{"id":83100,"date":"2019-05-09T12:44:48","date_gmt":"2019-05-09T10:44:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=83100"},"modified":"2019-05-09T12:44:48","modified_gmt":"2019-05-09T10:44:48","slug":"zyrtari-gjerman-pa-u-ndeshkuar-vjedhesit-e-votes-ska-negociata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/zyrtari-gjerman-pa-u-ndeshkuar-vjedhesit-e-votes-ska-negociata\/","title":{"rendered":"Zyrtari gjerman: Pa u nd\u00ebshkuar vjedh\u00ebsit e vot\u00ebs s\u2019ka negociata"},"content":{"rendered":"<p>Hapja e negociatave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash p\u00ebr t\u00eb cilat qeveria shqiptare nuk po u jep zgjidhje. Krimi i organizuar, korrupsioni, blerja e vot\u00ebs dhe mos d\u00ebnimi i tyre nga drejt\u00ebsia, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. N\u00ebnkryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb grupimit politik CDU\/CSU n\u00eb Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, tregon n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d, ato reforma p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb luftoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb qeveria shqiptare. Nd\u00ebr to renditen, lufta kund\u00ebr korrupsionit, krimi i organizuar dhe blerja e vot\u00ebs. Por nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb edhe fenomeni i blerjes s\u00eb vot\u00ebs. Mungesa e nj\u00eb hetimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fenomen p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p><strong>Wadephul cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e gjen veten n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb rrezikshme politike. Kjo \u00ebsht\u00eb e keqe p\u00ebr perspektiv\u00ebn e vendit n\u00eb Bashkimin Evropian. Prandaj, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjitha partive pro-evropiane n\u00eb qeveri dhe opozit\u00eb, q\u00eb t\u00eb afrohen nj\u00ebra me tjetr\u00ebn dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kompromise reale. N\u00ebse t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb gatshme ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, ata v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje perspektiv\u00ebn e vendit t\u00eb tyre p\u00ebr n\u00eb Bashkimin Evropian. Dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ata vet\u00ebm do t\u00eb forcojn\u00eb ato forca q\u00eb duan t\u00eb nxisin nacionalizmin dhe t\u00eb ndjekin planet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Madhe. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kjo do t\u00eb nxiste vet\u00ebm vendet e treta p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet shqiptare. E gjith\u00eb kjo mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb konflikte t\u00eb reja, trazira apo edhe shp\u00ebrthime n\u00eb Ballkan. Ta themi hapur: planet p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb Madhe do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb fundin e perspektiv\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE! Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse qeveria dhe opozita kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer kriz\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. Edhe n\u00ebse qeveria Rama ka shumic\u00ebn n\u00eb parlament, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kompromise reale. Ne jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb kap\u00ebrcimin e kriz\u00ebs, n\u00ebse t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb vullnetin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb pengesat kryesore q\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ende ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kushtet p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb pranimit. Mund t\u00eb shohim se qeveria tashm\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje. Zbatimi i ligjeve \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ligjet shqiptare, p\u00ebr shembull, ndalojn\u00eb blerjen e votave. Megjithat\u00eb, nuk ka ndjekje penale nga zyra e prokurorit publik dhe nuk ka arrestime kund\u00ebr atyre personave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshmuar se kan\u00eb bler\u00eb votat me an\u00eb t\u00eb regjistrimeve t\u00eb p\u00ebrgjimit. N\u00ebse nuk ka progres t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebtu shum\u00eb shpejt, grupi im nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb pranoj\u00eb hapjen e negociatave t\u00eb pranimit. Sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje themelore e sundimit t\u00eb ligjit dhe \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb duhet t\u00eb garantohet.<\/p>\n<p><strong>A u arrit di\u00e7ka nga takimi i Berlinit?<\/strong><\/p>\n<p>Po v\u00ebrtet! Ka pasur nj\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb kryesorja kritike, t\u00eb pik\u00ebpamjeve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ndryshimit t\u00eb kufijve dhe shk\u00ebmbimin e territoreve. Rezultati p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb pasuese n\u00eb 1 korrik n\u00eb Paris. Atje do t\u00eb diskutohen pyetje konkrete p\u00ebr vazhdimin e procesit t\u00eb normalizimit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Vazhdimi i k\u00ebtij procesi nevojitet urgjentisht, ne m\u00eb n\u00eb fund kemi nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrparim n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve, p\u00ebrndryshe ekziston rreziku i konflikteve t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr opsionin e shk\u00ebmbimit territorial lidhur kjo me stabilitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor?<\/strong><\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimi i territoreve \u00ebsht\u00eb alternativa m\u00eb e keqe p\u00ebr stabilitetin e Ballkanit Per\u00ebndimor! N\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse n\u00eb takimin e Berlinit, t\u00eb gjith\u00eb shefat e shteteve dhe qeverive theksuan se marr\u00ebveshjet midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr stabilitetin rajonal. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb refuzim i t\u00eb gjitha konsideratave p\u00ebr nj\u00eb shk\u00ebmbim territori ose p\u00ebr rregullimin e kufijve etnik\u00eb. Besimi nd\u00ebrmjet serb\u00ebve dhe kosovar\u00ebve dhe stabiliteti n\u00eb rajon mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebveshjeve ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, jo p\u00ebrmes diskutimit t\u00eb shk\u00ebmbimeve territoriale.<\/p>\n<p><strong>Wadephul: Kosova t\u00eb shfuqizoj\u00eb tarifat<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebn nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Serbia dhe Kosova kan\u00eb njoftuar se do t\u00eb kthehen n\u00eb negociatat p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre. \u201cKonferenca e djeshme e Ballkanit Per\u00ebndimor e ka par\u00eb Serbin\u00eb dhe Kosov\u00ebn t\u00eb kthehen n\u00eb negociata konkrete p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre, t\u00eb cilat jan\u00eb braktisur plot\u00ebsisht prej muajsh, si rezultat i diskutimit t\u00eb panevojsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shk\u00ebmbim territorial. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje konkrete si Asociacioni i Komunave t\u00eb Serbis\u00eb, furnizimi me energji i Kosov\u00ebs, mbrojtja e t\u00eb mirave kulturore, njohja e diplomave, t\u00eb drejtat e personave t\u00eb zhvendosur, por edhe pranimi i Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombet e Bashkuara \u2013 do t\u00eb duhet t\u00eb negociohen. Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kryetar\u00ebt e Shteteve dhe Qeverive t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb theksojn\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs duhet t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb stabilitetin e rajonit. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, besimi nd\u00ebrmjet serb\u00ebve dhe kosovar\u00ebve dhe stabilitetit n\u00eb rajon mund t\u00eb arrihet vet\u00ebm p\u00ebrmes marr\u00ebveshjeve ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u00eb normalizuar marr\u00ebdh\u00ebniet, por jo p\u00ebrmes diskutimit t\u00eb shk\u00ebmbimit territorial. Prandaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbahet nj\u00eb takim pasues n\u00eb Paris m\u00eb 1 korrik p\u00ebr t\u00eb thelluar dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Grupi parlamentar i CDU\/CSU do ti kushtoj\u00eb v\u00ebmendje dhe, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb Bashkimi Evropian, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr negociatat, ta shtyj\u00eb procesin me tekstet konkrete negociuese dhe jo \u2013 si m\u00eb par\u00eb \u2013 vet\u00ebm t\u00eb moderuar. P\u00ebr suksesin e negociatave, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Kosova t\u00eb shfuqizoj\u00eb tarifat e vendosura ndaj Serbis\u00eb dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit ishin n\u00eb dijeni t\u00eb vlerave kryesore evropiane gjat\u00eb samitit. Tani \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb implementohet demokracia parlamentare, sundimi i ligjit dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit jo vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr n\u00eb Berlin, por n\u00eb terren\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hapja e negociatave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash p\u00ebr t\u00eb cilat qeveria shqiptare nuk po u jep zgjidhje. Krimi i organizuar, korrupsioni, blerja e vot\u00ebs dhe mos d\u00ebnimi i tyre nga drejt\u00ebsia, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. N\u00ebnkryetari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":83101,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83100","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83100","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83100"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83100\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83101"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83100"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83100"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83100"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}