Bot\u00ebrore p\u00ebr politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit dhe zyrtar\u00ebt e lart\u00eb, si dhe n\u00eb mbledhjet e Komitetit Drejtues t\u00eb Iniciativ\u00ebs s\u00eb Vjen\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfituar nga rasti, Guvernatori zhvilloi dhe takime me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs financiare dhe akademike, t\u00eb cilat pat\u00ebn n\u00eb fokus promovimin e vendit, thithjen e investimeve t\u00eb huaja dhe zhvillimin institucional t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ristrukturimi i sektorit bankar \u00ebsht\u00eb zhvillim pozitiv q\u00eb pritet t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb rritjen e konkurrenc\u00ebs dhe krijimin e kushteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr nxitjen e ritmit t\u00eb kreditimit n\u00eb vend. K\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur kreu i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Gent Sejko n\u00eb mbledhjet e Pranver\u00ebs t\u00eb Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb Grupit t\u00eb Bank\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":79266,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-79265","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79265\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79266"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}