{"id":82908,"date":"2019-05-08T11:52:20","date_gmt":"2019-05-08T09:52:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=82908"},"modified":"2019-05-08T11:52:20","modified_gmt":"2019-05-08T09:52:20","slug":"diplomatja-rames-jam-pa-kurveri-pa-parti-pa-miq-dhe-me-kualifikime-te-larta-pse-me-hodhet-ne-rruge-zoti-kryeminister","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/diplomatja-rames-jam-pa-kurveri-pa-parti-pa-miq-dhe-me-kualifikime-te-larta-pse-me-hodhet-ne-rruge-zoti-kryeminister\/","title":{"rendered":"Diplomatja Ram\u00ebs: Jam pa kurv\u00ebri, pa parti, pa miq dhe me kualifikime t\u00eb larta, pse m\u00eb hodh\u00ebt n\u00eb rrug\u00eb zoti Kryeminist\u00ebr?"},"content":{"rendered":"<p>Ilda Topalli, ish-sekretarja e par\u00eb e Konsullat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb Stamboll, e cila u shkarkua nga ministri n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme, Gent Cakaj, sapo ai nisi reform\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbimin e jasht\u00ebm, i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr Kryeministrit Rama, q\u00eb mban dhe postin e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, p\u00ebrmes platform\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebqeverisjes, shqip\u00ebriaq\u00ebduam.com.<\/p>\n<p>Ajo i k\u00ebrkon Kryeministrit q\u00eb, para se t\u00eb firmoste shkarkimin e saj, ta testonte se cila ishte. \u201cM\u00eb justifiko t\u00eb lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen n\u00eb rrug\u00eb pa m\u00eb testuar, pa m\u00eb hetuar, pa m\u00eb kontrolluar, pa m\u00eb pyetur. Sepse m\u00eb detyrohesh kaq gj\u00eb! Llogjet e kazanit t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb tu m\u00eb pohuan se kjo reform\u00eb ka prekur t\u00eb gjith\u00eb diplomat\u00ebt e em\u00ebruar jasht\u00eb sistemit pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim, pasi jan\u00eb em\u00ebrime partiake. A je i sigurt p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij pohimi?! M\u00eb provo t\u00eb lutem lidhjen time partiake, miq\u00ebsore, materiale, dashnorre apo farefisnore me cilindo q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin tim\u201d, shkruan ajo. Ajo ka nj\u00eb CV t\u00eb pasur, me shkollime jasht\u00eb vendit, kualifikime, intershipe dhe pes\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, si: anglisht, turqisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.<\/p>\n<p><strong>LETRA E ILDA TOPALLI<\/strong><\/p>\n<p><em>Kryeministri im,<\/em><\/p>\n<p><em>Faleminderit, q\u00eb firmose dje si flet\u00ebrrufe urdhrin e lirimit tim nga detyra si diplomate dhe q\u00eb m\u00eb dhe shtys\u00eb tanim\u00eb t\u00eb mos kem frik\u00eb t\u00eb nxjerr z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn time dhe at\u00eb q\u00eb mendoj se meritoj.<\/em><\/p>\n<p><em>Sapo m\u00eb rikonfirmove se n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb drejt\u00ebve nuk u njihet kurr\u00eb e drejta apriori, por u duhet t\u00eb \u00e7irren p\u00ebr ta k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb at\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebt\u00eb do b\u00ebj dhe un\u00eb, me \u00e7do mjet ligjor dhe ankimor.<\/em><\/p>\n<p><em>Hidhu nj\u00eb sy kualifikimeve t\u00eb nj\u00eb vajze 28- vje\u00e7are, pa parti, pa miq, pa ryshfete, pa kurv\u00ebri e pa lidhje farefisnore n\u00eb administrat\u00eb.Por ty dhe drejtor\u00ebve t\u00eb tu n\u00eb Ministri nuk ju p\u00eblqejn\u00eb njer\u00ebzit e drejt\u00eb dhe t\u00eb aft\u00eb si un\u00eb apo jo?!<\/em><\/p>\n<p><em>Me vjen keq dhe inat i dashur Kryeminist\u00ebr, q\u00eb nuk munda t\u00eb gjej n\u00eb koh\u00eb as mikun dhe as lekun q\u00eb do ngopte egot e drejtor\u00ebve q\u00eb t\u00eb servirin mbi tavolin\u00eb emrin tim p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb kurban t\u00eb kopes\u00eb s\u00eb em\u00ebrimeve despotike dhe partiake jasht\u00eb sistemit, pa denjuar t\u00eb pyesje se kush isha, \u00e7far\u00eb CV-je kisha, pse isha em\u00ebruar dhe si kisha punuar deri m\u00eb sot.<\/em><\/p>\n<p><em>Pse nuk m\u00eb ftove p\u00ebr t\u00eb m\u00eb testuar nga koka te k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebrpara se t\u00eb m\u00eb flakje n\u00eb rrug\u00eb?! M\u00eb testo t\u00eb lutem!<\/em><\/p>\n<p><em>A nuk jam un\u00eb nj\u00ebsoj shtetasja dhe n\u00ebpun\u00ebsja jote, ashtu si\u00e7 jan\u00eb edhe ata q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e sh\u00ebrbimit t\u00eb jasht\u00ebm?! A vlej un\u00eb m\u00eb pak se ata p\u00ebr ty zot\u00ebri, vet\u00ebm se nuk kam hyr\u00eb dot n\u00eb konkurset e DAP-it sepse jam pa krah\u00eb?!<\/em><\/p>\n<p><em>Ke firmosur urdh\u00ebrshkarkim p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb re q\u00eb flet 5 gjuh\u00eb t\u00eb huaja, nd\u00ebr t\u00eb cilat tri rrjedhsh\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kualifikuar p\u00ebr programe t\u00eb avancuara dizajni kompjuterik dhe q\u00eb ka nj\u00eb bachelor n\u00eb Shkenca Politike e dy mastera n\u00eb Diplomaci Ballkani dhe \u00c7\u00ebshtje Globale?<\/em><\/p>\n<p><em>A nuk jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kushtet e rekrutimit n\u00eb sh\u00ebrbimin ton\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm?! Jo, sepse aft\u00ebsit\u00eb jan\u00eb handikap p\u00ebr ju apo jo?! Kushtet e rekrutimit p\u00ebr Drejtorin\u00eb tuaj t\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore jan\u00eb: mik, ryshfet dhe vetofrim apo jo?! M\u00eb ke em\u00ebruar po ti dhe ish-ministri yt nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, bazuar n\u00eb nenin 31 pika 3 t\u00eb ligjit nr.23\/2015, sepse Konsullata e P\u00ebrgjithshme e RSH n\u00eb Stamboll kishte dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb diplomate t\u00eb kualifikuar si un\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb keni gjetur ju mua i dashur Kryeminist\u00ebr dhe jo un\u00eb ju, sepse flas turqisht shk\u00eblqyesh\u00ebm e kam nj\u00eb eksperienc\u00eb mbi 5-vje\u00e7are shkollimi, jetese e pun\u00ebsimi n\u00eb Stamboll, kushte jetike k\u00ebto p\u00ebr nj\u00eb zyrtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb Konsullat\u00eb. Kam mbaruar stazh me sjellje shembullore pran\u00eb k\u00ebsaj Konsullate i dashur Kryeminist\u00ebr, sjellje t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkak reference p\u00ebr mua nga ish-konsulli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi asokohe.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb justifiko t\u00eb lutem shkarkimin nga detyra dhe flakjen n\u00eb rrug\u00eb pa m\u00eb testuar, pa m\u00eb hetuar, pa m\u00eb kontrolluar, pa m\u00eb pyetur. Sepse m\u00eb detyrohesh kaq gj\u00eb! Llogjet e kazanit t\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb tu m\u00eb pohuan se kjo reform\u00eb ka prekur t\u00eb gjith\u00eb diplomat\u00ebt e em\u00ebruar jasht\u00eb sistemit pa asnj\u00eb p\u00ebrjashtim, pasi jan\u00eb em\u00ebrime partiake. A je i sigurt p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij pohimi?!<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb provo t\u00eb lutem lidhjen time partiake, miq\u00ebsore, materiale, dashnorore apo farefisnore me cilindo q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr em\u00ebrimin tim. Dhe m\u00eb thuaj n\u00ebse Europa apo nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk do t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndesnin nj\u00eb diplomate t\u00eb re si un\u00eb, pasi t\u2019i kesh hedhur nj\u00eb sy dosjes sime!<\/em><\/p>\n<p><em>Pastaj, m\u00eb trego me transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb se cilin t\u00eb kan\u00eb propozuar t\u00eb katapultosh n\u00eb vendin tim?!<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb ke shkat\u00ebrruar \u00ebndrr\u00ebn e nj\u00eb jete i dashur Kryeminist\u00ebr, e bashk\u00eb me t\u00eb edhe shpres\u00ebn dhe besimin n\u00eb ty, sepse t\u2019i nuk i ngjake shpres\u00ebs e as s\u00eb ardhmes q\u00eb dua p\u00ebr veten, familjen dhe vendin tim!<\/em><\/p>\n<p><em>P.S: Nga nj\u00eb socialiste since day one, t\u00eb cil\u00ebn sapo e humbe, jo nga ato q\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesin se i detyron tesera e partis\u00eb, e as nga ata q\u00eb brohorasin emrin t\u00ebnd n\u00ebp\u00ebr mitingje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb vend pune. Sot ke humbur nj\u00eb vot\u00eb nga ato t\u00eb sinqertat dhe m\u00eb besniket, ato me zem\u00ebr e shpirt Kryeministri im!<\/em><\/p>\n<p><em>E jotja, Ilda!<\/em><\/p>\n<p><em>Thjesht Ilda, jo Ilda e filanit, as e f\u00ebst\u00ebkut, as e mikut a dashnorit, as e ryshfetit, Ilda e familjes s\u00eb vet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb pogradecare, q\u00eb e ka siguruar gjithmon\u00eb jetes\u00ebn me djers\u00ebn e ballit dhe t\u00eb zverkut.\/panorama\/<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilda Topalli, ish-sekretarja e par\u00eb e Konsullat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb Stamboll, e cila u shkarkua nga ministri n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr Pun\u00ebt e Jashtme, Gent Cakaj, sapo ai nisi reform\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbimin e jasht\u00ebm, i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr Kryeministrit Rama, q\u00eb mban dhe postin e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, p\u00ebrmes platform\u00ebs s\u00eb Bashk\u00ebqeverisjes, shqip\u00ebriaq\u00ebduam.com. Ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":82909,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82908","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}