{"id":85294,"date":"2019-05-23T14:02:14","date_gmt":"2019-05-23T12:02:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=85294"},"modified":"2019-05-23T14:02:14","modified_gmt":"2019-05-23T12:02:14","slug":"rama-terhiqet-nga-30-qershori-fton-lulzim-bashen-ne-dialog-pa-kushte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-terhiqet-nga-30-qershori-fton-lulzim-bashen-ne-dialog-pa-kushte\/","title":{"rendered":"Rama t\u00ebrhiqet nga 30 qershori? Fton Lulzim Bash\u00ebn n\u00eb dialog pa kushte"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka hedhur hapin e par\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr publike drejtuar kreut t\u00eb opozit\u00ebs Lulzim Basha ai e fton k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb dialog pa kushte.<\/p>\n<p>Rama shkruan se nga ana e tij 30 qershori si nj\u00eb dat\u00eb zgjdhjesh \u00ebsht\u00eb e panegociueshme nga ana e tij, nd\u00ebrsa p\u00ebr kreun demokrat e la t\u00eb lir\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb diskutuar n\u00eb tryez\u00ebn e dialogut.<\/p>\n<p>\u201cPor Dialogu duhet t\u00eb nis\u00eb pa humbur koh\u00eb, pavar\u00ebsisht atyre q\u00eb thoni e mendoni t\u00eb b\u00ebni Ju n\u00eb 30 qershor dhe pavar\u00ebsisht faktit se un\u00eb 30 qershorin s\u2019kam asnj\u00eb fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lir\u00eb ta diskutoni n\u00eb Tryez\u00ebn e Dialogut.\u201d<\/p>\n<p><em>LETER PUBLIKE LULZIM BASHES<\/em><\/p>\n<p>Zoti Kryetar,<\/p>\n<p>Ju drejtohem me k\u00ebt\u00eb let\u00ebr publike, n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019i thirrur arsyes Suaj dhe p\u00ebr t\u2019iu kthyer t\u00eb vetmes rrug\u00eb q\u00eb demokracia njeh, p\u00ebr trajtimin e mosmarr\u00ebveshjeve mes pal\u00ebve: Dialogut!<\/p>\n<p>Un\u00eb sigurisht, s\u2019kam asnj\u00eb mir\u00ebkuptim p\u00ebr rrug\u00ebn e zgjedhur prej Jush, qyshse braktis\u00ebt marr\u00ebveshjen pozitive t\u00eb 17 majit 2017 dhe vendos\u00ebt ta nxirrnit grupimin Tuaj, plot\u00ebsisht jasht\u00eb shinave t\u00eb shtruara n\u00eb at\u00eb marr\u00ebveshje. S\u2019kam se si ta mir\u00ebkuptoj as gjuh\u00ebn e urrejtjes, as djegien e mandateve, as dhun\u00ebn e frym\u00ebzuar e organizuar prej Jush, prej s\u00eb cil\u00ebs nuk jeni distancuar asnj\u00ebher\u00eb; p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jeni akuzuar bot\u00ebrisht, me em\u00ebr e me mbiem\u00ebr, nga partner\u00ebt e miqt\u00eb e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe si pasoj\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs sot, nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl ndjek\u00ebsish Tuajt gjenden n\u00eb duart e drejt\u00ebsis\u00eb. S\u2019kam si t\u00eb mir\u00ebkuptoj kurr\u00ebsesi, as bojkotin e paprecendent\u00eb t\u00eb zgjedhjeve dhe l\u00ebre pastaj, shantazhin mbi vendin e mbi qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, se Ju nuk do t\u2019i lini ata t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb 30 qershor.<\/p>\n<p>Por mungesa e plot\u00eb e mund\u00ebsive t\u00eb mia p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebkuptuar gjith\u00eb sa m\u00eb lart, nuk m\u00eb pengon, p\u00ebrkundrazi, m\u00eb detyron t\u2019Ju drejtoj publikisht, k\u00ebt\u00eb her\u00eb me shkrim, ftes\u00ebn p\u00ebr t\u2019u ulur pa humbur koh\u00eb n\u00eb Tryez\u00ebn e Dialogut. Dialogun s\u2019mund ta pengojn\u00eb assesi, qoft\u00eb pozicioni Juaj ekstrem n\u00eb lidhje me zgjedhjet vendore, qoft\u00eb pamund\u00ebsia ime ekstreme n\u00eb lidhje me dat\u00ebn kushtetuese t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Jeta politike nuk mbaron n\u00eb 30 qershor dhe q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb mes nesh, zgjedhjet n\u00eb 30 qershor Ju mund t\u2019i v\u00ebshtir\u00ebsoni, n\u00ebse do t\u2019i shkoni deri n\u00eb fund rrug\u00ebs pa krye, ku po e udh\u00ebhiqni grupimin Tuaj politik, por s\u2019ka asnj\u00eb shans q\u00eb t\u2019i ndaloni t\u00eb zhvillohen. Por Dialogu duhet t\u00eb nis\u00eb pa humbur koh\u00eb, pavar\u00ebsisht atyre q\u00eb thoni e mendoni t\u00eb b\u00ebni Ju n\u00eb 30 qershor dhe pavar\u00ebsisht faktit se un\u00eb 30 qershorin s\u2019kam asnj\u00eb fuqi ligjore ta negocioj, edhe pse Ju jeni i lir\u00eb ta diskutoni n\u00eb Tryez\u00ebn e Dialogut.<\/p>\n<p>Un\u00eb Ju ftoj n\u00eb nj\u00eb dialog pa kushte dhe n\u00eb kushtet kur Shqip\u00ebria e shqiptar\u00ebt, nuk meritojn\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e nj\u00eb situate politike krejt t\u00eb pakuptimt\u00eb, e cila po u kushton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb pamerituar. Shumica d\u00ebrrmuese e tyre, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shumic\u00ebn e atyre q\u00eb si zgjedh\u00ebs t\u00eb pakic\u00ebs, s\u2019kan\u00eb votuar e s\u2019kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb votojn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mua dhe qeverin\u00eb q\u00eb drejtoj, duan dialog mes nesh, e jo acarim mes shqiptar\u00ebve dhe d\u00ebmtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr shkakun ton\u00eb. Aq m\u00eb pak duan \u00e7ka Ju po u ofroni sot, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ku, t\u00eb kuptohemi, nuk \u00ebsht\u00eb fare halli im se do shkoni keq e m\u00eb keq politikisht si grupim, po ku edhe ata vet\u00eb jan\u00eb t\u00eb humbur dhe ku askush nuk del i fituar.<\/p>\n<p>Me shpres\u00ebn e vobekt\u00eb se ftesa ime do t\u00eb merret parasysh dhe me urimin, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 fjalive propagandistike, t\u00eb marr mbrapsht edhe p\u00ebrgjigjen pozitive p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb, Ju lutem zoti Kryetar t\u00eb pranoni shprehjen e d\u00ebshir\u00ebs sime t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet t\u00eb patrazuar, p\u00ebr Ju personalisht dhe familjen Tuaj.<\/p>\n<p>Edi Rama<\/p>\n<p>22 Maj, 2019<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka hedhur hapin e par\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs politike. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr publike drejtuar kreut t\u00eb opozit\u00ebs Lulzim Basha ai e fton k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb dialog pa kushte. Rama shkruan se nga ana e tij 30 qershori si nj\u00eb dat\u00eb zgjdhjesh \u00ebsht\u00eb e panegociueshme nga ana e tij, nd\u00ebrsa p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":77040,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85294","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85294"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85294\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}