{"id":86968,"date":"2019-05-31T16:19:11","date_gmt":"2019-05-31T14:19:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86968"},"modified":"2019-05-31T16:19:11","modified_gmt":"2019-05-31T14:19:11","slug":"wolfgang-petritsch-zgjidhja-per-kosoven-pa-shba-dhe-rusine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wolfgang-petritsch-zgjidhja-per-kosoven-pa-shba-dhe-rusine\/","title":{"rendered":"Wolfgang Petritsch: Zgjidhja p\u00ebr Kosov\u00ebn pa SHBA dhe Rusin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Wolfgang Petritsch flet p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb statusit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe raportet Kosov\u00eb-Serbis. Petritsch nuk p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimet e kufij\u00ebve \u2013 n\u00ebse pal\u00ebt jan\u00eb dakord.<\/p>\n<p>Deutsche Welle:\u00a0Zoti Petritsch, komisioneri i BE-s\u00eb Johannes Hahn tha se p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb vendosm\u00ebri e madhe. Por statusi i Kosov\u00ebs mbetet nj\u00eb problem i madh. Si mund t\u00eb zgjidhet ky problem dhe a jeni i sigurt se zgjidhja mund t\u00eb gjendet n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm?<\/p>\n<p>Wolfgang Petritsch:\u00a0Un\u00eb kam qen\u00eb pothuajse nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, n\u00eb pranver\u00eb dhe ver\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, shum\u00eb i angazhuar p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara iden\u00eb e dy president\u00ebve (Tha\u00e7i dhe Vu\u00e7iq), t\u00eb cil\u00ebt me sa duket jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr kompromis paq\u00ebsor, p\u00ebr nj\u00eb kompromis t\u00eb madh historik mes serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve. Un\u00eb nuk mendoj se duhet t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb gjitha propozimet. Por, Gjermania tani papritur \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, ndon\u00ebse nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Berlinit ka qen\u00eb prej fillimit n\u00eb ekipin e Federica Mogherinit dhe me sa duket e ka mb\u00ebshtetur strategjin\u00eb e saj. Tani Gjermania, zonja Merkel, thot\u00eb: Ne nuk duam.<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u2019ju nd\u00ebrpres:\u00a0Ju thoni se ka ide t\u00eb dy president\u00ebve, t\u00eb cilat duhet mb\u00ebshtetur apo jo? Por opinoni i gj\u00ebr\u00eb nuk e di se cilat jan\u00eb k\u00ebto ide q\u00eb mund t\u00eb mb\u00ebshteten apo jo, dhe nuk e di qart\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo ide. A \u00ebsht\u00eb kjo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ideja p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs, apo shk\u00ebmbimin e territoreve? P\u00ebr \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala?<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem, sepse opinioni i gj\u00ebr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh p\u00ebr Brukselin, Beogradin dhe Prishtin\u00ebn. Mendoj se Brukseli do t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb hapur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e arritjes s\u00eb nj\u00eb kompromisi. Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak se n\u00eb Bruskel \u00ebsht\u00eb vendosur se nuk ka linja t\u00eb kuqe, se \u00ebsht\u00eb i mundur edhe shk\u00ebmbimi i territoreve, ndaj duhet t\u00eb luhet me letra t\u00eb hapura. Nuk mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb prej t\u00eb gjitha zgjidhjeve. Por n\u00eb rrethanat e tanishme, nuk ka zgjidhje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Gjithmon\u00eb ekzistojn\u00eb vet\u00ebm kompromise t\u00eb v\u00ebshtira, t\u00eb cilat duhet t\u00eb arrihen p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar gjendjen p\u00ebrfundimisht. Shikoni se \u00e7far\u00eb ka ndodhur dit\u00ebt e fundit dhe sa shpejt\u00eb emocionet mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb ngritjen e tensioneve. Gj\u00ebrat nuk mund t\u00eb vazhdojn\u00eb k\u00ebshtu. N\u00eb esenc\u00eb, kam menduar dhe mendoj se BE-ja nuk ka shum\u00eb koh\u00eb. T\u00eb dy pal\u00ebt duhet t\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, t\u00eb ngjash\u00ebm si Dejtoni apo Oslo, ku t\u00eb merreshin vesh p\u00ebr nj\u00eb kompromis. Nd\u00ebrsa mund\u00ebsit\u00eb ekzistuese dihen prej vitesh.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb lart kritikuat Gjermanin\u00eb p\u00ebr shkak se nuk do t\u00eb pranoj\u00eb ndryshimin e kufij\u00ebve. Si e shihni ju iniciativ\u00ebn e zonj\u00ebs Merkel dhe presidentit Macron p\u00ebr takime n\u00eb Berlin dhe Paris?\u00a0A do t\u00eb thot\u00eb kjo se pal\u00ebt po largohen nga projektet e BE apo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vazhdim\u00ebsi e tyre?<\/p>\n<p>Kam frik\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej atyre iniciativave q\u00eb kemi par\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb konstelacione t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb cilat p\u00ebr fat t\u00eb keq nuk sjellin sukses. N\u00ebse vet\u00ebm pak dit\u00eb pas konferenc\u00ebs s\u00eb Berlinit kemi nj\u00eb situat\u00eb si kjo tani n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, at\u00ebher\u00eb m\u00eb duhet t\u00eb konstatoj se takimi i Berlinit nuk ka qen\u00eb i suksessh\u00ebm. Dyshoj se n\u00eb Paris do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Si do ta zgjidhnit Ju k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pasi q\u00eb ekzistojn\u00eb ide t\u00eb ndryshme? Edhe vet e dini se idet\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbimin e territoreve apo ndryshimin e kufij\u00ebve jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme. Ka dhe njer\u00ebz q\u00eb flasin p\u00ebr incidente t\u00eb reja, luft\u00ebra t\u00eb reja\u2026<\/p>\n<p>Pa dyshim q\u00eb ka shum\u00eb rreziqe, por ato duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e negociatave dhe kompromiseve. Propozoj q\u00eb tani t\u00eb organizohet di\u00e7ka si \u2013 dialog plus.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo?<\/p>\n<p>Ata t\u00eb dy (president\u00ebt Tha\u00e7i dhe Vu\u00e7iq) nuk duhet t\u00eb takohen vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj apo dhe m\u00eb rrall\u00eb. BE duhet t\u2019i ftoj\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt p\u00ebr diskutime intensive p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, n\u00eb Bruksel apo n\u00eb ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr. Mendoj se mund t\u2019i ftoj\u00eb edhe n\u00eb Vjen\u00eb, ku pal\u00ebt n\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb intensiv negociator do t\u00eb tejkalonin dallimet dhe kontradiktat, dhe do t\u00eb gjenin zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, mbi baz\u00ebn e propozimeve q\u00eb ekzistojn\u00eb mbi tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Ju jeni duke folur n\u00eb fakt p\u00ebr nj\u00eb Dejton t\u00eb ri, por n\u00eb kornizat evropiane, apo jo?<\/p>\n<p>Apsolutisht. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zgjidhje evropiane. Nuk do t\u00eb doja q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm Uashingtoni apo Moska. Tek e fundit ky \u00ebsht\u00eb problem evropian, ndaj edhe zgjidhja duhet t\u00eb gjendet n\u00eb Evrop\u00eb. Ndaj mendoj se ky proces duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Por ju e keni t\u00eb qart\u00eb se Serbia dhe Kosova nuk duan q\u00eb vendimet t\u00eb merren pa Rusin\u00eb dhe Shtetet e Bashkaura t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dy pal\u00ebve duhet th\u00ebn\u00eb: Duam zgjidhje evropiane. N\u00eb fund t\u00eb fundit, t\u00eb dy vendet duan t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e Bashkimit Evropian. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se interesa e Evrop\u00ebs duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb. K\u00ebt\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs ka pasur nj\u00eb aksion policor, i cili ka shkaktuar reagime t\u00eb ashpra, madje edhe dhun\u00eb dhe plagosje me arm\u00eb zjarri. Keni frik\u00eb nga shkall\u00ebzimi i situat\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, m\u00eb duhet t\u00eb them se duhet t\u00eb sqarohen rrethanat se si erdhi deri te ky aksion, i cili ka qen\u00eb i tepruar. Dhe natyrisht, personat e arrestuar duhet t\u00eb nxirren para gjykatave t\u00eb rregullta. Kur dihet se \u00e7far\u00eb disponimi kemi n\u00eb terren, mendoj se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb OKB dhe BE, t\u00eb cilat jan\u00eb prezente n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb v\u00ebzhgojn\u00eb me kujdes k\u00ebt\u00eb proces, k\u00ebt\u00eb proces juridik, gjyq\u00ebsor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat v\u00ebrtet t\u00eb sqarohen deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Zoti Petrisch, Beogradi ka k\u00ebrkaur heqjen e taksave, nd\u00ebrsa Prishtina ka refuzuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Si mund t\u00eb vazhdohet dialogu n\u00eb k\u00ebto kushte?<\/p>\n<p>Jam i bindur se pal\u00ebt duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb disa kushte.<\/p>\n<p>Cilat?<\/p>\n<p>Natyrisht n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Pristhin\u00ebn dhe qeverin\u00eb atje. Ne e dim\u00eb q\u00eb q\u00ebndrimet p\u00ebr taksat jan\u00eb t\u00eb ndryshme. Por mendoj se situata \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb: Taksat duhet t\u00eb suspendohen p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb dialog i kuptimt\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb parakushti. E m\u00eb pas duhet t\u00eb flasim p\u00ebr zgjidhjet e v\u00ebrteta t\u00eb problemeve dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr masa t\u00eb ndara, t\u00eb cilat m\u00eb shum\u00eb duken si reagime t\u00eb tepruara.<\/p>\n<p>Po, por kryeministri Haradinaj ka deklaruar se me futjen e taks\u00ebs \u00ebsht\u00eb parandaluar ideja e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs apo shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve. Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar nga kjo ide, sepse ideja mund t\u00eb jet\u00eb e rrezikshme edhe p\u00ebr vendet e rajonit.<\/p>\n<p>N\u00eb negociata p\u00ebr zgjidhjen p\u00ebrfunditmare duhet t\u00eb futeni t\u00eb hapur. Duhet t\u00eb niseni nga fakti q\u00eb dialogu i Brukselit i ka p\u00ebrgatitur disa detaje, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb let\u00ebr, jo formalisht dhe se ka pasur p\u00ebrparime n\u00eb dialogun pes\u00ebvje\u00e7ar. K\u00ebto p\u00ebrparime jan\u00eb baz\u00eb p\u00ebr gjetjen e zgjidhjes p\u00ebrfundimtare. T\u00eb gjitha t\u00eb tjerat q\u00eb kan\u00eb ndodhur nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb aksione t\u00eb nj\u00ebanshme, t\u00eb cilat duhet t\u00eb t\u00ebrhiqen. Pra edhe taksta 100%.<\/p>\n<p>N\u00ebse Serbia dhe Kosova v\u00ebrtet merren vesh p\u00ebr ndryshimin e kufij\u00ebve, pse Republika Serpska duhet t\u00eb mbetet n\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se pranohet parimi i ndryshimit t\u00eb kufij\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb shteteve t\u00eb tanishme?<\/p>\n<p>K\u00ebtu mund t\u00eb citoj presidentin e Bosnje-Hercegovin\u00ebs, Zhelko Komshiq, i cili thot\u00eb se nuk ekziston kurfar\u00eb lidhje mes B-H dhe gjendjes n\u00eb Kosov\u00eb. Pse? Sepse n\u00ebse ndryshojn\u00eb kufijt\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb procesi negociatash, at\u00ebher\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rezultat i pranuar nga t\u00eb dy pal\u00ebt. Nd\u00ebrsa Dodiku n\u00eb Sarajev\u00eb nuk ka ndonj\u00eb partner me t\u00eb cilin do t\u00eb mund t\u00eb negocionte p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb k\u00ebtill\u00eb.\u00a0 Duhet aplikuar pra normat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sipas s\u00eb cilave marr\u00ebveshjet p\u00ebr ndryshimin e kufij\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm mes shteteve sovrane mund t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm me \u2013 konsensus.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, n\u00eb Bosnje nuk ka konsensus p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Dhe s\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb thuhet se Bosnja ekziston n\u00eb kufijt\u00eb e p\u00ebrcatkuar me Marr\u00ebveshjen e Dejtonit. Kjo marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka mund\u00ebsuar krijimin e Republik\u00ebs Serpska dhe \u00e7do p\u00ebrpjekje e pal\u00ebs serbe p\u00ebr ndryshimin e kufirit t\u00eb Bosnjes do t\u00eb thoshte automatikisht humbje e statusit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Republik\u00ebs Serpska. K\u00ebt\u00eb duhet pasur parasysh\u00eb, sepse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mendohet shum\u00eb pak.<\/p>\n<p>Si mendoni, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Republika Serpska t\u00eb humb\u00eb statusin e saj?<\/p>\n<p>Sepse me Marr\u00ebveshjen e Dejtonit jan\u00eb p\u00ebrcaktuar kufijt\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb pranuar nga Beogradi dhe Zagrebi. Pra dy fuqit\u00eb vendimtare jan\u00eb garanc\u00eb e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit dhe ato jan\u00eb t\u00eb obliguara t\u00eb njohin n\u00ebnshkrimet e tyre.<\/p>\n<p>Ju mendonni pra se ndryshimi i kufij\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb nuk do t\u00eb rezultonte me ndryhsimin e kufij\u00ebve n\u00eb vendet tjra t\u00eb rajonit?<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ashtu \u00ebsht\u00eb. N\u00ebse shikoni pak m\u00eb mir\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme dhe v\u00ebrtet duhet shikuar si gj\u00ebra t\u00eb ndara. P\u00ebr fat t\u00eb keq, madje edhe diplomat\u00ebt dhe politikan\u00ebt q\u00eb merren me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, shpesh harrojn\u00eb se k\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb vendosur para 25 vitesh n\u00eb Dejton. Nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja e vetme e hapur ka mbetur \u2013 kufiri mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. E p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi k\u00ebrkohen dy pal\u00eb. K\u00ebrkohen edhe garancat e Evrop\u00ebs p\u00ebr njohjen e kufirit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebr njohjen e kufij\u00ebve mes dy pal\u00ebve. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kufijt\u00eb duhet t\u2019i garantojn\u00eb dhe mb\u00ebshtesin t\u00eb gjith\u00eb \u2013 Beogradi, Zagrebi, Sarajeva, Uashingtoni, Moska dhe Brukseli.<\/p>\n<p>Por n\u00eb samitin e Belinit, p\u00ebrve\u00e7 presidentit Vu\u00e7iq dhe presidentit Tha\u00e7i, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndryshimt t\u00eb kufij\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm dhe ndarjeve. Ju megjithat\u00eb mendoni se kjo \u00ebsht\u00eb e mundur?<\/p>\n<p>Jo, jo\u2026 Un\u00eb nuk pytem fare n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kjo \u00ebsht\u00eb e par\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Mir\u00eb, por?<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris:\u00a0Un\u00eb dua t\u2019i jap p\u00ebrpar\u00ebsi zgjidhjes me t\u00eb cil\u00ebn dakordohen t\u00eb dy pal\u00ebt. Kompromisi n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e panjohur. K\u00ebtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi dy president\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb arritur dhe n\u00ebnshkruar nj\u00eb kompromis, tek i cili kan\u00eb ardhur me shum\u00eb mund, por me rrug\u00eb paq\u00ebsore. Shikuar nga aspekti historik, kufijt\u00eb kan\u00eb ndryshuar gjithmon\u00eb vet\u00ebm me mjete ushtarake.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb shembullin e Bosnje-Hercegovin\u00ebs kemi marr\u00ebveshjen e imponuar t\u00eb Dejtonit, me t\u00eb cilin nj\u00ebra pal\u00eb nuk identifikohet, as pas 25 vitesh. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Evropa, duhet t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga kjo. Ne duam nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr Kosov\u00ebn, duam nj\u00eb kompromis t\u00eb cilin e pranojn\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Wolfgang Petritsch flet p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb statusit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe raportet Kosov\u00eb-Serbis. Petritsch nuk p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimet e kufij\u00ebve \u2013 n\u00ebse pal\u00ebt jan\u00eb dakord. Deutsche Welle:\u00a0Zoti Petritsch, komisioneri i BE-s\u00eb Johannes Hahn tha se p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb vendosm\u00ebri e madhe. Por statusi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86968","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86968"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86968\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}