{"id":86247,"date":"2019-05-28T12:03:24","date_gmt":"2019-05-28T10:03:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86247"},"modified":"2019-05-28T12:05:04","modified_gmt":"2019-05-28T10:05:04","slug":"topi-cfare-me-tha-berisha-pas-vrasjes-se-azemit-dhe-si-me-coi-drejt-kurthit-me-arme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/topi-cfare-me-tha-berisha-pas-vrasjes-se-azemit-dhe-si-me-coi-drejt-kurthit-me-arme\/","title":{"rendered":"Topi: \u00c7far\u00eb m\u00eb tha Berisha pas vrasjes s\u00eb Azemit dhe si m\u00eb \u00e7oi drejt kurthit me arm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ish-presidenti Bamir Topi, n\u00eb librin e tij autobiografik me titull \u2018Nocturn\u201d (Kur arsyeja err\u00ebsohet nga pushteti), rr\u00ebfen bised\u00ebn me Sali Berish\u00ebn pak \u00e7aste pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit, n\u00eb oborrin e selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, mbr\u00ebmjen e 12 shtatorit 1998. Topi rr\u00ebfen gjithashtu se si e m\u00ebsoi lajmin p\u00ebr vrasjen e Azemit, kontaktin e par\u00eb me Berish\u00ebs pas atentatit dhe l\u00ebvizjen e tij. \u201cPasditja e 12 shtatorit 1998 ishte e gjall\u00eb n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F05%2F28%2Ftopi-cfare-tha-berisha-pas-vrasjes-se-azemit-dhe-si-coi-drejt-kurthit-arme%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=fd4f74d7e6\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<p>Njer\u00ebzit e medias ishin n\u00eb pritje t\u00eb materialeve filmike. U largova p\u00ebr pun\u00ebt e mia dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ora po afronte 21:00, futem te rrugica e sht\u00ebpis\u00eb sime, te Rruga e Barrikadave, duke dyshuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vet\u00ebm radion \u2018Kontakt\u2019. Dola nga makina p\u00ebr t\u00eb hapur port\u00ebn e oborrit dhe ende pa fikur makin\u00eb d\u00ebgjoj, sikur t\u00eb ndodhte n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb, nj\u00eb zhurm\u00eb kallashnikovi me t\u00eb cilin na ishte m\u00ebsuar veshi p\u00ebrgjat\u00eb atij viti t\u00eb mbrapsht\u00eb. Mbasi mbylla port\u00ebn e oborrit, po afrohesha te makina dhe papritur emisioni i lajmeve i or\u00eb 21:00 ndryshoi rrjedh\u00ebn me nj\u00eb lajm tragjik. \u201cSapo njoftohemi se pak \u00e7aste m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb atentat me arm\u00eb zjarri pran\u00eb selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike\u201d. N\u00eb vazhdim t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb tij spikeri informon dhe thot\u00eb: \u201cNjoftohemi se lideri i dhjetorit, Azem Hajdari, \u00ebsht\u00eb plagosur dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb spital. S\u00eb bashku me t\u00eb \u00ebsht\u00eb ekzekutuar edhe truproja Besim \u00c7era\u201d. Pasi futem pak \u00e7aste n\u00eb sht\u00ebpi, u tregoj se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur dhe u thash t\u00eb q\u00ebndronin, sepse do t\u00eb shkoja te PD-ja. Nj\u00eb shi i leht\u00eb kish filluar.<\/p>\n<p>Pa fikur makin\u00ebn dola n\u00eb Rrug\u00ebn e Barrikadave dhe n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb boshatisur arrij p\u00ebr 1-2 minuta pran\u00eb selis\u00eb. Policia kish bllokuar hyrjen n\u00eb vendngjarje dhe m\u00eb orientuar t\u00eb futesha nga krahu i Parlamentit. Dola me shpejt\u00ebsi nga makina, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shiu binte me rr\u00ebmbim. U futa n\u00ebp\u00ebr shkall\u00eb dhe takova Ibrahim Ndreun, nj\u00eb nga shoq\u00ebruesit e Berish\u00ebs q\u00eb m\u00eb tha \u2018\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm\u2019. Deri n\u00eb at\u00eb \u00e7ast informacioni ishte p\u00ebr plagosje, nd\u00ebrsa sa takoj Sali Berish\u00ebn m\u00eb thot\u00eb se e kishin vrar\u00eb. \u2013Si \u00ebsht\u00eb gjendja? \u2013Ka mbarur. M\u00eb njoftuan nga spitali. Kan\u00eb vrar\u00eb edhe shoq\u00ebruesin e tij, Besim \u00c7er\u00ebn. Duke vazhduar m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb mblidheshim si kryesi n\u00eb or\u00ebn 12:00\u201d, shkruan Topi.<\/p>\n<p><strong>Grushti i shtetit \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ish-presidenti Bamir Topi flet p\u00ebr ngjarjet e dhunshme pas vrasjes s\u00eb Azemit dhe se si devijoi ceremoniali jasht\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar. \u201cAt\u00eb nat\u00eb u mblodh\u00ebm p\u00ebr ceremonialin dhe natyrisht t\u00eb gjith\u00eb ishin t\u00eb vrar\u00eb shpirt\u00ebrisht. Ishte ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb kish ndodhur. E nes\u00ebrmja solli ngjarje t\u00eb dhunshme pas protestave spontane t\u00eb qytetar\u00ebve te Kryeministria, por edhe nj\u00eb vrasje ku u dyshua p\u00ebr snajper. Ishte vrar\u00eb Sk\u00ebnder Kalenja, an\u00ebtar i Partis\u00eb s\u00eb Ballit Komb\u00ebtar, nj\u00eb komshi i imi, i cili njihej si nj\u00eb njeri i mir\u00eb dhe i but\u00eb. Situata po akumulonte shum\u00eb revolt\u00eb. Sikurse ishte lajm\u00ebruar, ceremoniali po zhvillohej me homazhe n\u00eb sheshin \u2018Sk\u00ebnderbej\u2019, tek platforma e Pallatit t\u00eb madh t\u00eb Kultur\u00ebs. Pas fjal\u00ebve t\u00eb rastit, arkivoli me trupin e Azem Hajdarit mori rrug\u00ebn e bulevardit drejt Kryeministris\u00eb, detaj q\u00eb nuk ishte parashikuar. Ky ndryshim rrug\u00ebtimi e futi politik\u00ebn e vendit n\u00eb nj\u00eb rrjedh\u00eb tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb tensionuar e traumatike dhe politikisht m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se kriza e vitit 1997, e cila ishte financiare dhe sociale. Isha s\u00eb bashku me Albert Brojk\u00ebn, t\u00eb cilit i thash se situata po shkon drejt p\u00ebrplasjes. Tirana e dat\u00ebs 14 shtator 1998 kishte precipituar n\u00eb kaos. Ky moment u shfryt\u00ebzua nga individ\u00eb kriminel\u00eb rruge, t\u00eb cil\u00ebt pla\u00e7kit\u00ebn dhe i vun\u00eb zjarrin dyqaneve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, duke zbritur njer\u00ebzit nga automjetet p\u00ebr t\u2019ua rr\u00ebmbyer. Nd\u00ebrkoh\u00eb kryeministri Nano ishte larguar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo gjendje e r\u00ebnd\u00eb vazhdoi deri n\u00eb mbr\u00ebmje, kur dukej se u qet\u00ebsua, por vendi po futej n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb tensioni t\u00eb lart\u00eb politik me implikim t\u00eb policis\u00eb, q\u00eb kishte filluar t\u00eb marr\u00eb fizionomin\u00eb e nj\u00eb policie politike\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kurthi n\u00eb Shkod\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>Ish-presidenti Bamir Topi n\u00eb librin e tij autobiografik shkruan se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb trazirash, qeveria e at\u00ebhershme hodhi iden\u00eb e mbajtjes s\u00eb nj\u00eb referendumi me 28 n\u00ebntor 1998 p\u00ebr Kushtetut\u00ebn. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, PD vendosi t\u00eb kund\u00ebrshtonte k\u00ebt\u00eb referendum dhe t\u00eb takonte mb\u00ebshtet\u00ebsit e saj n\u00eb \u00e7do qytet p\u00ebr t\u00eb komentuar pikat e papranueshme. Topi rr\u00ebfen se si Sali Berisha e \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Shkod\u00ebr, duke mos i treguar q\u00eb atje ishte situata e rrezikshme, pasi kishin arrestuar ish-truproj\u00ebn e Azem Hajdarit Marjan Gryk\u00ebn, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit q\u00ebllonin me arm\u00eb dhe hidhnin granata. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ku demokrat\u00ebt ishin t\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb, qeveria hodhi iden\u00eb e mbajtjes s\u00eb nj\u00eb referendumi m\u00eb 28 n\u00ebntor 1998. U mblodh\u00ebm n\u00eb Kryesi dhe vendos\u00ebm q\u00ebndrimin politik p\u00ebr Kushtetut\u00ebn. Nuk do t\u00eb merrnim pjes\u00eb n\u00eb referendum, por do t\u00eb kontaktonim n\u00eb \u00e7do qytet mb\u00ebshtet\u00ebsit tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb komentuar pikat e papranueshme. Shum\u00eb i \u00e7uditsh\u00ebm n\u00eb dukje, por i qart\u00eb p\u00ebr mua, ishte nj\u00eb episod q\u00eb ndodhi gati nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara dit\u00ebs s\u00eb referendumit pik\u00ebrisht n\u00eb Shkod\u00ebr. Ndon\u00ebse nuk isha planifikuar p\u00ebr takimin n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa grupi po zhvillonte nj\u00eb takim n\u00eb Koplik, me telefonoi Berisha dhe m\u00eb k\u00ebrkoi t\u00eb bisedonim n\u00eb zyr\u00eb. Ora ishte rreth 12:00 kur e takova. Me tha se duhej t\u00eb nisesha n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr takimin q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb or\u00ebn 18:00 te teatrit \u2018Migjeni\u2019. \u2013Grupi ka ikur m\u00eb koh\u00eb, \u2013 i thash. \u2013S\u2019ka gj\u00eb, gjej makin\u00eb dhe nisu! \u2013M\u00eb duket shum\u00eb von\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb se i shtoj ndonj\u00eb gj\u00eb atij takimi. Jemi v\u00ebrtet\u00eb von\u00eb. \u2013Ata po t\u00eb presin, \u2013 vazhdoi ai. E pash se nuk ia vlente p\u00ebr t\u2019i zgjatur bisedat dhe u largova me nj\u00eb parandjenj\u00eb jo t\u00eb mir\u00eb. U nisa me Tahsim Mem\u00ebn, me makin\u00ebn e tij dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po futeshim n\u00eb Shkod\u00ebr, d\u00ebgjojm\u00eb shum\u00eb t\u00eb sht\u00ebna me arm\u00eb, deri edhe granata dhe pamje sht\u00ebllunga tymi.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit takova nj\u00eb mikun tim dhe e pyeta si \u00ebsht\u00eb gjendja k\u00ebtu? \u2013N\u00eb m\u00ebngjes kan\u00eb arrestuar Marjan Gryk\u00ebn, ish-truproj\u00ebn e Azem Hajdarit, dhe kjo ka shtuar tensionin n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet. Po ti sot e gjete p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Shkod\u00ebr? Kemi p\u00ebr t\u00eb paraqitur tezat p\u00ebr referendumin. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flisja me mikun tim, mendja m\u00eb shkonte tek pyetja se pse Sali Berisha nuk m\u00eb tha asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr gjendjen e krijuar n\u00eb Shkod\u00ebr dhe madje insistoi t\u00eb shkoja atje. Kjo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ruhesha nga ndonj\u00eb e papritur. N\u00eb teatrin \u2018Migjeni\u2019, n\u00eb \u00e7astin kur hip\u00ebm n\u00eb tribun\u00eb, ishte Topalli, Beja, Abnori dhe Lorenc Luka. Njer\u00ebzit n\u00eb sall\u00eb, po hidhnin parulla: \u201c\u00c7\u2019na duhet referendumi t\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb prefektur\u00eb dhe t\u00eb lirojm\u00eb t\u00eb arrestuarit\u201d. Jozefina mundohej t\u2019i qet\u00ebsonte duke u th\u00ebn\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkonin pas takimit. Ata vazhdonin p\u00ebr t\u00eb mos zhvilluar takimin dhe po p\u00ebrkeq\u00ebsonin situat\u00ebn. I ndjeri Ferit Hoti, deputet i Shkodr\u00ebs, mjek dhe mik i tim v\u00ebllai, \u2018m\u2019ua afrua dhe m\u00eb tha n\u00eb vesh: -Bamir, ti e din q\u00eb jam mik i familjes suaj dhe t\u00eb du fort dhe nuk mund t\u00eb mos ta them. \u2013\u00c7far\u00eb? \u2013Gjej rastin dhe largohu shpejt nga Shkodra. \u2013Ok, \u2013 i thash dhe njoftova Tasimin t\u00eb mbante ndezur makin\u00ebn n\u00eb der\u00ebn an\u00ebsore t\u00eb teatrit af\u00ebrt podiumit\u2026 Po largoheshim nga rruga e err\u00ebt e Torovic\u00ebs, kur vura re se pas nesh po vinte nj\u00eb fuoristrad\u00eb. Ishte Fatos Beja dhe me sa duket edhe ai kish marr\u00eb ndonj\u00eb sinjal apo kish kuptuar p\u00ebrse duhet t\u00eb largohej shpejt. Ishte koha kur Sali Berish\u00ebs i duheshin situata p\u00ebr t\u2019i shfryt\u00ebzuar politikisht n\u00eb favor t\u00eb emrit t\u00eb tij. Opozita e v\u00ebshtir\u00eb vazhdoi m\u00eb tej, deri sa erdh\u00ebn zgjedhjet e 2001, zgjedhje t\u00eb cilat un\u00eb i fitova n\u00eb zon\u00ebn e nj\u00ebsis\u00eb nr. 3 me qend\u00ebr t\u00eb Xhamll\u00ebku, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn filloi opozita e organizuar parlamentare, rezultatet e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb merrnin fryte n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2005, kur Partia Demokratike u rikthyer n\u00eb pushtet. Gjat\u00eb k\u00ebsaj koh\u00eb un\u00eb isha zgjedhur n\u00ebnkryetar i PD-s\u00eb dhe kryetar i grupit parlamentar\u201d, shkruan Topi.<\/p>\n<p><strong>Biseda<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDeri n\u00eb at\u00eb \u00e7ast informacioni ishte p\u00ebr plagosje, nd\u00ebrsa sa takoj Sali Berish\u00ebn m\u00eb thot\u00eb se e kishin vrar\u00eb. \u2013Si \u00ebsht\u00eb gjendja? \u2013Ka mbarur. M\u00eb njoftuan nga spitali. Kan\u00eb vrar\u00eb edhe shoq\u00ebruesin e tij, Besim \u00c7er\u00ebn. Duke vazhduar m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb mblidheshim si kryesi n\u00eb or\u00ebn 12:00\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kurthi<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flisja me mikun tim, mendja m\u00eb shkonte tek pyetja se pse Sali Berisha nuk m\u00eb tha asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr gjendjen e krijuar n\u00eb Shkod\u00ebr dhe madje insistoi t\u00eb shkoja atje. Kjo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ruhesha nga ndonj\u00eb e papritur\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti Bamir Topi, n\u00eb librin e tij autobiografik me titull \u2018Nocturn\u201d (Kur arsyeja err\u00ebsohet nga pushteti), rr\u00ebfen bised\u00ebn me Sali Berish\u00ebn pak \u00e7aste pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit, n\u00eb oborrin e selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, mbr\u00ebmjen e 12 shtatorit 1998. Topi rr\u00ebfen gjithashtu se si e m\u00ebsoi lajmin p\u00ebr vrasjen e Azemit, kontaktin e par\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":86248,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86247","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86247\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86248"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}