{"id":87747,"date":"2019-06-04T15:41:28","date_gmt":"2019-06-04T13:41:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=87747"},"modified":"2019-06-04T15:41:28","modified_gmt":"2019-06-04T13:41:28","slug":"si-u-permbys-situata-e-geges-dhe-intrigat-e-largimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/si-u-permbys-situata-e-geges-dhe-intrigat-e-largimit\/","title":{"rendered":"Si u p\u00ebrmbys situata e Geg\u00ebs dhe \u201cintrigat\u201d e largimit"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb fitosh nuk mjafton, qoft\u00eb edhe pas 26 vitesh\u2026 Gega e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb as i pari dhe as i fundit. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fenomen shqiptar.<\/p>\n<p>Natyrisht, dikush mund t\u00eb kujtoj\u00eb rastin e Starov\u00ebs me Tiran\u00ebn, dikush tjet\u00ebr Gjok\u00ebn te Kuk\u00ebsi pasi fitoi titullin, apo edhe Ahmatajn k\u00ebt\u00eb sezon te Luft\u00ebtari\u2026 Por, stoli mbetet nj\u00eb terren i rr\u00ebshqitsh\u00ebm edhe n\u00eb Europ\u00eb. Ja, shikoni Zidanin q\u00eb fitoi tre Champions dhe pastaj befas u largua.<\/p>\n<p>Alegri k\u00ebt\u00eb vit e mbylli me titullin e pest\u00eb radhazi dhe Juvja e p\u00ebrcolli. Madje, \u00ebsht\u00eb duke marr\u00eb Sarrin, nj\u00eb tjet\u00ebr trajner q\u00eb e mbylli sezonin duke fituar Lig\u00ebn e Europ\u00ebs dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb duart \u00c7elsit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, diferenca me k\u00ebta t\u00eb huajt q\u00eb ikin pasi fitojn\u00eb \u00ebsht\u00eb se e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb kur ndihen t\u00eb velur ose kur kan\u00eb oferta m\u00eb t\u00eb mira. Me trajner\u00ebt shqiptar\u00eb nuk ndodh k\u00ebshtu. Hera-her\u00ebs duken si nj\u00eb mall i p\u00ebrdorur q\u00eb krijon bezdi me suksesin e tij dhe jo si aset apo investim i klubit. A \u00ebsht\u00eb i till\u00eb rasti i Sk\u00ebnder Geg\u00ebs? Kjo ha shum\u00eb diskutim\u2026<\/p>\n<p>Partizani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb klubi madh ku p\u00ebrgjith\u00ebsisht trajner\u00ebt punojn\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi dhe pothuajse t\u00eb pavarur teknikisht. Por Partizani, ashtu si t\u00eb gjitha klubet shqiptare, \u201cha koka\u201d trajner\u00ebsh. Historia e ka v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb 6-7 vitet e fundit. Lika, Starova, Duro, Dalipi, Sormani, Iuliano\u2026 Shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta justifikimi ka qen\u00eb gjithnj\u00eb \u201clegjitim\u201d se nuk fituan titullin, po Gega kampion pse iku? Ose m\u00eb sakt\u00eb iku apo i \u201cdhan\u00eb\u201d dor\u00ebheqjen? Le t\u2019i marrim gj\u00ebrat me radh\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Versioni i par\u00eb: FAMILJA<\/strong><\/p>\n<p>Askush dhe asgj\u00eb mbi familjen. N\u00ebse Sk\u00ebnder Gega vendos q\u00eb pas nj\u00eb viti t\u00eb lodhsh\u00ebm dhe historik n\u00eb karrier\u00ebn e tij t\u2019i p\u00ebrkushtohet familjes q\u00eb e ka n\u00eb SHBA, at\u00ebher\u00eb kjo mbyll \u00e7do diskutim. Ose pothuajse \u00e7do diskutim\u2026 S\u00eb pari, sepse ka nga ata q\u00eb mund t\u00eb pyesin: dreqi e mori, pse nuk u p\u00ebrgatit disi terreni gradualisht q\u00eb t\u2019u kursehej kjo \u201cbomb\u00eb\u201d tifoz\u00ebve t\u00eb kuq? Si mund t\u00eb b\u00ebhej? Po ja, si rasti i Jup Hejnkesit ndoshta.<\/p>\n<p>\u201cXhaja\u201d i Bajernit e pati njoftuar largimin e tij shum\u00eb koh\u00eb para se sezoni t\u00eb p\u00ebrfundonte dy vite m\u00eb par\u00eb. Partizani, kishte luksin ta b\u00ebnte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb pak jav\u00eb nga fundi i kampionatit, duke qen\u00eb se titullin e kishte n\u00eb xhep. S\u00eb dyti, q\u00eblloi q\u00eb Gega u pyet n\u00eb TV pik\u00ebrisht dit\u00ebn q\u00eb siguroi titullin matematikisht dhe p\u00ebrgjigjja ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb qartat q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti: \u201cUn\u00eb kam kontrat\u00eb me Partizanin dhe do ta respektoj at\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ja, pra, kjo \u00ebsht\u00eb pjesa q\u00eb i b\u00ebn \u201cl\u00ebmsh\u201d t\u00eb gjith\u00eb\u2026 Nga nj\u00ebra an\u00eb trajneri thot\u00eb se u largua p\u00ebr motive personale (familjare) dhe nga ana tjet\u00ebr 10 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb deklaroi se do respektonte kontrat\u00ebn. \u00c7far\u00eb ndodhi q\u00eb brenda kaq pak dit\u00ebsh Gega t\u2019i jap\u00eb duart Partizanit\u2026? S\u00eb treti, ka edhe disa sinjale q\u00eb duhen lexuar me kujdes nga ata q\u00eb jetojn\u00eb me klubin dhe e njohin atmosfer\u00ebn aty. Ja, p\u00ebr shembull, shikoni reagimin e Trashit. N\u00eb dukje nj\u00eb batut\u00eb pa zarar, por n\u00eb situat\u00ebn e krijuar s\u00eb fundmi b\u00ebhet kuptimplot\u00eb. \u201cDil m\u00eb shpesh nga lokali i presidentit (Demi)\u201d, ishte fraza e l\u00ebshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb naive nga nj\u00eb prej lojtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb spikatur. Pse vall\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Versioni i dyt\u00eb: P\u00cbRPLASJET<\/strong><\/p>\n<p>Duhet ta themi se debati dhe p\u00ebrplasjet nuk mungojn\u00eb kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb klub futbolli, qoft\u00eb edhe kur flasim p\u00ebr m\u00eb t\u00eb organizuarit apo m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Fundja, edhe n\u00eb nj\u00eb familje ka debate. Partizani i k\u00ebtij sezoni ka qen\u00eb i aft\u00eb t\u2019i menaxhoj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb situatat, por f\u00ebrkime ka pasur. Qartazi, madje\u2026<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr ilustrim, u krijua nj\u00eb klim\u00eb disi e tensionuar n\u00eb janar, kur ziente merkato dim\u00ebrore. Ish-drejtues t\u00eb Partizanit k\u00ebrkuan t\u00eb afronin lojtar\u00eb dhe has\u00ebn n\u00eb bllokad\u00ebn e Geg\u00ebs, aq sa ky i fundit m\u00ebsohet t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb presion hapur: \u201cUn\u00eb ose ata n\u00ebse sjellin lojtar\u00eb pa miratimin tim\u201d.<\/p>\n<p>Drejtori Olsi Rama i pati b\u00ebr\u00eb mir\u00eb llogarit\u00eb dhe i la dor\u00eb t\u00eb lir\u00eb trajnerit. Por, a ka pasur p\u00ebrplasje t\u00eb tjera deri n\u00eb fund dhe a jan\u00eb ato motivi kryesor se p\u00ebrse Gega u largua? Ka nga ata q\u00eb e mendojn\u00eb k\u00ebshtu. Ndoshta nuk kan\u00eb qen\u00eb mir\u00ebfilli p\u00ebrplasje ato me drejtorin Rama, por Gega hera-her\u00ebs ka pasur k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr skuadr\u00ebn e s\u00eb ardhmes. Natyrisht, as kjo nuk \u201cvulos\u201d faktin q\u00eb trajneri ka ikur nga Partizani, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjeve p\u00ebr merkaton me drejtorin Rama, por as e p\u00ebrjashton si mund\u00ebsi.<\/p>\n<p>Gazeta \u201cPanorama Sport\u201d n\u00eb fakt ka tentuar t\u00eb bisedoj\u00eb me t\u00eb dy dhe p\u00ebr interes t\u00eb publikut t\u2019ua b\u00ebj\u00eb si pyetje k\u00ebt\u00eb, por si Rama, ashtu edhe Gega, nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb prononcohen. Natyrisht, kur nj\u00eb trajner q\u00eb fiton titullin pas 26 vitesh largohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, prodhon teori \u201ckonspirative\u201d nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet. Disa syresh, madje, shkojn\u00eb deri aty sa t\u00eb b\u00ebjn\u00eb paralelizma me rastin e De Biazit, ku plasi xhelozia n\u00ebse e kishte kualifikuar ai Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb \u201cEuro 2016\u201d apo Duka. Por, zor se besohet q\u00eb Gega t\u00eb ket\u00eb ikur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje xhelozie, n\u00ebse e kishte ai apo jo merit\u00ebn p\u00ebr Partizanin kampion.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb fitosh nuk mjafton, qoft\u00eb edhe pas 26 vitesh\u2026 Gega e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb as i pari dhe as i fundit. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fenomen shqiptar. Natyrisht, dikush mund t\u00eb kujtoj\u00eb rastin e Starov\u00ebs me Tiran\u00ebn, dikush tjet\u00ebr Gjok\u00ebn te Kuk\u00ebsi pasi fitoi titullin, apo edhe Ahmatajn k\u00ebt\u00eb sezon te Luft\u00ebtari\u2026 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":85771,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87747","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87747"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87747\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85771"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}