{"id":83648,"date":"2019-05-12T14:33:13","date_gmt":"2019-05-12T12:33:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=83648"},"modified":"2019-05-12T14:33:13","modified_gmt":"2019-05-12T12:33:13","slug":"avokati-i-popullit-reagon-ndaj-dhunes-policore-mbi-qytetaret-dollapin-dhe-gazin-si-mjet-kunder-protestave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/avokati-i-popullit-reagon-ndaj-dhunes-policore-mbi-qytetaret-dollapin-dhe-gazin-si-mjet-kunder-protestave\/","title":{"rendered":"Avokati i Popullit reagon  ndaj dhun\u00ebs policore mbi qytetar\u00ebt, Dollapin dhe gazin si mjet kund\u00ebr protestave"},"content":{"rendered":"<p>Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit ka reaguar me shqet\u00ebsim ndaj dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar nga policia ndaj qytetr\u00ebve n\u00eb protest\u00ebn e mbremshme t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit ka evidentuar p\u00ebrdorimin e shp\u00ebrpjes\u00ebtuar t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs si mjet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb protestat nga ana e policies.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb thuhet se kjo vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb problem shqet\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb cilin Avokati i Popullit ngre z\u00ebrin.<\/p>\n<p>Duke evidentuar dhun\u00ebn dhe arrestimin e Sekretarit Organizativ t\u00eb PD Sahit Dollapi, Avokati i Popullit thekson: \u201c<\/p>\n<p>\u201cMasat e zbatuara nga ana e policis\u00eb s\u00eb shtetit p\u00ebr d\u00ebrgimin dhe ruajtjen e ambienteve t\u00eb Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ashpra sesa p\u00ebr ruajtjen e personave t\u00eb arrestuar apo t\u00eb d\u00ebnuar, ndon\u00ebse ndaj qytetarit S.D. nuk ishte marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb arresti n\u00eb flagranc\u00eb por thjesht ishte i shoq\u00ebruar. Nga ana tjet\u00ebr, punonj\u00ebsve t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit u \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb habitshme t\u00eb marrin d\u00ebshmi fotografike n\u00eb spital gjat\u00eb vizitave t\u00eb t\u00eb l\u00ebnduarve.\u201d.<\/p>\n<p>RAPORTIM I AVOKATIT T\u00cb POPULLIT P\u00cbR ZHVILLIMET GJAT\u00cb PROTEST\u00cbS S\u00cb MBR\u00cbMJES S\u00cb DJESHME DHE SITUAT\u00cbN N\u00cb VIJIM<\/p>\n<p>Avokati i Popullit ka ndjekur dinamik\u00ebn e protest\u00ebs s\u00eb zhvilluar mbr\u00ebmjen e djeshme si dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e sjelljes s\u00eb institucioneve ligjzbatuese gjat\u00eb procedurave t\u00eb ndalimeve dhe shoq\u00ebrimeve t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb konsideruar n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit nga ana e ketyre organeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e zbatimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij kushtetuese, Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit me gjith\u00eb kapacitetet e kufizuara njer\u00ebzore, ka kryer me an\u00eb t\u00eb kat\u00ebr grupeve t\u00eb inspektimit q\u00eb ka nxjerr\u00eb n\u00eb terren monitorim p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrfundimin e saj jan\u00eb organizuar edhe grupe t\u00eb tjer\u00eb special\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer inspektime n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs si dhe n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs. Jan\u00eb kryer nj\u00eb seri konstatimesh t\u00eb cilat do t\u00eb reflektohen n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr rekomandimesh p\u00ebr sjelljen e institucioneve ligjzbatuese dhe nivelin e garantimit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, t\u00eb cilat do t\u00eb paraqiten zyrtarisht.<\/p>\n<p>Gjithsesi, n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs p\u00ebr publikun, Avokati i Popullit informon si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Avokati i Popullit v\u00ebren me shqet\u00ebsim tentativ\u00ebn p\u00ebr kufizimin ana e policis\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tubimit me an\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb limiteve kohore p\u00ebr zhvillimin e protestave. Vazhdon praktika e trajtimit t\u00eb informimit t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr zhvillim protestash si t\u00eb ishte k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019u lejuar p\u00ebr t\u00eb ushtruar kjo e drejt\u00eb \u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr tubime paq\u00ebsore dhe po ashtu n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn e ligjit p\u00ebr Tubimet.<\/p>\n<p>&#8211; Gjat\u00eb protest\u00ebs jan\u00eb konstatuar episode dhune te herepashershme ndaj institucioneve dhe forcave t\u00eb rendit, p\u00ebr t\u00eb cilat Avokati i Popullit vazhdimisht ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb evitohen me \u00e7do kusht e n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrdorimi i shp\u00ebrpjes\u00ebtuar i gazit lotsjell\u00ebs si mjet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb protestat nga ana e policis\u00eb vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb problem shqet\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb cilin Avokati i Popullit ngre z\u00ebrin.<\/p>\n<p>&#8211; Avokati i Popullit ka konstatuar se ende nuk tregohet asnj\u00eb kujdes q\u00eb mjetet e p\u00ebrdorura nga policia gjat\u00eb menaxhimit t\u00eb protestave, t\u00eb garantojn\u00eb q\u00eb mediat t\u00eb kryejn\u00eb t\u00eb pac\u00ebnuara detyr\u00ebn e tyre t\u00eb raportimit. Gjithashtu, p\u00ebrdorimi i shkujdesur i gazit lot\u00ebsjell\u00ebs n\u00eb vendbanime me dend\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb popullsie \u00ebsht\u00eb raportuar se ka shkaktuar shqet\u00ebsime p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh familjesh dhe qytetar\u00ebsh.<\/p>\n<p>&#8211; Gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb nat\u00ebs jan\u00eb verifikuar nj\u00eb num\u00ebr i madh ndalimesh (rreth 90) dhe shoq\u00ebrimesh t\u00eb personave pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb protest\u00eb t\u00eb cilat po verifikohen nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme brenda mandatit ton\u00eb kushtetues e nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e tyre nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb liruar.<\/p>\n<p>&#8211; Jan\u00eb konstatuar parregullsi n\u00eb regjistrat e personave t\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs si dhe moskryerje t\u00eb disa veprimeve proceduriale n\u00eb p\u00ebrputhje me protokoll\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Jan\u00eb vizituar 12 punonj\u00ebs policie t\u00eb cil\u00ebt po merrrnin trajtim mjek\u00ebsor p\u00ebr l\u00ebndime t\u00eb lehta, si dhe nj\u00eb protestues dhe nj\u00eb gazetar.<\/p>\n<p>&#8211; Nd\u00ebr efektiv\u00ebt e policis\u00eb t\u00eb vizituar, nj\u00ebri prej tyre ka referuar se \u00ebsht\u00eb goditur n\u00eb kok\u00eb me ristel\u00ebn e nj\u00eb parrulle. Nj\u00eb punonj\u00ebse policie referoi se \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar nga gazi lotsjell\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb keqfunksionimit t\u00eb mask\u00ebs s\u00eb saj kund\u00ebrgaz. Nd\u00ebrsa 10 punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb policis\u00eb referuan d\u00ebmtime m\u00eb t\u00eb lehta nga plasjet e kapsollave apo hedhjet e gur\u00ebve. Gjithsesi asnj\u00ebri prej tyre nuk ishte vler\u00ebsuar nga ekipet mjek\u00ebsore si i kualifikuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb trajtim.<\/p>\n<p>&#8211; Pasi specialist\u00ebt e Mekanizmit Komb\u00ebtar p\u00ebr Parandalimin e Tortur\u00ebs u ndaluan t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb vizituar qytetarin S.D. (p\u00ebr t\u00eb cilin kishte prova publike ushtrimi dhune), Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ka takuar at\u00eb personalisht n\u00eb spital n\u00eb or\u00ebt e pasmesnat\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8211; Jan\u00eb v\u00ebn\u00eb re prirje p\u00ebr t\u00eb krijuar pengesa t\u00eb paarsyeshme nga ana e Policis\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Avokatit t\u00eb Popullit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mandat kushtetues p\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbledhur n\u00eb koh\u00eb e me efektivitet d\u00ebshmi si t\u00eb t\u00eb ndaluarve ashtu edhe t\u00eb t\u00eb l\u00ebnduarve n\u00eb qendra sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>&#8211; Avokatja e Popullit ka konstatuar se qytetari S.D. n\u00eb momentin e vizit\u00ebs rezultoi se po mbahej n\u00ebn kujdes korrekt sh\u00ebndet\u00ebsor. Ai shfaqi nj\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb psikologjike, por d\u00ebshmoi p\u00ebr shqet\u00ebsime sh\u00ebndet\u00ebsore. Qytetari referoi p\u00ebr ushtrim dhune (gjat\u00eb dhe pas shoq\u00ebrimit), shpatull t\u00eb nxjerr\u00eb dhe d\u00ebmtime t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>&#8211; Masat e zbatuara nga ana e policis\u00eb s\u00eb shtetit p\u00ebr d\u00ebrgimin dhe ruajtjen e ambienteve t\u00eb Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb ashpra sesa p\u00ebr ruajtjen e personave t\u00eb arrestuar apo t\u00eb d\u00ebnuar, ndon\u00ebse ndaj qytetarit S.D. nuk ishte marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb arresti n\u00eb flagranc\u00eb por thjesht ishte i shoq\u00ebruar. Nga ana tjet\u00ebr, punonj\u00ebsve t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit u \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb habitshme t\u00eb marrin d\u00ebshmi fotografike n\u00eb spital gjat\u00eb vizitave t\u00eb t\u00eb l\u00ebnduarve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Institucioni i Avokatit t\u00eb Popullit ka reaguar me shqet\u00ebsim ndaj dhun\u00ebs s\u00eb ushtruar nga policia ndaj qytetr\u00ebve n\u00eb protest\u00ebn e mbremshme t\u00eb opozit\u00ebs. Avokati i Popullit ka evidentuar p\u00ebrdorimin e shp\u00ebrpjes\u00ebtuar t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs si mjet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb protestat nga ana e policies. N\u00eb deklarat\u00eb thuhet se kjo vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb problem shqet\u00ebsues [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":83588,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83648","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83648"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83648\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}