{"id":86440,"date":"2019-05-29T12:13:44","date_gmt":"2019-05-29T10:13:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86440"},"modified":"2019-05-29T12:13:44","modified_gmt":"2019-05-29T10:13:44","slug":"bashkimi-evropian-duhet-te-mbaje-premtimin-e-tij-per-ballkanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bashkimi-evropian-duhet-te-mbaje-premtimin-e-tij-per-ballkanin\/","title":{"rendered":"\u201cBashkimi Evropian duhet t\u00eb mbaj\u00eb premtimin e tij p\u00ebr Ballkanin\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Kryetar\u00ebt e shteteve dhe qeverive t\u00eb Bashkimit Evropian e kan\u00eb hapur perspektiv\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr mbar\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb n\u00eb vitin 2003. K\u00ebt\u00eb premtim e p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn n\u00eb vitin 2018.\u00a0 Komisioni i BE-s\u00eb do t\u00eb publikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb raportet vjetore p\u00ebr t\u00eb gjashta shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe do t\u00eb rekomandoj\u00eb\u00a0 \u00e7eljen e bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai \u00e7ertifikon p\u00ebr t\u00eb dy k\u00ebto vende, se i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201edetyrat e sht\u00ebpis\u00eb\u201c\u00a0 dhe se i kan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet q\u00eb iu vendos\u00ebn prej K\u00ebshillit vitin e shkuar. Tani e ka radh\u00ebn BE t\u00eb \u201eb\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e vet\u201c. Ne i q\u00ebndrojm\u00eb fjal\u00ebs dhe duhet t\u00eb mbajm\u00eb premtimin. Sepse p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb shum\u00eb\u00e7ka n\u00eb loj\u00eb. Dhe p\u00ebr Bashkimin Evropian b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr interesa jet\u00ebsore n\u00eb aspektin e siguris\u00eb, por edhe p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e tij.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Te shum\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Maqedonin\u00eb e Veriut Evropa e bashkuar e vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta nuk ka humbur asgj\u00eb prej rrezatimit t\u00eb saj. Brezi i ri, n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb tij,\u00a0 k\u00ebrkon demokraci, shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, mir\u00ebqenie, siguri dhe liri. Bashkimi Evropian ka nxjerr\u00eb m\u00ebsimet e veta nga an\u00ebtar\u00ebsimet e shkuara dhe k\u00ebrkon prej vendeve kandidate t\u00eb ken\u00eb plot\u00ebsuar disa kushte q\u00eb p\u00ebrpara nisjes s\u00eb bisedimeve. Qeverit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut \u00a0jan\u00eb duke punuar p\u00ebr nj\u00eb progra ambicioz reformash dhe kan\u00eb arritur progres t\u00eb preksh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. N\u00eb t\u00eb dy k\u00ebto vende populli dhe qeveria tregojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromise t\u00eb dhimbshme n\u00eb funksion t\u00eb\u00a0 afrimit me Bashkimin Evropian.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Me zgjidhjen e konfliktit p\u00ebr emrin \u2013 p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rezistenc\u00ebs \u2013 Maqedonia e Veriut dhe Greqia kan\u00eb shkruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb evropiane.\u00a0 K\u00ebsisoj b\u00ebhet i mundur fillimi i bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, rekomanduar prej Komisionit Evropian n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb her\u00ebpashershme q\u00eb prej vitit 2009, pasi Greqia nuk e bllokon m\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. P\u00ebrpos k\u00ebsaj qeveria ka hedhur piketat n\u00eb reformat prioritare t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga BE, sikurse jan\u00eb sektori i administrat\u00ebs publike, kontrolli i sh\u00ebrbimeve sekrete dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit. Th\u00ebn\u00eb shkurt:\u00a0 Maqedonia e Veriut gjendet n\u00eb nj\u00eb kurs t\u00eb vendosur reformash.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">N\u00eb Shqip\u00ebri gjendja, n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, duket m\u00eb e komplikuar. Kjo lidhet para s\u00eb gjithash me faktin q\u00eb opozita ia del gjithnj\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb pamje dramatike \u2013 n\u00eb vend q\u00eb\u00a0 t\u00eb matet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive me qeverin\u00eb n\u00eb kontekstin e nj\u00eb konkurrimi politik idesh n\u00eb parlament, t\u00eb cilin aktualisht e ka bojkotuar. Por kjo politik\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme obstruksioniste nuk duhet t\u00eb err\u00ebsoj\u00eb gjith\u00eb sa vendi ka arritur. \u00a0N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebrmes nj\u00eb procesi deri m\u00eb tani unik n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn \u2013 shoq\u00ebruar nga ekspert\u00eb evropian\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb duke u verifikuar integriteti i t\u00eb gjith\u00eb gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve. Rreth dy t\u00eb tretat e subjekteve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe asaj Kushtetuese t\u00eb verifikuar deri m\u00eb tani nuk e kan\u00eb kaluar me sukses k\u00ebt\u00eb test. Ata jan\u00eb larguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsekuente nga postet e tyre, t\u00eb cilat jan\u00eb duke u plot\u00ebsuar hap pas hapi. Organet shqiptare t\u00eb siguris\u00eb \u2013 policia dhe strukturat e mbrojtjes s\u00eb kufirit \u2013 bashk\u00ebpunojn\u00eb shum\u00eb ngusht\u00eb dhe mir\u00eb me autoritetet\u00a0 gjermane, austriake dhe italiane, e q\u00eb prej pak koh\u00ebsh edhe me Agjencin\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr Mbrojtjen e Kufirit FRONTEX. Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb udh\u00ebtimin e saj drejt Bashkimit Evropian; ve\u00e7 t\u00eb tjerash ajo \u00ebsht\u00eb\u00a0 an\u00ebtare e NATO-s q\u00eb prej vitit 2009.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">Stabilizimi dhe p\u00ebrfshirja e rajonit \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin evropian, e para s\u00eb gjithash n\u00eb at\u00eb gjerman. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb atriumi i sht\u00ebpis\u00eb evropiane. Situata e k\u00ebtyre vendeve, q\u00eb shtrihen n\u00eb mes t\u00eb Evrop\u00ebs, rrethuar plot\u00ebsisht nga shtete t\u00eb BE-s\u00eb, na prek drejt p\u00ebr s\u00eb drejti. N\u00ebse BE i kthen shpin\u00ebn k\u00ebtij rajoni, do t\u00eb vinte n\u00eb rrezik zhvillimet pozitive dhe do t\u2019ua linte fush\u00ebn aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb si Rusia, Kina apo Turqia. Dhe q\u00eb Bashkimi evropian t\u00eb humb\u00eb ndikim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, kjo nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interesin ton\u00eb.\u00a0 Suksesi n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebrcaktohet para s\u00eb gjithash prej faktit, n\u00ebse ne do t\u00eb mund t\u00eb paq\u00ebstojm\u00eb, stabilizojm\u00eb dhe demokratizojm\u00eb Evrop\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim duhet t\u00eb veprojm\u00eb duke v\u00ebshtruar para, me urt\u00ebsi dhe kurajo.<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 24.0pt;margin: 0in 0in 22.5pt 0in\"><span style=\"color: #18191a\">E qart\u00eb mbetet nj\u00eb gj\u00eb: rruga drejt BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe e lidhur me kushte t\u00eb qarta. Pra nuk b\u00ebhet fjal\u00eb aspak p\u00ebr nj\u00eb automatiz\u00ebm an\u00ebtar\u00ebsimi, p\u00ebrkundrazi\u00a0 kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm me etap\u00ebn e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb procesi q\u00eb \u2013 referuar p\u00ebrvoj\u00ebs \u2013 zgjat p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra. N\u00eb fund t\u00eb fundit perspektiva e an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr vendet e Balllkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e shk\u00eblqyer \u2013 po k\u00ebshtu edhe p\u00ebr BE-n\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb d\u00ebrgojm\u00eb nj\u00eb sinjal t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mbar\u00eb rajonin:\u00a0 p\u00ebrpjekjet p\u00ebr pajtim dhe reforma t\u00eb v\u00ebshtira ia vlejn\u00eb.\u00a0 Dhe se tek Bashkimi Evropian mund t\u00eb besosh. P\u00ebrpjekjet e suksesshme n\u00eb vendet aspirante duhet t\u00eb ndiqen nga nj\u00eb progres konkret n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit. Vet\u00ebm fjal\u00ebt e ngrohta nuk mjaftojn\u00eb, sepse p\u00ebrndryshe premtimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb boshe. Ballkani Per\u00ebndimor mbetet guri i prov\u00ebs p\u00ebr suksesin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb modelit evropian, atij t\u00eb demokracis\u00eb, liris\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb siguri dhe mir\u00ebqenie. Vlerat tona mund t\u00eb jen\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn trysni, por ato vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten produkti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i eksporteve tona.<\/span><\/p>\n<p style=\"margin: 0in;margin-bottom: .0001pt;line-height: 24.0pt\"><strong><span style=\"color: #18191a\">*Michael Roth<\/span><\/strong><span style=\"color: #18191a\">\u00a0<em>\u00ebsht\u00eb deputet i SPD-s\u00eb n\u00eb Bundestag q\u00eb prej vitit 1998 dhe q\u00eb prej vitit 2013 mban postin e Ministrit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn pran\u00eb Ministris\u00eb Federale t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme<\/em>.<\/span><\/p>\n<h2><span style=\"font-size: 12.0pt;line-height: 115%;font-family: 'Times New Roman','serif';color: black\">\u00a0<\/span><\/h2>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetar\u00ebt e shteteve dhe qeverive t\u00eb Bashkimit Evropian e kan\u00eb hapur perspektiv\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr mbar\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb n\u00eb vitin 2003. K\u00ebt\u00eb premtim e p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn n\u00eb vitin 2018.\u00a0 Komisioni i BE-s\u00eb do t\u00eb publikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb raportet vjetore p\u00ebr t\u00eb gjashta shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe do t\u00eb rekomandoj\u00eb\u00a0 \u00e7eljen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":86441,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86440","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86440","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86440"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86440\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86441"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}