{"id":83975,"date":"2019-05-14T22:00:23","date_gmt":"2019-05-14T20:00:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=83975"},"modified":"2019-05-14T16:30:06","modified_gmt":"2019-05-14T14:30:06","slug":"histori-jetimi-i-luftes-ne-irak-i-shpetuar-nga-baronesha-gjen-nenen-e-tij-pas-30-vjetesh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/histori-jetimi-i-luftes-ne-irak-i-shpetuar-nga-baronesha-gjen-nenen-e-tij-pas-30-vjetesh\/","title":{"rendered":"Histori\/ Jetimi i luft\u00ebs n\u00eb Irak i shp\u00ebtuar nga baronesha, gjen n\u00ebn\u00ebn e tij pas 30 vjet\u00ebsh!"},"content":{"rendered":"<p>\u201cKa ndodhur nj\u00eb mrekulli. \u00cbsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Ai \u00ebsht\u00eb djali m\u00eb trim q\u00eb un\u00eb kam njohur n\u00eb jet\u00ebn time.\u201d &#8211; K\u00ebshtu nis nj\u00eb dokumentar i rrall\u00eb me video i BBC p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb mrekullueshme q\u00eb ka ndodhur n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb nj\u00eb t\u00eb riu jetim lufte nga Irani, rritur n\u00eb Britani. Ai quhet Amar dhe ka zbuluar pas gati 30 vjet\u00ebsh se e kishte pasur n\u00ebn\u00eb gjall\u00eb dhe ajo e k\u00ebrkonte dhe arriti ta p\u00ebrqafoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e madhe dhe nuk e di n\u00ebse kam p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb gjum\u00eb n\u00eb sy sonte. Sot \u00ebsht\u00eb dita kur ndoshta do t\u00eb rifilloj t\u00eb them \u201cmami im\u201d. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u besuar, por, po. Mami im!\u201d shprehet Amar disa or\u00eb para se ta takohet me gruan iraniane t\u00eb mbuluar me t\u00eb zeza, q\u00eb e ka qar\u00eb vog\u00eblushin e saj t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar tre dakada q\u00eb kur Amar e pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit maman\u00eb e tij. Ai u \u00a0dogj dhe u shp\u00ebrfytyrua n\u00eb fytyr\u00eb n\u00eb vog\u00ebli me napalm, n\u00eb atdheun e tij, n\u00eb Irak. Ai mbeti\u00a0t\u00ebr\u00ebsisht jetim. Humbi gjith\u00e7ka: jet\u00ebn e tij, vendin e tij, gjith\u00eb familjen e tij. Mmendohej se t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb tij ishin vrar\u00eb nga diktatori Saddam Hussein.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nj\u00eb politikane e solli at\u00eb n\u00eb Britani p\u00ebr ta kuruar. Kjo politikane k\u00ebrkoi t\u00eb d\u00ebnohej genocidi dhe t\u00eb shp\u00ebtohej populli n\u00eb Irak. Ledy Nicholson e mori me vete q\u00eb ai t\u00eb jetonte me familjen e saj n\u00eb Devon, ku ai ende jeton edhe sot.<\/p>\n<p>\u201cTi ndihesh komplet bosh, &#8211; rr\u00ebfen ndjenjat e tij Amar. &#8211; \u00a0Kjo bot\u00eb t\u00eb ka rr\u00ebzuar dhe ti ndihesh t\u00ebr\u00ebsisht kund\u00ebr saj. Nuk mund t\u2019i besosh askujt. \u00cbsht\u00eb pozicioni m\u00eb i tmerrsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb. Pa familje ti nuk i p\u00ebrket askujt. Ti dukesh sikur ke lindur jasht\u00eb realitetit.\u201d<\/p>\n<p><strong>BESAH, VJEN NJE MESAZH SHPRESE<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur nuk e priste, atij i vjen nj\u00eb video nga nj\u00eb i panjohur,\u00a0q\u00eb\u00a0 i tregonte nj\u00eb grua n\u00eb video dhe kishte\u00a0besimin\u00a0se ishte mamaja e tij. \u201cM\u00eb p\u00eblqeu t\u00eb mendoja se ishte e v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb kupton?Nuk doja t\u2019i varja t\u00eb gjitha shpresat q\u00eb t\u00eb mos zhg\u00ebnjehesha.\u201d<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb BBC e gjurmoi gruan q\u00eb shfaqej n\u00eb video. Videoja\u00a0i ishte d\u00ebrguar Amar n\u00eb Facebook nga nj\u00eb burr\u00eb\u00a0n\u00eb Irak q\u00eb quhej Mustafa. BBC e kontaktoi at\u00eb dhe ai tregoi se ishte nj\u00eb punonj\u00ebs social, 36 vje\u00e7, me grua dhe tre f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jetonte n\u00eb qytetin Erbil t\u00eb Irakut. Ai burr\u00eb nuk dinte asgj\u00eb p\u00ebr djaloshin Amar, por kur ai kishte par\u00eb gruan e vjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb televizion\u00a0n\u00eb prill 2018, kishte menduar ta ndihmonte sepse ishte prekur shum\u00eb nga dhimbja e saj.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi social Mustafa kishte filluar n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebrkonte Amar dhe kishte gjetur se nj\u00eb jetim i vog\u00ebl n\u00eb\u00a0mosh\u00eb i quajtur Amar Kanim ishte marr\u00eb nga Basra dhe ishte d\u00ebrguar n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe n\u00eb 1992 dhe historia e tij kishte frym\u00ebzuar ngritjen e nj\u00eb fondacioni me emrin Amar. K\u00ebshtu, t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrkonin dhe Mustafai zbuloi m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb facebook q\u00eb f\u00ebmija, i rritur tashm\u00eb,\u00a0jetonte\u00a0n\u00eb Devon.<\/p>\n<p>\u201cAmar, Amar\u201d, \u00a0qante gruaja e moshuar duke puthuar nj\u00eb fotografi t\u00eb djalit t\u00eb vog\u00ebl. Dhe, nj\u00eb test ADN-je, si\u00e7 shihet n\u00eb fotot n\u00eb vijim,\u00a0tregoi se ajo ishte mamaja e Amar!<\/p>\n<p>Amar vendosi ta takoj\u00eb n\u00ebn\u00ebn e tij n\u00eb kopshtin e zyrave t\u00eb BBC n\u00eb Bagdad.<\/p>\n<p>Kjo sot \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ai po takohet me maman\u00eb e tij q\u00eb nuk e ka par\u00eb prej 30 vjet\u00ebsh! Kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ai po e sheh at\u00eb q\u00eb pas asaj ndarjes fatkeqe.<\/p>\n<p>Gruaja me t\u00eb zeza, q\u00eb flet arabisht, p\u00ebrqafon t\u00eb birin, e ledhaton dhe i hedh mbi kok\u00eb, petale lulesh. I fut edhe disa karamele n\u00eb xhepin e \u00e7ant\u00ebs&#8230;\u201cPata frik\u00eb t\u00eb vija k\u00ebtu n\u00eb fillim, &#8211; tregon Amar. \u2013 Po nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur frik\u00eb.\u201d Amar u takuan edhe me v\u00ebllan\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, Tahir.<\/p>\n<p>Ai flet gjys\u00ebm arabisht e gjys\u00ebm anglisht tani dhe e pranon me buz\u00eb n\u00eb gaz: Po, jam konfuz. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb prek\u00ebse\u201d<strong>.<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKa ndodhur nj\u00eb mrekulli. \u00cbsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Ai \u00ebsht\u00eb djali m\u00eb trim q\u00eb un\u00eb kam njohur n\u00eb jet\u00ebn time.\u201d &#8211; K\u00ebshtu nis nj\u00eb dokumentar i rrall\u00eb me video i BBC p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb mrekullueshme q\u00eb ka ndodhur n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb nj\u00eb t\u00eb riu jetim lufte nga Irani, rritur n\u00eb Britani. Ai quhet Amar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":83976,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,334],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83975","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-histori"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83975"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83975\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83976"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}