{"id":84548,"date":"2019-05-18T20:20:04","date_gmt":"2019-05-18T18:20:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=84548"},"modified":"2019-05-18T17:20:46","modified_gmt":"2019-05-18T15:20:46","slug":"merkel-ne-kroaci-fushate-tek-roja-e-kufirit-te-jashtem-te-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/merkel-ne-kroaci-fushate-tek-roja-e-kufirit-te-jashtem-te-be\/","title":{"rendered":"Merkel n\u00eb Kroaci: Fushat\u00eb tek roja e kufirit t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga daljet e pakta publike t\u00eb kancelares Merkel p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore europiane \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kroaci. Kjo lidhet edhe me rolin q\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi n\u00eb politik\u00ebn aktuale europiane p\u00ebr refugjat\u00ebt.<br \/>\nKur t\u00eb shtun\u00ebn, kancelarja Angela Merkel dhe kandidati kryesor i partive popullore europiane, Manfred Weber t\u00eb takohen me mikprit\u00ebsin, kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, nuk do t\u00eb flitet vet\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e nj\u00eb aleati besnik n\u00eb fushat\u00ebn e BE. Kroacia konsiderohet si nj\u00eb roje e besueshme e kufirit t\u00eb jasht\u00ebm europian, dhe ndihmon me k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahet sa m\u00eb e vog\u00ebl tema e refugjat\u00ebve n\u00eb fushat\u00ebn aktuale europiane. Respektimi i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut luan nj\u00eb rol dyt\u00ebsor.<br \/>\nS\u00eb fundmi k\u00ebt\u00eb e tregoi edhe nj\u00eb ekip i televizionit zviceran, SRF. Fshehurazi ata filmuan n\u00eb kufirin e gjelb\u00ebr bosnjako-kroat n\u00eb dy dit\u00eb rreth kat\u00ebr t\u00eb ashquajtura, push-back, d\u00ebbime ilegale t\u00eb refugjat\u00ebve nga Kroacia. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb raportuar prej koh\u00ebsh nga organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut u dokumentua s\u00eb fundmi: duke shkelur ligjin dhe me k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb dhun\u00ebs polic\u00ebt kroat\u00eb kthejn\u00eb mbrapsht n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb refugjat\u00ebt q\u00eb gjenden n\u00eb territorin kroat e q\u00eb jan\u00eb lutur p\u00ebr azil.<br \/>\nB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr refugjat\u00eb nga Pakistani, Algjeria, Afganistani. Gazetar\u00ebve zviceran\u00eb nj\u00eb person u p\u00ebrshkruan se si jan\u00eb trajtuar nga policia kroate. \u201cAta hap\u00ebn der\u00ebn e mikrobusit dhe than\u00eb: Hidhuni nj\u00ebri pas tjetrit. Na shkat\u00ebrruan celular\u00ebt dhe nuk na i dhan\u00eb m\u00eb parat\u00eb q\u00eb na kishin marr\u00eb. Na q\u00eblluan me shkopinj dhe than\u00eb: Go Bosnia!\u201d<br \/>\nDhun\u00eb n\u00eb kufi<br \/>\nMe k\u00ebto veprime polic\u00ebt shkelin hapur rregulloret e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe ato t\u00eb BE, thot\u00eb Julija Kranjec nga Qendra p\u00ebr Studimet e Paqes, CMS n\u00eb Zagreb n\u00eb bised\u00eb me Deutsche Wellen. Sepse t\u00eb gjith\u00eb refugjat\u00ebt, q\u00eb shkelin nj\u00eb vend t\u00eb BE dhe k\u00ebrkojn\u00eb aty azil, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e verifikimit individual, pra nj\u00eb procedur\u00eb ligjore. Kjo vlen edhe n\u00eb rastet e hyrjes ilegale n\u00eb vend. Edhe d\u00ebbimi b\u00ebhet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedure t\u00eb rregullt. \u201cKjo nuk duhet t\u00eb kryhet n\u00eb rrug\u00eb jozyrtare\u201d.<br \/>\nMinistria e Brendshme kroate i hedh posht\u00eb akuzat. Polic\u00ebt pengojn\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb hyjn\u00eb ilegalisht n\u00eb BE, thuhet. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim me p\u00ebrcaktimet e marr\u00ebveshjes s\u00eb Shengenit dhe mbrojtjen e kufijve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr ky rajon kufitar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rajon i rrezikuar nga minat, argumentohet n\u00eb Zagreb. Polic\u00ebt i kishin orientuar personat q\u00eb hyn\u00eb ilegalisht n\u00eb Kroaci t\u00eb merrnin nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr pylli. Pra si rrjedhoj\u00eb ata n\u00eb fund i kan\u00eb ndihmuar refugjat\u00ebt. Pretendimet se jan\u00eb \u201cq\u00eblluar\u201d jan\u00eb t\u00eb gabuara, thot\u00eb Ministria e Brendshme e Kroacis\u00eb.<br \/>\nKeqtrajtime, k\u00ebrc\u00ebnime, burgje ilegale<br \/>\nAkuza t\u00eb tilla nuk jan\u00eb t\u00eb reja. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2018 organizata e shoq\u00ebris\u00eb civile, Border Violence Monitoring, BVM ka publikuar mjaft video t\u00eb regjistruara n\u00eb fsheht\u00ebsi, ku shihen polic\u00eb t\u00eb armatosur kroat\u00eb se si i kthejn\u00eb n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb rruge n\u00eb pyll refugjat\u00ebt q\u00eb ndodhen n\u00eb territorin kroat. N\u00eb raportin e fundit kjo organizat\u00eb shkruan p\u00ebr nj\u00eb burg ilegale n\u00eb Korenic\u00eb. Aty mbahen refugjat\u00ebt kund\u00ebr ligjit dhe n\u00eb kushte jo t\u00eb denja njer\u00ebrore.<br \/>\n\u201cPrej dy vitesh ka raportime t\u00eb organizatave kroate e nd\u00ebrkomb\u00ebtare me d\u00ebshmi dhe praktika t\u00eb tilla. Edhe e ngarkuara kroate p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut ka shkruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por asgj\u00eb nuk ka pasur efekt\u201d, thot\u00eb Julija Kranjec nga Qendra p\u00ebr Studimet e Paqes. Ministria e Brendshme i mohon t\u00eb gjitha k\u00ebto faj\u00ebsime.<br \/>\nKroacia \u2013 nj\u00eb roje e mir\u00eb kufiri?<br \/>\nQ\u00eb nga koha kur itinerari i Ballkanit, p\u00ebrmes t\u00eb cilit erdh\u00ebn n\u00eb BE rreth 1 milion\u00eb refugjat\u00eb, u mbyll me gardhe n\u00eb kufirin serbo-hungarez dhe kroato-hungarez, mij\u00ebra emigrant\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebrmes \u201cnj\u00eb itinerari t\u00eb ri t\u00eb Ballkanit\u201d nga Bosnje-Hercegovina t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kroaci. Autoritetet boshnjake kan\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2018 m\u00eb shum\u00eb se 21.000 refugjat\u00eb.<br \/>\nQeveria n\u00eb Zagreb e ka t\u00eb qart\u00eb, se refugjat\u00ebt e shohin Kroacin\u00eb si nj\u00eb vend tranzit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb per\u00ebndim, megjithat\u00eb vendi do t\u00eb paraqitet si nj\u00eb roje e mir\u00eb kufiri \u201cP\u00ebr qeverin\u00eb hyrja n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen, q\u00eb nuk parasheh kufij t\u00eb brendsh\u00ebm mes vendeve t\u00eb BE, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb prioritet t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme\u201d, thot\u00eb Julia Kranjec. Prandaj Kroacia do t\u00eb tregoj\u00eb, se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbroj\u00eb kufijt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb BE.<br \/>\nKroacia nuk \u00ebsht\u00eb e vetme. \u201cKemi raportime p\u00ebr praktika t\u00eb nj\u00ebjta edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera q\u00eb ndodhen n\u00eb kufijt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb BE, ashtu si edhe disa vende n\u00eb kufijt\u00eb e brendsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Kranjec. Duket se kjo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb normale n\u00eb BE.<br \/>\nPor me q\u00ebndrimin e saj qeveria kroate me sa duket gjen mb\u00ebshtetje edhe n\u00eb nivel t\u00eb BE. Dy her\u00eb i kan\u00eb shkruar deputet\u00eb t\u00eb Parlamentit Europian, Komisionit Europian, pa marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje. Edhe p\u00ebr rastin e fundit, KE nuk pronocohet, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur mediat zvicerane, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rastet e fundit t\u00eb publikuara i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar edhe komisionerit t\u00eb BE p\u00ebr emigracionin. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb as nuk pritet q\u00eb Angela Merkel dhe Manfred Weber ta cekin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike k\u00ebt\u00eb tem\u00eb n\u00eb Zagreb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga daljet e pakta publike t\u00eb kancelares Merkel p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore europiane \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kroaci. Kjo lidhet edhe me rolin q\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi n\u00eb politik\u00ebn aktuale europiane p\u00ebr refugjat\u00ebt. Kur t\u00eb shtun\u00ebn, kancelarja Angela Merkel dhe kandidati kryesor i partive popullore europiane, Manfred Weber t\u00eb takohen me mikprit\u00ebsin, kryeministrin kroat Andrej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":53180,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84548","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84548"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84548\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53180"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}