{"id":80012,"date":"2019-04-19T14:31:34","date_gmt":"2019-04-19T12:31:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=80012"},"modified":"2019-04-19T14:31:34","modified_gmt":"2019-04-19T12:31:34","slug":"meta-kthen-ne-kuvend-ligjin-per-vettingun-ne-polici","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-kthen-ne-kuvend-ligjin-per-vettingun-ne-polici\/","title":{"rendered":"Meta kthen n\u00eb Kuvend ligjin p\u00ebr vettingun n\u00eb polici"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Presidenti Ilir Meta kthen p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend projektligjin p\u00ebr vettingun n\u00eb polici.<\/p>\n<p><strong>Nr. Dekreti 11175<\/strong><br \/>\n<strong>Tiran\u00eb, m\u00eb 19.04.2019<\/strong><\/p>\n<p><strong>PRESIDENTI I REPUBLIK\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p><strong>ILIR META<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Arsyet e kthimit t\u00eb ligjit nr. 20\/2019<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin 12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/strong><\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 28 mars 2019 ka miratuar ligjin nr. 20\/2019 \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin 12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d\u201d. Ky ligj rezulton t\u00eb jet\u00eb shqyrtuar me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Me shkres\u00ebn e Kuvendit nr. 1390 prot, dat\u00eb 01.04.2019, ligji nr. 20\/2019, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, p\u00ebr dekretim dhe shpallje.<\/p>\n<p>Nga vler\u00ebsimi i praktik\u00ebs parlamentare rezulton se ky projektligj \u00ebsht\u00eb propozim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga Komisioni p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Komisionit P\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shqyrtimi i ligjit nr. 20\/2019 nga Presidenti i Republik\u00ebs \u00ebsht\u00eb realizuar, duke iu referuar p\u00ebrmbajtjes s\u00eb aktit t\u00eb miratuar t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr dekretim dhe shpallje, praktik\u00ebs parlamentare t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebsaj nisme ligjore, n\u00eb krahasim me dispozitat e ligjit baz\u00eb nr.12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d, si dhe praktik\u00ebs parlamentare t\u00eb miratimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs vler\u00ebsoi p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij ligji, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb kujdesshme t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tij, p\u00ebrsa i takon mekanizmave dhe efekteve q\u00eb krijohen p\u00ebr aplikimin e tij, n\u00eb raport me respektimin e parimeve kushtetuese dhe interesin publik.<\/p>\n<p>Referuar relacionit shoq\u00ebrues t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb ka shoq\u00ebruar propozimin e projektligjit, si dhe raportit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, propozimi dhe miratimi i k\u00ebtyre ndryshimeve ligjore ka p\u00ebr q\u00ebllim ndryshimin e dispozitave t\u00eb ligjit ekzistues nr. 12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d, me synim p\u00ebrshpejtimin e procesit dhe uljen e kostove financiare, pa prekur paanshm\u00ebrin\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb, objektivitetin dhe p\u00ebrputhjen e procesit t\u00eb vler\u00ebsimit me parametrat e procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Sipas praktik\u00ebs q\u00eb ka shoq\u00ebruar projektiligjin, rezulton e argumentuar qoft\u00eb nga K\u00ebshilli i Ministrave ashtu dhe nga Komisioni p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare se elementi i mb\u00ebshtetjes financiare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet q\u00eb solli vonesa n\u00eb zbatimin e procesit. Si\u00e7 relatohet n\u00eb Raportin e Komisionit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare pas nj\u00eb analize t\u00eb kryer nga Ministria e Brendshme, tashm\u00eb propozohet nj\u00eb mekaniz\u00ebm i ri p\u00ebr vler\u00ebsimin, i cili, mund t\u00eb arrij\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtat objektiva, por me m\u00eb pak kosto p\u00ebr buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb dispozitave t\u00eb ligjit nr. 20\/2019, rezulton se, n\u00eb thelb ndryshimet konsistojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje kryesore:<\/p>\n<ol>\n<li>N\u00ebp\u00ebrmjet ligjit t\u00eb miratuar nr. 20\/2019, shkrihen dy nga tre prej institucioneve t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb krijuara me ligjin nr.12\/2018 dhe konkretisht: struktura vler\u00ebsuese e Komisionit Qendror t\u00eb Vler\u00ebsimit dhe Komisionit Vendor t\u00eb Vler\u00ebsimit;<\/li>\n<li>N\u00ebp\u00ebrmjet ligjit t\u00eb miratuar nr. 20\/2019, Sh\u00ebrbimi i \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave (SH\u00c7BA) institucion ky n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, do t\u00eb jet\u00eb tashm\u00eb struktura, q\u00eb pas shkrirjes s\u00eb strukturave aktuale vler\u00ebsuese, Komisionit Qendror t\u00eb Vler\u00ebsimit dhe Komisionit Vendor t\u00eb Vler\u00ebsimit, do t\u00eb kryej\u00eb vler\u00ebsimin e t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb. Pra, SH\u00c7BA-ja do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb punonj\u00ebsit e nivelit t\u00eb mes\u00ebm drejtues dhe t\u00eb atyre t\u00eb nivelit baz\u00eb, kompetenc\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, aktualisht, ligji parashikon se \u00ebsht\u00eb atribut i Komisionit Qendror t\u00eb Vler\u00ebsimit dhe Komisionit Vendor t\u00eb Vler\u00ebsimit;<\/li>\n<li>N\u00ebp\u00ebrmjet ligjit t\u00eb miratuar shfuqizohet neni 68 i ligjit aktual n\u00eb fuqi nr.12\/2018, sipas t\u00eb cilit, procesi i vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda nj\u00eb periudhe prej 24 muajsh, nga dita e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji, pra brenda muajit prill 2020. K\u00ebshtu, me miratimin dhe hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve n\u00eb ligj, nuk p\u00ebrcaktohet m\u00eb asnj\u00eb afat se kur p\u00ebrfundon procesi i vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Grad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs;<\/li>\n<li>N\u00ebp\u00ebrmjet ligjit t\u00eb miratuar nr. 20\/2019, parshikohet q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e Sh\u00ebrbimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave (SH\u00c7BA), do t\u00eb kalojn\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb nga Komisioni i Jasht\u00ebm i Vler\u00ebsimit.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Nga shqyrtimi i ligjit nr. 20\/2019,\u00a0<strong>konstatohet se ky ligj cenon parimet dhe standardet e vendosura n\u00eb ligjin ekzistues nr.12\/2018<\/strong>, \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d.\u00a0<strong>Ndryshimet e miratuara me k\u00ebt\u00eb ligj nuk krijojn\u00eb garancit\u00eb e nevojshme se nj\u00eb proces kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si vler\u00ebsimi kalimtar i punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, do t\u00eb realizohet n\u00eb koh\u00ebn e duhur, me objektivitet dhe paanshm\u00ebri, duke b\u00ebr\u00eb hapa pas n\u00eb raport me standartet e ligjit n\u00eb fuqi.<\/strong><\/p>\n<p>Rishikimi i ligjit ekzistues nr. 12\/2018, n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit t\u00eb miratuar nr. 20\/2019, b\u00ebn t\u00eb mundur q\u00eb, kompetencat e realizimit t\u00eb procesit t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb forcave policore dhe atyre t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, t\u2019u hiqen komisioneve t\u00eb pavarura teknike dhe t\u2019i jepen Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat, nj\u00eb organ ky n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Bazuar n\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, dhe p\u00ebr arsyet e parashtruara n\u00eb vijim, n\u00eb bindje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe n\u00eb ushtrim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb nenit 85 t\u00eb saj, Presidenti i Republik\u00ebs, ka vendosur q\u00eb ligji nr. 20\/2019, \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin nr. 12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d\u201d, duhet kthyer n\u00eb Kuvend, me q\u00ebllim rishikimin e tij, mb\u00ebshtetur n\u00eb argumentet e renditura si m\u00eb posht\u00eb:<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><em><strong>S\u00eb pari,<\/strong><\/em><strong>dispozitat e ligjit nr.20\/2019, cenojn\u00eb standardet e vendosura dhe pavar\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb parashikuar me ligjin nr. 12\/2018, si dhe krijon terren q\u00eb ky proces t\u00eb ket\u00eb ndikim politik. Mekanizmi i ri i miratuar n\u00eb ligjin nr. 20\/2019, sipas t\u00eb cilit punonj\u00ebsit e Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat (SH\u00c7BA) do t\u00eb kryejn\u00eb vler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb, nuk garanton standardin e vendosur p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij procesi me objektivitet, pavar\u00ebsi dhe paanshm\u00ebri.<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Para s\u00eb gjithash, \u00ebsht\u00eb me vend t\u00eb sillet n\u00eb kujtes\u00eb se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 05.03.2018, ka miratuar ligjin nr. 12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d. Nga shqyrtimi i praktik\u00ebs parlamentare t\u00eb miratimit t\u00eb k\u00ebtij ligji nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb,\u00a0<strong>ka rezultuar se, p\u00ebr hartimin dhe miratimin e k\u00ebtij ligji kan\u00eb bashk\u00ebpunuar t\u00eb gjitha forcat politike n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb si pozita, ashtu edhe opozita. Ky ligj \u00ebsht\u00eb votuar me 88 vota pro, 1 kund\u00ebr dhe 32 deputet\u00eb kan\u00eb abstenuar, duke reflektuar k\u00ebshtu nj\u00eb terren bashk\u00ebpunues dhe jo kund\u00ebrshtues midis forcave politike n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong>\u00a0Pas miratimit t\u00eb tij nga Kuvendi, ligji nr. 12\/2018, \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga Presidenti i Republik\u00ebs, i cili, me Dekret nr. 10747, dat\u00eb 20.3.2018, ka vendosur shpalljen e tij.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i ligjit nr. 12\/2018, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi kalimtar dhe periodik i punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, p\u00ebr t\u00eb siguruar institucione t\u00eb forta e t\u00eb besueshme, me profesionist\u00eb me integritet. Ligji nr. 12\/2018, parashikon qart\u00eb institucionet q\u00eb do t\u00eb realizojn\u00eb vler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb punonj\u00ebsve, subjekt t\u00eb ligjit si, Komisioni i Jasht\u00ebm i Vler\u00ebsimit, Komisioni Qendror i Vler\u00ebsimit, Komisioni Vendor i Vler\u00ebsimit dhe Trupat e Posa\u00e7me t\u00eb Vler\u00ebsimit, por edhe p\u00ebrb\u00ebrjen, kriteret dhe procedurat e p\u00ebrzgjedhjes dhe em\u00ebrimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundonin t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces brenda 24 muajve nga data e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb tij. Sipas ligjit nr. 12\/2018, miratuar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, procesi i vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb forcave policore do t\u00eb realizohet n\u00eb 3 faza ku:<\/p>\n<p><strong>Faza e par\u00eb<\/strong>\u00a0e vler\u00ebsimit do t\u00eb kryhet nga Komisioni i Jasht\u00ebm i Vler\u00ebsimit, q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb punonj\u00ebsit q\u00eb mbajn\u00eb grada apo funksione t\u00eb larta n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Gard\u00ebn e Republik\u00ebs dhe n\u00eb Sh\u00ebrbimin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat, konkretisht sipas analiz\u00ebs s\u00eb kryer, ky komision do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb 287 punonj\u00ebs;<\/p>\n<p><strong>Faza e dyt\u00eb<\/strong>\u00a0e vler\u00ebsimit do t\u00eb kryhet nga Komisioni Qendror i Vler\u00ebsimit dhe p\u00ebrfshin vler\u00ebsimin e 2700 punonj\u00ebsve t\u00eb strukturave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe 115 punonj\u00ebs t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb mbajn\u00eb gradat t\u00eb nivelit t\u00eb mes\u00ebm drejtues. Sipas ligjit aktual n\u00eb fuqi, Komisioni Q\u00ebndror i Vler\u00ebsimit p\u00ebrb\u00ebhet nga 45 an\u00ebtar\u00eb, 15 prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Vler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa 30 an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebrzgjidhen nga Komisioni i Jasht\u00ebm i Vler\u00ebsimit, me procedur\u00eb t\u00eb hapur konkurrimi, nd\u00ebrmjet punonj\u00ebsve me grada t\u00eb larta, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb kaluar me sukses procesin n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb;<\/p>\n<p><strong>Faza e tret\u00eb<\/strong>\u00a0e vler\u00ebsimit do t\u00eb kryhet nga Komisioni Vendor i Vler\u00ebsimit, i cili vler\u00ebson 9000 punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit pran\u00eb strukturave vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe punonj\u00ebsit e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, me p\u00ebrjashtim t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb vler\u00ebsohen nga Komisioni i Jasht\u00ebm i Vler\u00ebsimit dhe Komisioni Qendror i Vler\u00ebsimit. Sipas ligjit, aktual n\u00eb fuqi Komisioni Vendor i Vler\u00ebsimit p\u00ebrb\u00ebhet nga 135 an\u00ebtar\u00eb, 45 prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit Qendror i Vler\u00ebsimit, nd\u00ebrsa 90 an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebrzgjidhen nga radh\u00ebt e punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat, nga Komisioni Qendror i Vler\u00ebsimit, me procedur\u00eb t\u00eb hapur konkurrimi q\u00eb kan\u00eb kaluar me sukses procesin e vler\u00ebsimit n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Ngritja e k\u00ebtyre strukturave t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin nr. 12\/2018, m\u00ebnyra e p\u00ebrzgjedhjes dhe e funksionimit t\u00eb tyre jan\u00eb vler\u00ebsuar se garantojn\u00eb besueshm\u00ebri, pavar\u00ebsi dhe paanshm\u00ebri n\u00eb realizimin e k\u00ebtij procesi q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb praktikat m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nga shqyrtimi i praktik\u00ebs parlamentare rezulton se n\u00eb hartimin e projektligjit fillestar ka pasur edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organizatave partnere nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si misioni PAMECA dhe ICITAP.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb me kalimin e nj\u00eb periudhe 1-vje\u00e7are nga miratimit i ligjit baz\u00eb me propozimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb dat\u00eb 28.03.2019, ka miratuar ligjin nr. 20\/2019 \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin 12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d\u201d.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i praktik\u00ebs parlamentare, rezulton se kjo nism\u00eb legjislative \u00ebsht\u00eb propozuar nga K\u00ebshilli i Ministrave, pas nj\u00eb analize t\u00eb kryer nga Ministria e Brendshme dhe nuk rezulton q\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto ndryshime thelb\u00ebsore n\u00eb ligj, t\u00eb jet\u00eb kryer ndonj\u00eb konsult\u00eb me organizatat partnere nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si misioni PAMECA dhe ICITAP, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb aktive dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e tyre n\u00eb hartimin e ligjit nr.12\/2018, aktualisht n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebr k\u00ebto ndryshime nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer as edhe ndonj\u00eb seanc\u00eb konsultimi publik n\u00eb kushtet kur ndryshimet q\u00eb parashikohen jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb natyre shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi prekin drejtp\u00ebrdrejt strukturat q\u00eb do t\u00eb realizojn\u00eb procesin e vler\u00ebsimit kalimtar, si dhe heqin afatet brenda t\u00eb cilit do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb ky proces p\u00ebr punonj\u00ebsit subjekt t\u00eb ligjit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr rezulton se ligji nr. 20\/2019, \u00ebsht\u00eb shqyrtuar me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si \u00ebsht\u00eb cituar edhe m\u00eb sip\u00ebr, sipas parashikimeve t\u00eb dispozitave t\u00eb ligjit nr. 20\/2019, objekt shqyrtimi, rezulton se shkrihen organet e vler\u00ebsimit: Komisioni Qendror i Vler\u00ebsimit dhe Komisioni Vendor i Vler\u00ebsimit, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr realizimin e faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb t\u00eb procesit, duke parashikuar si organ p\u00ebr kryerjen e vler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr k\u00ebto faza, Sh\u00ebrbimin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebtyre ndryshimeve, shuhet automatikisht edhe koncepti i krijimit t\u00eb Trup\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Vler\u00ebsimit, struktur\u00eb q\u00eb krijohet pran\u00eb Komisionit Qendror t\u00eb Vler\u00ebsimit dhe Komisionit Vendor t\u00eb Vler\u00ebsimit p\u00ebr vler\u00ebsimin e atyre punonj\u00ebsve, nj\u00ebsive apo strukturave, p\u00ebrb\u00ebrja apo tipologjia e pun\u00ebs s\u00eb t\u00eb cilave, nuk mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb publike.<\/p>\n<p>Nga shqyrtimi i relacionit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe raportit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, i vetmi argument se ku mb\u00ebshteten k\u00ebto ndryshime n\u00eb ligj q\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb mekanizmin t\u00eb ri p\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar, parashtrohet tek fakti se: \u201cK\u00ebto ndryshime propozohen me arsyetimin e uljeve t\u00eb kostove t\u00eb procesit dhe zotimin dometh\u00ebn\u00ebs t\u00eb burimeve materiale dhe atyre njer\u00ebzore, arsye q\u00eb soll\u00ebn vonesa n\u00eb zbatimin e procesit t\u00eb vler\u00ebsimit\u201d. Sipas relacionit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb momentin e propozimit t\u00eb ligjit aktual nr.12\/2018, procesi i vler\u00ebsimit u parashikua se do t\u00eb kushtonte rreth 300 milion\u00eb lek\u00eb ose rreth 3 milion\u00eb dollar\u00eb.<br \/>\nN\u00eb shqyrtim t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb dispozitave t\u00eb miratuara nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb ligjin nr. 20\/2019, dhe praktik\u00ebs parlamentare q\u00eb ka shoq\u00ebruar ligjin baz\u00eb nr.12\/2018, rezulton se arsyetimi mbi t\u00eb cilin propozohen k\u00ebto ndryshime aktuale nuk gjen mb\u00ebshtetje dhe jan\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb vler\u00ebsimi jo t\u00eb thelluar e objektiv.<\/p>\n<p>Konkretisht; ndryshimet e miratuara me ligjin nr. 20\/2019, cenojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paargumentuar frym\u00ebn e ligjit nr. 12\/2018, \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d, si dhe q\u00ebllimin n\u00eb arritjen e objektivave p\u00ebr kryerjen me efektivitet, paan\u00ebsi dhe sipas standardeve, t\u00eb procesit t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb subjekteve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtij procesi, p\u00ebr t\u00eb cilin ky ligj u miratua.<\/p>\n<p>N\u00eb relacionin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb muajit shkurt 2018, q\u00eb shoq\u00ebronte propozimin e projektligjit t\u00eb miratuar nga Kuvendi me ligjin nr. 12\/2018, n\u00eb pjes\u00ebn e raportit t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore, qeveria i garantonte Kuvendit, sigurimin e efekteve financiare q\u00eb sillte ligji, q\u00eb lidhen me trajtimin financiar t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organeve t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar dhe t\u00eb sekretariateve teknike p\u00ebrkat\u00ebse, por edhe angazhimin e burimeve njer\u00ebzore dhe financiare p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Konkretisht; nga p\u00ebrllogaritjet q\u00eb kishte kryer qeveria garantonte mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr vitin 2018, q\u00eb arrinte p\u00ebraf\u00ebrsisht n\u00eb vler\u00ebn 58 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr shpenzimet e parashikuara p\u00ebr komisionet q\u00eb do t\u00eb funksionojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2019 ku vlera e tyre \u00ebsht\u00eb rreth 478 milion\u00eb lek\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb llogaritjet e PBA-s\u00eb 2019-2021. Ministria e Brendshme dhe institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj do t\u2019u garantonin organeve t\u00eb vler\u00ebsimit mjediset e pun\u00ebs dhe logjistik\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sot, K\u00ebshilli i Ministrave, relaton p\u00ebrpara Kuvendit nj\u00eb qasje t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ndryshme, pa kaluar as edhe nj\u00eb vit nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit nr. 12\/2018, duke argumentuar se vet\u00eb elementi financiar ishte nj\u00eb nga arsyet q\u00eb solli vonesa n\u00eb zbatimin e procesit.<\/p>\n<p>Ky argument i qeveris\u00eb dhe i pranuar nga Kuvendi, nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs dhe nuk mund t\u00eb pranohet nga Presidenti i Republik\u00ebs. Mungesa e fondeve nuk p\u00ebrb\u00ebn argument p\u00ebr t\u00eb cenuar thelbin e nj\u00eb procesi me interes t\u00eb lart\u00eb publik. Vler\u00ebsimi i kostove q\u00eb paraqet nd\u00ebrmarrja e nj\u00eb nisme legjislative p\u00ebrcaktohet q\u00eb prej fillimit n\u00eb \u00e7astin kur nd\u00ebrmerret nisma e ligjit baz\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb nevojshme p\u00ebr realizimin e nj\u00eb q\u00ebllimi kaq madhor, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi kalimtar i trup\u00ebs policore.<\/p>\n<p>Arsyetimi se realizimi i procesit t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nga Sh\u00ebrbimi i \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme kursen buxhetin e shtetit, duke zvog\u00ebluar kostot shtes\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur dhe nuk \u00ebsht\u00eb aspak n\u00eb koherenc\u00eb me interesin e lart\u00eb publik q\u00eb paraqet ky proces, p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb polici me integritet, profesionale dhe t\u00eb paanshme.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebto ndryshime n\u00eb ligj krijojn\u00eb bindjen se, q\u00ebllimi real i qeveris\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e k\u00ebsaj nisme ligjore nuk \u00ebsht\u00eb zvog\u00eblimin i kostove financiare p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij procesi, por vullnet i shprehur i saj, p\u00ebr ta kontrolluar k\u00ebt\u00eb proces n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb strukture vler\u00ebsuese n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Sh\u00ebrbimi i \u00c7\u00ebshjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave, struktur\u00eb aktuale kjo drejt\u00ebp\u00ebdrejt n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb funksionit politik t\u00eb Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, pra t\u00eb qeveris\u00eb.Argumenti i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave se ky mekaniz\u00ebm i ri garanton t\u00eb nj\u00ebjtin standard p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb procesin, pasi punonj\u00ebsit e SH\u00c7BA-s\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtrohen t\u00eb nj\u00ebjtit proces n\u00eb faz\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe se nuk ndryshojn\u00eb kriteret dhe procedurat e vler\u00ebsimit, nuk q\u00ebndron ligj\u00ebrisht.<\/strong><\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse punon\u00ebsit e Sh\u00ebrbimit t\u00eb \u00c7\u00ebshjeve t\u00eb Brendshme dhe Ankesave do t\u00eb kalojn\u00eb vler\u00ebsimin kalimtar gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjekteve p\u00ebrpar\u00ebsore, s\u00ebrish nuk ndryshon fakti ligjor i statusit t\u00eb k\u00ebsaj strukture, ku n\u00eb nenin 8 t\u00eb ligjit nr. 70\/2014, \u201cP\u00ebr Sh\u00ebrbimin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme\u201d ku citohet:\u00a0<em>\u201cSh\u00ebrbimi \u00ebsht\u00eb person juridik publik, struktur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb ministrit\u201d<\/em>, duke sjell\u00eb k\u00ebshtu dhe ndikimin e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, edhe pse sipas ligjit nr. 20\/2019, punonj\u00ebsit e Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat p\u00ebrfshihen n\u00eb rrethin e subjekteve q\u00eb do t\u00eb rivler\u00ebsohen me prioritet, s\u00ebrish kalimi me sukses i k\u00ebtij procesi, nuk ndryshon aspak var\u00ebsin\u00eb e tyre nga nj\u00eb funksion politik si Ministri i Brendsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebto kushte, dh\u00ebnia e kompetences p\u00ebr t\u00eb kryer procesin e vler\u00ebsimit kalimtar p\u00ebr faz\u00ebn e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premis\u00eb e qart\u00eb se procesi mund t\u00eb ndikohet politikisht.<\/p>\n<p>Realizimi i procesit t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb forcave policore nga struktura profesionale dhe t\u00eb pavarura erdhi si nevoj\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb faktit q\u00eb strukturat ekzistuese ku p\u00ebrfshihet dhe Sh\u00ebrbimi p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat, nuk kishin funksionuar si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Ky ndryshim q\u00eb pretendohet t\u00eb realizohet n\u00eb ligjin e sapomiratuar nr. 20\/2019, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb SH\u00c7BA-s\u00eb, kompetenca p\u00ebr t\u00eb realizuar vler\u00ebsimin kalimtar n\u00eb polici \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap mbrapa dhe cenon haptazi standardet e vendosura nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb me ligjin nr. 12\/2018 dhe vet integritetin e procesit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime t\u00eb miratuara me ligjin nr. 20\/2019, nuk garantojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pavar\u00ebsi dhe paanshm\u00ebri, q\u00eb parashikon ligji nr.12\/2018, sa koh\u00eb q\u00eb ndryshon struktura q\u00eb do t\u00eb realizoj\u00eb at\u00eb, nga nj\u00eb struktur\u00eb profesionale me p\u00ebrb\u00ebrje me profesionist\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm dhe teknik\u00eb, n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb n\u00eb var\u00ebsi direkte t\u00eb nj\u00eb autoriteti politik, si Ministri i Brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb \u00e7astin e miratimit t\u00eb ligjit baz\u00eb nr. 12\/2018, kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrimin se vler\u00ebsimi kalimtar i punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri n\u00eb kuadrin edhe t\u00eb hapave t\u00eb hedhura nga reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe, specifikisht, t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe p\u00ebrfshirjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb hetimet ndaj veprave penale.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, referuar k\u00ebtij q\u00ebndrimi, dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, vler\u00ebsimi kalimtar i forcave policore p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb interes t\u00eb lart\u00eb publik dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mekanizmat apo strukturat q\u00eb duhet ta realizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces duhet t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb larg ndikimit politik, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb ato t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionet e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe t\u00eb pandikuar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb garantohet integriteti dhe besueshm\u00ebria e t\u00eb gjith\u00eb procesit.<\/p>\n<p><strong>Presidenti i Republik\u00ebs, referuar argumenteve t\u00eb parashtruar me sip\u00ebr, vler\u00ebson se ligji nr. 20\/2019, \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin nr. 12\/2018, \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d\u201d, nuk mund t\u00eb dekretohet me shpallje, por i duhet kthyer Kuvendit p\u00ebr rishqyrtim me q\u00ebllim rivler\u00ebsimin e q\u00ebndrimit ndaj k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb publike.<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><em><strong>S\u00eb dyti,<\/strong><\/em><strong>ligji nr. 20\/2019, eleminon detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin e vler\u00ebsimit kalimtar brenda nj\u00eb afati t\u00eb caktuar, duke krijuar k\u00ebshtu mund\u00ebsin\u00eb e zgjatjes s\u00eb tij pa afat dhe nj\u00eb terreni t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr mbajtjen n\u00ebn presion t\u00eb vazhduar t\u00eb forcave policore n\u00ebp\u00ebrmjet forc\u00ebs nd\u00ebshkuese t\u00eb mekanizmit t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar (vetting-ut) nga struktura e SH\u00c7BA-s\u00eb.<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb nenin 9, t\u00eb ligjit nr. 20\/2019, parashikohet shfuqizimi i nenit 68 i ligjit nr. 12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d,<\/p>\n<p>Konkretisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb shfuqizohet parashikohet shprehimisht:\u00a0<em>\u201cProcesi i vler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda nj\u00eb periudhe prej 24 muajsh, nga dita e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Referuar koh\u00ebs s\u00eb hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr. 12\/2018, sipas nenit 68, parashikohej ligj\u00ebrisht q\u00eb i gjith\u00eb procesi i vler\u00ebsimit kalimtar duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda muajit prill 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sipas parashikimit t\u00eb nenit 9 t\u00eb ligjit nr. 20\/2019, eleminohet afati 2-vje\u00e7ar p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procesit p\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat.<\/p>\n<p>N\u00eb relacionin shoq\u00ebrues t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe raportin e Komisionit p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare, nuk gjendet aspak e justifikuar, p\u00ebrse po hiqet afati i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ligjor p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procesit t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar. N\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto dokumente si qeveritar, ashtu dhe atij parlamentar, p\u00ebrmendet vet\u00ebm fakti se eleminohet afati 2-vje\u00e7ar p\u00ebr p\u00ebrfundimin e procesit, sepse procesi n\u00eb vetvete filloi me gati 9 muaj vones\u00eb dhe nuk mendohet q\u00eb ky afat 2-vje\u00e7ar mund t\u00eb respektohet.<\/p>\n<p>Ky argument nuk q\u00ebndron, pasi n\u00eb munges\u00eb t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur brenda afateve ligjore t\u00ebr\u00ebsisht procesin e vler\u00ebsimit kalimtar, Kuvendi mund dhe duhet t\u00eb kishte vler\u00ebsuar faktin se ky afat edhe mund t\u00eb shtyhej sipas nevoj\u00ebs dhe vones\u00ebs s\u00eb deritanishme, por nuk mundet kurr\u00ebsesi q\u00eb afati i parashikuar n\u00eb ligjin ekzistues, t\u00eb hiqet fare, pasi kjo \u00ebsht\u00eb e papranueshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb analogji t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligjet respektive se ky proces realizohet brenda nj\u00eb afati t\u00eb caktuar me ligj. Afatet e p\u00ebrcaktuara qart\u00ebsojn\u00eb objektivat, ristrukturojn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe kanalizojn\u00eb dhe orientojn\u00eb burimet p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e q\u00ebllimit, i cili n\u00eb rastin konkret, \u00ebsht\u00eb imediat dhe me interes komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Paralelisht me realizimin e procesit t\u00eb vetting-ut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, shteti shqiptar duhet t\u00eb realizoj\u00eb edhe vler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb forcave policore, pasi ato jan\u00eb struktura baz\u00eb q\u00eb kryejn\u00eb veprimtari gjurmuese, parandaluese dhe hetimore.<\/p>\n<p>Zgjatja e k\u00ebtij procesi me nj\u00eb afat t\u00eb pap\u00ebrcaktuar, p\u00ebrve\u00e7 se nuk p\u00ebrkon me nevoj\u00ebn imediate q\u00eb ka shteti shqiptar p\u00ebr nj\u00eb Polici Shteti t\u00eb vetuar dhe q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kaluar procesin e vler\u00ebsimit kalimtar (vetting-ut), por nga ana tjet\u00ebr, krijon gjendje pasigurie t\u00eb tejzgjatur p\u00ebr \u00e7do punonj\u00ebs subjekt i ligjit, referuar faktit n\u00ebse do ta kaloj\u00eb apo jo procesin e vetting-ut.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, kjo gjendje pasigurie me afat t\u00eb pap\u00ebrcaktuar e kombinuar edhe me faktin q\u00eb struktura q\u00eb do t\u00eb duhet ta realizoj\u00eb procesin e vetting-ut \u00ebsht\u00eb SH\u00c7BA-ja, nj\u00eb struktur\u00eb n\u00eb var\u00ebsi direkte t\u00eb nj\u00eb funksionari politik, ndikon dre<\/p>\n<p>jt\u00ebp\u00ebrdrejt n\u00eb rezultatet dhe pun\u00ebn e forcave policore, t\u00eb cilat n\u00ebn nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb pasigurie dhe tensioni, mund t\u00eb humbasin vigjilenc\u00ebn, mund t\u00eb ulin angazhimin e tyre p\u00ebrkundrejt luft\u00ebs kund\u00ebr kriminalitetit n\u00eb vend, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb presioni i \u00e7far\u00ebdo natyre, ekonomik apo politik, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Kjo situat\u00eb pasigurie e personelit policor \u00ebsht\u00eb e pritshme t\u00eb keqp\u00ebrdoret s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb situata t\u00eb ve\u00e7anta, sidomos p\u00ebrgjat\u00eb proceseve zgjedhore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb heqja e afatit fundor se kur ky proces vler\u00ebsimi kalimtar duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb e p\u00ebrkeq\u00ebson situat\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrcaktimi i koh\u00ebs s\u00eb mbylljes s\u00eb procesit t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar (vetting-ut), krijon terren q\u00eb ky proces t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb mekaniz\u00ebm nd\u00ebshkimor, apo shantazhues p\u00ebr gjith\u00eb struktur\u00ebn policore, \u00e7ka mund t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shqet\u00ebsuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb. Konkretisht, mosp\u00ebrcaktimi i afatit se kur p\u00ebrfundon procesi vetting mund t\u00eb sjell\u00eb:<\/p>\n<ol>\n<li><strong>a) rrezikun e ndikimit dhe presionit t\u00eb vazhduar ndaj veprimtaris\u00eb s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb forcave policore;<\/strong><\/li>\n<li><strong>b) mund ta zgjas\u00eb koh\u00ebn e q\u00ebndrimit brenda forcave policore t\u00eb individ\u00ebve q\u00eb nuk e meritojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb profilit t\u00eb tyre, jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb shantazhuesh\u00ebm;<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Nevoja q\u00eb koh\u00ebzgjatja t\u00eb jet\u00eb e arsyeshme dhe me afat t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb n\u00eb procese t\u00eb tilla, si k\u00ebto t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar (vetting-ut), \u00ebsht\u00eb arsyetuar edhe nga Komisioni i Venecias gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb komenteve dhe opinioneve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Komisioni i Venecias gjithmon\u00eb ka rekomanduar se duhet p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme dhe t\u00eb qart\u00eb koh\u00ebzgjatja e procesit t\u00eb vetuing-ut, pasi ky proces \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e jasht\u00ebzakonshme me karakter t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm. Edhe sipas nenit 68, t\u00eb ligjit nr. 12\/2018 q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb fuqi, \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb i gjith\u00eb procesi p\u00ebrfundon brenda 24 muajve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, gjith\u00ebkush e di q\u00eb brenda k\u00ebtij afati do t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebrfundimtare, n\u00ebse do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e forcave policore ose jo.<\/p>\n<p>Heqja t\u00ebr\u00ebsore e afatit se kur p\u00ebrfundon ky proces, bie n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me interesin publik q\u00eb ka vet\u00eb realizimi i tij, por gjithashtu edhe me respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb subjekteve q\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtrohen atij.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/strong><\/p>\n<p>Nisur nga problematikat e sip\u00ebrp\u00ebrmendura, n\u00eb krahasim me sfidat e vendit ton\u00eb n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht forcimin e institucioneve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs me punonj\u00ebs profesionist\u00eb dhe me integritet, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb sa m\u00eb efikase kund\u00ebr terrorizmit, krimit t\u00eb organizuar, korrupsionit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb standardeve t\u00eb rendit e t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Presidenti t\u00eb Republik\u00ebs, vler\u00ebsoj se kostot financiare t\u00eb parashikuara p\u00ebr realizimin e procesit t\u00eb vler\u00ebsimit kalimtar n\u00eb k\u00ebto struktura, jan\u00eb t\u00eb domosdoshme dhe duhet t\u00eb p\u00ebrballohen nga qeveria p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e q\u00ebllimit t\u00eb ligjit nr. 12\/2018, dhe pa ndryshuar mekanizmin e realizimit t\u00eb tij si\u00e7 pretendohet t\u00eb realizohet me ligjin nr. 20\/2019, por duke i mb\u00ebshtetur realisht k\u00ebto struktura.<\/p>\n<p>Zbatimi i ligjit nr. 12\/2018, \u00ebsht\u00eb jetik dhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr vijimin e rrug\u00ebs s\u00eb nisur n\u00ebn frym\u00ebn dhe q\u00ebllimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. Si President i Republik\u00ebs, vler\u00ebsoj se k\u00ebto q\u00ebllime mund t\u00eb realizohen n\u00ebp\u00ebrmjet organeve vler\u00ebsuese t\u00eb pavarura, t\u00eb paanshme dhe efektive dhe q\u00eb aktualisht parashikohen nga ligji n\u00eb fuqi q\u00eb pretendohet t\u00eb ndryshohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsyet e parashtruara m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb bindje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe n\u00eb ushtrim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs t\u00eb parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb nenit 85 t\u00eb saj, kam vendosur kthimin e ligjit nr. 20\/2019, \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin 12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Ankesat n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme\u201d\u201d, me q\u00ebllim q\u00eb Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ta marr\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb shqyrtim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb publike.<\/p>\n<p><strong><em>Tiran\u00eb, m\u00eb 19.04.2019<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Me respekt<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilir Meta<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Presidenti Ilir Meta kthen p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend projektligjin p\u00ebr vettingun n\u00eb polici. Nr. Dekreti 11175 Tiran\u00eb, m\u00eb 19.04.2019 PRESIDENTI I REPUBLIK\u00cbS ILIR META &nbsp; Arsyet e kthimit t\u00eb ligjit nr. 20\/2019 \u201cP\u00ebr disa ndryshime n\u00eb ligjin 12\/2018 \u201cP\u00ebr vler\u00ebsimin kalimtar dhe periodik t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs dhe Sh\u00ebrbimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":64681,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-80012","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80012","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80012"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80012\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/64681"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80012"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80012"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80012"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}