{"id":85488,"date":"2019-05-24T13:19:56","date_gmt":"2019-05-24T11:19:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=85488"},"modified":"2019-05-24T13:19:56","modified_gmt":"2019-05-24T11:19:56","slug":"krimet-e-komunizmit-tabaku-kush-ka-frike-nga-e-verteta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/krimet-e-komunizmit-tabaku-kush-ka-frike-nga-e-verteta\/","title":{"rendered":"Krimet e Komunizmit, Tabaku: Kush ka frik\u00eb nga e v\u00ebrteta?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb facebook, ish-deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku ka reaguar mbi debatin\u00a0 e fundit lidhur me krimet e komunizmit.<\/p>\n<p>\u201cMuajt e jav\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb rihapur debati mbi memorien historike mbi komunizmin shoq\u00ebruar me lustracionin. N\u00eb fakt, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb s\u2019i ka mbyllur mir\u00eb llogarit\u00eb m\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tij k\u00ebto debate duhet t\u00eb jen\u00eb normale nga krahu i atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe pastrimin.\u201d Shkruan Tabaku nd\u00ebrsa shton se<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk ka akoma nj\u00eb ligj p\u00ebr Lustracionin pasi mazhoranca e refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar pjes\u00ebn mbi Lustracionin n\u00eb ligjin e miratuar p\u00ebr hapjen e dosjeve. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku aul\u00ebn parlamentare e drejton ish ministri i fundit i brendsh\u00ebm i regjimit kriminal komunist; N\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku t\u00eb p\u00ebrndjekurit mbahen n\u00eb radh\u00eb dhe trajtohen si kuisling\u00eb, armiq apo njoll\u00eb e keqe e historis\u00eb (n\u00eb fakt duhet t\u00eb ndodhte e kund\u00ebrta), ku edhe ato pak evenimente q\u00eb kryhen p\u00ebr nder t\u00eb tyre jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb qoka elektorale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb \u201cnormale\u201d ajo \u00e7ka d\u00ebgjojm\u00eb n\u00eb parlament dhe nga goja e k\u00ebsaj qeverie dhe mazhorance.\u201d<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Muajt e jav\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb rihapur debati mbi memorien historike mbi komunizmin shoq\u00ebruar me lustracionin. N\u00eb fakt, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb s\u2019i ka mbyllur mir\u00eb llogarit\u00eb m\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tij k\u00ebto debate duhet t\u00eb jen\u00eb normale nga krahu i atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe pastrimin.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk ka akoma nj\u00eb ligj p\u00ebr Lustracionin pasi mazhoranca e refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar pjes\u00ebn mbi Lustracionin n\u00eb ligjin e miratuar p\u00ebr hapjen e dosjeve. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ku aul\u00ebn parlamentare e drejton ish ministri i fundit i brendsh\u00ebm i regjimit kriminal komunist; N\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri ku t\u00eb p\u00ebrndjekurit mbahen n\u00eb radh\u00eb dhe trajtohen si kuisling\u00eb, armiq apo njoll\u00eb e keqe e historis\u00eb (n\u00eb fakt duhet t\u00eb ndodhte e kund\u00ebrta), ku edhe ato pak evenimente q\u00eb kryhen p\u00ebr nder t\u00eb tyre jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb qoka elektorale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb \u201cnormale\u201d ajo \u00e7ka d\u00ebgjojm\u00eb n\u00eb parlament dhe nga goja e k\u00ebsaj qeverie dhe mazhorance.<\/p>\n<p>Sulmi i vazhduesh\u00ebm q\u00eb eksponent\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs komuniste po kryejn\u00eb ndaj Agron Tuf\u00ebs, vet\u00ebm pse Instituti q\u00eb ai drejton ka botuar nj\u00eb punim t\u00eb historianit \u00c7elo Hoxha n\u00eb lidhje me krimet e komunizmit duke shpalosur dokumente q\u00eb jan\u00eb transformuar nga propaganda komuniste, tregon se krimbi i g\u00ebnjeshtr\u00ebs p\u00ebr pushtet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb thell\u00eb n\u00eb deputet\u00ebt socialiste nj\u00ebsoj si vitet e diktatur\u00ebs. Asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk e shpjegon frik\u00ebn e socialist\u00ebve ndaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha ajo q\u00eb i mundon \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta q\u00eb bie n\u00eb veshin e shqiptar\u00ebve ndryshe nga manipulimet e Sigurimit. Me shum\u00eb mund\u00ebsi kjo gjendje e trazuar e mazhoranc\u00ebs dhe mllefi i saj karshi Institutit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, vjen si pasoj\u00eb e historis\u00eb s\u00eb par\u00eb nga faktet dhe jo produkti i Kinostudios Shqip\u00ebria e Re.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb pyes\u00eb se sa nevoj\u00eb kemi si komb t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn? Sot brezat e rinj q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kan\u00eb lindur e jan\u00eb rritur n\u00eb demokraci dhe e kan\u00eb t\u00eb pakonceptueshme se \u00e7far\u00eb krimesh ka kryer regjimi komunist. Un\u00eb vet\u00eb do ta kisha t\u00eb pakonceptueshme n\u00ebse nuk do kisha histori personale n\u00eb familjen time mbi tmerret e atij regjimi. Shum\u00eb prej shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se tmerret e internimit dhe p\u00ebrndjekjes kriminale komuniste nuk erdh\u00ebn nga hi\u00e7i. Ato qen\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb ideologjie q\u00eb i parapriu dhun\u00ebs s\u00eb strukturuar komuniste q\u00eb n\u00eb fillesat e luft\u00ebs Nacional \u00c7lirimtare.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se historia e Ballit Komb\u00ebtar, Legalitetit dhe grupeve nacionaliste nuk \u00ebsht\u00eb ajo e pulave. Se historia moderne e Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo e xhiruar n\u00eb skenat e improvizuara.<\/p>\n<p>Sot ne duhet t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr Konferenc\u00ebn e Mukjes, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e fashizmit. Duhet t\u00eb flasim m\u00eb hapur p\u00ebr ato q\u00eb ideuan dhe zbatuan me p\u00ebrpikm\u00ebri masakr\u00ebn tek ish hotel Bristol, ata q\u00eb dhunuan dhe shkat\u00ebrruan pron\u00ebn dhe dinjitetin e njeriut.<\/p>\n<p>\u00c7do i ri q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arsye apo nj\u00eb tjet\u00ebr e ka humbur sensin e asaj q\u00eb ka ndodhur p\u00ebr 5 dekada t\u00eb gjata mundimi, duhet ta ket\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptonte regjimi komunist kur fliste p\u00ebr \u201cNjeriun e Ri\u201d. E ta dalloj\u00eb qart\u00ebsisht kur ky i fundit flet nga foltorja e kuvendit, kur nga ajo e qeveris\u00eb dhe kur nga poltrona e emisioneve televizive.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se 6027 t\u00eb vrar\u00ebt nga regjimi komunist nuk ishin rast\u00ebsi dhe as nuk erdh\u00ebn sepse komunizmi nuk u implementuar si\u00e7 duhet. T\u00eb rinjt\u00eb sot mund ta kuptojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes librave dhe instituteve si ai i drejtuar nga zoti Tufa, se si ka mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb kampet e internimit vdiq\u00ebn 7022 shqiptar\u00eb vet\u00ebm sepse nuk mendonin si Enver Hoxha. Nd\u00ebrsa mbi 50 mij\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u internuan n\u00eb skajet m\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuara t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb jetuar t\u00eb dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb, edhe jo vet\u00ebm ata, duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se aeroportin e Rinasit e kan\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb burgosurit politik\u00eb, se k\u00ebnet\u00ebn e Maliqit (ku vdiq\u00ebn me mij\u00ebra) e kan\u00eb thar\u00eb t\u00eb burgosurit politik\u00eb e sa vepra t\u00eb tjera si to. Se n\u00eb minier\u00ebn e Spa\u00e7it jan\u00eb torturuar dhe dhunuar me mij\u00ebra t\u00eb burgosur. Ata duhet ta din\u00eb se si ndodhi q\u00eb mbi 34 mij\u00eb shqiptar\u00eb u d\u00ebnuan n\u00eb burgjet e komunizmit pasi mendonin ndryshe nga Partia dhe Diktatori.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto t\u00eb v\u00ebrteta dhe p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb mundura n\u00eb k\u00ebt\u00eb postim, deputet\u00ebt e majt\u00eb turfullojn\u00eb sot me mllef kund\u00ebr Institutit t\u00eb Studimeve mbi Krimet Komuniste. Ata jan\u00eb sofist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt Arendt i p\u00ebrshkruan si t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ata t\u00eb antikitetit, pasi duan q\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebn ta quajn\u00eb si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Pa i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi asnj\u00ebher\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe atdheut t\u00eb merret me \u00e7mendurin\u00eb gjysm\u00eb shekullore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka aq shum\u00eb adhurim.<\/p>\n<p>Do ishte e udh\u00ebs q\u00eb nj\u00eb katarsis i munguar t\u00eb kish ndodhur vite m\u00eb par\u00eb. Por, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar at\u00eb q\u00eb pakkush do ta mbaj\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn e dhun\u00ebs q\u00eb pushteti sot ofron. Gjaku dhe mundi i atyre q\u00eb luftuan p\u00ebr pranver\u00ebn e fillim viteve 1990 nuk do t\u00eb harrohet. Ne dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb betej\u00eb p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb jet\u00eb me \u00e7do kusht dhe \u00e7do \u00e7mim.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb facebook, ish-deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku ka reaguar mbi debatin\u00a0 e fundit lidhur me krimet e komunizmit. \u201cMuajt e jav\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb rihapur debati mbi memorien historike mbi komunizmin shoq\u00ebruar me lustracionin. N\u00eb fakt, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb s\u2019i ka mbyllur mir\u00eb llogarit\u00eb m\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85488","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85488","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85488"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85488\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85488"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85488"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85488"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}