{"id":86741,"date":"2019-05-30T15:40:56","date_gmt":"2019-05-30T13:40:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86741"},"modified":"2019-05-30T15:40:56","modified_gmt":"2019-05-30T13:40:56","slug":"rruget-e-florinjta-tabaku-rames-veprim-ne-kundershtim-me-fmn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rruget-e-florinjta-tabaku-rames-veprim-ne-kundershtim-me-fmn\/","title":{"rendered":"\u201cRrug\u00ebt e florinjta\u201d\/ Tabaku-Ram\u00ebs: Veprim n\u00eb kund\u00ebrshtim me FMN"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur kryeministrit Edi Rama p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e koncesioneve p\u00ebr segmentet rrugore Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara.<\/p>\n<p>Ajo shprehet se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me udh\u00ebzimet dhe k\u00ebshillat e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar duke rritur artificialisht kostot p\u00ebr dy rrug\u00ebt e lartp\u00ebrmendura.<\/p>\n<p>Demokratja shkruan se kjo qeveria vijon vjedhjet e paskrupullta n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar, nd\u00ebrsa shton se opozita do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb ball\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar dhe p\u00ebr ta larguar Shqip\u00ebrin\u00eb nga doa e oligark\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt si thot\u00eb ajo, po skllav\u00ebrojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Postimi i Tabakut:<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt e florinjta! N\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Partia Demokratike lancoi platform\u00ebn kund\u00ebr oligarkis\u00eb, duke prodhuar edhe pak\u00ebnaq\u00ebsi, sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike denoncoi me fakte, me shifra dhe me emra korrupsionin q\u00eb po ndodhte me tenderat dhe koncesionet, por dhe personat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, por ofruam nj\u00eb zgjidhje dhe rrug\u00ebdalje nga ky sistem oligark\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb i gjith\u00eb ky sistem, i ngritur ka nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, Edi Ram\u00ebn. I cili ka ideuar, krijuar e ngritur nj\u00eb sistem korruptiv unik p\u00ebr Europ\u00ebn e m\u00eb gjer\u00eb, ku \u00e7do her\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb projekt publik nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb interesi publik n\u00eb qend\u00ebr, por ai privat.<\/p>\n<p>7 projekte ka programi 1 miliard\u00eb, i cili ka shkuar n\u00eb 2,2 miliard\u00eb dhe t\u00eb shtat\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat probleme: kostot t\u00eb fryra,aq sa kosto p\u00ebr nj\u00eb kilomet\u00ebr shkon deri n\u00eb 22 milion\u00eb euro, propozime t\u00eb pak\u00ebrkuara, kompani q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb konkurim duke qen\u00eb ofertues t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb gjitha me lidhje me mazhoranc\u00ebn dhe Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Rruga q\u00eb ka ndjekur qeveria p\u00ebr t\u00eb fryr\u00eb kostot e rrug\u00ebve Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta me skem\u00ebn e ndjekur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tre Incenerator\u00ebve, Unaz\u00ebs s\u00eb Re apo dhe \u00e7do lloji tjet\u00ebr t\u00eb PPP-ve.<\/p>\n<p>P\u00ebr Milot-Balldren kosto fillestare me t\u00eb cil\u00ebn kompania ANK fitoi e vetme PPP-n\u00eb ishte 113 mln euro. Kjo vler\u00eb u rritfillimisht n\u00eb 161 mln euro dhe jo m\u00eb larg se disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb qeveria propozoi nj\u00eb tjet\u00ebr rritje q\u00eb e \u00e7on koston e rrug\u00ebs n\u00eb256 mln euro (me TVSH) me nj\u00eb afat 15 vje\u00e7ar si PPP.<\/p>\n<p>Sa i takon rrug\u00ebs tjet\u00ebr \u201cOrikum-Llogara\u201d, qeveria n\u00eb tenderin e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb PPP kishte vendosur shifr\u00ebn prej 50 mln euro e cila u fitua nga kompania Gjikuria p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 13 vje\u00e7are. Por kjo shif\u00ebr kap\u00ebrcen n\u00eb 70 mln euro sot me kontrat\u00ebn e re. N\u00eb kund\u00ebrshti t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebshillat dhe udh\u00ebzimet e FMN, qeveria ka vendosur q\u00eb vjedhurazi t\u00eb rris\u00eb kostot e PPP-ve p\u00ebrk\u00ebto dy rrug\u00eb. Duke fshehur procedurat dhe duke i shkelur ato, qeveria ka kaluar dy VKM t\u00eb cilat fryejn\u00eb artificialisht kostot e secil\u00ebs rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse qeveria \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb publikoj\u00eb kontratat, derim\u00eb sot nuk kemi lexuar asgj\u00eb n\u00eb platform\u00ebn elektronike, vendi ku sipas detyrimit ligjoror duhet t\u00eb shfaqej njoftimi p\u00ebr ndryshimet. Asnj\u00eb prej tyre nuk ishte transparente deri kur u publikuan sot pasi u dorezuan me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb kuvend.<\/p>\n<p>Sipas kontratave q\u00eb ajo ka d\u00ebrguar n\u00eb kuvend, rruga \u201cMilot-Balldren\u201d tanim\u00eb kushton 256 mln euro me tvsh, nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb 147 mln euro m\u00eb e lart\u00eb se sa kosto e p\u00ebrllogaritur n\u00eb fillim t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb kontrat\u00ebs. Sakaq, p\u00ebr rrug\u00ebn tjet\u00ebr \u201cOrikum-Llogara\u201d vlera e re e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb 70 mln euro pa TVSH, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb mbi 20 mln euro m\u00eb lart\u00eb se sa ajo e parashikuar n\u00eb kontrat\u00ebn fillestare. Megjith\u00ebse gjasat jan\u00eb q\u00eb k\u00ebto t\u00eb mos jen\u00eb vlerat p\u00ebrfundimtare t\u00eb k\u00ebtyre kontrateve.<\/p>\n<p>Kjo skem\u00eb e sh\u00ebmtuar e fshehjes s\u00eb kostove reale shum\u00eb shpejt do t\u2019i kushtoj\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit dhe xhepave t\u00eb shqiptar\u00ebve shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb g\u00ebrmosh n\u00eb kontratat e PPP-ve t\u00eb qeveris\u00eb aqm\u00eb shum\u00eb zbulon projekte anti-ligjore dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me vlerat e Bashkimit Europian. Projekte q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb xhepat e qytetar\u00ebve dhe e trajtojn\u00eb buxhetin e shtetit si nj\u00eb qese ku mund t\u00eb hap\u00ebsh nj\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb nga ku do t\u00eb rrjedhin pafund\u00ebsisht parat\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb xhepat e oligark\u00ebve dhe qeveritar\u00ebve.<\/p>\n<p>E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb implementimi i shpejt\u00eb i ligjit anti-mafia dhe anti-oligarki q\u00eb opozita ka propozuar. Beteja jon\u00eb kund\u00ebr oligarkis\u00eb \u00ebsht\u00eb e sinqert\u00eb. Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt jan\u00eb sot t\u00eb etur p\u00ebr nj\u00eb ekonomi t\u00eb sh\u00ebndetshme, p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb e trajton buxhetin me seriozitet dhe jo q\u00eb fryen kostot e projekteve p\u00ebr t\u00eb mbushur xhepat e oligark\u00ebve. Kushdo q\u00eb ka tenderuar e do t\u00eb firmos\u00eb ato kontrata duhet t\u00eb jet\u00eb sot para drejtesis\u00eb!<\/p>\n<p>Kontratat e paraqitura sot n\u00eb kuvend, jan\u00eb vet\u00ebm fillimi i fryrjes artificiale t\u00eb projekteve \u201c1 mld euro\u201d. Bab\u00ebzia e k\u00ebsaj qeverie \u00ebsht\u00eb e atill\u00eb saq\u00eb pushtetin do ta p\u00ebrdorin p\u00ebr abuzime dhe vjedhje edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha edhe m\u00eb t\u00eb paskrupullta. Beteja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb \u00e7lirojm\u00eb t\u00eb tashmen nga duart e oligark\u00ebve dhe t\u00eb ardhmen nga skllav\u00ebrimi i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur kryeministrit Edi Rama p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e koncesioneve p\u00ebr segmentet rrugore Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara. Ajo shprehet se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me udh\u00ebzimet dhe k\u00ebshillat e Fondit Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar duke rritur artificialisht kostot p\u00ebr dy rrug\u00ebt e lartp\u00ebrmendura. Demokratja shkruan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":38615,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86741","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86741"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86741\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/38615"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}