{"id":87013,"date":"2019-05-31T20:40:18","date_gmt":"2019-05-31T18:40:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=87013"},"modified":"2019-05-31T17:17:46","modified_gmt":"2019-05-31T15:17:46","slug":"mirepritet-vendimi-detyrues-i-uefa-s-per-shtetet-qe-nuk-e-njohin-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mirepritet-vendimi-detyrues-i-uefa-s-per-shtetet-qe-nuk-e-njohin-kosoven\/","title":{"rendered":"Mir\u00ebpritet vendimi detyrues i UEFA-s p\u00ebr shtetet q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs (FFK) ka mir\u00ebpritur vendimin e Unionit t\u00eb Federatave t\u00eb Futbollit t\u00eb Evrop\u00ebs (UEFA), i cili i detyron vendet q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn, t\u00eb luajn\u00eb kund\u00ebr skuadr\u00ebs s\u00eb saj komb\u00ebtare dhe klubeve t\u00eb saj, si nikoqir \u2013 qoft\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi apo n\u00eb terren neutral \u2013 dhe si mysafir.<\/p>\n<p>Pas mbledhjes s\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s, presidenti i k\u00ebtij unioni,\u00a0Aleksander Ceferin, njoftoi se ky komitet, ka miratuar nj\u00eb rregull t\u00eb ri lidhur me ndeshjet e Kosov\u00ebs, dhe klubeve t\u00eb saj, me shtetet q\u00eb nuk e njohin at\u00eb, dhe klubet nga k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij rregulli, t\u00eb gjitha skuadrat, nga vendet q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn, qoft\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtaresh apo klubesh, p\u00ebrve\u00e7 Serbis\u00eb\u00a0dhe Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs \u2013 t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim p\u00ebr arsye sigurie \u2013 obligohen t\u00eb luajn\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs apo klubeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Vendimi specifikon se vendet, q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn apo skuadrat e tyre, duhet q\u00eb ndeshjen si nikoqir, ta luajn\u00eb n\u00eb territorin e shtetit t\u00eb tyre apo t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ta zhvilluar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb terren neutral, por at\u00eb si mysafir duhet gjithsesi ta luajn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb miratuar nj\u00eb rregull ndeshjesh, lidhur me vendet q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn. Ky rregull obligon t\u00eb gjitha skuadrat tjera q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, ndaj kubeve dhe skuadrave komb\u00ebtare (Komb\u00ebtaren A dhe ato grupmoshave), si rezultat i shortit, qoft\u00eb n\u00eb territorin e tyre apo n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7, ato q\u00eb nuk luajn\u00eb aktualisht (Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina). Po ashtu, skuadrat e Kosov\u00ebs (klubet dhe p\u00ebrfaq\u00ebsueset) duhet t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb kund\u00ebr cil\u00ebsdo skuad\u00ebr, vendas dhe mysafir\u201d, tha presidenti Ceferin.<\/p>\n<p>\u201cPra, \u00e7do skuad\u00ebr q\u00eb vendoset t\u00eb luaj\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb ose do ta humb\u00eb ndeshjen. \u00c7do skuad\u00ebr q\u00eb nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb nikoqir i ndeshjes me Kosov\u00ebn, n\u00eb sht\u00ebpi, mund ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb terren neutral\u201d, tha presidenti Ceferin, n\u00eb konferenc\u00ebn pas mbledhjes s\u00eb Komitetit Ekzekutiv t\u00eb UEFA-s.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vendim, t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe evropiane t\u00eb futbollit, e ka mir\u00ebpritur Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs. Duke e vler\u00ebsuar si hap p\u00ebrpara, sekretari FFK-s\u00eb, Eroll Salihu, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se Federata i ka b\u00ebr\u00eb trysni UEFA-s lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ve\u00e7mas pas problemeve t\u00eb skuadr\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb grupmoshave m\u00eb t\u00eb reja, me Spanj\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKemi b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebrmes kryetarit (Agim) Ademi, para pak koh\u00ebsh kemi b\u00ebr\u00eb presion edhe me shkresa t\u00eb ndryshme lidhur me problemet q\u00eb na kan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb edhe me grupmoshat tjera, sidomos me Spanj\u00ebn dhe disa shtete, mund t\u00eb them lirisht, q\u00eb po tregohen m\u00eb armiq\u00ebsore sesa t\u00eb tjerat, pa arsye, sepse po flasim p\u00ebr sport. Kemi b\u00ebr\u00eb presion, sepse kjo po e pengon edhe UEFA-n n\u00eb zhvillimin e garave normale\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb duhet t\u00eb luhen (ndeshjet) n\u00eb shtetin am\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb Rusi apo kudo tjet\u00ebr. Por ka p\u00ebrjashtime, n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, lejohet edhe jasht\u00eb shtetit t\u00eb tyre, por ndeshja e parapar\u00eb t\u00eb luhet n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb luhet n\u00eb Kosov\u00eb, sigurisht edhe me simbole komb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb dyja shteteve\u201d, tha Salihu.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qen\u00ebt t\u00eb barabart\u00eb, brenda UEFA-s, Salihu tha se rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb, ka pasur presidenti Aleksander Ceferin, i cili, sipas tij, duke qen\u00eb nga Sllovenia, e njeh mir\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>UEFA po e kupton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qen\u00ebt t\u00eb barabart\u00eb, sepse Ceferin e njeh mir\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Ballkan. Dhe, mendoj q\u00eb jemi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb l\u00ebm\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb futbollit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sidomos me rezultatet q\u00eb kemi, jo vet\u00ebm me P\u00ebrfaq\u00ebsuesen A, por edhe grupmoshat tjera. Pra, ngadal\u00eb po hyjm\u00eb n\u00eb binar\u00ebt normal\u00eb. Por, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Kosova k\u00ebtu, t\u00eb jemi korrekt, ka edhe shtete tjera q\u00eb kan\u00eb probleme nd\u00ebrmjet vete dhe UEFA po mundohet t\u2019i zgjidh\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, shtoi sekretari i FFK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, gazetari dhe komentatori i futbollit, Arlind Sadiku, vendimin e UEFA-s, e vler\u00ebsoi si \u201clobim shum\u00eb t\u00eb madh pro pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. Edhe Sadiku beson se rol t\u00eb madh, n\u00eb k\u00ebt\u00eb, ka pasur presidenti Ceferin.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky vendim, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb &#8211; para Kampionatit Evropian 2020 &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, duke marr\u00eb parasysh at\u00eb q\u00eb kishte ndodhur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, kur Spanj\u00ebs iu hoq organizimi i Kampionatit Evropian t\u00eb futbollit, p\u00ebr grupmoshat deri n\u00eb 17 vjet, (U17), p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe simboleve t\u00eb saj, turne q\u00eb m\u00eb pas ishte zhvilluar n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cMomenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr marrjen e k\u00ebtij vendimi, nga UEFA, ka qen\u00eb para Kampionatit Evropian, pasi q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb af\u00ebr t\u00eb kualifikohet n\u00eb Kampionatin Evropian, i duhen vet\u00ebm edhe dy ndeshje t\u00eb fitoj\u00eb, p\u00ebrmes \u2018play off\u2019-it t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kombeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPastaj do t\u00eb ishte shum\u00eb problem, p\u00ebr shtetet q\u00eb nuk e kan\u00eb pranuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, pasi q\u00eb e dim\u00eb se Kampionati Evropian zhvillohet n\u00eb qytete t\u00eb 12 shteteve, dhe kat\u00ebr prej atyre shteteve nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn. Jan\u00eb, Rumania, Spanja, Rusia dhe Azerbajxhani. Pra, UEFA do t\u2019i detyroj\u00eb k\u00ebto qytete q\u00eb ta pranojn\u00eb Kosov\u00ebn dhe\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/me-gjithe-incidentet-futbolli-kosove-po-fiton-ndaj-dhunes\/29877777.html\">Kosova\u00a0<\/a><\/strong>do t\u00eb zhvilloj\u00eb ndeshje n\u00eb ato qytete, pra ky vendim m\u00eb shum\u00eb ka qen\u00eb si alarm ndaj qeverive t\u00eb atyre shteteve, sesa p\u00ebr komb\u00ebtaret dhe ekipet\u201d, theksoi Sadiku.<\/p>\n<p>Derisa marr\u00ebdh\u00ebniet e FFK-s\u00eb me UEFA-n, i vler\u00ebsoi si \u201cm\u00eb t\u00eb mirat ndonj\u00ebher\u00eb\u201d, Sadiku beson se edhe zgjedhja e spanjollit, Luis Rubiales, n\u00eb postin e z\u00ebvend\u00ebs-presidentit t\u00eb k\u00ebtij unioni, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, dhe pret q\u00eb ai \u201ct\u00eb loboj\u00eb n\u00eb vendin e tij\u201d p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kosova nuk i ka pasur pun\u00ebt m\u00eb mir\u00eb me UEFA-n sesa aktualisht. Nj\u00eb ndihmes\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe e ka b\u00ebr\u00eb presidenti Aleksander Ceferin, i cili vjen nga Sllovenia, dhe ka raporte shum\u00eb t\u00eb mira me Federat\u00ebn e Futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Ai ka qen\u00eb nj\u00eb prej lobuesve kryesor q\u00eb Kosova t\u00eb ngrihet n\u00eb nj\u00eb stad m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb futbollin evropian. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim tep\u00ebr i fuqish\u00ebm, sepse i detyron ato vende q\u00eb nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u2019i pranojn\u00eb edhe simbolet e Kosov\u00ebs, po ashtu edhe t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb kund\u00ebr Kosov\u00ebs, qoft\u00eb n\u00eb territorin e tyre apo n\u00eb nj\u00eb terren neutral\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, faktin q\u00eb skuadrat komb\u00ebtare apo klubet nga vendet q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn, duhet q\u00eb patjet\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb drejt Prishtin\u00ebs, p\u00ebr ndeshjen si mysafir \u2013 n\u00ebse nuk duan ta humbin at\u00eb me rezultat zyrtar, sekretari Salihu e vler\u00ebsoi si mund\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr lidhje t\u00eb raporteve me federatat, nga vendet jo-njoh\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cKemi pasur raste, kemi luajtur edhe me shtete q\u00eb nuk na kan\u00eb njohur. Edhe me Ukrain\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, kemi luajtur. N\u00eb momentin si e kemi pritur, e kemi ndoshta si virtyt natyral (mikpritjen), e kan\u00eb par\u00eb dhe kemi krijuar miq\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme edhe me Federat\u00ebn e Ukrain\u00ebs dhe disa federata tjera. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb momentin q\u00eb shtetet tjera vijn\u00eb k\u00ebtu e shohin situat\u00ebn, sigurisht se do t\u00eb ket\u00eb efekt pozitiv\u201d, tha sekretari Salihu.<\/p>\n<p>Aktualisht, ekipi komb\u00ebtar i Kosov\u00ebs\u00a0n\u00eb futboll, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Grupit A, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kualifikimeve p\u00ebr Kampionatin Evropian \u201c EURO 2020\u201d, ku garon me Anglin\u00eb, \u00c7ekin\u00eb, Bullgarin\u00eb dhe Malin e Zi.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kosova ka edhe nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr t\u00eb kualifikimit n\u00eb \u201cEURO 2020\u201d, at\u00eb p\u00ebrmes \u201cplay off\u201d-it t\u00eb Lig\u00ebs s\u00eb Kombeve, ku fillimisht, n\u00eb gjysm\u00ebfinale do t\u00eb p\u00ebrballet me Maqedonin\u00eb e Veriut, e n\u00eb rast fitoreje, pastaj me fituesin nga ndeshja tjet\u00ebr Gjeorgji &#8211; Bjellorusi.<\/p>\n<p>Kampionati Evropian i futbollit 2020, do t\u00eb zhvillohet n\u00eb 12 qytete t\u00eb 12 shteteve t\u00eb ndryshme evropiane, kat\u00ebr prej t\u00eb cilave (Rusia, Spanja, Rumania dhe Azerbajxhani) nuk a njohin Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb 2016, Kosova u b\u00eb an\u00ebtare, me t\u00eb drejta t\u00eb plota, e UEFA-s dhe FIFA-s.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Federata e Futbollit e Kosov\u00ebs (FFK) ka mir\u00ebpritur vendimin e Unionit t\u00eb Federatave t\u00eb Futbollit t\u00eb Evrop\u00ebs (UEFA), i cili i detyron vendet q\u00eb nuk e njohin Kosov\u00ebn, t\u00eb luajn\u00eb kund\u00ebr skuadr\u00ebs s\u00eb saj komb\u00ebtare dhe klubeve t\u00eb saj, si nikoqir \u2013 qoft\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi apo n\u00eb terren neutral \u2013 dhe si mysafir. Pas mbledhjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,192],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87013","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-sport"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87013","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87013"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87013\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87013"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87013"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87013"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}