{"id":87884,"date":"2019-06-04T18:06:19","date_gmt":"2019-06-04T16:06:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=87884"},"modified":"2019-06-04T18:06:19","modified_gmt":"2019-06-04T16:06:19","slug":"liberal-fascism-i-qeverise-se-nje-fondacioni-soros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/liberal-fascism-i-qeverise-se-nje-fondacioni-soros\/","title":{"rendered":"&#8220;Liberal Fascism&#8221; i qeveris\u00eb s\u00eb nj\u00eb fondacioni (soros)"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PDIU-s\u00eb, Shp\u00ebtim Idrizi tha sot p\u00ebr Top-Channel se kriza n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thell\u00eb dhe se qeveria duhet t\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb me koh\u00eb. \u201cQeveria nuk \u00ebsht\u00eb numra si\u00e7 pandeh Kryeministri\u201d, tha Idrizi p\u00ebr Top Channel.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi gjith\u00eb rastet e korrupsionit n\u00eb vend dhe faktin se nuk kemi dy gjykatat kryesore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me protestat ai tha se \u201czem\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh sepse kjo kriz\u00eb nuk ka ardhur nga hi\u00e7i. Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb institucionale, pas 30 vjet\u00ebsh kemi nj\u00eb sistem autokratik. N\u00ebse dikush m\u00eb 30 qershor mendon se do shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje vetem, mund t\u00eb them se jemi vetmi vend demokratik q\u00eb b\u00ebn zgjedhje autokratike. Demokracia \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik nga autokracia, korrupsioni dhe vaf\u00ebria\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria s\u2019ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoshme, nd\u00ebrsa n\u00eb Austri, Kancelari i kishte numrat por shkoi n\u00eb zgjedhje pas nj\u00eb skandali. Nd\u00ebrsa kryeministri yn\u00eb thot\u00eb i kam numrat. P\u00ebr t\u00eb vendosur demokracin\u00eb n\u00eb vend, duhen zgjedhjet e parakohshme\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i pyetur p\u00ebr deklarat\u00ebn e Bash\u00ebs se tashm\u00eb po mbarojn\u00eb fjal\u00ebt dhe do flas\u00eb sovrani, Idrizi u shpreh se \u201copozita duhet t\u00eb mobilizoj\u00eb dhe t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb revolt\u00eb njer\u00ebzish, q\u00eb fillon nga prekja e sht\u00ebpis\u00eb, rrogat, pensionet, dritat, ujin dhe t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. K\u00ebtu e ka zoti Basha, at\u00eb q\u00eb thot\u00eb, se \u2018tani \u00ebsht\u00eb radha e sovranit\u2019. N\u00eb fakt sovrani ka qen\u00eb n\u00eb protest\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb paq\u00ebsore, por vet\u00ebm Sandri i gazit sheh njer\u00ebz t\u00eb l\u00ebnduar n\u00eb protesta, dhe q\u00eb mbyt me gaz qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi\u201d, argumenton Shp\u00ebtim Idrizi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Pse \u00ebsht\u00eb demokratike djegia e mandateve dhe kontrata me Presidentin q\u00eb propozon Plasari (INTERVISTA)<\/strong><\/p>\n<p>Studiuesi Aurel Plasari nd\u00ebrsa komentonte situat\u00ebn politike n\u00eb vend n\u00eb emisionin \u201cA Show\u201d t\u00eb Adi Krast\u00ebs, e konsideroi veprimin e opozit\u00ebs p\u00ebr djegien e mandate si nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Plasari kujton k\u00ebtu munges\u00ebn e nj\u00eb gjykate Kushtetuese, Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe sipas tij veprimi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb rrethana demokratike, duke mos qen\u00eb nj\u00eb veprim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm e q\u00eb nuk ka ndodhur m\u00eb par\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb komentuar.<\/p>\n<p>Ideja e Plasarit \u00ebsht\u00eb q\u00eb kur merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb qeveris\u00ebsh duhet t\u00eb marr\u00ebsh parasysh t\u00eb dy gjysmat e elektoratit, nj\u00ebr\u00ebn prej t\u00eb cilave e p\u00ebrfaq\u00ebson opozita. Sipas tij, kryeministri Rama nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201cPatjet\u00ebr, un\u00eb e gjykoj se opozita ka marr\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb merret vet\u00ebm n\u00eb rrethana demokratike, n\u00eb mbrojtje t\u00eb demokracis\u00eb. I l\u00ebm\u00eb ato figurat me djegie. Ka refuzuar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Parlament, i cili sipas opozit\u00ebs ishte degraduar, funksiononte n\u00eb nj\u00eb vend pa Gjykat\u00eb Kushtetuese, pra pa Kushtetut\u00eb, n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme pa Kushtetut\u00eb, pa Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb dhe me shum\u00eb handikape t\u00eb tjera.\u00a0 Me nj\u00eb Parlament arrogant, me nj\u00eb kryeminist\u00ebr arrogant i cili vazhdimisht thot\u00eb \u201ckam votat, kam votat\u201d dhe kujton se votat ai i ka vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn. Dhe harron q\u00eb opozita ka nj\u00eb elektorat. \u201c<\/em>, jan\u00eb fjal\u00ebt e Plasarit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs me Krast\u00ebn, Plasari hodhi iden\u00eb e tij p\u00ebr nj\u00eb ndryshim n\u00eb mandatin 4-vje\u00e7ar. Ai thot\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur mosmbajtjen e premtimeve, do ishte m\u00eb mir\u00eb n\u00ebnshkrimi i nj\u00eb kontrate te Presidenti i Republik\u00ebs. N\u00ebse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shkelje kontrate, mandati p\u00ebrfundon dhe s\u2019ka pse t\u00eb presim 4 vite t\u00eb tjera p\u00ebr largimin e nj\u00eb keqqeverisjeje.<\/p>\n<p><em>\u201cUn\u00eb mendoj se ajo e kat\u00ebr vjet\u00ebve duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb me ndryshimin e legjislacionit t\u00eb zgjedhjeve, duke k\u00ebrkuar q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb justifikohet me propagand\u00ebn, p\u00ebr premtimet elektorale t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e t\u00eb shkruhet diku. T\u00eb n\u00ebnshkruhet aty ku merren portofolet, te Presidenti i Republik\u00ebs dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb instanc\u00eb garancie q\u00eb t\u2019i thot\u00eb: \u201cZot\u00ebri u b\u00ebre dy vjet, ke th\u00ebn\u00eb do b\u00ebj k\u00ebt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit, nuk e ke b\u00ebr\u00eb. Ke shkelur k\u00ebt\u00eb, ke shkelur at\u00eb\u2026 Ke b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk futen fare n\u00eb programin t\u00ebnd. Ke nd\u00ebrhyr\u00eb t\u00eb shemb\u00ebsh nj\u00eb stadium q\u00eb nuk hyn fare n\u00eb programin t\u00ebnd. Ke nd\u00ebrhyr\u00eb t\u00eb prish\u00ebsh nd\u00ebrtesat historike q\u00eb nuk futen fare n\u00eb programin t\u00ebnd\u2026\u201d \u201c<\/em>, tha studiuesi.<\/p>\n<p>Plasari e quajti marrjen e votave pa mbajtur premtimet, si vjedhjen m\u00eb spektakolare t\u00eb tyre. Sipas tij kjo \u00ebsht\u00eb katastof\u00eb.<\/p>\n<p><strong>INTERVISTA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Krasta: Dua t\u00eb t\u00eb pyes, mendon q\u00eb profesor Gjinushit, n\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebnv\u00ebshtrim, n\u00eb ndonj\u00eb sens, i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb qaf\u00eb me gjith\u00eb at\u00eb diskutim t\u00eb madh q\u00eb u b\u00eb n\u00eb raport me pozicionin e tij t\u00eb Akademis\u00eb ose jo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Para nja dy vjet\u00ebsh kam shkruar di\u00e7ka me humor bolesk akademik, p\u00ebr historit\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb modelit t\u00eb akademive, Akademia Franceze ish-mbret\u00ebrore, pastaj t\u00eb Republik\u00ebs edhe synimi ka qen\u00eb p\u00ebr ta relativizuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb nuk mund t\u00eb trajtohet \u00e7\u00ebshtja e nj\u00eb Akademie si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb ekstrem, n\u00eb skaj. Sikurse jan\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjet e \u00e7mimeve komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb shpesh keqkuptohen q\u00eb \u2018po u dha ky \u00e7mim, po nuk u dha \u00ebsht\u00eb katastrof\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Franca ka k\u00ebto zyrtaret q\u00eb njihen, jo privatet q\u00eb jan\u00eb 28 Akademi. Prandaj mendoj q\u00eb duhen marr\u00eb me\u00a0 qet\u00ebsi dhe me relativitet. Ajo akademi sigurisht ka patur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u reformuar dhe ka nevoj\u00eb ende patjet\u00ebr. Reformimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb fillon, kryhet edhe mbyllet.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Por n\u00eb k\u00ebto zhvillime, sa decentralizuese, sa globalizuese? Ju keni mendimin se Shqip\u00ebris\u00eb i duhet kjo Akademi.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Un\u00eb po shprehem me kujdesin e nj\u00eb njeriu q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i asaj Akademie dhe nuk ka k\u00ebrkuar t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar\u00a0 i saj. Un\u00eb nuk kam k\u00ebrkuar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb jem an\u00ebtar i asaj akademie, k\u00ebshtu q\u00eb \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr ta rinovuar u p\u00ebrket dhe u takon atyre q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar dhe jan\u00eb integruar n\u00eb at\u00eb Akademi.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nuk jan\u00eb integruar p\u00ebr privilegje, por jan\u00eb integruar p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar u takon atyre. \u00cbsht\u00eb situat\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon kujdes p\u00ebr t\u2019u shprehur, t\u00eb pakt\u00ebn nga ana ime nuk mund t\u00eb jap m\u00ebsime sepse nuk m\u00eb kan\u00eb pyetur. As un\u00eb nuk kam k\u00ebrkuar t\u00eb jem pjes\u00eb e asaj Akademie, t\u00eb pakt\u00ebn deri m\u00eb sot. Nes\u00ebr, pasnes\u00ebr nuk dihet. Por kam patur marr\u00ebdh\u00ebnie korrekte me akademin\u00eb, n\u00eb veprimtarit\u00eb shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb promovime botimesh, n\u00eb nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb nj\u00eb konkursi nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb m\u00eb kan\u00eb nderuar.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Ju e mb\u00ebshtesni ekzistenc\u00ebn e saj n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Kjo \u00ebsht\u00eb si nja dy analist\u00eb q\u00eb keni ju t\u00eb krimeve, q\u00eb thon\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ikur ata n\u00eb drejtim t\u00eb paditur, mund t\u00eb ken\u00eb ikur dhe nga veriu dhe nga jugu dhe nga e majta dhe nga e djathta.<\/p>\n<p>Strukturat akademike jan\u00eb t\u00eb nevojshme n\u00eb nj\u00eb vend. T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb strukturat akademike varen nga shteti, jo m\u00eb kot e kujtova francezin q\u00eb ka themeluar Charles, ministri a kryeministri m\u00eb duket i mbretit Luigi XIV, besoj. Se nga k\u00ebta kritik\u00ebt q\u00eb hapin librat tani dhe thon\u00eb ja ky tipi, i tha filan sulltani, a thua se un\u00eb kam hapur k\u00ebtu enciklopedin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb ky sulltan \u00ebsht\u00eb ai. Dhe hapin librat\u00a0<em>(qesh)<\/em>. Por mbaj mend q\u00eb \u00ebsht\u00eb viti 1635.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebto akademi q\u00eb varen nga autoriteti i lart\u00eb do ta vuajn\u00eb k\u00ebt\u00eb karakteristik\u00eb, n\u00eb kuptimin e pavar\u00ebsis\u00eb. Pavar\u00ebsia absolute \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur. Mund t\u00eb arrihet autonomia. Ne edhe p\u00ebr sistemin universitar flasim p\u00ebr autonomi universitare. Po t\u00eb kujtojm\u00eb lindjen e modelit t\u00eb akademis\u00eb un\u00eb kam cituar nj\u00eb fjalim t\u00eb par\u00eb q\u00eb mbajti mbreti Luigi. U tha: Q\u00eb ta kuptoni ju akademik\u00eb se sa ju vler\u00ebsoj un\u00eb, mjafton t\u00eb mendoni q\u00eb un\u00eb ju kam besuar juve \u00e7\u00ebshtjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ekziston, jet\u00ebshkrimin e jet\u00ebs sime. Sigurisht koh\u00ebt kan\u00eb kaluar, mbret\u00ebrit\u00eb, republikat, demokracit\u00eb, etj, por ky m\u00ebkati fillestar shqet\u00ebson vazhdimisht.<\/p>\n<p>Dhe s\u2019kan\u00eb pse t\u00eb mbarojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga ky m\u00ebkat fillestar sikurse n\u00eb koh\u00ebn e Luigit simetrike \u00ebsht\u00eb koha e Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb ajo akademi \u00ebsht\u00eb themeluar me nj\u00eb vendim politik, t\u00eb Komitetit Qendror. Listat i ka b\u00ebr\u00eb Komiteti Qendror. Sigurisht jan\u00eb disa emra aty q\u00eb patjet\u00ebr jan\u00eb emra autoritar\u00eb, nuk mund t\u00eb vihen n\u00eb diskutim. Jan\u00eb disa emra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr arsye politike. E them p\u00ebr ato listat e para, po t\u2019i gjykojm\u00eb ato.<\/p>\n<p>Tani \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se ai brezi i vjet\u00ebr q\u00eb del dhe n\u00eb pension \u00e7far\u00eb promovon? Sepse \u00ebsht\u00eb rreziku i ameb\u00ebs q\u00eb promovon njer\u00ebz si vetvetja, t\u00eb rinj si vetvetja. N\u00eb qoft\u00eb se flasim p\u00ebr rinovimin e elitave, elitat jan\u00eb seleksion. N\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb seleksion politik. N\u00eb shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb seleksion social. Seleksion shkencor, kulturor. Por n\u00eb qoft\u00eb se ne kemi trash\u00ebguar nj\u00eb elit\u00eb t\u00eb em\u00ebruar nga Komiteti Qendror i nj\u00eb partie, pra nj\u00eb elit\u00eb pjes\u00eb e nomeklatur\u00ebs, \u00e7far\u00eb do t\u00eb riprodhoj\u00eb ajo, \u00e7far\u00eb do t\u00eb promovoj\u00eb? Pinjoll\u00eb t\u00eb llojit ose t\u00eb modelit t\u00eb vet. Ky \u00ebsht\u00eb rreziku.<\/p>\n<p>Por mendoj se i bie tashm\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 30 vjet, mbas 50 vjet\u00ebsh ndoshta do t\u00eb jet\u00eb stabilizuar kjo. Nuk e them me humor, as me ciniz\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Kjart\u00eb, vet\u00ebm se ting\u00ebllon nj\u00eb periudh\u00eb v\u00ebrtet e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019u kthjelluar uj\u00ebrat.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: M\u00eb kujtohet ajo situata q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshkruar n\u00eb librin e Petro Markos. Nuk e di kush e tregon, e bija apo ai vet\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pas xhamit dhe n\u00eb \u201990-\u00ebn b\u00ebrtasin ata q\u00eb protestojn\u00eb \u201cPetro Marko, Hasta La Vista\u201d. I shkojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe ai i s\u00ebmur\u00eb, i mb\u00ebshtetur te xhami thot\u00eb: Por, por q\u00eb t\u00eb pastrohet gjith\u00eb kjo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb 50 vjet. Pra do duhet ende koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Jemi ne n\u00eb kriz\u00eb, n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb komplekse politike t\u00eb vendimmarrjes, demokracis\u00eb? Mund t\u00eb quhet kjo p\u00ebr ty nj\u00eb kriz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Jemi n\u00eb nj\u00eb varg atentatesh shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr ta shlyer demokracin\u00eb dhe p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me metoda dhe operacione q\u00eb mund t\u00eb quhen neofashiste.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Un\u00eb e thash\u00eb dhe kur e filluam intervist\u00ebn dhe jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb do t\u00eb ta b\u00ebj ty k\u00ebt\u00eb pyetje. Kam n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb kureshti personale t\u00eb p\u00ebrballshme. Kryeministri ka folur her\u00eb pas here p\u00ebr at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Me \u00e7far\u00eb e p\u00ebrball ai? Ose kujt i jep n\u00eb nj\u00eb kuptim nj\u00eb far\u00eb llogarie p\u00ebr vendimmarrjen e tij dhe p\u00ebr sjelljen e tij dhe ka th\u00ebn\u00eb: Un\u00eb e kam betej\u00ebn me historin\u00eb. Sipas mendimit t\u00ebnd si studiues, k\u00ebt\u00eb burr\u00eb 55-vje\u00e7ar, q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kryetar bashkie dhe pastaj 6 vjet, dhe nuk e di se sa do shkoj\u00eb dhe si, si do t\u2019i qaset historia?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb histori, k\u00ebt\u00eb s\u2019mund ta mohoj. Por profesionalisht mund t\u00eb thuhet se ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ngjarje historike. Por vet\u00ebkuptohet q\u00eb p\u00ebr t\u2019u futur \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb futesh n\u00eb histori. Mendoj se \u00ebsht\u00eb nxituar kur e ka th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb se n\u00eb histori futen dhe kriminel\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, gangster\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Nuk ka ndonj\u00eb parim q\u00eb n\u00eb histori futen burrat e mir\u00eb.\u00a0Madje gjith\u00eb enormitetet njer\u00ebzore futen n\u00eb histori, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb t\u00eb futesh n\u00eb histori si burr\u00eb i mir\u00eb e i nderuar q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb portretin dhe t\u00eb \u00e7ojn\u00eb lule, jo si burr\u00eb q\u00eb i pshurrin varrin si para disa koh\u00ebsh nj\u00eb diktatori, si burr\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundon me kok\u00ebposht\u00eb.<\/p>\n<p>Pra ka shum\u00eb m\u00ebnyra si futesh n\u00eb histori, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb llogarit si do t\u00eb futet. K\u00ebt\u00eb ne nuk mund ta themi se ende \u00ebsht\u00eb realitet kur personi dhe personaliteti i tij, por nuk \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar ende n\u00eb ngjarje historike.<\/p>\n<p>Ka kujdes nga njer\u00ebzit q\u00eb e njohin historin\u00eb kur thon\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb ngjarje historike apo johistorike. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ngjarje historike tashm\u00eb \u201990-ta, apo jo. Tani mund t\u00eb shkruhet lib\u00ebr qet\u00ebsisht p\u00ebr ta, ekziston problemi q\u00eb ka ende njer\u00ebz t\u00eb gjall\u00eb q\u00eb mund t\u2019u p\u00eblqej\u00eb mund t\u00eb mos u p\u00eblqej\u00eb. Por historia nuk pyet, shkrimi i historis\u00eb nuk pyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Por distancimi \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm. Nuk mohohet fakti q\u00eb ai n\u00eb histori e ka futur veten. Nuk e ka futur kush me zor. Madje me k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb e ka patur me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb si do mbetet aty.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muaj shum\u00eb interesant n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb element\u00ebt e skakier\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu: maxhoranca pretendon se ajo nuk ka argumentet e duhura, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7, nj\u00eb situat\u00eb krize e k\u00ebshtu me radh\u00eb, nd\u00ebrsa opozita ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjest t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb djegia e mandateve dhe disa protesta me episode, q\u00eb p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje shum\u00eb e madhe organizative. Si e lexon ti or\u00eb pas ore, k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb? Ka ngjallur tek ti nj\u00eb kuriozitet p\u00ebr ta analizuar.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Patjet\u00ebr, un\u00eb e gjykoj se opozita ka marr\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb merret vet\u00ebm n\u00eb rrethana demokratike, n\u00eb mbrojtje t\u00eb demokracis\u00eb. I l\u00ebm\u00eb ato figurat me djegie. Ka refuzuar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Parlament, i cili sipas opozit\u00ebs ishte degraduar, funksiononte n\u00eb nj\u00eb vend pa Gjykat\u00eb Kushtetuese, pra pa Kushtetut\u00eb, n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme pa Kushtetut\u00eb, pa Gjykat\u00eb t\u00eb Lart\u00eb dhe me shum\u00eb handikape t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb Parlament arrogant, me nj\u00eb kryeminist\u00ebr arrogant i cili vazhdimisht thot\u00eb \u201ckam votat, kam votat\u201d dhe kujton se votat ai i ka vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn. Dhe harron q\u00eb opozita ka nj\u00eb elektorat. Opozita nuk jan\u00eb vet\u00ebm ata 10-15 q\u00eb marrin n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb k\u00ebta.<\/p>\n<p>Opozita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb elektorat q\u00eb i ka votuar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjys\u00ebm. Tani kjo gjys\u00ebm \u00ebsht\u00eb plus pak, minus pak, kjo nuk ka asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. dikush q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb duhet t\u00eb llogaris\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebto dy gjysmat. Madje po qe e vog\u00ebl ajo gjysma tjet\u00ebr duhet t\u00eb kesh edhe m\u00eb shum\u00eb kujdes ndaj gjysm\u00ebs m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ne kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb njeri q\u00eb nuk e kupton, nuk i ka kuptuar ndonj\u00ebher\u00eb k\u00ebto parime demokratike. Dikush do ia ket\u00eb m\u00ebsuar at\u00ebhere kur lypte, lypte vota dhe thosht\u00eb: \u201cMinist\u00ebr do t\u00eb thot\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor, kryeminist\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtor\u201d. Befas kur mori votat u harrua sh\u00ebrb\u00ebtorll\u00ebku, arroganti, Zoti dhe Sulltani. Kjo \u00ebsht\u00eb diferenca.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebto rrethana opozita ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb veprim n\u00eb mbrojtje t\u00eb demokracis\u00eb dhe n\u00eb rrethana demokratike. Kurr\u00eb kryeministri nuk e ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb veprim demokratik. As t\u00eb huajt q\u00eb kan\u00eb lexuar tekstet e fashizmit dhe t\u00eb neofashizmit dhe e din\u00eb se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet gjysma nga Parlamenti. Gjysma e vog\u00ebl.\u00a0 Dhe i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb fare se jan\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb \u201924 dhe kan\u00eb vajtur n\u00eb Vlor\u00eb gjysma tjet\u00ebr dhe kan\u00eb vazhduar punimet. Dhe \u00e7uan n\u00eb at\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb \u201924-\u00ebs, dhe n\u00eb gjith\u00eb at\u00eb histori pastaj me nuanca dhe tragjike dhe komike, ku ata q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb \u201924-\u00ebn organizuan gjyqin special dhe d\u00ebnuan me vdekje Ahmet Zogun, pastaj erdhi Ahmet Zogu me forcat q\u00eb dihet si erdhi dhe d\u00ebnoi me vdekje Fan Nolin dhe t\u00eb tjer\u00ebt dhe si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb dy vdiq\u00ebn n\u00eb krevat. Secili n\u00eb krevatin e vet.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebto nuk jan\u00eb ngjarje q\u00eb nuk i ka par\u00eb bota dhe nuk jan\u00eb d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p><strong>Krasta: T\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb k\u00ebtu, sipas mendimit t\u00ebnd opozita n\u00eb Shqip\u00ebri, me djegien e mandateve ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb veprim demokratik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Me refuzimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb Parlament q\u00eb ajo e ka quajtur ilegjitim me gjith\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ka renditur. Ky \u00ebsht\u00eb vendim i opozit\u00ebs. \u00cbsht\u00eb vendim demokratik p\u00ebr mbrojtjen e parimeve demokratike.<\/p>\n<p>E dyta: Arrogant\u00ebt q\u00eb qeverisin harrojn\u00eb se k\u00ebta deputet\u00eb nuk jan\u00eb ish-deputet\u00eb, k\u00ebta jan\u00eb deputet\u00eb se i kan\u00eb votat. K\u00ebta kan\u00eb hequr dor\u00eb nga ushtrimi i detyr\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00ebsit t\u00eb ligjit n\u00eb nj\u00eb Parlament t\u00eb till\u00eb t\u00eb deformuar. Por votat nuk ia ka hequr njeri. E kam shkruar nj\u00eb her\u00eb, e kam shkruar dy her\u00eb dhe k\u00ebta vazhdojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb ish-deputet\u00ebt. Si ish-deputet\u00ebt? Ata jan\u00eb deputet\u00eb! Edhe n\u00ebse vritet ndonj\u00ebri prej tyre, ai vdes si deputet se i ka votat, nuk ia ka hequr elektorati ende. Dhe nuk i ka hequr dhe t\u2019ja jap\u00eb k\u00ebtij tjetrit.<\/p>\n<p>Meq\u00eb jan\u00eb socialist\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga socialist\u00ebt, ai himni q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb atij francezit: \u201cN\u00eb varrim dhe lart nga 100 mij\u00eb vet\u00eb p\u00ebr n\u00eb varrez\u00eb u shoq\u00ebruan, o kandidat, o deputet i atyre q\u00eb u pushkatuan\u201d.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb, edhe kur u pushkatuan ata, nuk ishin b\u00ebr\u00eb votime t\u00eb reja q\u00eb t\u00eb pushkatuarit t\u2019ua hiqnin vot\u00ebn. Pra, dhe t\u00eb dal\u00eb t\u2019i pushkatoj\u00eb ky t\u00eb gjith\u00eb ata votuesit e opozit\u00ebs, kjo nuk i \u00e7b\u00ebn ata si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb atij elektorati.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb hequr dor\u00eb nga ushtrimi i detyr\u00ebs n\u00eb Parlament, n\u00eb nj\u00eb Parlament q\u00eb e kan\u00eb quajtur me argumentet e tyre, t\u00eb inkriminuar.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Ne po i afrohemi dat\u00ebs 30 dhe ka nj\u00eb dinamik\u00eb. Po ta shoh\u00ebsh me v\u00ebmendje, kryeministri n\u00eb stacione t\u00eb ndryshme televizive, por dhe n\u00eb takimet me elektroratin e\u00a0 vet po thot\u00eb: \u201cDo t\u00eb ndodh\u00eb, do i fitojm\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb. Nuk t\u00ebrhiqem.\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrkoh\u00eb po ta shoh\u00ebsh me v\u00ebmendje, edhe Basha e ka militarizuar t\u00eb folur\u00ebn por edhe njer\u00ebzit q\u00eb dalin n\u00eb shesh, druri q\u00eb han\u00eb e druri q\u00eb japin, nervozizmi q\u00eb kan\u00eb, tregon q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bindur p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Pa pretenduar se do shohim filxhanin, sipas informacioneve q\u00eb ti ke, ka nj\u00eb shqet\u00ebsim sot se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje civile, sipas asaj q\u00eb ti mendon, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 30?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Un\u00eb mendoj q\u00eb kryesh\u00ebrb\u00ebrori mund t\u00eb shkoj\u00eb drejt asaj aventure sepse aventurat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb japin nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Sidomos atij q\u00eb mendon historin\u00eb. T\u00eb futem n\u00eb histori si ai q\u00eb b\u00ebra nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje pa opozit\u00ebn. Ja me k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnohet, apo jo?<\/p>\n<p>Dhe do thuash ti ose k\u00ebta q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb: Po qeverisja? \u201cPo \u00e7far\u00eb qeverisje\u201d- thot\u00eb. \u201cT\u00eb hyj n\u00eb histori q\u00eb e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb, por si p\u00ebrfundoj nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi.\u201d Pra ka shum\u00eb gjas\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhet. Kjo e thellon procesin e konfliktit politik sepse deri ku mund t\u00eb shkoj\u00eb ky thellim, r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb kjo dikur do zgjidhet. Kjo \u00e7\u00ebshtje dikur do mbaroj\u00eb.<\/p>\n<p>E d\u00ebgjova dhe mikun tim q\u00eb fliste m\u00eb p\u00ebrpara. Un\u00eb mendoj se ajo e kat\u00ebr vjet\u00ebve duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb me ndryshimin e legjislacionit t\u00eb zgjedhjeve, t\u00eb proceseve, duke k\u00ebrkuar q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb premtohet n\u00eb propagand\u00ebn, premtimet elektorale, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e t\u00eb shkruhet diku. Kjo kontrat\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet diku. T\u00eb n\u00ebnshkruhet aty ku merren portofolet, te Presidenti i Republik\u00ebs dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb instanc\u00eb garancie q\u00eb ti thot\u00eb: \u201cZot\u00ebri u b\u00ebre dy vjet, ke th\u00ebn\u00eb do b\u00ebj k\u00ebt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit, nuk e ke b\u00ebr\u00eb. Ke shkelur k\u00ebt\u00eb, ke shkelur at\u00eb\u2026 Ke b\u00ebr\u00eb gj\u00ebra q\u00eb nuk futen fare n\u00eb programin t\u00ebnd. Ke nd\u00ebrhyr\u00eb t\u00eb shemb\u00ebsh nj\u00eb stadium q\u00eb nuk hyn fare n\u00eb programin t\u00ebnd. Ke nd\u00ebrhyr\u00eb t\u00eb prish\u00ebsh nd\u00ebrtesat historike q\u00eb nuk futen fare n\u00eb programin t\u00ebnd\u2026\u201d<\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb q\u00eb justifikohet me propagand\u00eb elektorale por q\u00eb jan\u00eb premtime t\u00eb cilave qytetari u jep vot\u00ebn, duhet t\u00eb jet\u00eb e sanksionuar n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb. Kontrat\u00eb n\u00eb aj\u00ebr nuk ka se kontrat\u00eb n\u00eb aj\u00ebr mesa duket k\u00ebta, gjith\u00eb pal\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qeverisur k\u00ebtu nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e n\u00ebnshkruar, q\u00eb e kam k\u00ebrkuar vot\u00ebn, 1-5\u2026 premtime q\u00eb ke, afatet p\u00ebr to, marzhin e afateve, por q\u00eb ka nj\u00eb kriter deri ku shkon. \u201cKam premtuar q\u00eb nuk do shtoj taksat\u201d- i ke shtuar. Zot\u00ebri ti ke shkelur k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb. \u00a0Ja ku jan\u00eb argumentet dhe nuk ke pse t\u00eb thuash \u201cdo presim t\u00eb kalojn\u00eb kat\u00ebr vjet\u201d. Jo nuk presim. Ti ke g\u00ebnjyer ose ke qen\u00eb i paaft\u00eb ta realizosh k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb. Ke marr\u00eb votat dhe n\u00eb krahasim me k\u00ebt\u00eb q\u00eb thon\u00eb p\u00ebr vjedhjen e votave, ku ka m\u00eb super metod\u00eb t\u00eb vjedhjeve t\u00eb votave sesa t\u00eb premtosh gj\u00ebra, t\u00eb marr\u00ebsh vota dhe si b\u00ebn. Ose e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb aritmetik\u00eb e klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb. \u00cbsht\u00eb universitare, akademike ky lloj abuzimi me marrjen e votave. T\u00eb marr\u00ebsh vota me premtime q\u00eb nuk i realizon. T\u00eb marr\u00ebsh vota p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka dhe t\u00eb b\u00ebsh gj\u00ebra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat nuk e ke lajm\u00ebruar at\u00eb t\u00eb cilit i ke marr\u00eb vot\u00ebn. Nuk i ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb do prishim n\u00eb k\u00ebto zona, nuk i ke th\u00ebn\u00eb q\u00eb do vendosim trar\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar kalimin. Mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm, Po, por thuaja. Q\u00eb ai ta dij\u00eb ta jap\u00eb apo jo vot\u00ebn. N\u00ebse ti nuk ua thua, i bie q\u00eb ti do ta g\u00ebnjesh. Kjo \u00ebsht\u00eb vjedhja e vot\u00ebs, nuk ka vjedhje m\u00eb t\u00eb sofistikuar dhe m\u00eb t\u00eb hapur sesa kjo.<\/p>\n<p>T\u00eb marrin gazetar\u00ebt gjith\u00eb premtimet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00eb q\u00eb do v\u00ebm\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb komb\u00ebtare pagesat? Jo, sepse nuk e kan\u00eb th\u00ebn\u00eb. Se kan\u00eb patur frik\u00eb se nuk do t\u2019i marrin ato vota. Pra kan\u00eb marr\u00eb votat duke fshehur at\u00eb q\u00eb do b\u00ebjn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb katastrof\u00eb, e turpshme.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Dua t\u00eb ndaloj vet\u00ebm nj\u00eb sekond\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr ta kuptuar. Sot ka nj\u00eb tendenc\u00eb. Kan\u00eb njer\u00ebzit nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i treguar klas\u00ebs politike shqiptare\u2026 fjala vjen ju k\u00ebt\u00eb po b\u00ebni sot. Po elaboroni, po b\u00ebni t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie: Ti b\u00ebn propagand\u00eb, nuk jep llogaridh\u00ebnie dhe pastaj\u2026\u201d<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Thuaje m\u00eb shqip: Ofrohet q\u00eb do jet\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori im.<\/p>\n<p><strong>Krasta: dhe nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori yt\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Dhe sh\u00ebrb\u00ebtori tani m\u00eb thot\u00eb rri urt\u00eb ti, se un\u00eb t\u00eb shemb k\u00ebto nd\u00ebrtesa q\u00eb e di un\u00eb. S\u2019ka, asnj\u00eb koncept demokratik nuk ekziston k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Vet\u00ebm se partia e tij, militant\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb tij, njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb me t\u00eb, ata thon\u00eb q\u00eb ju jeni t\u00eb \u00e7mendur. Nuk e kuptoni q\u00eb nuke\u00a0 meriton populli shqiptar k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka Rilindja dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: T\u00eb presim pas 100 vjet\u00ebsh, kur t\u00eb krijohet nj\u00eb popull q\u00eb e meriton dhe at\u00ebhere mundet. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gjeni q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb. Nj\u00eb heroi i koh\u00ebve q\u00eb do vij\u00eb, un\u00eb nuk e kam d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb arsyetim por mundet \u00eb\u00eb. T\u00eb presim kur t\u00eb vij\u00eb koha q\u00eb ky popull t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb qeveriset prej nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Krasta: P\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e kryeministrit me ministra q\u00eb dihen se jan\u00eb hajdut\u00eb, ose p\u00ebr shembull p\u00ebr veprime koncensionesh shum\u00eb spektakolare, kanabizimi q\u00eb doli jasht\u00eb kontrollit. N\u00eb mbrojtje t\u00eb tij thon\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept: q\u00eb k\u00ebtyre iu duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb disa marr\u00ebveshje t\u00eb turpshme n\u00eb interes t\u00eb zhvillimit t\u00eb vendit. Duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb ca vuajtje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb prekjes t\u00eb s\u00eb keqes, me q\u00ebllim q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb eci p\u00ebrpara dhe t\u00eb zhvillohet shum\u00eb, duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb nuk jan\u00eb edhe aq t\u00eb k\u00ebqija, thon\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb tyre.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Kjo \u00ebsht\u00eb krejt logjika q\u00eb t\u00eb thash\u00eb un\u00eb e neofashizmit. K\u00ebt\u00eb logjik\u00eb e ndjej tek t\u00eb pakt\u00ebn dy ministra t\u00eb tij si\u00e7 e ndjej edhe tek ndonj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Psh, kur propagandojn\u00eb me t\u00eb tep\u00ebrt q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb demokracis\u00eb, vijimi i vazhduesh\u00ebm i protestave, dhuna etj\u2026<\/p>\n<p>K\u00ebta duan t\u2019i b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebzit budallenj. Psh, Luigi Soreca mendon se k\u00ebtu ka budallenj. Ky ka dal\u00eb nga llag\u00ebmet e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Italis\u00eb dhe mendon q\u00eb k\u00ebtu ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb popull si ata gangster\u00ebt dhe mafia e Italis\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb lexuar dhe nuk kuptojn\u00eb. Dhe nuk u thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb demokracia \u00ebsht\u00eb arritur edhe fal\u00eb ndeshjeve t\u00eb m\u00ebdha publike n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, edhe fal\u00eb kryengritjeve, vet\u00eb demokracia \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e k\u00ebtyre ndeshjeve, kryesisht nga e majta. Psh 8-or\u00ebshi i pun\u00ebs, ndalimi i pun\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, pushimet, t\u00eb drejtat e grave, e drejta e grave p\u00ebr vot\u00eb etj. Jan\u00eb arritur duke p\u00ebrgjakur rrug\u00ebt, ku e kan\u00eb m\u00ebsuar k\u00ebta k\u00ebt\u00eb demokraci q\u00eb u arrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore? Po BE-ja q\u00eb propogandojn\u00eb ata, Europa e sotme..<\/p>\n<p><strong>Krasta: Parisi\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Plasari: Ku \u00ebsht\u00eb ngritur, ku \u00ebsht\u00eb ngritur? \u00cbsht\u00eb ngritur mbi g\u00ebrmadhat e luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb nj\u00eb konflikti katastrofik, me miliona njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb q\u00eb Luigi Soreca t\u00eb paguhet si nj\u00eb eurokrat. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb arritur. K\u00ebta propagandojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn se kujtojn\u00eb q\u00eb k\u00ebtu kan\u00eb gjetur nj\u00eb popull q\u00eb nuk di histori, q\u00eb nuk di fjalimet e Musolinit, n\u00eb t\u00eb cilat tezat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme me tezat e k\u00ebtyre. Jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjashme! P\u00ebr hir t\u00eb paqes komb\u00ebtare, p\u00ebr hir t\u00eb k\u00ebsaj\u2026<\/p>\n<p><strong>Krasta: Zhvillimit\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Vet\u00ebm demokracit\u00eb nuk i zuri n\u00eb goj\u00eb Musolini se i kishte demokracit\u00eb plurokrate, ato t\u00eb m\u00ebdhajat, kishte nj\u00eb demokraci t\u00eb llojit t\u00eb vet\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb shenjit\u00eb e tezave neofashiste q\u00eb p\u00ebrhapen n\u00eb Shqip\u00ebri nga ndonj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm por edhe nga ministra t\u00eb kryesh\u00ebrb\u00ebtorit. Dhe, un\u00eb do u rekomandoja t\u00eb lexojn\u00eb nj\u00eb nga librat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, zakonisht thuhet best seller-a, edhe best seller-a, i till\u00eb \u00ebsht\u00eb po nuk nisem nga best seller-i, \u201cThe liberal fascism\u201d, q\u00eb trajton se si, kapitulli m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm 60 faqe, fashizmi musolinian u prodhua nga e majta, nazizmi hitlerian u prodhua po nga e majta. E djathta nuk e donte, dikur u detyrua t\u00eb bashk\u00ebpunonte, aristokracia ushtarake, bankat e m\u00ebdha etj etj dhe deri n\u00eb dit\u00ebt tona ku tregon se \u00e7\u2019p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb forca t\u00eb tilla t\u00eb dyshimta dhe potenciale me rrezik p\u00ebr demokracin\u00eb si aleancat politike Obama dhe Hillary Clinton. K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr kush mundet b\u00ebn mir\u00eb ta lexoj\u00eb, \u201cFashizmi liberal\u201d, \u201cLe liberal fascism\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkthyer nuk diskutohet se ja mund t\u2019ua p\u00ebrktheja un\u00eb, po kush do ta botonte n\u00eb Shqip\u00ebri?! Ja m\u00eb thuaj ti nj\u00eb botues, t\u00eb them un\u00eb jo, se ka k\u00ebto lidhje. (Krasta qesh)<\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>: Sepse edhe botuesit jan\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm me nd\u00ebrtuesit dhe t\u00eb tjer\u00ebt, kan\u00eb interesat, lidhjet, pra k\u00ebtu kemi arritur. Nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb till\u00eb un\u00eb kam 3-4 vjet q\u00eb e rekomandoj edhe n\u00eb \u201cFacebook\u201d, lexoheni, e gjeni edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer.<\/p>\n<p>T\u00eb kuptoni se si n\u00eb sistemet pseudoliberale, kinse demokratike, lind nj\u00eb lloj fashizmi i ri pik\u00ebrisht me k\u00ebto lloj teza, ku p\u00ebrfshihen edhe l\u00ebvizjet e gjelb\u00ebra dhe ku p\u00ebrfshihet gjith\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me historin\u00eb, monumentet e kultur\u00ebs, me tradit\u00ebn etj etj.<\/p>\n<p><strong>Krasta: Dua q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj intervist\u00ebs son\u00eb q\u00eb shkon shum\u00eb shpejt Aurel Plasari, t\u00eb t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje, t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh nj\u00eb mendim n\u00eb raport me nj\u00eb element, p\u00ebr t\u00eb cilin sot nuk e di pse nuk flitet aq sa duhet, i cili do t\u00eb duhej t\u00eb ishte pjes\u00eb e nj\u00eb doktrine panshqiptare, nuk \u00ebsht\u00eb. Fjala vjen. Ti mban mend diskutimet e m\u00ebdha q\u00eb u b\u00ebn\u00eb Tha\u00e7i-Vu\u00e7i\u00e7-Rama p\u00ebr korigjimin, pastaj ajo \u201cvdiq\u201d si nj\u00eb iniciativ\u00eb n\u00eb at\u00eb takimin e famsh\u00ebm t\u00eb Berlinit po nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb fenomen, sot i diskutuar n\u00ebp\u00ebr gazeta, n\u00ebp\u00ebr portale q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e m\u00ebrzitur, jo vet\u00ebm nga Serbia, t\u00eb cil\u00ebs i ka vendosur nj\u00eb taks\u00eb por n\u00eb sjelljen ndaj saj, n\u00eb l\u00ebmin e tregtis\u00eb \u00ebsht\u00eb e m\u00ebrzitur shum\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, sipas saj ka nj\u00eb sjellje egoiste, unilaterale, nuk e sheh me nj\u00eb lloj dashamir\u00ebsie, Shqip\u00ebria b\u00ebka 10 milion\u00eb, Kosova b\u00ebka 1 milion aq sa Kosova qenk\u00eb shum\u00eb e m\u00ebrzitur, ajo mund t\u00eb mbyll\u00eb kufirin dhe mund t\u00eb vendosi madje edhe nj\u00eb taks\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00e7far\u00eb do kishte qen\u00eb n\u00eb fakt jasht\u00ebzakonisht skandaloze dhe e turpshme.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb t\u00eb them nj\u00eb shqet\u00ebsimin tim. Se \u00e7\u2019kam nj\u00eb frik\u00eb q\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb midis Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur midis Gjermanis\u00eb dhe Austris\u00eb. \u00a0Dhe meq\u00ebn\u00ebse jemi gjall\u00eb, nuk jan\u00eb gjysh\u00ebrit dhe prind\u00ebrit tan\u00eb, kjo do kishte qen\u00eb p\u00ebr mua jasht\u00ebzakonisht skandaloze dhe e turpshme. Nj\u00eb rr\u00ebshqitje aberracioni, i tmerrsh\u00ebm i marr\u00ebdh\u00ebnies natyrale q\u00eb do duhet.<\/p>\n<p>Si e sheh ti sot raportin midis nj\u00eb shqiptari t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb shqiptari t\u00eb Kosov\u00ebs? Jo nj\u00eb personalisht, po\u2026<\/p>\n<p><strong>Plasari:<\/strong>\u00a0Un\u00eb e shoh raport normal. Kosova ka kaluar 100 vjet jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem tjet\u00ebr, regjim tjet\u00ebr. Jan\u00eb mbresuar, jan\u00eb formuar edhe disa karakteristika t\u00eb tjera q\u00eb lidhen si me jet\u00ebn brenda atij formacioni t\u00eb madh po edhe me situata t\u00eb tjera krejt t\u00eb ndryshme nga situata e shqiptar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Po marrim shembull mund\u00ebsin\u00eb e l\u00ebvizjes, daljen p\u00ebr ato vende. Dhe q\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb ndryshime t\u00eb tilla un\u00eb nuk shoh asgj\u00eb t\u00eb keqe, nuk e shoh shqet\u00ebsuese, madje ndonj\u00ebher\u00eb ka fenomene k\u00ebrsh\u00ebrore q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pasuri, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb gjuha e rrymave bashk\u00ebkohore t\u00eb k\u00ebng\u00ebve estravagante, e cila nuk \u00ebsht\u00eb se nuk e flasin dot standardin po \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e p\u00ebrshtatur n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo p\u00ebr rrep, jo p\u00ebr pop, k\u00ebto, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen shum\u00eb interesant dhe nganj\u00ebher\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb diskutojn\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebta po v\u00ebn\u00eb nga kjo muzik\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Krasta:<\/strong>\u00a0Se sa..<\/p>\n<p><strong>Plasari:<\/strong>\u00a0Po se p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb fenomen t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u2026Fenomen t\u00eb ri.<\/p>\n<p><strong>Krasta:<\/strong>\u00a0Patjet\u00ebr. P\u00eblqehet shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb fakt. Ashtu \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Plasari:<\/strong>\u00a0Po ashtu edhe n\u00eb let\u00ebrsi. Un\u00eb p\u00ebr vete i shijoj ata autor\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb respektojn\u00eb standardin, kan\u00eb dhe nuanca q\u00eb ti e dallon menj\u00ebher\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00eb art dhe n\u00eb kultur\u00eb etj etj, k\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb pasuri e madhe.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet politike pastaj jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk varen nga qeverit\u00eb e t\u00eb dy vendeve, as nga drejtuesit e lart\u00eb, president\u00ebt e t\u00eb dy vendeve, jan\u00eb, si e the ti ajo skakiera\u2026<\/p>\n<p><strong>Krasta:<\/strong>\u00a0Strategjia.<\/p>\n<p><strong>Plasari:<\/strong>..prej asaj. Historia e fundit q\u00eb ka shqet\u00ebsuar edhe Shqip\u00ebrin\u00eb, edhe njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri, historia e korrigjimit t\u00eb kufijve, ishte nj\u00eb lloj \u00e7lirimi q\u00eb ishte shpikje e nj\u00eb fondacioni privat, i cili ka prodhuar edhe reform\u00ebn, q\u00eb e kam parashikuar q\u00eb do t\u2019i ngjaj\u00eb reform\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrhyrjes n\u00eb kushtetut\u00eb t\u00eb Adolf Hitlerit dhe do shkoj\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb akaparimi politik n\u00eb favor t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe jo t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur. E kam shkruar n\u00eb 2016-\u00ebn. Dhe q\u00eb t\u2019i biem shkurt, t\u00eb nj\u00eb qeverie q\u00eb \u00ebsht\u00eb prodhuar nga nj\u00eb fondacion privat.<\/p>\n<p>Pa u \u00e7liruar nga kjo, nuk do mund t\u2019i afrohemi as edhe ndonj\u00eb vendi tjet\u00ebr t\u00eb ish-Europ\u00ebs lindore, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb \u00e7liruar nga ajo dara e madhe e atij fondacioni q\u00eb arriti deri sa t\u2019u prodhonte qeverit\u00eb pa qen\u00eb i regjistruar si parti, por duke u kamufluar n\u00ebn nj\u00eb parti t\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Krasta:<\/strong>\u00a0\u201cLiberal Fascism\u201d\u2026<\/p>\n<p><strong>Plasari:<\/strong>\u00a0\u201cLiberal Fascism\u201d!<\/p>\n<p><strong>Krasta:<\/strong>\u00a0Do t\u00eb duhet ta\u2026<\/p>\n<p><strong>Plasari:<\/strong>\u00a0Nuk e kam shkruar un\u00eb\u2026mund t\u00eb jap dhe tituj t\u00eb tjer\u00eb po do i r\u00ebndojm\u00eb\u2026<\/p>\n<p><em>(Krasta qesh)<\/em><\/p>\n<p><strong>Plasari<\/strong>\u00a0<em>(pasi buz\u00ebqesh)<\/em>: Se do thon\u00eb t\u00eb lexojm\u00eb nj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Krasta<\/strong>\u00a0<em>(pasi qesh)<\/em>: Do kishte qen\u00eb shum\u00eb. Japim nj\u00eb titull nj\u00ebher\u00eb, \u201cLiberal Fascism\u201d.<\/p>\n<p><strong>Plasari:<\/strong>\u00a0K\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb \u00e7\u2019ka ndodhur, si lindnin fashizmat dikur, edhe format elegante, n\u00eb t\u00eb cilat lindin n\u00eb dit\u00ebt tona, deri n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ne jetojm\u00eb. Madje edhe pa u b\u00ebr\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p><strong>Krasta:<\/strong>\u00a0Shum\u00eb faleminderit Aurel, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb iluminuese\u2026<\/p>\n<p><strong>Plasari:<\/strong>\u00a0T\u00eb falenderoj un\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Krasta:<\/strong>\u00a0\u2026kur ti vjen n\u00eb studio.Fat p\u00ebr ne q\u00eb kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u2019ju intervistojm\u00eb!<\/p>\n<p><strong>Plasari:<\/strong>\u00a0T\u00eb falenderoj!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PDIU-s\u00eb, Shp\u00ebtim Idrizi tha sot p\u00ebr Top-Channel se kriza n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thell\u00eb dhe se qeveria duhet t\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb me koh\u00eb. \u201cQeveria nuk \u00ebsht\u00eb numra si\u00e7 pandeh Kryeministri\u201d, tha Idrizi p\u00ebr Top Channel. Ai p\u00ebrmendi gjith\u00eb rastet e korrupsionit n\u00eb vend dhe faktin se nuk kemi dy gjykatat kryesore. Nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":87881,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87884","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87884","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87884"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87884\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87881"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}