{"id":86746,"date":"2019-05-30T16:31:11","date_gmt":"2019-05-30T14:31:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86746"},"modified":"2019-05-30T16:31:11","modified_gmt":"2019-05-30T14:31:11","slug":"soreca-i-dorezon-raportin-e-ke-rucit-vendi-ka-bere-ecuri-pozitive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/soreca-i-dorezon-raportin-e-ke-rucit-vendi-ka-bere-ecuri-pozitive\/","title":{"rendered":"Soreca i dor\u00ebzon raportin e KE Ru\u00e7it: Vendi ka b\u00ebr\u00eb ecuri pozitive"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ru\u00e7i ka pritur sot ambasadorin e Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, Luigi Soreca, nd\u00ebrsa n\u00eb takim ishte i pranish\u00ebm edhe kryetari i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla.<\/p>\n<p>Ambasadori i Bashkimit Europian i ka dor\u00ebzuar kryeparlamentarit Ru\u00e7i raportin e Komisionit Europian p\u00ebr vitin 2019, me rekomandimin pozitiv p\u00ebr hapjen e negociatave m\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.\u00a0N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Soreca tha se Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe proceset e saj kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat kryesore q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar deri n\u00eb nj\u00eb rekomandim pozitiv p\u00ebr \u00e7eljen e negociatave pa kushte p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u2019ju dor\u00ebzoj raportin, duke rikonfirmuar rekomandimin pozitiv p\u00ebr K\u00ebshillin Evropian q\u00eb t\u00eb \u00e7elen negociatat tani dhe pa kusht\u00ebzime apo pa kushte. Vendi ka b\u00ebr\u00eb ecuri dometh\u00ebn\u00ebse dhe ne besojm\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport njihen e vler\u00ebsohen t\u00eb gjitha k\u00ebto arritje. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe rezultatet e saj jan\u00eb arsyeja kryesore e rekomandimit pozitiv dhe pa kushte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d-tha Soreca.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Kryetari i Kuvendit, \u00a0Gramoz Ru\u00e7i, duke marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim raportin e progresit, fal\u00ebnderoi ambasadorin Soreca q\u00eb erdhi n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRekomandimi q\u00eb b\u00ebn Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebpritur nga t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, pavar\u00ebsisht nga bindjet politike q\u00eb ata kan\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb pozitive q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka euro-skeptik\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sigurisht q\u00eb ky raport vjen menj\u00ebher\u00eb pasi kan\u00eb p\u00ebrfunduar zgjedhjet n\u00eb Parlamentin Evropian, rezultati i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i mir\u00ebpritur nga ne, pasi fituan forcat progresiste pro-evropiane. Urojm\u00eb dhe shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb k\u00ebsaj radhe K\u00ebshilli Evropian t\u00eb marr nj\u00eb vendimmarrje. ashtu si\u00e7 e ka rekomanduar Komisioni Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i Kuvendit Ru\u00e7i n\u00ebnvizoi se reformat integruese jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga Kuvendi dhe qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb, jo thjesht se jan\u00eb rekomanduar nga Komisioni e K\u00ebshilli Evropian, por sepse u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve. Reforma n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb kryereforma jon\u00eb. Ai u shpreh se paketa ligjore e reform\u00ebs ka p\u00ebrfunduar, se ngritja dhe plot\u00ebsimi i organeve t\u00eb reja t\u00eb qeverisjes s\u00eb sistemit \u00ebsht\u00eb drejt p\u00ebrfundimit dhe pritet te realizohet brenda k\u00ebtij sesioni parlamentar. Z. Ru\u00e7i u shpreh se ky proces \u00ebsht\u00eb i pakthyesh\u00ebm dhe nuk mund t\u00eb pengohet nga asnj\u00eb forc\u00eb apo rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVetingu vazhdon normalisht dhe Kuvendi e Qeveria kan\u00eb krijuar t\u00eb gjitha kushtet q\u00eb ky proces t\u00eb jet\u00eb i painfluencuesh\u00ebm nga asnj\u00eb faktor politik. Lufta kund\u00ebr Korrupsionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet i Parlamentit dhe Qeveris\u00eb. Beteja kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe trafiqeve vazhdon. Kuvendi dhe Qeveria po p\u00ebrpiqen t\u00eb kompensojn\u00eb koh\u00ebn e humbur p\u00ebr realizimin e reform\u00ebs zgjedhore\u201d,- u shpreh n\u00eb takim \u00a0Ru\u00e7i.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi ka p\u00ebrmir\u00ebsuar duksh\u00ebm funksionimin e strukturave p\u00ebr procesin e integrimit evropian si\u00e7 jan\u00eb: Komisioni i Integrimit Evropian, K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Integrimit Evropian dhe Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshiroj t\u2019i fal\u00ebnderoj p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb cilat u vler\u00ebsuan edhe nga Komisioni Evropian\u201d,- vijoi Kryetari i Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cRoli legjislativ i Kuvendit dhe sigurimi i p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ligjeve me standardet e BE-s\u00eb jan\u00eb forcuar duksh\u00ebm, duke garantuar nj\u00eb p\u00ebrafrim m\u00eb efektiv dhe cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb legjislacionit t\u00eb p\u00ebrafruar\u201d,- shtoi Kryetari Ru\u00e7i, duke vijuar: \u201cEdhe roli kontrollues i Kuvendit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e integrimit evropian \u00ebsht\u00eb forcuar m\u00eb tej. Komisioni p\u00ebr Integrimin Evropian dhe K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Integrimit Evropian kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol ky\u00e7 p\u00ebr monitorimin e reformave t\u00eb k\u00ebrkuara dhe plot\u00ebsimin e rekomandimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit evropian\u201d,- u shpreh \u00a0Ru\u00e7i.<\/p>\n<p>Kryetari i Kuvendit, \u00a0Ru\u00e7i shprehu vler\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e shk\u00eblqyer midis delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Kuvendit e komisioneve t\u00eb tij, sidomos komisionit parlamentar t\u00eb Integrimit. Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb PS, \u00a0Taulant Balla, vuri n\u00eb dukje se bashk\u00eb me Kryetarin e Kuvendit do t\u00eb vazhdojn\u00eb kontaktet me parlamentet e vendeve an\u00ebtare p\u00ebr t\u2019u shpjeguar n\u00eb detaje arritjet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb pes\u00eb prioritetet ky\u00e7e dhe reformat e tjera integruese t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb takimit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ru\u00e7i, n\u00ebnvizoi se Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb do ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb raport n\u00eb t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb dhe do t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat q\u00eb reformat integruese n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb vazhdojn\u00eb pa u ndalur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ru\u00e7i ka pritur sot ambasadorin e Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, Luigi Soreca, nd\u00ebrsa n\u00eb takim ishte i pranish\u00ebm edhe kryetari i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla. Ambasadori i Bashkimit Europian i ka dor\u00ebzuar kryeparlamentarit Ru\u00e7i raportin e Komisionit Europian p\u00ebr vitin 2019, me rekomandimin pozitiv p\u00ebr hapjen e negociatave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":86747,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86746","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86746\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86747"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}