{"id":85338,"date":"2019-05-23T14:59:51","date_gmt":"2019-05-23T12:59:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=85338"},"modified":"2019-05-23T14:59:51","modified_gmt":"2019-05-23T12:59:51","slug":"basha-nuk-i-shkruan-por-fton-qytetaret-te-largojne-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/basha-nuk-i-shkruan-por-fton-qytetaret-te-largojne-ramen\/","title":{"rendered":"Basha nuk i shkruan, por fton qytetar\u00ebt t\u00eb largojn\u00eb Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari Basha u drejtohet qytetareve per krizen politike ne vend dhe mundesite per zgjidhjen e saj.<\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Dje, Gjykata e Lart\u00eb mbeti vet\u00ebm me dy an\u00ebtar\u00eb dhe praktikisht \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar, pasi ajo nuk mund t\u00eb gjykoj\u00eb m\u00eb asgj\u00eb. Mbi 40 mij\u00eb \u00e7\u00ebshtje presin t\u00eb shqyrtohen nga kjo Gjykat\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb t\u00eb drejtave njer\u00ebzore dhe t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, shum\u00eb prej tyre kund\u00ebr dhunimeve t\u00eb qeveris\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju q\u00eb prisni drejt\u00ebsi ajo do t\u00eb vonoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 4-5 vjet dhe m\u00eb shum\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb Gjykata Kushtetuese nuk ka asnj\u00eb an\u00ebtar prej 2 vitesh, duke l\u00ebn\u00eb pa asnj\u00eb kufizim pushtetin e kryeministrit i cili tani qeveris me fermane personale. Pa Gjykat\u00eb Kushtetuese, Kryeministri u \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr t\u00eb grabitur me \u201cligje\u201d speciale pronat tuaja private dhe pronat tona publike nga qendra e Tiran\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bregdetin.<\/em><\/p>\n<p><em>Dje, pasi shpalli hapur se shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb mir\u00eb pa gjykata, Edi Rama m\u00eb d\u00ebrgoi mua nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ftuar n\u00eb \u201cdialog\u201d, pra, q\u00eb un\u00eb dhe ai t\u00eb ulemi p\u00ebr t\u00eb biseduar, sepse, sipas tij, k\u00ebshtu e k\u00ebrkon demokracia.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb demokracia e k\u00ebrkon q\u00eb pushteti t\u00eb buroj\u00eb nga populli dialogoj\u00eb me popullin, demokracia k\u00ebrkon q\u00eb mosmarr\u00ebveshjet q\u00eb nuk i zgjidh dot politika t\u2019i zgjidh\u00eb populli, me vot\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Por p\u00ebr Edi Ram\u00ebn arti i qeverisjes demokratike \u00ebsht\u00eb i huaj, ai \u00ebsht\u00eb artist n\u00eb artin e mashtrimit. E gjith\u00eb qeverisja e tij ka qen\u00eb grabitje dhe mashtrim i popullit, i pasurive publike dhe dhunim i \u00e7do vlere demokratike e per\u00ebndimore.<\/em><\/p>\n<p><em>Sikur Edi Rama t\u00eb kishte qoft\u00eb edhe nj\u00eb fije respekt dhe v\u00ebmendje p\u00ebr popullin, sikur tek ai t\u00eb kishte vet\u00ebm nj\u00eb fije vet\u00ebdije demokratike, ai do ta kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen t\u00eb pakt\u00ebn 20 her\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb vitet e fundit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai duhet ta kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen kur u zbulua se kriminel\u00ebt i kishte b\u00ebr\u00eb deputet\u00eb; kur Elvis Roshi doli trafikant e p\u00ebrdhunues; kur Shqip\u00ebria u b\u00eb hambari i drog\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb; kur ylli i qeveris\u00eb s\u00eb tij Saimir Tahiri doli q\u00eb ishte trafikant droge; kur kompania e Qazim Sejdinit u kap me drog\u00eb; kur Fatmir Xhafaj u zbulua q\u00eb mbronte v\u00ebllain trafikant; kur u zbulua se Olsi Rama ishte i lidhur me grupin e Xibrak\u00ebs; kur plas\u00ebn nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs skandalet e koncesioneve qindra milionashe; kur u zbuluan 30 milion eurot q\u00eb ai donte t\u2019i vidhte dhe pastronte n\u00eb Amerik\u00eb me nj\u00eb kompani fallco.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama duhet ta kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen kur u zbulua se ai i vodhi zgjedhjet e 25 qershorit me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe kriminel\u00ebt m\u00eb fam\u00ebkeq t\u00eb vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama duhet ta kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen kur njer\u00ebz t\u00eb varf\u00ebr u rrah\u00ebn dhe vdiq\u00ebn n\u00eb qelit\u00eb ku mbaheshin p\u00ebr fatura dritash apo shtes\u00eb banese pa leje; kur qytetar\u00ebve t\u00eb Shkoz\u00ebs, Bulevardit t\u00eb Ri, t\u00eb Himar\u00ebs e kudo n\u00eb Shqip\u00ebri u prishi sht\u00ebpit\u00eb pa shp\u00ebrblim dhe pa proces ligjor; kur helmoi me gaz qytetar\u00ebt q\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama duhet t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen sa her\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb iu refuzua hapja e negociatava nga BE; kur shqiptar\u00ebt filluan t\u00eb emigronin n\u00eb mas\u00eb pa asnj\u00eb shpres\u00eb; kur investitor\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb filluan t\u00eb largohen nj\u00ebri pas tjetrit nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar me oligark\u00eb vendas apo me kriminel\u00eb rus\u00eb apo lindor\u00eb; kur qeverit\u00eb europiane u alarmuan sepse Shqip\u00ebria u shndrrua n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama duhet t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb sikur Shqip\u00ebria t\u00eb ishte pron\u00eb e tij private. Edi Rama duhet t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs sikur Kosova t\u00eb ishte prona e tij private.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama nuk e dha asnj\u00ebher\u00eb dor\u00ebheqjen, por e mbajti pushtetin me \u00e7do mjet, me kriminel\u00eb, me para, me oligark\u00eb, me media, dhe po e shkreton vendin \u00e7do dit\u00eb. I konsumuar t\u00ebr\u00ebsisht nga pushteti, i degraduar nga krimi dhe korrupsioni, i shteruar nga \u00e7do ide e d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur, ai sot po mban peng t\u00eb ardhmen europiane t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Vendi yn\u00eb ka shum\u00eb plag\u00eb t\u00eb thella, t\u00eb cilat duan ide, vullnet dhe pun\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohen. Sot, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik, ekonomik e shoq\u00ebror. Ne duhet t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb politik\u00ebn nga parat\u00eb e pista dhe autokracia, t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb ekonomin\u00eb nga oligark\u00ebt, nga monopolet e dhuna shtet\u00ebrore, t\u00eb krijojm\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb \u00e7do shqiptar t\u00eb ket\u00eb shanset t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb pun\u00ebn dhe talentin e tij; t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e madhe q\u00eb na takon t\u00eb gjith\u00ebve, para s\u00eb gjithash ne politikan\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr k\u00ebto sfida ne kemi filluar nj\u00eb dialog komb\u00ebtar gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi dialog q\u00eb ndryshon Shqip\u00ebrin\u00eb dhe i vetmi dialog ku un\u00eb do t\u00eb jem pjes\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00ebndrimi im i prer\u00eb dhe i pal\u00ebkundur \u00ebsht\u00eb se Edi Rama duhet t\u00eb largohet menj\u00ebher\u00eb nga Kryeminist\u00ebr, sepse ai \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrues i zgjedhjeve t\u00eb lira dhe dhunues i vullnetit t\u00eb popullit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndryshimi i madh q\u00eb duam t\u00eb gjith\u00eb, standardet europiane n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb mund t\u00eb arrihen vet\u00ebm nga nj\u00eb pushtet q\u00eb buron nga vota e lir\u00eb e qytetar\u00ebve dhe ushtrohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj, ju ftoj q\u00eb t\u00eb bashkohemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb protestat tona p\u00ebr largimin e tij, dhe n\u00eb dialogun komb\u00ebtar p\u00ebr ndryshimin e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb sjellim p\u00ebr garantuar t\u00eb ardhmen Europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sinqerisht<\/em><\/p>\n<p><em>Lulzim Basha<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari Basha u drejtohet qytetareve per krizen politike ne vend dhe mundesite per zgjidhjen e saj. T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb, Dje, Gjykata e Lart\u00eb mbeti vet\u00ebm me dy an\u00ebtar\u00eb dhe praktikisht \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar, pasi ajo nuk mund t\u00eb gjykoj\u00eb m\u00eb asgj\u00eb. Mbi 40 mij\u00eb \u00e7\u00ebshtje presin t\u00eb shqyrtohen nga kjo Gjykat\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe \u00e7\u00ebshtje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":79183,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85338","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85338","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85338"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85338\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85338"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85338"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85338"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}