{"id":84790,"date":"2019-05-20T15:27:00","date_gmt":"2019-05-20T13:27:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=84790"},"modified":"2019-05-20T15:27:00","modified_gmt":"2019-05-20T13:27:00","slug":"raporti-durresi-pike-hyrese-e-kokaines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/raporti-durresi-pike-hyrese-e-kokaines\/","title":{"rendered":"Raporti: Durr\u00ebsi, pik\u00eb hyr\u00ebse e kokain\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Observatori i Shoq\u00ebris\u00eb Civile Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar: \u201cBallkani ka ende pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Sidomos kur vjen fjala tek lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar n\u00eb rajon, i cili ndryshe nga politika b\u00ebn bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb grupet kriminale, pa dallim komb\u00ebsie\u201d, shkruan Deutsche Welle.<\/p>\n<p>Observatori i Shoq\u00ebris\u00eb Civile Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, si pjes\u00eb e Iniciativ\u00ebs Globale Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, publikoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (20.05) n\u00eb Vjen\u00eb raportin me t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura nga 20 ekspert\u00eb dhe gazetar\u00eb vendas nga shoq\u00ebria civile n\u00eb Shqip\u00ebri, Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb, Kosov\u00eb, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Me tem\u00ebn \u201cZonat problematike t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, raporti ka si q\u00ebllim forcimin e rolit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit. Ai p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara mbi qytetet kryesore, zonat bregdetare, pikat kufitare ose nyjet ky\u00e7e q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb predispozuara p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdorur nga trafikant\u00ebt e drog\u00ebs, arm\u00ebve, qenieve njer\u00ebzore, cigareve dhe t\u00eb tjera veprimtarive kriminale q\u00eb kryhen n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Harta e zonave problematike t\u00eb rajonit<br \/>\nRaporti evidenton se krimi i organizuar i p\u00ebrzgjedh vendet ku vepron. S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb pozicioni gjeografik i favorsh\u00ebm. Ballkani ka vendndodhje strategjike p\u00ebr grupet kriminale q\u00eb e p\u00ebrdorin at\u00eb si tranzit, p\u00ebr t\u00eb kaluar m\u00eb pas n\u00eb tregun e madh dhe fitimprur\u00ebs t\u00eb Evrop\u00ebs. M\u00eb pas renditet qeverisja e dob\u00ebt dhe e korruptuar si dhe ekonomia e dob\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb rreth 40 zona problematike q\u00eb kemi identifikuar. Jan\u00eb vende si Durr\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shembull, ose Bar n\u00eb Malin e Zi. Ballkani \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb port\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr kokain\u00ebn q\u00eb futet nga Amerika e Jugut dhe k\u00ebto dy qytete jan\u00eb par\u00eb si pika ky\u00e7e p\u00ebr hyrjen e kokain\u00ebs n\u00eb rajon. Nj\u00eb tjet\u00ebr zon\u00eb \u00ebsht\u00eb pika kufitare nd\u00ebrmjet Malit t\u00eb Zi dhe Kosov\u00ebs q\u00eb quhet Kulla, ku v\u00ebrehet nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb rritje i aktiviteteve kriminale, duke nisur nga trafiku i drog\u00ebs apo kontrabanda e cigareve nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy vendeve. Nj\u00eb tjet\u00ebr zon\u00eb problematike \u00ebsht\u00eb n\u00eb pikat kufitare mes Malit t\u00eb Zi dhe Bosnje-Hercegovin\u00ebs, dhe aty kryesisht kalon kanabisi q\u00eb vjen nga Shqip\u00ebria. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb trafikosh kanabis nga nj\u00ebri shtet tek tjetri sepse nuk ka shum\u00eb kontroll policor dhe nga ana tjet\u00ebr policit\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pajisura me teknologjit\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb mund t\u2019u mund\u00ebsojn\u00eb gjurmimin e drogave. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm edhe korrupsioni n\u00eb radh\u00ebt e forcave policore dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e leht\u00ebsirave q\u00eb u krijohen k\u00ebtyre veprimtarive kriminale mund\u00ebsohen edhe nga korrupsioni. Jo vet\u00ebm korrupsioni nga polic\u00ebt kufitar\u00eb por edhe n\u00eb instancat m\u00eb t\u00eb larta\u201d \u2013 i tha Deutsche Welle-s Fatjona Mejdini, koordinatore n\u00eb terren e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr Iniciativ\u00ebn Globale.<\/p>\n<p>Rival\u00eb n\u00eb politik\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb trafiqe<br \/>\n\u201cP\u00ebrve\u00e7 zonave problematike ne kemi evidentuar edhe pika q\u00eb i kemi quajtur zonat m\u00eb vulnerable rajonale dhe e till\u00eb \u00ebsht\u00eb veriu i Kosov\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb gri ku kryhen t\u00eb gjith\u00eb llojet e kontraband\u00ebs dhe grupet kriminale shqiptare me ato serbe kan\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb. Veriu i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendi ku krimit nuk i intereson aspak etnia. Ne shohim politikan\u00eb dhe qeveri t\u00eb Ballkanit q\u00eb nuk bashk\u00ebpunojn\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb dhe etnis\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr kemi krimin q\u00eb nuk ka pengesa t\u00eb tilla p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00ebri-tjetrin\u201d \u2013 thekson koordinatorja Mejdini p\u00ebr DW.<\/p>\n<p>Karburanti \u00ebsht\u00eb malli q\u00eb kalon m\u00eb shpesh kontraband\u00eb, nga veriu n\u00eb jug. M\u00eb pas vijn\u00eb materialet e nd\u00ebrtimit, ila\u00e7et, makinat, cigaret, ushqime, pije, dhe mallra t\u00eb tjera. Llogaritet se nga k\u00ebto aktivitete t\u00eb paligjshme buxheti i Kosov\u00ebs humbet \u00e7do jav\u00eb rreth 750,000 euro nga tarifa doganore t\u00eb pambledhura. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtyre mallrave nuk q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn veriore me popullsi serbe, por transportohen p\u00ebr n\u00eb jug n\u00eb zona t\u00eb Kosov\u00ebs me popullsi shqiptare. Kjo tregon edhe nj\u00ebher\u00eb se kur vjen puna tek rrjetet e kontraband\u00ebs, kriminel\u00ebt bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin pavar\u00ebsisht dasive etnike, apo ndarjeve gjeografike e administrative\u201d \u2013 thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>A ka zgjidhje?<br \/>\nRaporti n\u00ebnvizon, se \u201cnd\u00ebrtimi i mureve dhe mbyllja e kufijve nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje afatgjat\u00eb e problemeve, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb krijojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb stimuj p\u00ebr aktivitete kriminale. As injorimi apo minimizimi i problemit nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vet\u00ebm sa i jepet m\u00eb shum\u00eb pushtet elitave t\u00eb korruptuara, \u00e7imentohen praktika t\u00eb padrejta, stimulohet largimi i trurit, shtohet paq\u00ebndrueshm\u00ebria, dhe largohen investitor\u00ebt e huaj. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paradoksale, ata politikan\u00eb q\u00eb luajn\u00eb rolin e nacionalistit t\u00eb flakt\u00eb shpesh jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr dob\u00ebsimin nga brenda t\u00eb sovranitetit t\u00eb shtetit, dhe jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ven\u00eb n\u00eb rrezik interesat komb\u00ebtare p\u00ebr p\u00ebrfitime personale \u2013 shpesh duke b\u00ebr\u00eb pazare t\u00eb fshehta me \u201carmikun,\u201d apo edhe me shtete t\u00eb huaja\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Mejdinit, \u201cbashk\u00ebpunimi \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb. P\u00ebrfshirja m\u00eb e gjer\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile, t\u00eb cil\u00ebn nuk e shohim shum\u00eb t\u00eb angazhuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar. Deri tani, kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nga organet ligjzbatuese dhe ky koncept \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg asaj \u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Observatori i Shoq\u00ebris\u00eb Civile Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar: \u201cBallkani ka ende pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Sidomos kur vjen fjala tek lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar n\u00eb rajon, i cili ndryshe nga politika b\u00ebn bashk\u00eb t\u00eb gjith\u00eb grupet kriminale, pa dallim komb\u00ebsie\u201d, shkruan Deutsche Welle. Observatori i Shoq\u00ebris\u00eb Civile Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":76060,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84790","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84790\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/76060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}