{"id":85438,"date":"2019-05-23T17:51:48","date_gmt":"2019-05-23T15:51:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=85438"},"modified":"2019-05-23T17:51:48","modified_gmt":"2019-05-23T15:51:48","slug":"ligji-ahmetaj-aksident-e-semundje-pension-te-plote-minatoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ligji-ahmetaj-aksident-e-semundje-pension-te-plote-minatoreve\/","title":{"rendered":"Ligji\/ Ahmetaj: Aksident e s\u00ebmundje, pension t\u00eb plot\u00eb minator\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb, deputeti Arben Ahmetaj p\u00ebrmes nj\u00eb fjale t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Parlament e vuri theksin tek Ligji i ri p\u00ebr trajtimin financiar t\u00eb minator\u00ebve, naft\u00ebtar\u00ebve dhe metalurg\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit protestuan sot para parlamentit, p\u00ebr t\u00eb shprehur kund\u00ebrshtimin ndaj projektligjit pasi sipas tyre nuk e njeh statusin e minatorit, Ahmetaj thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky ligji q\u00eb garanton drejt\u00ebsi sociale p\u00ebr 23,500 qytetar\u00eb. Sipas tij, t\u00eb gjith\u00eb minator\u00ebt e aksidentuar n\u00eb pun\u00eb dhe ata me s\u00ebmundje profesionale, do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension t\u00eb plot\u00eb pavar\u00ebsisht vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>FJALA E PLOT\u00cb E AHMETAJ<br \/>\nKy projektligj q\u00eb trajton n\u00eb themel drejt\u00ebsin\u00eb sociale ndaj tre grupeve profesionale, por tre komuniteteve q\u00eb kan\u00eb kaluar jet\u00ebn e tyre n\u00eb profesione tejet t\u00eb v\u00ebshtira, m\u00eb n\u00eb fund marrin shp\u00ebrblimin e k\u00ebrkuar nd\u00ebr vite, t\u00eb financuesh\u00ebm nga ky parlament, nga kjo mazhoranc\u00eb, nga kjo qeveri.<br \/>\nCfar\u00eb \u00ebsht\u00eb thelbi i ligjit, sepse patjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb bolorin\u00eb e debateve politike apo edhe emocionet legjitime t\u00eb grupeve t\u00eb interesit, patjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb dhe konfuzion, mund t\u00eb ket\u00eb dhe keq-interpretime. Thelbi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb tre profesionet trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vecant\u00eb, n\u00eb referenc\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs dhe iu garantohet nga ligji t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb sot dhe nes\u00ebr n\u00eb k\u00ebto profesione, n\u00ebp\u00ebrmjet instrumentit t\u00eb sigurimit suplementar nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, patjet\u00ebr dhe nga vet\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebsit, i nj\u00eb pensioni dinjitoz.<br \/>\nDua t\u00eb mos hyj n\u00eb detaje, por \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb barazi me ligjin mes t\u00eb tre profesioneve, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos hynim n\u00eb at\u00eb debatin emocional, diku t\u00eb padrejt\u00eb, pse trajtohen minator\u00ebt k\u00ebshtu, pse trajtohen naf\u00ebtar\u00ebt k\u00ebshtu, pse trajtohen metalurg\u00ebt k\u00ebshtu. N\u00ebp\u00ebrmjet kombinimit t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb pun\u00ebs dhe koeficientit t\u00eb shp\u00ebrblimit, kemi barazuar trajtimin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb me 12.5 vjet.<br \/>\nCfar\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr qytetar\u00ebt, cfar\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo p\u00ebr naft\u00ebtar\u00ebt, p\u00ebr minator\u00ebt, p\u00ebr metalurg\u00ebt?<br \/>\nKjo do t\u00eb thot\u00eb premtim i mbajtur. Mos harroni t\u00eb dashur qytetar\u00eb q\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, po kjo mazhoranc\u00eb, po ky Kryeminist\u00ebr, I uli vitet e pensionit minator\u00ebve, premtim I mbajtur dhe ky, nga 65 vite, n\u00eb 55 vjec.<\/p>\n<p>Dhe dua q\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt ta kuptojn\u00eb diferenc\u00ebn q\u00eb ne po b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr k\u00ebto tre profesione. N\u00ebse cdo qytetari t\u00eb pun\u00ebsuar q\u00eb I vjen mosha e pensionit I duhen 37 vite pune plus kat\u00ebr muaj cdo vit p\u00ebr t\u00eb shkuar tek 40 vite, k\u00ebtyre kategorive I duhen 10 vite m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar at\u00eb q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb vite dhe e marrin sot, nga kjo mazhoranc\u00eb, si premtim I mbajtur.<\/p>\n<p>Por cfar\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo n\u00eb aspektin financiar? Nuk dua t\u00eb hyj tek 29 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtesa p\u00ebr pensionist\u00ebt aktual\u00eb, apo plus edhe 14 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj p\u00ebr ata t\u00eb rinj, por dua t\u00eb ndalem tek nj\u00eb koeficient I r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ta d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<br \/>\nN\u00ebse nj\u00eb minator i n\u00ebntok\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb profesioni m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, paguan 1 lek kontribut, do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pension 3.6 lek\u00eb, pra 360%. Por pyetja fare fare na\u00efve, dhe e drejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb nga financohet diferenca? N\u00ebse diferenca \u00ebsht\u00eb kaq e madhe, nga financohet kjo diferenc\u00eb? Financohet nga buxheti i shtetit, pra drejt\u00ebsia sociale e vendosur n\u00eb themel t\u00eb k\u00ebtij raporti. Ta din\u00eb qytetar\u00ebt, do t\u2019I paguajm\u00eb nga taksat tona dhe mir\u00eb do b\u00ebjm\u00eb, q\u00eb t\u00eb paguajm\u00eb plus shp\u00ebrblim n\u00eb pension p\u00ebr k\u00ebto tre kategori. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr naft\u00ebtar\u00ebt, p\u00ebr 1 lek kontribut do t\u00eb marrin 1.57 lek\u00eb n\u00eb pension, pra 157%. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr metalurg\u00ebt, q\u00eb shkon n\u00eb 280%. Pyetja prap q\u00ebndron dhe ka t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje, nga paguhet diferenca?<br \/>\nT\u00eb dashur qytetar\u00eb, t\u00eb dashur deputet\u00eb, t\u00eb dashur minator\u00eb, metalurg\u00eb, naft\u00ebtar\u00eb, k\u00ebto do t\u2019i paguajn\u00eb brezat q\u00eb vijn\u00eb dhe mir\u00eb do b\u00ebjn\u00eb, q\u00eb t\u00eb paguajm\u00eb diferenc\u00ebn p\u00ebr ju n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb merrni trajtimin q\u00eb meritoni.<br \/>\nK\u00ebrkesat mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. K\u00ebrkesat, drejt\u00ebsia sociale dhe mund\u00ebsia financiare, p\u00ebrputhen n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb ligj gati perfekt q\u00eb p\u00ebrputh drejt\u00ebsin\u00eb sociale t\u00eb k\u00ebrkuar me mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb rritet me 4.1%, po q\u00eb po shkon drejt uljes s\u00eb borxhit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm, t\u00eb mos t\u2019u lem\u00eb kosto t\u00eb paqena q\u00eb nuk p\u00ebrballohen dot dhe cojn\u00eb pastaj n\u00eb falimentim skemash.<br \/>\nE pra, ky ligj I ka marr\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto emocione pozitive dhe I ka bashkuar bashk\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte. Por \u00ebsht\u00eb ky Kryeminist\u00ebr, \u00ebsht\u00eb ky grup parlamentar q\u00eb e ka k\u00ebrkuar, nuk ka qen\u00eb aspak i detyruar. E d\u00ebgjuat, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 23,500 qytetar\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb marrin drejt\u00ebsi sociale sot. Dikush mund t\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb c\u00ebshtje votash; jo, nuk \u00ebsht\u00eb c\u00ebshtje votash. \u00cbsht\u00eb c\u00ebshtje themeli I drejt\u00ebsis\u00eb sociale q\u00eb merret sot nga ky ligj. Doni ta dini edhe sesi trajtohet nj\u00eb m\u00ebsues? P\u00ebr 1 lek kontribut, merr 1 lek shp\u00ebrblim n\u00eb pension, pra \u00ebsht\u00eb raporti 100%, nd\u00ebrsa k\u00ebto tre kategori trajtohen sic I p\u00ebrmenda m\u00eb lart.<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tej, n\u00eb mosh\u00ebn 48 vjec e sip\u00ebr, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga kjo skem\u00eb. Ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj se 48 vjec, futen n\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re. Detyrohen kompanit\u00eb dhe ata vet\u00eb q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb skem\u00ebn suplementare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kur t\u00eb dalin n\u00eb pension, t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb marrin nj\u00eb pension m\u00eb dinjitoz, ashtu sic iu takon. Dhe diku detyrohet pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi 2.5%, diku detyrohet pun\u00ebdh\u00ebnsi 3%, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nga 10% skem\u00eb suplementare, 5.5% t\u00eb totalit do t\u2019I paguaj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebnesi, p\u00ebrvec atyre q\u00eb paguajn\u00eb sot, dhe 4.5% do t\u2019I paguaj\u00eb pun\u00ebmarr\u00ebsi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sot q\u00eb k\u00ebto industri jan\u00eb t\u00eb privatizuara, buxheti I shtetit dhe tatimpaguesit t\u00eb mos mbajn\u00eb kosto buxhetore.<br \/>\nPo, vendos\u00ebm q\u00eb do t\u00eb mbajm\u00eb kosto buxhetore dhe mir\u00eb do b\u00ebjm\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr 23,500 p\u00ebrfitues, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb dalin nga skema vite e vite m\u00eb pas q\u00eb vijn\u00eb nga industrit\u00eb private, sigurisht q\u00eb ashtu si dhe e gjith\u00eb bota, e majt\u00eb, se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e majt\u00eb, dhe n\u00eb themel t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb sociale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim I mbajtur,ptaktikisht sot p\u00ebrputhen t\u00eb dyja.<br \/>\nDo t\u2019ju them disa shifra shum\u00eb interesante p\u00ebr t\u00eb kuptuar cfar\u00eb ndodh. N\u00ebse nj\u00eb minator mesatarisht ka paguar kontribute 2,514,000 lek\u00eb, do t\u00eb marr\u00eb mbrapsht 8,556,000 lek\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb naft\u00ebtar ka dhe metalurg ka paguar contribute n\u00eb 3,162,000 lek\u00eb, do t\u00eb marr\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb m\u00ebsues ka paguar 5,084,000 do t\u00eb marr\u00eb 5,084,000.<br \/>\nDhe e fundit, un\u00eb vet\u00eb propozova dy amendamente n\u00eb Komison dhe e falenderoj Komisionin q\u00eb I pranoi, p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb aksidentuar n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb s\u00ebmundje profesionale q\u00eb nuk kan\u00eb arritur t\u00eb mbushin vitet e duhura n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit, at\u00ebher\u00eb kjo qeveri, kjo mazhoranc\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet buxhetit t\u00eb shtetit, ia njeh si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb vjet\u00ebrsin\u00eb e pun\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb at\u00eb pension q\u00eb ne I referohemi k\u00ebtu, t\u00eb diferencuar dhe legjitim.<br \/>\nS\u00eb fundi dua t\u00eb them disa fjal\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn politike dhe e ftoj opozit\u00ebn k\u00ebtu n\u00eb parlament q\u00eb ta votoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, pavar\u00ebsisht se ky \u00ebsht\u00eb premtim I mbajtur I Partis\u00eb Socialiste, sepse ky \u00ebsht\u00eb premtim I mbajtur ndaj 23,500 qytetar\u00ebve. Dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb dita p\u00ebr t\u2019I th\u00ebn\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb q\u00eb 30 qershori \u00ebsht\u00eb I shenjt\u00eb, 30 qershori \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e shqiptar\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e Edi Ram\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e Lulzim Bash\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e Monika Kryemadhit, as imja, as juaja, \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e qytetar\u00ebve dhe duhet e do t\u00eb ket\u00eb patjet\u00ebr zgjedhje vendore p\u00ebr nj\u00eb million arsye, se \u00ebsht\u00eb kushtetuese, se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e qytetar\u00ebve, se n\u00eb 1 korrik qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime. Dhe besoj q\u00eb puna jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisim me dinjitet, me past\u00ebrti, me mature, pas asnj\u00eb konflikt 30 qershorin dhe nj\u00eb thirrje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u2019iu shkoj\u00eb mendja t\u2019I prekin. Ligji \u00ebsht\u00eb atje, nuk harron kurr\u00eb. Mund t\u00eb c\u00ebnoni nj\u00eb kuti, mund t\u00eb c\u00ebnoni dy kuti, ligji \u00ebsht\u00eb atje p\u00eb rata q\u00eb do c\u00ebnojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe votat e tyre n\u00eb 30 qershor.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb, deputeti Arben Ahmetaj p\u00ebrmes nj\u00eb fjale t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Parlament e vuri theksin tek Ligji i ri p\u00ebr trajtimin financiar t\u00eb minator\u00ebve, naft\u00ebtar\u00ebve dhe metalurg\u00ebve. Ndon\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit protestuan sot para parlamentit, p\u00ebr t\u00eb shprehur kund\u00ebrshtimin ndaj projektligjit pasi sipas tyre nuk e njeh statusin e minatorit, Ahmetaj thot\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":51986,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85438","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85438\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51986"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}