{"id":85207,"date":"2019-05-22T21:30:38","date_gmt":"2019-05-22T19:30:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=85207"},"modified":"2019-05-22T16:21:15","modified_gmt":"2019-05-22T14:21:15","slug":"histori-frymezuese-jeta-e-joe-biden-sfidat-qe-se-perulen-kurre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/histori-frymezuese-jeta-e-joe-biden-sfidat-qe-se-perulen-kurre\/","title":{"rendered":"Histori frym\u00ebzuese\/ Jeta e Joe Biden, sfidat q\u00eb s\u2019e p\u00ebrul\u00ebn kurr\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ish-n\u00ebnpresidenti Joe Biden ka prezantuar kandidatur\u00ebn p\u00ebr president t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb vitin 2020, dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb rritje n\u00eb sondazhe, si dhe rritje n\u00eb mbledhjen e fondeve.<\/p>\n<p>Dhe si\u00e7 shkruan Business Insider, ai sigurisht ka arsye t\u00eb jet\u00eb optimist \u00a0pasi gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe karrier\u00ebs politike, Biden ka kap\u00ebrcyer sfida t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb arritur aty ku \u00ebsht\u00eb sot. Lindur n\u00eb Scranton t\u00eb Pensilvanis\u00eb m\u00eb 20 n\u00ebntor 1942, Biden u zhvendos me familjen e tij n\u00eb Mayfield, Delaware, kur ishte 13 vje\u00e7. Nga kjo koh\u00eb, ai u p\u00ebrball me shum\u00eb sprova.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ai thot\u00eb se babai i tij e m\u00ebsoi se: \u201cFuqia e nj\u00eb burri nuk \u00ebsht\u00eb sa shpesh \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar, por sa shpejt ai ngrihet\u201d. Pamja e Joe Biden n\u00eb librin vjetor t\u00eb Universitetit t\u00eb Delaverit, viti 1965 Gjat\u00eb gjith\u00eb trajektores s\u00eb tij t\u00eb gjat\u00eb politike, Biden ka jetuar me k\u00ebshill\u00ebn e babait t\u00eb tij dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer p\u00ebrs\u00ebri pas tragjedive t\u00eb panum\u00ebrta dhe sfidave p\u00ebr t\u00eb arritur \u00ebndrrat e tij politike.<\/p>\n<p>Ja se si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb nga Scranton u b\u00eb senator i respektuar, n\u00ebnpresident dhe tani nj\u00eb kandidat presidencial p\u00ebr zgjedhjet e vitit 2020: Joseph Robinette Biden Jr u diplomua n\u00eb Universitetin e Delaware n\u00eb vitin 1965, ku zhvilloi nj\u00eb interes n\u00eb politik\u00eb pas p\u00ebrurimit t\u00eb presidentit John F. Kennedy. Gjat\u00eb dy viteve t\u00eb para, megjithat\u00eb, ai ishte kryesisht i interesuar n\u00eb futboll dhe festa.<\/p>\n<p>Ai u takua me gruan e tij t\u00eb par\u00eb Neilia n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim pranveror n\u00eb Bahamas. \u00c7ifti kishte tre f\u00ebmij\u00eb: Jozefi \u201cBeau\u201d Hunter III, Robert Hunter dhe Naomi Christina Hunter. I fresk\u00ebt nga shkolla e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Universitetin e Syracuse n\u00eb vitin 1968, Biden filloi t\u00eb punonte si avokat mbrojt\u00ebs n\u00eb Wilmington, Delaware, dhe filloi firm\u00ebn e tij ligjore n\u00eb vitin 1971. Ai s\u00eb pari hyri n\u00eb politik\u00eb si an\u00ebtar i New Castle County Council n\u00eb vitin 1970.<\/p>\n<p>Pas inkurajimit nga Partia Demokratike, Biden kandidoi p\u00ebr Senatin e SHBA-s\u00eb n\u00eb vitin 1972 dhe fitoi, duke u b\u00ebr\u00eb senatori i pest\u00eb m\u00eb i ri n\u00eb histori. Ai do t\u00eb vazhdonte t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si senator i Delaware p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet. Nj\u00eb muaj pas zgjedhjeve, gruaja e Biden, Neilia dhe vajza Naomi u vran\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksident me makin\u00eb nd\u00ebrsa po b\u00ebnin pazarin e Krishtlindjeve m\u00eb 18 dhjetor 1972. Ngjarja ka l\u00ebn\u00eb edhe dy djemt\u00eb e tij Hunter dhe Beau t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga humbja e madhe e tij personale, Biden u betua si senator n\u00eb janar t\u00eb vitit 1973 nga nj\u00eb spital n\u00eb Wilmington ku djemt\u00eb e tij ishin ende duke u sh\u00ebruar nga aksidenti q\u00eb vrau n\u00ebn\u00ebn dhe motr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj tragjedie, Biden tha se ishte i lodhur, por si\u00e7 babai e kishte m\u00ebsuar, Biden u kthye pas tragjedis\u00eb s\u00eb familjes s\u00eb tij. Biden filloi t\u00eb punonte shum\u00eb si nj\u00eb senator i ri \u2013 duke punuar n\u00eb mbrojtjen e konsumatorit, kontrollin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve dhe krimin n\u00eb vitet 1970.<\/p>\n<p>Ai u takua me gruan e tij t\u00eb tanishme, Jill n\u00eb vitin 1975. T\u00eb dy u martuan n\u00eb vitin 1977 dhe vajza e tyre, Ashley Blazer, lindi n\u00eb vitin 1981. Biden fitoi p\u00ebrs\u00ebri zgjedhjet n\u00eb vitin 1982 dhe n\u00eb vitin 1984 u b\u00eb nj\u00eb nga drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb Senatit p\u00ebr kalimin nj\u00eb projektligji gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb krimit, i cili, megjith\u00ebse i diskutuesh\u00ebm, p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb prej arritjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme legjislative deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Duke fituar p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb fund t\u00eb viteve 1970, Biden u p\u00ebrplas me administrat\u00ebn Reagan mbi traktatet e SALT p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar numrin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore dhe p\u00ebr sanksionet ndaj aparteidit n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut. N\u00eb vitin 1987, Biden u b\u00eb kryetar i Senate Judiciary Committee, nj\u00eb rol q\u00eb ai mbajti deri n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1987, Biden hyri n\u00eb gar\u00ebn presidenciale t\u00eb vitit 1988 \u2013 e para e tij, por jo e fundit. Por ai duhej t\u00eb braktiste primaret p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve se kishte plagjiatuar pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb fjalimi.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, Biden duhej t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr tragjedi t\u00eb mundshme. Mjek\u00ebt e tij gjet\u00ebn dy aneurizma ndoshta vdekjeprur\u00ebse n\u00eb trurin e tij. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 1988, ai iu n\u00ebnshtrua dy operacioneve t\u00eb ndryshme p\u00ebr shp\u00ebtimin e jet\u00ebs. Shtat\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, Biden u kthye n\u00eb Kongres.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb vitit 1990, Biden paraqiti nj\u00eb projektligj tjet\u00ebr \u2013 Akti i Dhun\u00ebs Kund\u00ebr Grave, i cili reformoi d\u00ebnimet p\u00ebr sulme seksuale dhe abuzim familjar. Projektligji kaloi p\u00ebrfundimisht, dhe Presidenti Bill Clinton e n\u00ebnshkroi at\u00eb n\u00eb ligj n\u00eb vitin 1994. N\u00ebn ish-presidentin George W. Bush, Biden u b\u00eb kreu i Komitetit t\u00eb Senatit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb dhe p\u00ebrdori eksperienc\u00ebn e tij t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme si kryetar komiteti nga 2001-03, dhe p\u00ebrs\u00ebri nga 2007 n\u00eb 2009. N\u00eb vitin 2002, Biden votoi p\u00ebr t\u00eb autorizuar Luft\u00ebn n\u00eb Irak, por m\u00eb von\u00eb kritikoi luft\u00ebn dhe sidomos rritjen e trupave t\u00eb vitit 2007.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2007, Biden vendosi t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr president p\u00ebrs\u00ebri \u2013 dhe nd\u00ebrsa drejtimi i tij k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte pa skandal, ai u largua nga primar\u00ebt pasi mbeti pas nga Barack Obama dhe Hillary Clinton. Por ai \u201cmori bilet\u00ebn\u201d pasi Obama fitoi em\u00ebrimin nga Partia Demokratike n\u00eb mesin e vitit 2008 dhe zgjodhi Bidenin si bashk\u00ebpun\u00ebtorin e tij drejtues.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2008, Obama fitoi zgjedhjet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb presidenti i par\u00eb me ngjyr\u00eb n\u00eb vend, me Biden duke e marr\u00eb si n\u00ebnkryetar. \u00c7ifti mundi senatorin John McCain si dhe ish-guvernatoren e Alask\u00ebs, Sarah Palin. Obama p\u00ebrs\u00ebri zgjodhi Bidenin si bashkudh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb vitin 2012, dhe t\u00eb dy u rizgjodh\u00ebn me shumic\u00eb d\u00ebrrmuese.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Obam\u00ebs, ai dhe Biden zhvilluan nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb \u2013 madje n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb edhe duke b\u00ebr\u00eb shaka p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. N\u00eb fund t\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb dyt\u00eb si n\u00ebnpresident, tragjedia e goditi p\u00ebrs\u00ebri Bidenin.<\/p>\n<p>Djali i tij Beau, i cili kishte luftuar me kancerin e trurit, vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 46 vje\u00e7 m\u00eb 30 maj 2015. \u201cBeau Biden ishte, thjesht, njeriu m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb secili prej nesh e ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb\u201d, shkroi babai i tij. Edhe pse ai u inkurajua t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr president p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn n\u00eb 2016, Biden nuk pranoi ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb. Vdekja e Beau luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb vendimin e tij.<\/p>\n<p>Madje, shum\u00eb njer\u00ebz, p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00eb Bidenin, besonin se ai do t\u00eb kishte dal\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kandidatja demokrate p\u00ebr president Hillary Clinton, dhe do ta mposhtte Trumpin, n\u00ebse ai do t\u00eb kishte garuar. N\u00eb nj\u00eb nga veprimet e tij t\u00eb fundit si president, Obama nderoi Bidenin me Medaljen Presidenciale t\u00eb Liris\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2017. Por rrug\u00ebtimi i tij nuk ndalet me kaq. Edhe n\u00eb zgjedhjet presidenciale n\u00eb SHBA, t\u00eb cilat pritet t\u00eb mbahen n\u00eb vitin 2020, ai pritet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga figurat kryesore \u2013 ndoshta edhe t\u00eb jet\u00eb kryesori i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-n\u00ebnpresidenti Joe Biden ka prezantuar kandidatur\u00ebn p\u00ebr president t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb vitin 2020, dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb rritje n\u00eb sondazhe, si dhe rritje n\u00eb mbledhjen e fondeve. Dhe si\u00e7 shkruan Business Insider, ai sigurisht ka arsye t\u00eb jet\u00eb optimist \u00a0pasi gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij dhe karrier\u00ebs politike, Biden ka kap\u00ebrcyer sfida t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":85208,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85207","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85207"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85207\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85208"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}