{"id":85447,"date":"2019-05-24T11:10:37","date_gmt":"2019-05-24T09:10:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=85447"},"modified":"2019-05-24T11:10:37","modified_gmt":"2019-05-24T09:10:37","slug":"meta-i-gatshem-te-rishikoj-dekretin-per-daten-e-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-i-gatshem-te-rishikoj-dekretin-per-daten-e-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Meta: I gatsh\u00ebm t\u00eb rishikoj dekretin p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs Ilir Meta shprehet i gatsh\u00ebm t\u00eb rishikoj\u00eb dekretin dhe t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat relativisht t\u00eb gjat\u00eb Meta thot\u00eb se,<br \/>\n\u201cshpreh gadishm\u00ebrin\u00eb time institucionale, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetenc\u00ebn q\u00eb m\u00eb jep shkronja \u201cgj\u201d e nenit 92 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb rishikoj Dekretin p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve vendore dhe t\u00eb dekretoj nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr zhvillimin e tyre, n\u00eb p\u00ebrputhje me vullnetin e shprehur t\u00eb pal\u00ebve politike\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><strong>DEKLARATA<\/strong><br \/>\nPresidenti i Republik\u00ebs p\u00ebrs\u00ebrit shqet\u00ebsimin e thell\u00eb mbi kriz\u00ebn kushtetuese, institucionale, politike dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit ku ndodhet vendi.<br \/>\nThellimi i dallimeve mes pal\u00ebve dhe kok\u00ebfort\u00ebsia p\u00ebr mohimin e k\u00ebsaj krize kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar edhe m\u00eb tej gjetjen e rrug\u00ebdaljeve t\u00eb arsyeshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme nga kjo gjendje q\u00eb po rrezikon stabilitetin dhe demokracin\u00eb n\u00eb vend.<br \/>\nMe angazhimin maksimal si Kreu i Shtetit, kam b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr prap\u00ebsimin nga kjo rrug\u00eb e konfliktit, duke u ofruar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u00e7do kontribut dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb afronte pal\u00ebt politike drejt nj\u00eb zgjidhjeje, q\u00eb ka n\u00eb themel interesin komb\u00ebtar dhe rrug\u00ebtimin e pandalsh\u00ebm evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Nxitur nga zhvillimet e djeshme, p\u00ebrsh\u00ebndes dhe mir\u00ebpres angazhimin e shprehur t\u00eb Parlamentit Gjerman p\u00ebr zgjidhjen e kriz\u00ebs, duke iu bashkuar thirrjes s\u00eb tyre drejtuar t\u00eb gjitha pal\u00ebve politike n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb vendimmarr\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me stabilitetin demokratik n\u00eb vend, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe pa p\u00ebrjashtuar asnj\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, si Kryetar i Shtetit, kam p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kushtetuese t\u00eb respektoj dhe mbroj parimet e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke evidentuar gjithashtu \u00e7do rast kur k\u00ebto parime rrezikojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen.<br \/>\nVler\u00ebsoj faktin q\u00eb edhe Parlamenti Gjerman, ky institucion ky\u00e7 i partnerit ton\u00eb strategjik, ka paralajm\u00ebruar se zgjedhjet pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs jan\u00eb problematike n\u00eb aspektin demokratik, duke u pamund\u00ebsuar qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb zgjedhjen mes alternativave konkuruese.<\/p>\n<p>Neni 3 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, p\u00ebrcakton qart\u00eb detyrimin kushtetues p\u00ebr mbrojtjen e pluralizmit politik nga t\u00eb gjith\u00eb. Kjo n\u00ebnkupton jo vet\u00ebm ekzistenc\u00ebn e partive t\u00eb ndryshme politike, por edhe mund\u00ebsin\u00eb e tyre reale p\u00ebr t\u00eb konkurruar, n\u00eb kushte t\u00eb barabarta dhe pa pengesa, n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, si mund\u00ebsia e vetme p\u00ebr t\u00eb respektuar t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam p\u00ebrgjegj\u00ebsi kushtetuese, q\u00eb brenda caqeve q\u00eb Kushtetuta m\u00eb lejon, t\u00eb siguroj respektimin, n\u00eb form\u00eb e n\u00eb p\u00ebrmbajtje, t\u00eb Kushtetut\u00ebs. P\u00ebr mua bashk\u00ebjetesa demokratike dhe uniteti i popullit jan\u00eb parime kushtetuese q\u00eb duhen mbrojtur, p\u00ebrpara \u00e7do rregullimi tjet\u00ebr dyt\u00ebsor apo formal.<\/p>\n<p>Bashkohem me thirrjen e Parlamentit t\u00eb Gjermanis\u00eb se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e vendimmar\u00ebsve politik\u00eb q\u00eb t\u00eb sillen t\u00eb arsyesh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe q\u00eb me t\u00eb gjitha forcat t\u00eb p\u00ebrpiqen p\u00ebr ta qet\u00ebsuar gjendjen, sepse n\u00ebse kjo nuk ndodh ekziston rreziku q\u00eb vendit t\u2019i mbyllet rruga drejt Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndaj:<br \/>\n\u2022 me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb vendit;<\/p>\n<ul>\n<li>me vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, demokratik dhe q\u00eb garanton t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore t\u00eb njeriut;<\/li>\n<li>me frym\u00ebn e toleranc\u00ebs, n\u00eb funksion t\u00eb paqes, mir\u00ebqenies dhe solidaritetit shoq\u00ebror;<br \/>\nshpreh angazhimin tim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kushtetuese p\u00ebr t\u00eb garantuar unitetin e popullit dhe parimet baz\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs demokratike, q\u00eb rrezikohen nga kriza politike n\u00eb vend.<\/li>\n<\/ul>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, shpreh gadishm\u00ebrin\u00eb time institucionale, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetenc\u00ebn q\u00eb m\u00eb jep shkronja \u201cgj\u201d e nenit 92 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb rishikoj Dekretin p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve vendore dhe t\u00eb dekretoj nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr zhvillimin e tyre, n\u00eb p\u00ebrputhje me vullnetin e shprehur t\u00eb pal\u00ebve politike.<br \/>\nGarantimi i rendit kushtetues, siguris\u00eb publike, stabilitetit t\u00eb vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme jan\u00eb parime kushtetuese q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb mbi \u00e7do aspekt tjet\u00ebr formal, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu rishikimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve.<br \/>\nU b\u00ebj edhe nj\u00eb her\u00eb thirrje pal\u00ebve, t\u00eb ndalojn\u00eb retorikat si reflektim i sinqert\u00eb ndaj apelit t\u00eb Parlamentit Gjerman.<br \/>\nT\u00eb ndalojn\u00eb hartimet publike justifikuese dhe t\u00eb angazhohen me sinqeritet dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje sa m\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme.<br \/>\nAshtu si\u00e7 deklarova me p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje q\u00eb i sh\u00ebrben interesit m\u00eb t\u00eb mire, stabilitetit dhe demokracis\u00eb s\u00eb vendit, t\u00eb vendos n\u00eb dispozicion edhe mandatin tim si President i Republik\u00ebs, n\u00ebse pal\u00ebt e gjykojn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb element si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, q\u00eb do t\u2019u jepte qyetetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur edhe Presidentin me vot\u00ebn e tyre t\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nAskush nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga vota e lir\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb themel t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs demokratike, pa garantimin e s\u00eb cil\u00ebs nuk mund t\u2019i \u00e7elim as negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs Ilir Meta shprehet i gatsh\u00ebm t\u00eb rishikoj\u00eb dekretin dhe t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat relativisht t\u00eb gjat\u00eb Meta thot\u00eb se, \u201cshpreh gadishm\u00ebrin\u00eb time institucionale, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetenc\u00ebn q\u00eb m\u00eb jep shkronja \u201cgj\u201d e nenit 92 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb rishikoj Dekretin p\u00ebr caktimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":85288,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85447","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85447","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85447"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85447\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85288"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}