{"id":81386,"date":"2019-04-28T18:00:19","date_gmt":"2019-04-28T16:00:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=81386"},"modified":"2019-04-28T14:41:46","modified_gmt":"2019-04-28T12:41:46","slug":"gazeta-gjermane-serbia-nuk-e-ka-vendin-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/gazeta-gjermane-serbia-nuk-e-ka-vendin-ne-be\/","title":{"rendered":"Gazeta gjermane: Serbia nuk e ka vendin n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do t\u2019i presin udh\u00ebheq\u00ebsit e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb, Bosnj\u00ebs, Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Serbis\u00eb. K\u00ebto gjasht\u00eb vende duan t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE, por asnj\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i gatsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shkruan gazeta \u00abFrankfurter Allgemeine Sonntagszeitung\u00bb (FAS). Se \u00e7far\u00eb b\u00ebn vaki kur BE pranon vende q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb gatshme, ka treguar shembulli i Rumanis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb. Ato kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE n\u00eb vitin 2007, por ligji n\u00eb k\u00ebto vende nuk sundon ende si duhet. N\u00eb Rumani ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kufizuar kompetencat e prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve.<\/p>\n<p>Kudo n\u00eb Ballkan, sipas \u00abFrankfurter Allgemeine Sonntagszeitung\u00bb, shtete t\u00eb ndryshme po k\u00ebrkojn\u00eb ndikim \u2013 Rusia n\u00eb Serbi, Turqia sidomos n\u00eb Bosnj\u00eb, Kina gjithkund. Kriza e refugjat\u00ebve e viteve 2015\/16 u ka treguar europian\u00ebve se Ballkani nuk gjendet n\u00eb Azi, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>\u00abShtetet e rajonit meritojn\u00eb p\u00ebrkrahje edhe m\u00eb tutje, por integrimi i m\u00ebtutjesh\u00ebm i tyre n\u00eb BE do t\u00eb ishte sinjal i gabuar. Me nj\u00eb p\u00ebrjashtim: Maqedonia e Veriut ka nj\u00eb qeveri reformatore, e cila p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn europiane ka b\u00ebr\u00eb kompromise t\u00eb guximshme dhe madje e ka nd\u00ebrruar edhe emrin e shtetit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund ngat\u00ebrres\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr me shtetin an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb, Greqin\u00eb. Fillimi i negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim do t\u00eb ishte nj\u00eb mir\u00ebnjohje e duhur p\u00ebr aq shum\u00eb guxim. Se ku \u00e7ojn\u00eb negociatat n\u00eb fund do t\u00eb shihet. Ato gjithsesi do t\u00eb zgjasin me vite\u00bb, shkruan gazeta gjermane.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Serbis\u00eb, \u00abFrankfurter Allgemeine Sonntagszeitung\u00bb n\u00ebnvizon se ekonomikisht Serbia q\u00ebndron mir\u00eb, investitor\u00ebt e huaj jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur, buxheti \u00ebsht\u00eb solid \u2013 dhe ndoshta Volkswagen s\u00eb shpejti do t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Serbi. Megjithat\u00eb, vazhdon kjo gazet\u00eb me ndikim n\u00eb Gjermani, Serbia nuk \u00ebsht\u00eb kandidat i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb BE. Shumica e popullit serb prej vitesh deklarohet indiferente apo refuzuese ndaj BE-s\u00eb. Nd\u00ebrsa 84 p\u00ebr qind e njer\u00ebzve n\u00eb Kosov\u00eb mb\u00ebshtesin BE-n\u00eb, 83 p\u00ebr qind n\u00eb Shqip\u00ebri dhe 59 p\u00ebr qind n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb Serbi jan\u00eb vet\u00ebm 29 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Prej nga vjen ky refuzim? N\u00ebse e pyetni presidentin serb Aleksandar Vu\u00e7iq, ai thot\u00eb se shumica e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb e kan\u00eb pranuar Kosov\u00ebn dhe kjo nuk shihet me sy t\u00eb mir\u00eb nga popullsia serbe. Gazeta gjermane thot\u00eb se ky argument nuk mund t\u00eb hidhet t\u00ebr\u00ebsisht posht\u00eb p\u00ebr shkak se edhe gjerman\u00ebt gjat\u00eb nuk e kan\u00eb pranuar si kufi vij\u00ebn Oder-Neisse si kufi mes Gjermanis\u00eb dhe Polonis\u00eb. Por argumenti i Vu\u00e7iqit nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb shpjeguar q\u00ebndrimin anti-BE t\u00eb shum\u00eb serb\u00ebve. Nd\u00ebrsa Vu\u00e7iq thot\u00eb se d\u00ebshiron ta an\u00ebtar\u00ebsojn\u00eb vendin n\u00eb BE, n\u00eb mediat q\u00eb jan\u00eb besnike ndaj tij \u00e7do dit\u00eb zhvillohet fushat\u00eb sistematike kund\u00ebr Europ\u00ebs. Si shembull \u00abFrankfurter Allgemeine Sonntagszeitung\u00bb p\u00ebrmend televizionin \u00abPink\u00bb, t\u00eb cilin Vu\u00e7iq ka qejf t\u2019i jap\u00eb intervista dhe gazeta agresive bulevardeske \u00abInformer\u00bb. T\u00eb dyja k\u00ebto media jan\u00eb elemente p\u00ebrcaktuese t\u00eb sundimit t\u00eb Vu\u00e7iqit. Redaksit\u00eb e tyre furnizohen nga administratat tatimore, policia dhe sh\u00ebrbimet sekrete me material mbi gazetar\u00ebt kritik\u00eb dhe opozitar\u00ebt. Pasojn\u00eb fushata disajavore kund\u00ebr viktimave. Shpesh materiali \u00ebsht\u00eb i shpifur, por mjafton p\u00ebr d\u00ebmtimin e viktimave.<\/p>\n<p>Kur nuk shpif kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Vu\u00e7iqit, \u00abInformer\u00bb s\u00eb paku nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jav\u00eb parashikon luft\u00ebra kund\u00ebr Serbis\u00eb. Vazhdimisht Serbia infiltrohet nga agjent\u00ebt shqiptar\u00eb. Kur u dogj Notre-Dame \u00abInformer\u00bb shkroi me ton triumfalist se ky \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkim nga zoti p\u00ebr shkak se Franca e ka pranuar Kosov\u00ebn. N\u00ebse i besoni k\u00ebsaj gazete, at\u00ebher\u00eb BE \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb e miqve t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe lobit t\u00eb homoseksual\u00ebve. Dhe synimi i tyre na qenk\u00ebsh islamizimi i Europ\u00ebs. Po t\u00eb mos e mbronin Serbin\u00eb Vu\u00e7iqi dhe Vladimir Putini, Serbia do t\u00eb merrte fund, shkruan \u00abInformer\u00bb. Kjo gazet\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb Serbia t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Federat\u00ebn Ruse, jo n\u00eb BE. Vu\u00e7iq e quan mik personale shefin e \u00abInformer\u00bb. Si \u00ebsht\u00eb e mundur kjo? \u2013 pyet \u00abFrankfurter Allgemeine Sonntagszeitung\u00bb. Njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me Vu\u00e7iqin thon\u00eb se duhet kuptuar k\u00ebt\u00eb, sepse n\u00eb Serbi ekziston nj\u00eb val\u00eb e madhe proruse dhe antiper\u00ebndimore, andaj n\u00ebse Vu\u00e7iqi nuk do ushqente k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb, at\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebnte dikush tjet\u00ebr dhe kjo nuk do t\u00eb ishte n\u00eb interes t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00abPo t\u00eb ishte i v\u00ebrtet\u00eb ky p\u00ebrshkrim, at\u00ebher\u00eb natyrisht do t\u00eb ishte argument vendimtar kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb BE. P\u00ebrse t\u2019i dhuroj\u00eb BE participim politik nj\u00eb shteti n\u00eb t\u00eb cilin urrejtja kund\u00ebr BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb instrument p\u00ebr sigurimin e pushtetit? Kush d\u00ebshiron ta pranoj\u00eb Serbin\u00eb n\u00eb BE, duhet ta di se me t\u00eb do t\u00eb hynte nj\u00eb Hungari tjet\u00ebr n\u00eb BE. Nj\u00eb shtet n\u00eb t\u00eb cilin me urrejtje ndaj BE-s\u00eb fitohen edhe zgjedhje. Nj\u00eb an\u00ebtar i till\u00eb do t\u00eb dob\u00ebsonte BE-n\u00eb. Prandaj duhet th\u00ebn\u00eb: Serbia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Europ\u00ebs, por nuk e ka vendin n\u00eb Bashkimin Europian. S\u00eb paku jo sot dhe jo nes\u00ebr\u00bb, p\u00ebrfundon \u00abFrankfurter Allgemeine Sonntagszeitung\u00bb.<\/p>\n<p>Post Scriptum:<br \/>\nN\u00eb shkrimin e \u00abFrankfurter Allgemeine Sonntagszeitung\u00bb si vend q\u00eb meriton t\u00eb filloj\u00eb negociatat p\u00ebr hyrje n\u00eb BE p\u00ebrmendet vet\u00ebm Maqedonia e Veriut. Vitin e kaluar BE shtyu fillimin e negociatave me Maqedonin\u00eb e at\u00ebhershme dhe me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb dy vendet u ngush\u00eblluan me premtimin se vendimi p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave do t\u00eb merrej n\u00eb qershor 2019. Qeveria n\u00eb Shkup n\u00eb 12 muajt e fundit ka punuar mjaft dhe e ka zgjidhur konfliktin p\u00ebr emrin me Greqin\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar regres. Qeverisja e keqe, e shoq\u00ebruar me dyshime p\u00ebr korrupsion e skandale t\u00eb tjera, nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashkuar Aleksandar Vu\u00e7iqit dhe Hashim Tha\u00e7it p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs, nj\u00eb opozit\u00eb e diskredituar q\u00eb me gjeste pijaneci djeg mandatet p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes n\u00eb zgjedhje \u2013 t\u00eb gjitha k\u00ebto e kan\u00eb kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend problematik. Ky \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb kapitull i ri n\u00eb tragjedin\u00eb e gjat\u00eb t\u00eb tranzicionit shqiptar. Andaj mediat prestigjioze europiane nuk e p\u00ebrmendin fare Shqip\u00ebrin\u00eb si vend q\u00eb meriton t\u00eb filloj\u00eb negociatat p\u00ebr hyrje n\u00eb BE. Edi e Luli, pra Rama e Basha mund t\u00eb vazhdojn\u00eb orgjin\u00eb e akuzave dhe kund\u00ebrakuzave.\/Dialogplus<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do t\u2019i presin udh\u00ebheq\u00ebsit e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb, Bosnj\u00ebs, Kosov\u00ebs, Malit t\u00eb Zi, Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Serbis\u00eb. K\u00ebto gjasht\u00eb vende duan t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE, por asnj\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i gatsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shkruan gazeta \u00abFrankfurter Allgemeine Sonntagszeitung\u00bb (FAS). [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":81387,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-81386","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=81386"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/81386\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/81387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=81386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=81386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=81386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}