{"id":84080,"date":"2019-05-15T15:11:08","date_gmt":"2019-05-15T13:11:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=84080"},"modified":"2019-05-15T15:11:08","modified_gmt":"2019-05-15T13:11:08","slug":"kryemadhi-ne-shba-ja-propozimi-i-opozites-per-qeverine-tranzitore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kryemadhi-ne-shba-ja-propozimi-i-opozites-per-qeverine-tranzitore\/","title":{"rendered":"Kryemadhi n\u00eb SHBA: Ja propozimi i opozit\u00ebs p\u00ebr qeverin\u00eb tranzitore"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI-s\u00eb Monika Kryemadhi, e cila ndodhet n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dha nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin shqiptar \u201cNova\u201d, ku foli p\u00ebr q\u00ebllimet e vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb SHBA dhe p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb vend. Kryemadhi tha se ndodhej n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Forumin e ish-kongresmen\u00ebve dhe ish-senator\u00ebve, ku ka zhvilluar disa takime me kongresmen\u00eb, ish-kongresmen\u00eb, senator\u00eb dhe ish-senator\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ka folur p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr televizionin \u201cNova\u201d n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Kryetarja e LSI-s\u00eb Monika Kryemadhi ka zbuluar dhe programin dhe propozimin e opozit\u00ebs p\u00ebr qeverin\u00eb tranzitore. Kryemadhi tha se gjithashtu opozita propozon q\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb t\u00eb shkruhet q\u00eb qeveria tranzitore t\u00eb krijohet \u00e7do tre muaj para zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga Intervista e Kryetares s\u00eb LSI-s\u00eb, Monika Kryemadhi p\u00ebr televizionin \u201cNova\u201d<\/p>\n<p>Znj.Kryemadhi ju keni ardhur p\u00ebr disa takime n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, a mund t\u00eb na thoni se cila \u00ebsht\u00eb axhenda juaj?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme, sepse ne jemi m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebjm\u00eb axhend\u00eb protokollare, por t\u00eb gjitha vizitat e mia n\u00eb SHBA kan\u00eb nj\u00eb axhend\u00eb, e cila ka n\u00eb thelb t\u00eb saj konsultimet me individ\u00eb t\u00eb caktuar apo institucione t\u00eb caktuara, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb partner\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim. Sot \u00ebsht\u00eb dita e par\u00eb e vizit\u00ebs sime, edhe pse kam qen\u00eb e ftuar n\u00eb Forumin e Ish-Kongresmen\u00ebve dhe ish-senator\u00ebve, nj\u00eb aktivitet i p\u00ebrvitsh\u00ebm ku un\u00eb ftohem gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, ku kemi pasur takime me kongresmen\u00eb, senator\u00eb, ish-kongresmen\u00eb dhe ish-senator\u00eb, ku kemi diskutuar p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon. Gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb problematike, nuk p\u00ebrfshihet vet\u00ebm Shqip\u00ebria, sepse Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e rajonit, por p\u00ebrfshihet i gjith\u00eb rajoni i Ballkanit Per\u00ebndimor. Takime t\u00eb tilla krijojn\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb krejt tjet\u00ebr, por edhe nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim komplet tjet\u00ebr larg disa emocioneve q\u00eb ka Ballkani, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebtu shikon se si gj\u00ebrat shikohen dhe v\u00ebshtrohen n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb tjera, n\u00eb pozicionime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri po zhvillohet protesta t\u00eb m\u00ebdha, a do ta prezantoni k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb n\u00eb takimet tuaja n\u00eb SHBA?<\/p>\n<p>Un\u00eb nes\u00ebr kam disa takime t\u00eb tjera, t\u00eb cilat jan\u00eb takime n\u00eb kuadrin e konsultimit. Situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb ndryshe nga her\u00ebt e tjera. Nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku jemi n\u00eb normalitet, kemi nj\u00eb Shqip\u00ebri e cila l\u00ebngon nga problematika shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ku p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs shkaktar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre problematikave jemi vet\u00eb ne klasa politike, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe veten time si p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb k\u00ebsaj situate, por pavar\u00ebsisht nga kjo mendoj q\u00eb m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se sa kurr\u00eb, ne t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb reagojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb vendin nga kriza. Ajo \u00e7ka dua t\u00eb them dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre jo p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar, por e kan\u00eb nd\u00ebrtuar jet\u00ebn e tyre p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb veta, t\u00eb angazhimit t\u00eb tyre, t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre, t\u00eb dijes s\u00eb tyre, t\u00eb krahut t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa merita e shtetit shqiptar ka qen\u00eb zero, p\u00ebrkundrazi ka qen\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje, ka qen\u00eb nj\u00eb frenim q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ecin p\u00ebrpara, jo vet\u00ebm n\u00eb SHBA, por kudo n\u00eb \u00e7do vend q\u00eb ata kan\u00eb ikur. Ne akoma vazhdojm\u00eb t\u00eb themi q\u00eb jemi nj\u00eb vend n\u00eb tranzicion. Vet\u00ebm n\u00eb SHBA jan\u00eb rreth 400 mij\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur pas viteve 90-t\u00eb. Problematikat q\u00eb kalon sot Shqip\u00ebria k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebdalje, q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb fort\u00eb. E kam th\u00ebn\u00eb edhe e them gjithmon\u00eb edhe n\u00eb disa artikuj q\u00eb kam paraqitur n\u00eb disa media evropiane, e them k\u00ebt\u00eb sepse Shqip\u00ebria tashm\u00eb nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lider t\u00eb fort\u00eb. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb fort\u00eb, i cili u garanton shqiptar\u00ebve\u00a0 garanci, drejt\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb , sh\u00ebndet\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb, arsim t\u00eb barabart\u00eb etj.<\/p>\n<p>Meq\u00eb fol\u00ebm p\u00ebr garancin\u00eb, a mendoni se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre?<\/p>\n<p>Varet se si do ta shikosh. Ka njer\u00ebz q\u00eb e shikojn\u00eb got\u00ebn plot, ka njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt e shikojn\u00eb got\u00ebn bosh. Megjithat\u00eb pavar\u00ebsisht se si e shikon, problematikat kan\u00eb hap\u00ebsirat e tyre, ashtu edhe si t\u00eb mirat kan\u00eb hap\u00ebsirat e tyre. Nuk mund t\u00eb thuash q\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka ecur p\u00ebrpara. Po, ka ecur, por kosto \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe krahasuar me ato pak hapa q\u00eb ka hedhur Shqip\u00ebria. A \u00ebsht\u00eb mbrapa n\u00eb krahasim me vendet e tjera t\u00eb rajonit? Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrapa. Ne e kemi nisur procesin e integrimit europian p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar t\u00eb BE-s\u00eb s\u00eb bashku me Kroacin\u00eb dhe Sllovenin\u00eb. Sot Kroacia dhe Sllovenia jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian. Votojn\u00eb me 23 dhe 26 Maj p\u00ebr t\u00eb pasur eurodeputet\u00ebt e tyre n\u00eb Parlamentin Europian, nd\u00ebrsa ne \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb stopohemi dhe shtohen problematikat p\u00ebr t\u00eb hapur negociatat, jo m\u00eb p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian. Sot siguria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Politika shqiptare i ka lodhur shqiptar\u00ebt, \u00e7dokush aplikon p\u00ebr lotarin\u00eb Amerikane. A keni nj\u00eb program z.Kryemadhi sepse\u00a0\u00a0sot kam d\u00ebgjuar nj\u00eb deputete t\u00eb Partis\u00eb Socialiste ku thuhet q\u00eb opozita v\u00ebrtet proteston dhe nuk ka program\u2026<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Programi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb. Doni programin p\u00ebr ekonomin\u00eb, programin legjislativ apo programin p\u00ebr qeverin\u00eb tranzitore. Mbas kaq koh\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaq t\u00eb madhe krizash, kemi nj\u00eb opozit\u00eb\u00a0\u00a0e cila \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur me nj\u00eb strategji si t\u00eb dal\u00eb vendi nga kriza. Sot kam qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim me Daniel Serverin, nj\u00eb nga personazhet kryesore q\u00eb e njeh Ballkanin m\u00eb mir\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit. Nj\u00eb nga problemet q\u00eb kan\u00eb stabilokrat\u00ebt apo njer\u00ebzit burokrat\u00eb n\u00eb kuptimin\u00a0\u00a0e mir\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb djegia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve, \u00e7far\u00eb t\u00eb sjellin k\u00ebto, shkat\u00ebrrimi i sistemit t\u00eb demokracis\u00eb etj. N\u00eb fakt sistemi i demokracis\u00eb dhe sistemi i vlerave n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ekziston aktualisht. Sot ne po t\u00eb shkojm\u00eb dhe t\u00eb takojm\u00eb nj\u00eb shqiptar dhe t\u2019i flasim p\u00ebr vlerat dhe demokracin\u00eb do thot\u00eb \u201c Ka mund\u00ebsi ta mbyll\u00ebsh goj\u00ebn, kam 30 vjet q\u00eb d\u00ebgjoj p\u00ebr demokracin\u00eb, un\u00eb nuk kam buk\u00eb t\u00eb ha n\u00eb sht\u00ebpi.\u201d Dhe ti thua stop, se nuk e di a do m\u00eb vij\u00eb djali apo vajza n\u00eb sht\u00ebpi nga shkolla. Pra ka disa probleme q\u00eb problemet jet\u00ebsore sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se vlerat demokratike. Ne flasim p\u00ebr demokracin\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb kemi krijuar nj\u00eb standard ekonomik t\u00eb fuqish\u00ebm. Por standardi ekonomik po rr\u00ebndohet n\u00eb Shqip\u00ebri. Tani t\u00eb vijm\u00eb t\u00eb programi. Opozita ka paraqitur nj\u00eb program p\u00ebrsa i p\u00ebrket qeveris\u00eb tranzitore. Po \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb qeveria tranzitore? Do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb qeveri kujdestare q\u00eb garanton zgjedhjet. Sepse sot nuk \u00ebsht\u00eb se ne nuk duam t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb zgjedhje, nuk \u00ebsht\u00eb se duam t\u00eb bojkotojm\u00eb zgjedhjet. Ne nuk duam q\u00eb zgjedhjet t\u00eb vidhen, t\u00eb manipulohen, t\u00eb deformohen, t\u00eb mashtrohen njer\u00ebzit, mos t\u00eb intimidohen dhe mos t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb grupe kriminale n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor. Dhe cili \u00ebsht\u00eb propozimi i opozit\u00ebs? Q\u00eb ne duhet t\u00eb kemi nj\u00eb qeveri tranzitore t\u00eb cil\u00ebn ta shkruajm\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb q\u00eb \u00e7do qeveri apo \u00e7do mazhoranc\u00eb 3 muaj para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri transitore.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e mundur kjo?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur sepse e kan\u00eb disa vende t\u00eb rajonit. E ka Greqia, e ka b\u00ebr\u00eb Maqedonia, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qeveri transitore, e cila \u00e7liron Administrat\u00ebn Publike, Policin\u00eb e Shtetit dhe n\u00eb\u00a0\u00a0nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nuk intimidon strukturat e shtetit n\u00eb procesin e zgjedhjeve. Q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00eb k\u00ebto 30 vjet ne vazhdojm\u00eb flasim p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Mbarojm\u00eb k\u00ebto kur kjo qeveri administron po themi nuk lejon b\u00ebrjen e tenderave q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tenderave lind konflikti i interesit, nuk lejon p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs publike etj. M\u00eb pas vijm\u00eb t\u00eb alternativa. Alternativa ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me procesin q\u00eb ne hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb zgjedhore. Pra dit\u00ebn q\u00eb vendoset dita e zgjedhjes, dit\u00ebn q\u00eb bien dakord pal\u00ebt, ose krijohet nj\u00eb infrastruktur\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord dhe p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje hyn pastaj programi elektoral. Por nuk mund t\u00eb them program elektoral sesa mund t\u00eb them program ekonomik. Po flas p\u00ebrsa i p\u00ebrket LSI. Para disa dit\u00ebsh ne pat\u00ebm Konvent\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb LSI ku kishte disa vendimmarrje organizative por nga ana tjet\u00ebr kishte dhe miratimin e paket\u00ebs t\u00eb programit ekonomik dhe politik\u00a0\u00a0t\u00eb LSI. Nj\u00eb nga pikat kryesore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket uljes s\u00eb taks\u00ebs, \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb arsimit , rritjes s\u00eb buxhetit p\u00ebr arsimin. Q\u00eb nga klasat e para sepse problemi i arsimit n\u00eb Shqip\u00ebri nuk fillon te universitetet, universiteti \u00ebsht\u00eb fundi i gjith\u00eb zinxhirit arsimor. M\u00eb pas kemi bujq\u00ebsin\u00eb, ajo q\u00eb ne propozojm\u00eb \u00ebsht\u00eb karta e fermerit se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb regjistruar, paguajn\u00eb taksa, paguajn\u00eb detyrime n\u00eb shtet me shum\u00eb sesa \u00e7\u2019marrin subvencione nga shteti. Pra do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ti e falimenton fermerin p\u00ebrpara se t\u00eb filloj\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendet e bot\u00ebs bujq\u00ebsia subvencionohet sepse bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga profesionet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira por nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga profesionet m\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr njeriun sepse n\u00ebp\u00ebrmjet bujq\u00ebsis\u00eb ushqehet.<\/p>\n<p>Zoti Rama ju quan nj\u00eb pallat politik, un\u00eb e di q\u00eb kryeministri \u00ebsht\u00eb edhe i mazhoranc\u00ebs edhe i opozit\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Zoti Rama si gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb munduar q\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira politike t\u2019i kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet batutave. Un\u00eb mendoj q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk ushqehen as me humor, as me barcaleta dhe as me batuta. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00eb. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsi. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekonomi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr garanci. Dhe ajo q\u00eb mendoj un\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm sot n\u00eb artikulimet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt, pavar\u00ebsisht se nga cili krah jemi. Pse? Sepse sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ne ndihemi p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet Shqip\u00ebria dhe sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb ne duhet t\u00eb marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsi mbi veten, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u2019u japim shanse dhe mund\u00ebsi njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi ta kthejn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Sepse sot Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb sht\u00ebpia e shqiptar\u00ebve. Sot Shqip\u00ebria \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po boshatiset. Qindra mij\u00ebra t\u00eb rinj po largohen, sepse nuk kan\u00eb mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb themi q\u00eb edhe po t\u00eb vij\u00eb kjo opozit\u00eb n\u00eb pushtet do ham\u00eb me lug\u00eb t\u00eb argjendt\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Nuk e dim\u00eb a do t\u00eb vij\u00eb kjo opozit\u00eb n\u00eb pushtet. Ne po themi t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme dhe m\u00eb pas jan\u00eb shqiptar\u00ebt. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs po t\u00eb shikojm\u00eb historikun e shum\u00eb gj\u00ebrave, do shikojm\u00eb q\u00eb ekonomia ka qen\u00eb m\u00eb e mir\u00eb. Po themi q\u00eb nga largimi i LSI-s\u00eb nga qeverisja me zotin Rama do t\u00eb shikoni q\u00eb vendet e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb shkuar shum\u00eb shum\u00eb m\u00eb posht\u00eb, gati me vendet e Afrik\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket korrupsionit, p\u00ebr sa i p\u00ebrket shp\u00ebrdorimit t\u00eb parave publike e t\u00eb tjera. Pavar\u00ebsisht se njer\u00ebzve u \u00ebsht\u00eb krijuar koncepti q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka qen\u00eb fajtore LSI-ja. Por n\u00eb fakt doli dhe ka rezultuar, dhe nuk jan\u00eb as analizat dhe sondazhet tona, por jan\u00eb analizat e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, qofshin k\u00ebto nga Banka Bot\u00ebrore, Transparency International e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb cilat jan\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb treguar r\u00ebnien drastike t\u00eb vendeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket kualifikimeve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e LSI-s\u00eb Monika Kryemadhi, e cila ndodhet n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dha nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin shqiptar \u201cNova\u201d, ku foli p\u00ebr q\u00ebllimet e vizit\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb SHBA dhe p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb vend. Kryemadhi tha se ndodhej n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Forumin e ish-kongresmen\u00ebve dhe ish-senator\u00ebve, ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":51689,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84080","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84080"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84080\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51689"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}