{"id":85445,"date":"2019-05-24T11:03:09","date_gmt":"2019-05-24T09:03:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=85445"},"modified":"2019-05-24T11:03:09","modified_gmt":"2019-05-24T09:03:09","slug":"letra-iii-rama-bashes-dialog-por-qeveria-e-30-qershori-sndryshojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/letra-iii-rama-bashes-dialog-por-qeveria-e-30-qershori-sndryshojne\/","title":{"rendered":"Letra III\/ Rama-Bash\u00ebs: Dialog por qeveria e 30 qershori s\u2019ndryshojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama i \u00ebsht\u00eb drejtuar s\u00ebrish kreu t\u00eb PD-s\u00eb Lulzim Bash\u00ebs me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb tret\u00eb publike, nd\u00ebrsa thekson se\u00a0 kjo let\u00ebr i drejtohet atij pas p\u00ebrgjigjes me spond t\u00eb dy ftesave\u00a0 t\u00eb para p\u00ebr dialog pa kushte.<\/p>\n<p>Kryeministri mbetet i vendosur se qeveria dhe zgjedhjet e 30 qershorit nuk do t\u00eb preken, pavar\u00ebsisht thirrjeve q\u00eb b\u00ebn opozita e bashkuar. Lideri i opozit\u00ebs ka refuzuar k\u00ebt\u00eb thirrje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb kryeministrit Rama, nd\u00ebrsa n\u00eb takimet me qytetar\u00ebt Basha ka theksuar se kushti i panegociuesh\u00ebm i opozit\u00ebs\u00a0 \u00ebsht\u00eb largimi i Ram\u00ebs nga posti i kryeministrit dhe krijimi i qeveris\u00eb tranzitore.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbajtjen e letr\u00ebs, kryeministri Edi Rama teksa i referohet munges\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr\u00e7on edhe nj\u00eb mesazh, ku thot\u00eb se drejt\u00ebsia n\u00eb koh\u00ebn e ish-liderit historik t\u00eb PD-s\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb mall q\u00eb shitej dhe blihej nga t\u00eb pasurit dhe t\u00eb fort\u00ebt n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt ishin de facto pa gjykata, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada kur drejt\u00ebsia, mu ashtu si\u00e7 e donte udh\u00ebheq\u00ebsi Juaj e jo vet\u00ebm ai, ishte nj\u00eb mall q\u00eb i falej m\u00eb t\u00eb fortit dhe blihej nga m\u00eb i pasuri. Ju keni edhe eksperienc\u00eb personale lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt dhe jeni nj\u00eb ilustrim kuptimplot\u00eb i tij!\u201d-shkruan Rama.<\/p>\n<p><strong>LETER E TRETE PUBLIKE LULZIM BASHES<\/strong><\/p>\n<p>Zoti Kryetar,<\/p>\n<p>Kjo let\u00ebr e tret\u00eb po shkruhet pas leximit t\u00eb mesazhit Tuaj drejtuar dje qytetar\u00ebve, si p\u00ebrgjigje me spond ndaj letrave t\u00eb mia n\u00eb adres\u00ebn Tuaj p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb Tryez\u00ebn e Dialogut.<\/p>\n<p>E para gj\u00eb q\u00eb mendova duke lexuar at\u00eb p\u00ebrmbledhje akuzash Tuajat ndaj meje, ishte si ka mund\u00ebsi vall\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i nj\u00eb grupimi politik q\u00eb pretendon t\u00eb qeveris\u00eb vendin, t\u00eb mund t\u00eb hedh\u00eb kaq rrjedhsh\u00ebm n\u00eb let\u00ebr nj\u00eb lum\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtetash (gjys\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtetat jan\u00eb edhe g\u00ebnjeshtrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dihet!), sajesash, vulgaritetesh e vesh\u00ebgjat\u00ebsirash t\u00eb hatashme(?)! Por un\u00eb fatmir\u00ebsisht s\u2019kam gisht n\u00eb zgjedhjen Tuaj dhe prandaj edhe s\u2019kam se si ta p\u00ebrjetoj keq personalisht, faktin se Ju jeni ky q\u00eb jeni. K\u00ebshtu q\u00eb pa problem, asgj\u00eb personale!<\/p>\n<p>Ama sigurisht, p\u00ebrjetoj me dhimbje faktin se t\u00ebr\u00eb lumi i llumit n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb derdhur e vijon t\u00eb derdhet n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, duke Ju b\u00ebr\u00eb Juve t\u00eb dytin udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb pas udh\u00ebheq\u00ebsit Tuaj, q\u00eb i b\u00ebn nj\u00eb t\u00eb pad\u00ebgjuar bat\u00ebrdi verbale vendit t\u00eb vet \u2013 jo thjesht kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij. Por \u00ebsht\u00eb ende m\u00eb i habitsh\u00ebm fakti, se edhe pse megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00ebshthurrje ekstreme, Ju as i keni fituar, as do t\u2019i fitoni dot deri kur t\u00eb largoheni nga detyra votat e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, ashtu sikund\u00ebr as keni bindur e as bindni dot, asnj\u00eb mik e partner nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ju vazhdoni i bini fyellit po nj\u00ebsoj. Madje jo, i bini fort e m\u00eb fort!<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb me plot t\u00eb drejt\u00eb presin nga udh\u00ebheq\u00ebsit e \u00e7do pale Dialog Politik, un\u00eb po e konsideroj mesazhin Tuaj nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nxitur Dialogun. Aq m\u00eb mir\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit mund t\u00eb na lexojn\u00eb t\u00eb dyve. Ju e nisni mesazhin me \u201casgj\u00ebsimin\u201d e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe m\u00eb atribuoni mua, \u201cshpalljen hapur\u201d t\u00eb mendimit se \u201cshqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb mir\u00eb pa gjykata\u201d! E pav\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt ishin de facto pa gjykata, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada kur drejt\u00ebsia, mu ashtu si\u00e7 e donte udh\u00ebheq\u00ebsi Juaj e jo vet\u00ebm ai, ishte nj\u00eb mall q\u00eb i falej m\u00eb t\u00eb fortit dhe blihej nga m\u00eb i pasuri. Ju keni edhe eksperienc\u00eb personale lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt dhe jeni nj\u00eb ilustrim kuptimplot\u00eb i tij!<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb po, nuk e ka funksionale Gjykat\u00ebn Kushtetuese, por jo sepse un\u00eb nuk dua q\u00eb ta ket\u00eb, po sepse trupa e Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb saj nga Vetingu dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb procesin historik t\u00eb rind\u00ebrtimit pas rr\u00ebnimit korruptiv, ashtu si i gjith\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Problemi Juaj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht se nuk dini \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtosh pas rr\u00ebnimit, \u00e7ka sigurisht Ju nuk e dini p\u00ebr fat t\u00eb keq. Problemi Juaj nuk \u00ebsht\u00eb as se nuk doni ta kuptoni, q\u00eb t\u00eb rind\u00ebrtosh nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb goje po nj\u00eb p\u00ebrpjekje e mundimshme, e cila k\u00ebrkon durim e koh\u00eb. \u00c7ka fatkeq\u00ebsisht nuk doni ta kuptoni, e qart\u00eb edhe kjo. Por jo, problemi Juaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se mosdija dhe p\u00ebrtacia mendore.<\/p>\n<p>Ju jeni i trembur!<\/p>\n<p>Keni frik\u00eb nga zbatimi i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoni nj\u00eb grupim q\u00eb udh\u00ebhiqet nga frika e k\u00ebsaj reforme qysh dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb nisjes s\u00eb saj. Por un\u00eb s\u2019Ju ndihmoj dot n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb! Puna Juaj pse e keni t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb lebeti n\u00eb at\u00eb barkun e kasolles Suaj politike, k\u00ebshtu q\u00eb kaq p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse Ju jeni natyrisht n\u00eb dijeni t\u00eb disa gjyqeve q\u00eb un\u00eb kam nisur me Ju (p\u00ebr shpifje sigurisht), n\u00eb mesazhin Tuaj t\u00eb djesh\u00ebm, keni grumbulluar shum\u00eb syresh. Prandaj, p\u00ebr hir t\u00eb k\u00ebtij komunikimi t\u00eb hapur mes nesh, po Ju b\u00ebj me dije se do t\u2019Ju ftoj n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr maskarall\u00ebqet q\u00eb keni artikuluar n\u00eb mesazhin Tuaj t\u00eb djesh\u00ebm; q\u00eb nga 30 milion\u00eb eurot q\u00eb paskam dashur t\u00eb vjedh e t\u00eb pastroj n\u00eb Amerik\u00eb me nj\u00eb kompani fallco(!) e me radh\u00eb t\u00eb t\u00ebra, tek im v\u00eblla q\u00eb qenka zbuluar i lidhur me nj\u00eb grup kriminal trafikant\u00ebsh droge(!), e deri tek negociatat e mia p\u00ebr kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb(!)dhe madje edhe t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>Puna \u00ebsht\u00eb se t\u00ebr\u00eb k\u00ebto shpifje e plot t\u00eb tjera akoma, t\u00eb cilat jan\u00eb gatuar n\u00eb kazanin Tuaj t\u00eb st\u00ebrmadh, jan\u00eb derdhur n\u00ebp\u00ebr kazan\u00ebt e neveritsh\u00ebm t\u00eb mexhelisit ton\u00eb mediatik, jan\u00eb p\u00ebrhapur si mbetje toksike sado e kudo ku keni mundur, n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, Ju i quani \u201czbulime\u201d!<\/p>\n<p>Zbulime!<\/p>\n<p>Pra na qenkeshin zbuluar dhe jo gatuar, paketuar e promovuar prej Jush e atyre q\u00eb Ju rrethojn\u00eb dhe sh\u00ebrbejn\u00eb qorrazi, t\u00ebr\u00eb k\u00ebto t\u00eb zeza p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb, sipas Jush, duhet t\u00eb kisha dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 20 her\u00eb dor\u00ebheqjen me hir, kurse tani u dashka ta jap me pahir! Sepse p\u00ebrndryshe, Ju dhe populli imagjinar q\u00eb Ju paska zgjedhur p\u00ebr shp\u00ebtimtar, nuk do t\u00eb lejoni zhvillimin e zgjedhjeve n\u00eb 30 qershor apo jo?<\/p>\n<p>Hajde logjik\u00eb hajde!<\/p>\n<p>S\u2019ka m\u00eb keq p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs se sa t\u00eb mos dij\u00eb t\u00eb lexoj\u00eb humbjen dhe s\u2019ka m\u00eb zi p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs sesa t\u00eb humb\u00eb logjik\u00ebn. Un\u00eb patjet\u00ebr kam b\u00ebr\u00eb gabimet e mia n\u00eb kryerjen e misionit tim. Po ama asnj\u00ebher\u00eb s\u2019i kam tradh\u00ebtuar ata q\u00eb ma kan\u00eb ngarkuar k\u00ebt\u00eb mision dhe lidhje n\u00eb bot\u00eb s\u2019kam me maskarall\u00ebqet q\u00eb Ju m\u00eb keni mveshur e keni mbushur bot\u00ebn! E q\u00eb t\u00eb jemi shum\u00eb, po shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, ask\u00ebnd p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb m\u00eb kan\u00eb votuar dhe familjes time (e cila paguan p\u00ebrdit\u00eb koston e lart\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb balt\u00ebs s\u00eb pafundme t\u00eb mizerabilitetit politik e mediatik q\u00eb derdhet ndaj meje e familjar\u00ebve t\u00eb mi), s\u2019e marr dot seriozisht kur m\u00eb k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen. Nd\u00ebrsa kur ma k\u00ebrkoni dor\u00ebheqjen Ju dhe populli imagjinar i punonj\u00ebsve t\u00eb bashkive q\u00eb do dor\u00ebzoni si \u00c7e\u00e7ua n\u00eb 30 qershor, bashk\u00eb me uj\u00ebsjell\u00ebsat e falimentuar, q\u00eb furnizojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb militant\u00eb n\u00eb protestat Tuaja se sa uj\u00eb n\u00eb \u00e7ezmat e njer\u00ebzve, mua vet\u00ebm m\u00eb shum\u00ebfishohen fuqit\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar luft\u00ebn me plag\u00ebt e panum\u00ebrta t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb Suaj qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb i dashur Lulzim, shkeputu nga krah\u00ebt e mllefit q\u00eb ta ka \u00e7uar p\u00ebr pambuk logjik\u00ebn, \u00e7lirohu nga paniku i humbjes q\u00eb t\u00eb rri shkruar mbi ball\u00eb, mbaje p\u00ebr vete e p\u00ebr Plakun t\u00ebnd Digjital frik\u00ebn nga Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe b\u00ebj at\u00eb q\u00eb b\u00ebn \u00e7do udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb pad\u00ebshiruar: Ulu n\u00eb Tryez\u00ebn e Dialogut!<\/p>\n<p>(Ndjes\u00eb p\u00ebr momentin e adresimit me \u201cti\u201d, po sinqerisht mjaft me k\u00ebt\u00eb karshill\u00ebk me zarar q\u00eb po i b\u00ebni vendit, shumic\u00ebs d\u00ebrrmuese t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe miqve e partner\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Shqip\u00ebris\u00eb i duhen kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb q\u00eb din\u00eb t\u00eb arsyetojn\u00eb, jo kalamaj n\u00eb form\u00eb burrash q\u00eb luajn\u00eb luftash n\u00eb d\u00ebm t\u00eb saj \u2013 ndjes\u00eb edhe kalamajve p\u00ebr ofendimin e paq\u00ebllimt\u00eb!).<\/p>\n<p>Duke Ju ftuar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Tryez\u00ebn e Dialogut, Ju lutem t\u00eb mos harroni nd\u00ebrkoh\u00eb se po nuk u kthyet n\u00eb realitet, p\u00ebrtej d\u00ebmit q\u00eb mund t\u2019i b\u00ebni vendit dhe atyre pak individ\u00ebve kok\u00ebnxeht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mbase p\u00ebr t\u00eb keqen e tyre mund t\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb fund pas berihajit ku po i udh\u00ebhiqni, Ju s\u2019keni asnj\u00eb shans t\u00eb pengoni 30 qershorin t\u00eb vij\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb votojn\u00eb. Asnj\u00eb shans t\u00eb ndryshoni qeverin\u00eb pa zgjedhje. Asnj\u00eb shans t\u00eb m\u00eb ndaloni mua dhe Partin\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb kryejm\u00eb misionin historik t\u00eb transformimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama i \u00ebsht\u00eb drejtuar s\u00ebrish kreu t\u00eb PD-s\u00eb Lulzim Bash\u00ebs me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb tret\u00eb publike, nd\u00ebrsa thekson se\u00a0 kjo let\u00ebr i drejtohet atij pas p\u00ebrgjigjes me spond t\u00eb dy ftesave\u00a0 t\u00eb para p\u00ebr dialog pa kushte. Kryeministri mbetet i vendosur se qeveria dhe zgjedhjet e 30 qershorit nuk do t\u00eb preken, pavar\u00ebsisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":83866,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85445","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85445"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85445\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83866"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}