{"id":86975,"date":"2019-05-31T16:31:22","date_gmt":"2019-05-31T14:31:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=86975"},"modified":"2019-05-31T16:31:22","modified_gmt":"2019-05-31T14:31:22","slug":"pendarovski-si-ndal-sulmet-ndaj-thacit-e-vucic-e-patolerueshme-korrigjimi-i-kufijve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pendarovski-si-ndal-sulmet-ndaj-thacit-e-vucic-e-patolerueshme-korrigjimi-i-kufijve\/","title":{"rendered":"Pendarovski si ndal sulmet ndaj Tha\u00e7it e Vu\u00e7i\u00e7: E patolerueshme korrigjimi i kufijve"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrve\u00e7 krer\u00ebve t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi, ashp\u00ebr kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe Aleksander Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr korrigjim t\u00eb kufijve ka dal\u00eb edhe presidenti i porsazgjedhur i Maqedonis\u00eb Veriore, Stevo Pendarovski.<\/p>\n<p>Pendarovski thot\u00eb se nj\u00eb ide e till\u00eb nuk i takon mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb shekullit 21, duke e cil\u00ebsuar si t\u00eb tmerrshme. Ai thot\u00eb se nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka m\u00eb e keqe, sesa dikush t\u2019i qaset seriozisht implementimit t\u00eb nj\u00eb plani t\u00eb till\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb kufijve apo shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb lidhje me iden\u00eb e korrigjimit t\u00eb territoreve un\u00eb jam nj\u00eb nga politikan\u00ebt e rrall\u00eb n\u00eb rajon q\u00eb flas mjaft shpesh. Un\u00eb mendoj se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ide anarkike q\u00eb nuk i takon shekullit 21. Mendoj se ajo \u00ebsht\u00eb ide e shekullit 19 ose ndoshta edhe m\u00eb her\u00ebt\u2019, ka th\u00ebn\u00eb Pendarovski, shkruan Gazeta Express.<\/p>\n<p>Presidenti maqedonas thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb, duke kujtuar se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur her\u00ebn e fundit, kur fuqit\u00eb e m\u00ebdha kishin lejuar q\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbeheshin territore n\u00eb vitin 1923.<\/p>\n<p>\u2018\u00cbsht\u00eb e patolerueshme q\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr nj\u00eb ide t\u00eb tmerrshme p\u00ebr shk\u00ebmbim t\u00eb territoreve n\u00eb shekullin 21. Her\u00ebn e fundit nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ndodhur me mb\u00ebshtetjen e fuqive t\u00eb m\u00ebdha para rreth nj\u00eb shekulli, n\u00eb vitin 1923. Pyetni grek\u00ebt dhe turqit se si edhe dit\u00ebve t\u00eb sotme kan\u00eb pasoja nga shk\u00ebmbimi i territoreve. Nuk mund as t\u00eb mendoj se mund t\u00eb ndodh di\u00e7ka m\u00eb e keqe, se sa dikush t\u00eb mendoj\u00eb seriozisht t\u2019i qaset ekzekutimit t\u00eb nj\u00eb projekti t\u00eb till\u00eb\u2019, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb pastrim i territoreve, por\u00a0 potencon se duhet ruajtur multietniciteti pasi aty q\u00ebndron bukuria dhe pasuria e gjith\u00eb shteteve fqinje.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb bot\u00ebn moderne ne duhet me dialog dhe kompromis t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemet q\u00eb na tangojn\u00eb. Puna m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta pastroni territorin nga njer\u00ebzit ndryshe nga ju ose nga un\u00eb, dhe qeverisni ata territore. Por un\u00eb mendoj se\u00a0 bukuria dhe pasuria e shtetit ton\u00eb dhe e gjith\u00eb shteteve fqinje multietnike, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht tek shum\u00ebllojshm\u00ebria dhe mendoj se sa m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb ndalohet me recitimin e asaj teme, po e potencoj k\u00ebt\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Qeveri n\u00eb shtetet fqinje\u2019, ka shtuar Pendarovski.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket mund\u00ebsive p\u00ebr eskalim t\u00eb situat\u00ebs, presidenti i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, thot\u00eb q\u00eb gjasat p\u00ebr t\u00eb ndodhur di\u00e7ka e till\u00eb jan\u00eb minimale.<\/p>\n<p>\u2018Trendet p\u00ebr cenim t\u00eb siguris\u00eb jan\u00eb minimale. Situata\u00a0 po qet\u00ebsohet dhe p\u00ebrllogaritet se p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb, sepse atje nuk mund t\u00eb b\u00ebhen parashikimi afatgjate, edhe po t\u00eb k\u00ebt\u00eb tensione me karakter t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe me proporcione t\u00eb nj\u00ebjta, ata nuk do t\u00eb jen\u00eb aq t\u00eb m\u00ebdha sa t\u00eb cenojn\u00eb rrethin\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e aq m\u00eb pak shtetin ton\u00eb\u2019, ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera kreu i Maqedonis\u00eb Veriore.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr nism\u00ebs s\u00eb Tha\u00e7it \u00a0dhe Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr prekje t\u00eb kufijve kan\u00eb dal\u00eb edhe shtetet m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Evrop\u00ebs, si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.<\/p>\n<p>Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj ideje goditjen p\u00ebrfundimtare n\u00eb Samitin e Berlinit, duke e bindur k\u00ebshtu edhe presidentin francez, Emannuel Macron.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Tha\u00e7i vazhdon t\u00eb deklaroj\u00eb se ai Samit ishte nj\u00eb d\u00ebshtim, dhe se n\u00eb kryeqendr\u00ebn gjermane, as nuk ishte shuar ndonj\u00eb ide, e as nuk kishte lindur ndonj\u00eb ide e re.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrve\u00e7 krer\u00ebve t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi, ashp\u00ebr kund\u00ebr ides\u00eb s\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe Aleksander Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr korrigjim t\u00eb kufijve ka dal\u00eb edhe presidenti i porsazgjedhur i Maqedonis\u00eb Veriore, Stevo Pendarovski. Pendarovski thot\u00eb se nj\u00eb ide e till\u00eb nuk i takon mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb shekullit 21, duke e cil\u00ebsuar si t\u00eb tmerrshme. Ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":83713,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86975","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86975","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86975"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86975\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83713"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86975"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86975"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86975"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}