{"id":80007,"date":"2019-04-19T14:28:27","date_gmt":"2019-04-19T12:28:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=80007"},"modified":"2019-04-19T14:28:27","modified_gmt":"2019-04-19T12:28:27","slug":"grabitja-ne-rinas-ja-bashkepunetoret-e-murataj-nen-survejim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/grabitja-ne-rinas-ja-bashkepunetoret-e-murataj-nen-survejim\/","title":{"rendered":"Grabitja n\u00eb Rinas, ja bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Murataj n\u00ebn survejim"},"content":{"rendered":"<p>Mjesht\u00ebr i grabitjeve t\u00eb bankave, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar Klement \u00c7ala, 31-vje\u00e7ari q\u00eb dyshohet t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunuar me Admir Murataj edhe n\u00eb grabitjen e 9 prillit n\u00eb aeroportin e Rinasit.<\/p>\n<p>Emri i tij ka dal\u00eb gjat\u00eb hetimeve p\u00ebr ngjarjen q\u00eb mori v\u00ebmendjen e t\u00eb gjith\u00ebve, jo vet\u00ebm brenda kufijve. Vrasja dhe identifikimi i Murataj, b\u00ebri q\u00eb policia t\u00eb verifikoj\u00eb emrat pran\u00eb tij dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt nga e kaluara.<\/p>\n<p>Policia nisi v\u00ebzhgimin dhe dyshon se ish-polici me iniciale M.H., Aleks Pepa dhe Klement \u00c7ala kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me Murataj edhe n\u00eb grabitjen e fundit t\u00eb miliona eurove nga nj\u00eb avion q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtonte drejt Austris\u00eb. Por arrestimi i tyre k\u00ebrkon prova, t\u00eb cilat grupi hetimor po i verifikon n\u00ebse do i \u00e7ojn\u00eb tek personat e dyshuar.<\/p>\n<p><strong>LIDHJA E VJET\u00cbR<\/strong><br \/>\nAdmir Murataj dhe Klement \u00c7ala kan\u00eb pasur njohje q\u00eb n\u00eb Greqi, ku edhe kan\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr grabitje t\u00eb tjera. N\u00eb Shqip\u00ebri ai \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb vitin 2017, bashk\u00eb me Admir Muratajn, si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb grabitjen e autoblindave me para n\u00eb Qaf\u00eb Kashar m\u00eb 9 shkurt.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi i m\u00ebhersh\u00ebm i tyre ka qen\u00eb n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 2013, ku bashk\u00eb me Murataj grabit\u00ebn 1 milion euro n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Greke n\u00eb qend\u00ebr te qytetit t\u00eb Laris\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim q\u00eb prej vitit 2013.<\/p>\n<p>I arratisur nga burgu i Trikallas n\u00eb 22 mars 2013, si pjes\u00ebtar i grupit prej 11 personash t\u00eb Marjan Kol\u00ebs, Klement \u00c7ala, u shpall menj\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga policia greke.<\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 8:40 n\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb enjtes t\u00eb 16 majit 2013, \u00c7ala s\u00eb bashku me nj\u00eb person tjet\u00ebr, t\u00eb dh\u00ebnat e t\u00eb cilit ende nuk dihen, kan\u00eb hyr\u00eb fillimisht si klient\u00eb n\u00eb bank\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve t\u00eb tipit \u2018Kallashnikov\u2019 kan\u00eb grabitur rreth 1 milion euro. Ata kan\u00eb ikur nga vendi i ngjarjes p\u00ebrmes nj\u00eb dritareje.<\/p>\n<p>Pak or\u00eb pas grabitjes \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb makin\u00eb e djegur n\u00eb zon\u00ebn e Laris\u00ebs, e cila ishte raportuar si e vjedhur q\u00eb prej 17 tetorit, t\u00eb 2011 n\u00eb Athin\u00eb. Skenari duket i ngjash\u00ebm me grabitjet e transfertave bankare Tiran\u00eb-Rinas.<\/p>\n<p>\u00c7ala ishte identifikuar si autor i plagosjes s\u00eb nj\u00eb efektivi t\u00eb policis\u00eb greke dhe vrasjes s\u00eb nj\u00eb qytetareje t\u00eb pafajshme gjat\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb zjarrit me trupat e policis\u00eb. Policia greke kishte gjetur gjurm\u00eb ADN-je t\u00eb Klement \u00c7al\u00ebs n\u00eb furgonin e bardh\u00eb t\u00eb vjedhur n\u00eb Korinth, me t\u00eb cilin t\u00eb arratisurit nga burgu i Trikalas\u00eb kishin tentuar t\u2019i shp\u00ebtonin arrestimit.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 qershor 2015, Klement \u00c7ala, i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb arrestuar nga policia e Vlor\u00ebs. Policia lokale finalizoi me sukses operacionin \u201cStreha e fundit\u201d, ku u b\u00eb i mundur arrestimi i 29-vje\u00e7arit \u00c7ala banues n\u00eb Elbasan, si edhe i nj\u00eb 31-vje\u00e7ari tjet\u00ebr t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin e ndalimit \u00c7ala po l\u00ebvizte n\u00eb lagjen \u201c24 maji\u201d me automjetin e tij tip \u201cBenz\u201d me targ\u00eb, AA 447 KO. Ai ruajti gjakftoht\u00ebsin\u00eb dhe tentoi t\u2019i shmangej arrestimit duke u paraqitur me emrin Semir Koca. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb identitet ai dispononte edhe nj\u00eb pasaport\u00eb dhe nj\u00eb kart\u00eb identiteti, q\u00eb i p\u00ebrkisnin Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Pas verifikimeve me policin\u00eb e Kosov\u00ebs rezultoi se ishte identitet i rrem\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 akuzave t\u00eb autoriteteve greke q\u00eb e kishin shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr vepra penale, pjes\u00ebmarrje n\u00eb organizat\u00eb kriminale, mbajtje arm\u00ebsh dhe e materialeve shp\u00ebrthyese, grabitje me arm\u00eb, vrasje dhe vrasje e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb etj, \u00c7al\u00ebs iu shtuan dhe akuzat e reja pas arrestimit nga policia e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk dihen ende rrethanat, por pas vet\u00ebm tre muajsh \u00c7ala \u00ebsht\u00eb liruar nga burgu nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb ishte l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar arresti. Nuk dihet se si mundi, Klement \u00c7ala t\u00eb dilte nga burgu duke pasr nj\u00eb num\u00ebr kaq t\u00eb madh akuzash mbi shpin\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 dhjetor 2016, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ka mbyllur dosjen hetimore dhe ka d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim nj\u00eb nga t\u00eb arratisurit nga burgu i Trikallas n\u00eb Greqi n\u00eb mars t\u00eb vitit 2013, si pjes\u00eb e grupit t\u00eb Marjan Kol\u00ebs.<\/p>\n<p>Shtetasi Klement \u00c7ala akuzohet p\u00ebr disa vepra penale, si ajo e \u201cvrasjes me dashje t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb\u201d, mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, dy her\u00eb, si edhe p\u00ebr veprat penale t\u00eb krijimit t\u00eb organizat\u00ebs kriminale, largimit nga burgu dhe arm\u00ebmbajtje pa leje\u201d.<br \/>\nAkuza e fundit p\u00ebr Klement \u00c7al\u00ebn dhe e shkuara e tij kriminale e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb person me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<h2><\/h2>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mjesht\u00ebr i grabitjeve t\u00eb bankave, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar Klement \u00c7ala, 31-vje\u00e7ari q\u00eb dyshohet t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunuar me Admir Murataj edhe n\u00eb grabitjen e 9 prillit n\u00eb aeroportin e Rinasit. Emri i tij ka dal\u00eb gjat\u00eb hetimeve p\u00ebr ngjarjen q\u00eb mori v\u00ebmendjen e t\u00eb gjith\u00ebve, jo vet\u00ebm brenda kufijve. Vrasja dhe identifikimi i Murataj, b\u00ebri q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":78814,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-80007","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80007"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80007\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/78814"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}